
Përkundrazi, da'va e Ihvanëve në esencë është një ndërlidhje e përsosur e selefëve sufi dhe sufijëve selefi. Ajo është në të vërtetë, ashtu siç e përmend edhe vetë themeluesi i lëvizjes, Allahu e mëshiroftë, da've selefije dhe esencë sufije.
Ajo është da've selefije sepse Vëllezërit Muslimanë thërrasin në rikthimin tek burimi i pastërt i Islamit, Libri i Allahut dhe suneti i Dërguarit të Tij.
Ajo është esencë sufite sepse punojnë në parim të pastrimit dhe fisnikërimit të shpirtit dhe zemrës, në qëndrueshmëri në të mirë, largim nga kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote, dashuri në emër të Allahut dhe ndihmë në të mirë. Ky është Tesavuf i drejtë dhe sufizmi i vërtetë i Hasan El Benas. Ky tesavuf nuk është as mevlud e as përsëritje e dhikrit, as nuk janë shoqërime (shirkë) të ndryshme në Akide, as nuk janë bidate (risi) në ibadet dhe as nuk është bindje e verbërt në edukim që e bënë muridin para shejhu porsi të vdekurin para atij që i bënë guslin.
Tesavufi i vërtetë i Hasan El Benas manifestohet në pastërtinë e shpirtit dhe virtytësinë e zemrës.
Pastërtimi i shpirtit është fillimi i rrugës së shpëtimit. Allahu xh.sh. thotë:
Pasha shpirtin dhe Atë që e krijoi atë dhe ia mësoi rrugën e mirë dhe rrugën e gabuar. Do shpëtoj vetëm ai që arrinë ta pastroj atë dhe do jetë i humbur ai që në rrugë të gabuar e çon atë. (Esh-Shems 7-10)
Zemra është një copë mishi e cila nëse është e shëndoshë i gjithë trupi do jetë i shëndoshë e nëse nuk është e shëndoshë do jetë i sëmurë i gjithë trupi.. Pastërtia e saj është baza e shpëtimit në ditën e gjykimit.
Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë. (Esh-Shu'ara 88-89)
Prandaj është e domosdoshme të bëhet përpjekje për pastrimin e zemrës, fisnikërimin e saj dhe mbrojtja nga mëkati dhe rreziqet e tij.
Dashuria në emër të Allahut - një nga faktorët konstruktiv në të cilin qëndron xhemati i besimtarëve (bashkësia).
Sikurse që është xhemati i ndërlidhtë me kuptime dhe ideja të përbashkëta, anëtarët e xhematit gjithashtu i lidhë ndjenja e përbashkët. E ndjenja më e madhe, më e thellë dhe që zgjatë më së shumti nga të gjitha ndjenjat është dashuria në emër të Allahut. Ajo është dashuri që nuk mbështetet në interesin e kësaj bote, as në pasuri, as në prestigj, as në ndonjë kënaqësi apo diçka të ngjashme, por mbështetet në besimin e Allahut të Lartësuar xh.sh., përpjekje për të ju afruar sa më pranë dhe dëshirë që të ndihmohet Islami. Pjesa më e lartë (më e fortë) e Imanit është: dashuria në emër të Allahut si dhe urrejtja në emër të Allahut.
Profesor El Bena ka shfrytëzuar shumë eksperiencën e tij sufite. Mori nga sufizmi atë që është e pastërt (e rregullt) dhe e largoi atë që është e turbullt (jo e rregullt), e ky është qëndrimi i çdo njeriu të devotshëm. Këtë qëndrim mund ta shohim tek shejhul Islam Ibn Tejmija dhe nxënësi i tij Ibn Kajimit. Ata nuk ishin krejtësisht kundër sufizmit, sikurse mendojnë dhe e paraqesin disa që deklarohen si pjestarë të shkollës së tyre. Ata ishin dijetar të Allahut xh.sh., të afërmit e Tij, të cilët posedonin edukatë Islame dhe sjellje të devotshme, e kjo qartas shihet në veprën me dy volume "Mexhmu'al-fetava" të Ibn Tejmisë si dhe në disa vepra të Ibn Kajjimit e në veçanti në veprën "Medarixhusakihin sherh menazilussairin ila mekamat ijjake na'budu ve ijjake nestein".
Për shumë da'i nga rradha e Ihvanëve është karakteristike diçka që për të tjerët nuk është, p.sh. ndjenja sentimentale, dashuria Islame, drita shkëlqyese, orjentimi i devotshëm, që bënë që fjalimi i tyrë të futet në thellësi të zemrës dhe prek fijet shpirtërore, duke lënë gjurmë në të ashtu që ata kanë lakmi xhenetin dhe i frikësohen xhehenemit.
Këtë e gjejmë tek vepra e shejh El Behija El Havlija "Tezkirutu-du'at", ku flitet në detaje për qënësinë shpirtërore të shoqërisë. Për këtë flet edhe në veprën "Ademi a.s." si dhe në artikuj të shumtë të botuar në revistën "Muslimun", në të cilët flet për dijetarët. Gjithashtu e kemi vërejtur edhe gjatë diskutimit me neve në Tanë, kur ishim studentë në ligjeratën e tij "Kutejbetuz-Zebih", çka do të thotë Ismaili a.s.
E kemi gjetur këtë edhe tek Dai'ja i cili në rininë e tij ishte kandil i ndezur, Seid Ramadani si dhe tek shejhu ynë Muhammed Gazali , ashtu siç e kam cekur edhe në veprën time kushtuar atij, siç e kam quajtur "El Gazali". Gjithashtu këto veti i kemi gjetur në veprat e hershme të Abdul Aliz Kamilit, Omer Telmsanit, Mustafa Meshhurit, Abas Essisijës dhe të tjerëve.
Ka disa vite që kam filluar të shkruaj një varg librash që i kam quajtur "Fit-tarik Ilallah". Deri më tani janë botuar katër libra:"El-hajatur-rabbanijje vel-ilmi", "En-nijje vel-ihlas", "Et-tevekkul" dhe "Et-tevbetu Ilallah". Lus Allahun xh. sh. që të më ndihmojë që këtë punë ta mbarojë. Përpiqem që në këtë varg librash t'i dervishësojë selefijët dhe selefoj sufijët, siç ka thënë edhe profesor Muhammed Mubareku, Allahu e mëshiroftë. Tre vetitë më të rëndësishme me të cilat dallohen sufitë e sinqertë janë:
- Ndjekja e rrugës së vërtetë (istikame)
- Dashuria
- Bindja ndaj shejhut
Këto edhe janë faktorët kryesor të edukatës së Ihvanëve.
Profesori ynë, Hasan El Bena, ka qëndrimin e tij ndaj sufizmit dhe sufijëve që e ka shënuar në memoaret e tija. Do të ishte bukur që këtu ta citojmë për tu njoftuar me qëndrimin e tij, teorikë dhe praktikë ndaj tesavufit dhe tarikateve sufite dhe ndjeksit e tyre dhe dëshirës së tyre për reformë. Ai, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me këtë pyetje thotë:
"Në fillim të shekullit të parë, kur është zgjeruar shteti Islam dhe janë shtuar pushtimet e tyre, muslimanëve ju shtua pasuria nga të gjitha anët. Të gjitha llojet e prodhimeve ju kanë ardhur, ashtu që halifi, duke ju drejtuar reve, ka thënë: nëse shkon ti në lindje apo në perëndim, kudo që të bjerë shiu ytë do më vinë tatimi (haraçi) i tij. Ishte e natyrshme që t'i kthehen dunjasë, duke u dëfrye në begatitë e saj, duke u kënaqur në të mirat e saj, nganjëherë brenda kufijve nganjëherë përtej mase. Prandaj ishte e natyrshme me këto ndryshime shoqërore nga mënyra e mjerë e të jetuari në kohën e Pejgamberi, të futet në jetesën e rahatshme dhe luksoze. Mbas kësaj, duhej që dikush nga të devotshmit, dijetarë të mirë dhe të nderuar, da'i me influencë, të ngritet dhe t'i këshillojë njerëzit që të jenë të thjeshtë ndaj kënaqësive të kësaj bote kalimtare. Duke i kujtuar, në të njëjtën kohë, në kënaqësitë e përjetëshme të ahireti, të cilat ndoshta i kanë harruar, siç thotë edhe Allahu xh.sh.: "Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin." (Kur'an 29:64) Ndër të parët që propaganduan këtë da've ishte Imami dhe Vaizi i madh Hasan El Basri, të cilit i atribuohen shumë vepra të sinqerta. U bënë të njohur në mesin e njerëzve si lëvizje që thërret në dhikrullah, ahiret, thjeshtësi ndaj kësaj bote si dhe edukim të njerëzve që t'i binden Zotit dhe t'i frikësohen Atij.
Por, ndodhi ajo që ndodhi edhe me njohuri të tjera Islame, morën formë të njohurisë e cila rregullon sjelljen e njerëzve dhe i cakton drejtim të veçantë në jetë, etapat e të cilës janë: dhikri, ibadeti dhe ma'rifeti i Allahut (njohja e Allahut) si dhe qëllimi i fundit: xheneti dhe kënaqësia e Allahut.
Kjo periudhë e mësimit të tesavufit, që e quaj "shkenca e edukatës, sjelljes", pa dyshim është qënësia dhe esenca e Islamit. Prandaj s'ka dyshim se dervishët me atë kanë arritur gradën e pastrimit të shpirtit dhe lartësimin e tyre e që këtë nuk e kanë arritur pedagogët e tjerë. Ata, padyshim, me metodat e tyre i kanë nxitur njerëzit në kurs praktik në aspekt të kryerjes së urdhërave të Allahut xh.sh. dhe largimin e asaj që Ai e ka ndaluar dhe drejtimit të sinqertë ndaj Allahut. Nëse shpesh në atë teprohej, si p.sh. teprimi në të heshtur, në të uritur, në pagjumësi dhe izolim, e gjithë kjo i ka bazat në fe ashtuqë heshtja i ka bazat në largim nga të folurit e kotë, uria në agjërimin vullnetarë, pagjumësia në namazin e natës (kijam) dhe izolimi në ruajtjen e shpirtit nga të këqiat dhe obligimi për kujdesin e tij. Prandaj, sikur ky vijim praktikë të ndalonte në kufijtë të cilat Allahu i Lartësuar i ka vurë, me siguri në atë do të ishte e gjithë e mira.
Por, ideja e davës së dervishëve nuk u ndalua në të qënurit e shkencës e sjelljes dhe edukatës, e sikur të ishte kufizuar aty do të kishte qenë më mirë edhe për të e edhe për njerëzit. Por, ajo e tejkaloi atë mbas periullës së parë të Islamit dhe filloi të merrej me analizën e ndjenjave dhe vëzhgimeve intuite. Më pasë u përzie me shkencat e filozofisë, me logjikë dhe idetë e popujve të mëparshëm. Ashtu që feja u përzi me atë që nuk i përketë dhe u hapën dyert e zuhdit dhe murgërisë si dhe dëshirës që të arrihen kënaqësitë shpirtërore. Prandaj çkado që të flitet dhe shkruhet për këtë lëmij duhet që me precizitet të kontrollohet nga një grupë dijetarësh të devotshëm që duan të mbajnë fenë e pastërt.
Më pasë erdhi koha në të cilën praktikisht kjo idejë mori formë përkatëse, ashtu që lindën drejtime dhe tarikate të ndryshme selefite, krahas metodave të tyre edukuese, atëherë u përzien që, kur kishte nevojë, të gjente mbështetje në tarikate. Nganjëherë grupacionet dervishe ishin të rregulluara si organizata ushtarake e nganjëherë si organizata private. Kështu, me kalimin e kohës ndërronin strukturën derisa në fund morën formën përfundimtare, trajtën e re mentale, i cili bashkoi në vete trajtat tjera historike e që sotë i përfaqësojnë Meshihati i rradhëve sufite në Egjipt. Pa dyshim tesavufi dhe angazhimi sufitë ishin faktorët më me rëndësi në përhapjen e Islamit në shumë vende. Edhe në vendet më të largëta Islami arritii përmes Da'ive sufitë. Kështu është rasti me shtetet e Afrikës, shkretëtirat e saj dhe Afrikën e mesme si dhe në disa vende të Azisë.
Nuk ka dyshim që përdorimi i rregullave sufite në edukim dhe sjedhje lënë gjurmë në shpirt dhe zemër. Fjalimi sufitë në këtë fushë ka fuqi të cilën nuk e ka fjalimi i njerëzve të tjerë, por përzierja e sufizmit me ide të tjera i shkatërroi dhe prishi shumë dobi. Prandaj është vaxhib për reformatorët që më aftësi të mendojnë për reformim të këtyre grupacioneve, e reformimi i tyre është i lehtë dhe i thjeshtë. Ata posedojnë gatishmëri të plotë për këtë, e ndoshta, ata më pranë reformës, sikur të drejtoheshin me rregull drejt saj, e ajo nuk kërkon më shumë sesa dedikim të plotë të grupit të vërtetë të dijetarëve praktikë dhe dhe vaiz - thirrësve të sinqertë të cilët do i mësonin këto bashkësi, shfrytëzoheshin nga kjo pasuri shkencore dhe pastronin nga ajo që është ngjeshur për saj dhe më pas si udhëheqës të pastërt t'i drejtonin këto grupe."
Ndikimi i Tesavufit në Vëllezërit Musliman
Sa i përket qortimit të Vëllezërve Muslimanë nga ana e tyre që e morrën për të keq dashurinë e tepërt që kanë për njëri tjetrin, kjo është në fakt, gjurmë që ka lënë tek ta sufizmi. Kjo veti mund të njihet si vlerë pozitive e Vëllezërve Musliman e jo si dobësi për të cilën të qortohen. Kjo dashuri ishte shumë e dobishme për Vëllezërit Musliman në sprova të vështira ku vuajtje të tmerrshme përjetuan e njëri tjetrin nuk e harruan. Asnjëri nga ata nuk tha: E shpëtova veten, shpëtoni vetveten, por e ndanë edhe atë pak që patën në qëlitë e tyre në burgë. Vëllezërit e tyre që ishin në liri, furnizonin dhe kujdesnin familjet e tyre qe ishin të burgosur, duke rrezikuar dhe sakrifikuar ashtu që shumë prej tyre janë kapur përderisa ndihmonin e janë dërguar në gjyq, por prapë se prapë ata nuk humbën guximin për atë që i gjeti në rrugën e Allahut.
Për lidhmërinë e Vëllezërve Musliman në Egjipt, dashurinë e tyre dhe njenjat e ndërlidhta është thënë: "Ky xhemat është i tillë që kur njëri nga ata teshtit në Aleksandri e tjetri në Asuanë i thotë: Allahu të mëshiroftë." Më kujtohet kur da'iu, jusristi i madhë, Mustafa Sabai, Allahu e mëshiroftë, e ka përmendur që ka udhëtuar nga fundi i jetës për kurim në Evropë. Ka qenë shumë i lodhur nga dhimbjet, por çdo herë në aeroportë ka gjetur vëllezërit që e kanë pritur dhe ia kanë kryer punët. Shejhu thonte: "Unë, pasha Allahun, nuk i njihja ata e as nuk ishin nga vendi im por ajo ishte dashuria në emër të Allahut që e cilëson këtë da've", e sytë i mbusheshin me lot kur i fliste këto fjalë.
Dashuria ndaj Hasan El Bennës
Sa i përket qortimit se Vëllezërit Musliman e teprojnë në dashurinë e tyre ndaj Hasan El Bennës saqë e bëjnë atë të shenjtë, ky pohim është i tepruar dhe nuk mund të pranohet dhe me të nuk mund të pajtohet asnjë vëlla musliman që e njeh thirrjen e tij. Dashuria e Vëllezërve Musliman ndaj shejhut të tyre është dashuri natyrore ndaj udhëheqësit dhe nderim dhe rrespekt ndaj tij. Kjo me sheriat është e lejuar, sepse kjo është dashuri në emër të Allahut, nderim ndaj të vjetrit dhe njohje e vlerës së dijetarit. Në hadith qëndron: "Nuk është nga neve kush nuk i mëshiron të rinjët tonë dhe kush nuk i rrespekton të vjetrit tonë". E në transmetimin tjetër qëndronë: "Dhe nuk pranon fisnikërinë e të vjetërve tonë".
Por, edhe nëse gjindet ndonjëri nga mesi i Vëllezërve Musliman që i tejkalon këto kufij, ky është prejashtim dhe e papranuar dhe për këtë nuk do pyetet Hasan El Benna, Allahu e mëshiroftë. Që me kohë kanë thënë fakihat tonë: "Nga ajo që është e rrallë nuk vihet rregull", e si atëherë rregullat të vendosen në bazë të prejashtimeve?!
Unë jam një nga Vëllezërit Musliman dhe nxënës i Hasan El Bennës. Nuk kam ngurruar që mos të pajtohem me të në disa norma ixhtihadi. Prandaj, dua të di se ku është ajo shejtëri që thërrasin Vëllezërit Muslimanë ndaj udhëheqësit të tyre? E vërteta është se nuk ka kurrfarë shejtërie, as besim në pagabueshmëri, por ajo është dashuri dhe rrespekt ndaj udhëheqësit, e kjo është ajo që Islami e rekomandon dhe e kërkon.
Në përfundim: Nga vjen qëndrimi armiqësor ndaj Vëllezërve Musliman
Do e përfundoj këtë studim me përgjigjje në pyetjen: Përse grupe të ndryshme u sollën armiqësishtë ndaj Vëllezërve Musliman si në botën Islame ashtu edhe në vendet e tjera joislame? Kush është përgjegjës për këtë armiqësi? A janë fajtor Vëllezërit Musliman apo ata që i kundërshtojnë?
Këtu do i sqarojë dy të vërteta të qarta:
E vërteta e parë është: se askush nuk mund t'i kënaq të gjithë njerëzit. Me kohë është thënë: kënaqësia e njerëzve është qëllim i pa arritur. Kurse poeti thotë: Kush nga njerëzit mund të kënaq çdo njërin?! Në mes të dëshirave të njerëzve është largësi e madhe.
E vërteta e dytë është: se gjithë universi është i vendosur në diferencime dhe kundërshtime. Ashtu që nata është e kundërta e ditës, dritës-errësira, shikimit-verbëria, pjellurisë-shterpësia, jetës-vdekja. Gjithashtu, e kundërta e së vërtetës është gënjeshtra, udhëzimit-rruga e gabuar, monoteizmit-politeizmi, devotshmërisë-çoroditja, besimtarëve-jobesimtarët, të devotshëmve-të çoroditurit, e ky është suneti (ligji) i Allahut në krijesat e Tij.
Prandaj, nëse ka nga mesi i njerëzve që lufton kundër Allahut të lartësuar, Krijuesit të vetë, Furnizuesit dhe Atij që i përcakton të gjitha gjërat, siç thotë edhe vetë Allahu xh. sh.: "Mos zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj,...". (Kur'an 60:1) Nga kjo shihet qartas se nga mesi i njerëzve ekzistojnë armiqt e Allahut e si njeriu të presë që mos të ketë armiq nga njerëzit, sado i drejtë dhe i pastërt të jetë? Kështu edhe me grupin që u lajmërua me da've, e cila ka qëllimet dhe parimet e veta; a është e mundur që të gjithë njerëzit të jenë të kënaqur me të?
Në të vërtetë, ekzistojnë njerëz të cilët në atë da've kanë gjetur kufizime për vjedhjet e tyre, lakmitë, interesat si dhe privilegjet. Prandaj as nuk është për tu habitur se përse luftojnë kundër da'vës së Vëllezërve Musliman, duke mbrojtur interesat e tyre që i kanë arritur në mënyrë të pa lejuar. Por, ata nuk e bëjnë këtë haptazi. Ata armiqësinë e tyre e mbështjellin me forma të ndryshme që të mos dallohet hajnia e tyre dhe amoraliteti i tyre.
Ekzistojnë edhe të tjerët të cilët kanë parë tek da'va e Ihvanëve kufizime për kënaqësitë e tyre, gjërat e ndaluara, siç janë vera, bixhozi, femrat si dhe të tjera që ju sigurojnë jetë jobesimtarësh. Prandaj ata i kundërshtohen da'ves e cila jua ndalon atë që e kishin në pakufij të lejuar. Siç ishte rasti me popullin e Lutit të cilët Luti a.s. i thirri të besojnë dhe të pastrohen nga papastërtitë në çka ata janë përgjigjur: "përzeni familjen e Lutit nga fshati juaj sepse ata janë nga atë që pastrohen".
Gjithashtu ekzistojnë ata që i kundërshtojnë Vëllezërit Musliman sepse nuk e njohin esencën e da'ves së tyre, as nuk i njohin qëllimet e tyre, as programet e as metodat në çka ajo qëndron. Arabët kanë thënë: "Kush nuk njeh diçka, e lufton atë."
Mjetet e informimit të orjentuar armiqësisht kundër Vëllezërve Musliman kanë ndikuar si në Perëndim ashtu edhe në Lindje që të nxihet shëmbëlltyra e tyre, të lihen njerëzit në padituri rreth qënësisë dhe esencës dhe të paraqiten në pamje të neveritshme sikurse ata e ndalojnë zhvillimin dhe i kthejnë njerëzit mbrapa.
Ekzistojnë edhe ata që janë kundër Vëllezërve Musliman sepse ata janë kundër Islamit, shpalljes, kulturës Islame dhe ummetit duke u friguar nga ringjallja dhe zgjimi apo shpërthejnë nga hidhërimi sa herë që ndodh ndonjë lëvizje Islame apo kur e parandiejnë se muslimanët së shpejti do bashkohen. Ky qëndrim është i personifikuar tek rradhët zioniste, krishtere dhe komuniste dhe atyre që sillen përrreth tyre. Prandaj është e pamundur që të pritet nga ata që t'i hapin zemrat e tyre ndaj Vëllezërve Musliman dhe t'i mirëpresin idetë e tyre. Da'va e Vëllezërve Musliman është shënuar në librat e tyre si da've e armiqëve të përjetshëm dhe kjo është ajo që vazhdimisht e shohim. Sado që Ihvanët përpjeken që të shpjegojnë elasticitetin në da've, hapje në vëzhgime dhe tentime për dialog me të tjerët si dhe që ata paraqesin linjën e mesme. Ata që janë pak më të ashpër i akuzojnë për zbutjen e Islamit dhe për bërje lëshimesh pa kurrfarë kompensimi. Por, krahas gjithë kësaj, perëndimi armiqësisht i disponuar, nën infoluencën e lobeve zioniste, e rritë largësinë sa herë që neve përpiqemi t'ju afrohemi dhe e frikësojnë botën nga zgjimi i Islamit; prandaj edhe e quajn këtë zgjim - rrezik Islam. Ata kanë filluar të paralajmërojnë botën edhe nga rreziku i Islamit të moderuar duke thënë: "Me të vërtetë Islami i moderuar është më i rrezikshëm sepse ai lën gjurmë për kohë të gjatë."
Për këta flet ajeti i Kur'anit: "As jahuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre." (El Bekare 120)
Kjo do të thotë, se asgjë nuk mund t'i kënaq ata përveç nëse neve e lëshojmë krejtësisht Islamin dhe futemi në fenë e tyre, e kjo është e pamundur.
Kur'ani e ka shpallur qëllimin e armiqëve të Islamit, atyre të cilët e urrejnë atë, duke thënë: "Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj." (El Bekare 217)
Dhe shikoni në sintagmën "la jedhalun" e cila tregon vazhdimësi dhe qëllim "hatta jeruddikum an dinikum" lufta vazhdon dhe është e pandërprerë përderisa në tokë të ketë të vërtetë dhe të pavërtetë, iman dhe kufr.
E nga të mirat e Allahut është që ka thënë "in istetalu" është e kufizuar me "in" kusht që do të thotë dyshim, prandaj, insha-Allah, ata nuk do të kenë sukses në atë.
Përktheu: Imer Gruda nga IslamBosna.com