KOSOVËS (Poezi)

Ç’ka kanë Bjeshkët që ushtojnë?

Ç’ka kanë lugjet që vajtojnë?

Ç’ka hana qi s’po bën dritë?

Ç’kanë shpendat që s’po këndojnë?

Ç’ka qyteti qi vajton?

Emigrantët bre kah po shkojnë?

Kanë lanë tokë e kanë lanë shtëpi?

Kanë lanë dheun, kanë lanë bagëti?

Kanë lanë bukën në sofër shtri,

Emigrantët bre kah po shkojnë?

Mal e fushë bre ç’po vajtojnë?

Shpendët e maleve ma s’po këndojnë,

Qyqet e maleve ç’po gjimojnë!

Gra e fëmijë ç’po vajtojnë!

Vdesin pleq, vdesin të rinj,

Vdesin gra, vdesin fëmijë,

Ngelin xhenazet mbi tokë shtri,

Ngelin në varre pa u shti

Kanë marrë udhën për Shqipri,

Udhë të gjata thu për Turki,

Kush njeh Zot, din e iman,

Emigrantëve strehë u ban,

Vend me fjete gra e fëmijë,

Të rrosh e lumtur o Shqipëri,

Plot sukses e harmoni.

 

Damask, 3 Gusht 1998

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme