
Data kur i Dashuri Pejgamber a.s emigroi bashkë me myslimanët e tjerë nga Mekka për në Medine ishte shtatori i vitit 622 (12 Rebijulevvel) dita e premte. Medinasit e pritën me shumë gëzim rrugëtimin e tyre…
Medinasit, aq të gëzuar ishin atë ditë saqë garonin me njëri-tjetrin se kush do të kishte nderin ta mikpriste Profetin e Nderuar në shtëpinë e tij. Profeti i Nderuar, për të mos ia thyer zemrën askujt, vendosi të strehohej aty ku do të qëndronte deveja e tij Kasva pasi e kishte lënë të lirë.
Deveja Kasva, pas një pritjeje të gjatë, ndaloi në një fushë që përdorej për të tharë hurma e cila ishte pronë e dy jetimëve Sehl dhe Suhejl nga fisi Nexh-xhar. Gjithashtu, shtëpia më e afërt e kësaj fushe, ishte shtëpia e Ebu Ejub el-Ensari.
Ndërtimi i xhamisë së Profetit
Profeti ynë i dashur, vendosi që xhaminë ta ndërtonte në vendin ku ishte ulur deveja. Për këtë, ai e bleu vendin e dy vëllezërve duke u dhënë 10 mithkal dhe më pas menjëherë filluan të hedhin themelet për xhaminë e re.
Themelet e xhamisë janë bërë me gurë, muret me argjilë dhe me qerpiç. Lartësia e xhamisë ishte sa lartësia e një njeriu dhe për këtë nuk është mbuluar nga sipër. Profeti ynë, ka drejtuar punimet duke punuar edhe vetë gjatë ndërtimit të xhamisë.
Mesatarisht, ndërtimi i xhamisë zgjati 7 muaj dhe mbaroi në muajin prill të vitit 623 (Sheval).
Gjatë kohë së ndërrimit të xhamisë, Profeti ynë ka banuar ne shtëpinë e Ebu Ejup el-Ensarit.
Disa të veçanta rreth xhamisë
- Themelet e xhamisë ishin afërsisht 1.5 metra tëthella dhe të përbëra me gurë. Muret te bëra me argjile dhe qerpiç.
- Gjatësia, mesatarisht ishte 34 metra, ndërsa gjerësia, mesatarisht ishte 29 metra. Lartësia, mesatarisht ishte 2.5 metra. Sipërfaqja, afërsisht ishte 1000 metra katrorë.
- Përbërja e mureve ishte sipas stileve të njohura arabe. Qerpiç mbi qerpiç, i njohur me emrin, stili Semit ose gjysmë qerpiç mbi një qerpiç të plotë, i njohur me emrin Saide.
- Drejtimi (Kible) i parë ishte kah Bejtul Makdis (Kuds). Mihrabi ishte një trung peme hurme.
5. Në pjesën jugore të murit nga perëndimi, ishin ndërtuar dy dhoma për Hz.Aishen dhe për
Hz.Sevden.
- Në pjesën jug-perëndimore të xhamisë, ishte caktuar një vendstrehim për të pastrehët i cili quhej Suffa.
Gjendja e parë e xhamisë

1. Dera Rahmet; 2. Dera Osman; 3. Dera Jugore; 4. Dera Aishe; 5. Mihrabi i Profetit të Nderuar; 6. Shtëpia e Hz.Ebu Bekrit; 7. Shtëpia e Hz.Aishes; 8. Shtëpia e Hz.Sevdes; 9. Suffa; 10. Dera Veriore
Dyert e para të xhamisë
- Porta Rahmet (Babu Rahme): Dera në perëndim, e cila quhej edhe Atike
- Dera Osman (Babu Osman): Dera në perëndim, e cila quhej edhe Xhibril
- Dera Jugore (Babu Xhenubi): Ishte dera në jug të xhamisë. Pasi ndryshoi kahu i faljes, kjo derë u mbyll dhe përballë saj u hap dera veriore.
- Dera e dhomë së Hz.Aishes e cila hapej në xhami.
Ndryshimi i Kibles (Drejtimit)
Myslimanët u falën kah Mesxhidi Aksa për 16 muaj me rradhë. Ata e ndryshuan drejtimin në vitin 624 (vitin 2 hixhrij), pasi rreth kësajçështje zbriti ajeti Kur’anor dhe u drejtuan kah Qabja.
Për muaj të tërë, Profeti i Nderuar a.s ka falur namaz, pranë shtyllës së shtëpisë së Hz.Aishes, më pas filloi të printe pranë shtyllës së xhamisë, ku më vonë në këtë vend u vendos edhe mihrabi.
Pasi u ndërrua drejtimi, u mbyll dera ne anën jugore dhe u hap dera tjetër me emrin Bejtul Makdis nga ana veriore.
Zgjerimi i parë i xhamisë
Zgjerimi i parë i xhamisë është bërë në kohën e Profetit, kjo për shkak të shtimit të numrit të myslimanëve dhe për pamundësinë e faljes së tyre në xhami. Zgjerimi u bë në vitin 628 (viti 7, Hixhri) pas kthimit nga lufta e Hajberit. Përveç anës së Kibles, të trija anët e tjera pësuan zgjerim dhe xhamia shkoi deri në 2500 metra katrorë.
Shtëpia e Pejgamberit
Profeti i Nderuar, i kaloi momentet e fundit të jetës së tij në shtëpinë e Hz.Aishes. Ai, ndërroi jetë në këtë shtëpi dhe po këtu u varros. Më pas, kur ndërroi jetë edhe Hz.Ebu Bekri, Hz.Aishja pranoi që ai të varrosej pranë Profetit a.s.
Po kështu veproi edhe me Hz.Omerin, pasi ky i fundit u vra nga një atentat, u varros pranë Hz.Ebu Bekrit dhe Profetit të Nderuar a.s.
Nuk i është bërë ndonjë ndryshim xhamisë në kohën e Hz.Ebu Bekrit
Koha e Hz. Omerit
Në këtë kohë, është bërë zgjerimi i dytë i xhamisë. Në vitin 17 Hixhri, xhamia shkoi deri në 3575 metra katrorë duke përfshirë në të, shtëpinë e Hz.Ebu Bekrit dhe gjysmën e shtëpisë së xhaxhallarëve të Profetit, Hz.Abbas dhe Hz.Xhafer bin Ebu Talib. Gjithashtu, u hap edhe një derë tjetër e quajtur Babu Selam (Dera Selam).
Koha e Hz. Osmanit
Në këtë periudhë, xhamia u zgjerua nga ana e Kibles duke përfshirë në të disa shtëpi të sahabeve.Po në këtë periudhë, u rindërtuan shtyllat dhe u mbulua xhamia me tavan prej një peme të fortë. Për më tepër, u hapën edhe dy oborre nga ana perëndimore dhe lindore e xhamisë.
Koha e Hz. Aliut
Nuk është bërë ndonjë ndryshim në këtë kohë.
Koha e Emevitëve
Në ndryshimin që u bë në kohën e Emevitëve, me halife Velid bin Abdulmelik, u përfshinë brenda xhamisë Dhoma e Lumtur dhe shtëpia e Hz.Fatimes. Në të katërta cepet e xhamisë, u ndërtua minare me lartësi 26 metra.. Gjatë kësaj periudhe muret u zbukuruan me gurë të gdhendur, mozaikë dhe mermerë, punuar nga mjeshtra të ardhur nga Egjipti.Tavani u rikonstruktua dhe u zbukurua me mozaikë ari.Tashmë, xhamia e zgjeruar nga të katërta anët, arriti në një sipërfaqe prej 7500 metra katrorë.
Koha e Abasitëve
Në kohën e Abasitëve, vëçanërisht kur ishte nën sundimin e Sulltan Mehdiut, xhamia pati punime të ndryshme dhe zgjerim edhe më të madh.Në vitin 654 Hixhri, në xhami ra zjarri i parë.Pas kësaj ndodhie, me rikonstruktimin e ndërmarë, tavani i xhamisë u soll në të njëjtin nivel me tavanin e Dhomës së Lumtur.Xhamia u zgjerua sërish dhe arriti sipërfaqen 9300 metra katrorë.Numri i kolonave arriti në 290.
Koha e Memlukëve
Në kohën e Memlukëve, ka ndodhur rikonstruksioni më i madh i xhamisë.Kubbeja e parë e xhamisë, u ndërtua prej druri, në kohën e Sulltan Kallavunit.Në vitin 866 hixhri, në xhami ra zjarri i dytë për shkak të një rrufeje.Pas kësaj, në kohën e Sulltan Kajët Baj filluan punimet për ribërjen e xhamisë.Të gjitha minaret u ndërtuan nga fillimi, për më tepër, në anën juglindore u ndërtua edhe një minare e pestë e cila ndodhet edhe sot.
Koha e Osmanllive
Sulltan Kanuni, ishte ai që mori nismën për rikonstruktimin e xhamisë.
Në kohën e Sulltan Mahmudit 2, Kubeja e cila gjindej sipër Dhomës së Lumtur, u ribë prej guri dhe u vesh me plumb. Në fund, u lye me bojë jeshile.Pas asaj dite, Kubbeja u quajt (Kubbetul Hadra) Kubbeja Jeshile u kthye në simbol.
Xhamia e Pejgamberit, nuk ishte rikontruktuar më deri në kohën e Sulltan Abdulmexhidit, dmth rreth 400 vite.Në vitin 1266 Hixhri, Sulltan Abdulmexhidi vendosi të behej një rikontruksion i thellë.U dërguan ustallarë dhe arkitekta nga Stambolli.Përveç murit nga ana e perëndimit, mimberit, mihrabit dhe minares kryesore që ishin të forta, çdo gjë tjetër u rikonstruktua.
Babu Selam (Dera e Selamit), mori një bukuri tjetër.Si çdo Sulltan që bënte rikonstruktim dhe hapte një derë tjetër ne xhami, po ashtu edhe Sulltan Abdulmexhidi, hapi një derë tjetër dhe i vendosi emrin e tij, Dera Mexhidije.
Në Stamboll, ishte organizuar një konkurs për Kaligrafi. Fituesi i konkursit, Hattat Abdullah Zuhdi, u dërgua në Medine.Për tre vite rresht, ai bëri të gjitha shtyllat, mihrabet, kubet dhe muret e xhamisë me shkrime të veçanta.
Në fund të këtij restaurimi sipërfaqja e xhamisë arriti në 10940 metra katrorë dhe numri i kolonave arriti në 327.
Koha e Suudëve (Saudijanët)
Me punimet e bëra në kohën e Mbretit të Saudisë, Abdulaziz, në vitet 1949-1955 xhamia arriti sipërfaqen 16.300 metra katrorë.
Zgjerimi më i madh i xhamisë u bë në vitet 1984-1994 nga Mbreti Fahd bin Abdulaziz. Sipërfaqa arriti deri në 98.300 metra katrorë dhe për më tepër, u ndërtua edhe një kat i dytë me sipërfaqe 67.000 metra katrorë.Rreth xhamisë, u ndërtua një oborr me sipërfaqe 235.000 metra katrorë me të cilën numri i falësve në një kohë, arriti në 650.000 njerëz.Numri i minareve, nga 6 arriti në 10 minare. Kati nëntokë, u përdor për parking.