Përfitimet shpirtërore dhe shoqërore të agjërimit (të Ramazanit) Islam

            Sipas Kur’anit të Shenjtë dhe mësimeve të Traditës profetike Sawm [Agjërimi islam] ka një karakteristikë të veçantë morale, shpirtërore dhe shoqërore. Sawm fjalë për fjalë do të thotë "Abstenim/maturi", por në jurisprudencën islame, kjo do të thotë (Maturi totale nga të gjitha dëshirat seksuale dhe ushqimore nga agimi deri në perëndim të diellit me qëllim Ibadeti/adhurimi). Kjo përfshin të gjitha llojet që kanë  lidhje me ushqim, si dhe cigaret dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me konsumimet seksuale, para shfaqjes së agimit e deri në perëndim të diellit, gjatë tërë muajit të Ramazanit, muajit të nëntë të vitit islam.

Ibadeti i Agjërimit është një nga shtyllat islame dhe i detyrueshëm për të gjithë myslimanët, përveç për fëmijët nën moshën e pubertetit, të moshuarve, atyre që janë përherë të sëmurë, dhe kështu me radhë. Gjithashtu, mund të lirohen përkohësisht për disa justifikime si shtatzënisë, laktacionit/gjidhënies, hajzit/menstruacioneve, nifasit/lehonisë, sëmundjes, dhe udhëtimit. Të gjithë ata kanë të lejuar për të shtyrë agjërimin e tyre deri në përfundimin e arsyetimit të tyre.

Kur e futi Islami këtë institucion të pakrahasueshëm, ai mbolli një pemë gjithnjë e në rritje të virtyteve të pafund dhe të produkteve të paçmuar. Të tilla si:

 

 Objektivat shpirtërore të agjërimit islam:

 

Agjërimi është i kombinuar zakonisht me lutje shtesë, meditim, lexim dhe përkthim të Kur'anit të Shenjtë dhe ky kombinim ndihmon në:

 

1. Afërsia dhe ndërgjegjja për Allahun. Kur’ani thotë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm (besimtarët e devotshëm të monoteizmit islam që i frikësohen Allahut shumë - heqin dorë nga të gjitha llojet e mëkateve dhe veprave të këqija të cilat Ai ka ndaluar dhe i kryejnë të gjitha llojet e veprave të mira të cilat Ai i ka urdhëruar". (El-Bekare, 183-184)

 

Duke respektuar Sawmin për një numër të caktuar të ditëve, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve të pa agjëruara) duhet të agjërohet më vonë. Dhe si për të gjithë ata që me vështirësi e përballojnë agjërimin, (p.sh. një njeri i vjetër), ata kanë (një zgjedhje për agjërimin e tyre) për të ushqyer një Miskin (nevojtar/fukara) (për çdo ditë të humbur). Por kush jep/shpërndan është në të mirën e tij, mirëpo, agjërimi është më i mirë për besimtarët/et, nëse e dinë.

 

Muaji i Ramazanit në të cilin është shpallur Kur'ani, një udhëzim për njerëzimin dhe argument i qartë për drejtimin dhe dallimin (në mes të së drejtës dhe së gabuarës).

 

2. Agjërimi i mëson njeriut principin e dashurisë së sinqertë; sepse kur ai e praktikon agjërimin tek ai forcohet dhe shtohet dashuria e thellë për Allahun. Dhe njeriu që e do me të vërtetë Allahun është një njeri që me të vërtetë e di se çfarë është dashuria.

 

3. Agjërimi e pajis njeriun me një ndjenjë kreative të shpresës dhe një bindje optimiste për jetën; sepse kur njeriu agjëron ai e bën atë dhe shpreson për të kënaqur Allahun dhe është duke kërkuar Rahmetin/Mëshirën  e Tij.

4. Agjërimi e përshkon njeriun me një virtyt të vërtetë e përkushtimit efektiv, të ndershëm dhe përkushtim e afërsi ndaj Allahut; sepse kur ai agjëron ai e bënë këtë vetëm e vetëm për Allahun (Ridan/kënaqësinë e Tij).

 

5. Agjërimi kultivon te njeriu një ndërgjegje vigjilente dhe të shëndoshë; sepse agjërimi e mban larg (mbron) agjëruesin nga të këqijat dhe gjynahet kur është në fshehtësi/vetëm, si dhe në publik/haptazi. Në agjërim, sidomos, nuk ka asnjë autoritet e zakon që e përcjell sjelljen e njeriut ose e vëzhgon atë gjatë kohës së agjërimit, ai e mban atë (agjëron) për të kënaqur Allahun dhe për të fituar kënaqësinë e Tij duke qenë besnikë në fshehtësi dhe në publik. Nuk ka mënyrë më të mirë për të kultivuar një ndërgjegje të shëndoshë në njeriun.

 

6.  Solidariteti me të varfërit dhe të uritur. Çdokush që ka përjetuar brejtje urie, tek ai duke qenë i agjërueshëm shtohet solidariteti me të varfërit dhe me refugjatë të pastrehë, për të cilët uria është një përvojë e përbashkët. Gjatë muajit të agjërimit është e zakonshme të shprehet ky solidaritet.

 

7. Unitetit, Vëllazëria dhe Bamirësia. Agjërimi i muajit të Ramazanit i ndihmon myslimanët të jenë të vetëdijshëm për unitetin e tyre. Nga momenti kur të vërehet hëna e re, e tërë bota myslimane hyn në disiplinën shpirtërore të agjërimit. Ndërgjegjësimi i ndërsjellë dhe solidariteti reciprok mes myslimanëve është rritur. Ne përpiqemi të bëjmë më shumë akte bamirësie ndaj njëri-tjetrit gjatë këtij muaji të bekuar. Ne e kemi ndër mend  që plotësisht të lëmë thashethemet, grindjet dhe kështu me radhë, si rezultat i mësimeve të një hadithi  që transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., në të cilin është transmetuar se Pejgamberi s.a.v.s., të ketë thënë: "Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë të ngrënët e të pirët (Allahu nuk e pranon një agjërim të tillë)." (Buhariu). Sipas një hadithi tjetër: Nëse dikush përpiqet të grindet me ndonjë mysliman, ai e ka për detyrë të thotë: Unë jam i agjërueshëm.   

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme