
Periudhës Komuniste ( 1945- 1990)
Periudhës postkomuniste ( demokracisë bashkëkohore) 1990-…
Këtu nuk mendoj ta trajtoj këtë çeshtje në rrafshin horizontal dhe ate vertical ashtu siç e merioton kjo, por do të përqëndrohem në periudhën e fundit. Kjo nënkupton periudhën e shthurjes së sistemit komunist dhe zhvillimeve të demokracisë në vendet e Evropës Juglindore, gjegjësisht vendet ballkanike të cilat kanë dergjë sëmundjen e totalitarizmit Bolshevik.
Arsyeja që po e shtroj këtë problem për shqyrtim është se në këtë periudhë të demokratizimit të shoqërisë shqiptare – pas vitit 1990 – nxjerr krye një frymë kaotike sa i përket çeshtjes së fesë, me tendenca të ngatrrimit të vlerave fetare. Madje jo vetëm ngatrrim por ndonjëherë edhe nëpërkëmbje e qëllimshme e këtyre vlerave. Kjo, sipas mendimit tim, ndodh për disa arsye:
Në radhë të parë si rrjedhojë e ngulfatjes së frymës fetare në shoqërinë tonë, diku më shumë e diku më pak, gjatë periudhës pesëdhjetvjeçarëe ( në Shqipëri ,f.v. ndalimi me ligj, kurse në vendet tjera si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, në forma tjera të kamufluara…
Sëdyti, kjo është si rrjedhojë e mosgatishmërisë së institucioneve fetare – përfshi këtu edhe Bashkësitë Islame më të mëdha në Ballkan si ajo në Shqipëri, në kosovë dhe në Maqedoni - që të ballafaqohen me zhvillimet e reja shoqërore-politike, të cilat zhvillime kane sjellë me vehte edhe frymë sektare në organizimin e jetës fetare. Kjo realizohet përmes organizatave të ndryshme joqeveritare apo drejtëpërsëdrejti me anë të veprimtarëve të grupacioneve misionariste me programe të ndryshme fetare të veshura me petkun kulturorë e humanitarë.
E tërë kjo zhvillohet nën parollën e demokratizimit të shoqërisë dhe lirive e të drejtave njerëzore. Të përkujtojmë faktin këtu, se, kështu ndodhte edhe në vitet e para të instalimit të sistemit komunist në vendet tona.
Qëndrimi i Bashkësive Islame të trojeve shqiptare gjatë kësaj perudhe nuk ka qenë në nivelin që e kërkojnë rrethanat. Madje mund të thuhet se ka sjellje indiferente ndaj këtyre çeshtjeve. E vërteta është se në këto hapësira dallimet e ndryshme në interpretime të ndonjë veprimi nuk janë dhe aq alarmante, por me gjithatë obligim i këtyre institucioneve është t’u sqarojë opnionit në formë dhe mjetet adekuate se çka është feja dhe çka janë sektet – shkollat fetare. Një sqarim i tillë, për një shoqëri e cila ka dalë nga një system ateist, për një rini e cila është edukuar në frymën antifetare, ishte dhe është mëse i domosdoshëm për tërë hapësirën shqiptare. Heshtja e organeve kompetente dhe përgjegjëse për fenë ndaj plasimit të platformës se shqiptarët paskan shumë fe është e dëmshme dhe mund t’i kushtojë shtrenjt shoqërisë tonë dhe mund t’i sjellë dëme të mëdha. Aktualisht kjo platformë shërben si kartë manipulimi me të cilën manovrohet bukur me sukses në opinionin tonë për ta penguar nxjerrjen e ligjit për edukimin fetarë në shkollat publike.
Me shthurjen e sistemit komunist, pas vitit 1990, edhe në tërë hapsirën shqiptare posaçërisht pas vitit 1999 – kur përfundon lufta e përgjakshme në truallin e Kosovës – janë zhvilluar një serë aktivitetesh me karakter fetar që bartyin ngjyra sektare. Kjo bëhej kinëse për të shuajtur etjen për fe që e kishte munduar popullin shqiptarë gjatë periudhës së kaluar.
Në Kosovë dhe në tërë hapësirën shqiptare, përveç interpretimit tradicional të normave islame të ngulitura qe pesë shekuj, tani më mund të shihen edhe forma tjera të zbatimit të detyrave e normave islame. Poashtu në tani më nuk vepron vetëm një interpretim i fesë krishtere të përfaqësuar nga organet kompetente të Kishës.
Sot nëpër vende të ndryshme anekand trojeve shqiptare paraqiten individë apo shoqata të ndryshme, të krishtera dhe islame, me interpretime që dallojnë nga interpretmet e deritashme. Këtu do të përmendi disa ilustrime të cilat në esencë nuk rrënojnë themelet islame, por në formën se si zbatohen dallojnë nga forma tradicionale islame në këto anë. P.sh. vënia e duarve mbi gjoks gjate namazit, ngritja e duarve deri te veshët sa herë që shkohet në ruqu, hapja e këmbëve më tepër se katër gishta gjatë qëndrimit në këmbë në namaz, pushimi i gjatë pas faljes së farzit të namazit, hyrja në namaz me gjith këpucë, lëvizje të panevojshme gjatë kryerjes së namazit, etj. janë veprime që i preferojnë shkolla juridike–islame të cilat , deri tash nuk janë zbatuar tek ne, dhe në rajonin tonë janë të reja, por nuk janë fare të reja për disiplinën e sheriatit. Janë gjëra që i kanë dijtë të gjith dijetarët islam të vendeve tona, por kanë zbatuar mënyrën të cilën e ka preferuar një dijetarë tjetër, i cili gjithashtu ka pasë mbështejtje të fortë për ta preferuar.
Derisa për këto që i përmenda nuk ka, të paktën sa di unë, ndonjë shoqatë të regjistruar e cila qëndron pas këtyre interpretimeve të reja, për inovacionet në fenë e krishterë mund të numrojme disa organizata a shoqata të ndryshme, si: “Bashkësia e popullit të zotit”, “ Selia e mbretërisë së dëshmitarëve të Jehovait”, Bashkësia ungjillore e Mesis, etj.
I përmenda të dyja fetë ekzistuese në hapsirën shqiptare, për shkak se, sipas mendimit tim të dy institucionet fetare: Islame dhe Krishtere kanë rol të pazëvendsueshëm për rrjedhat e mbara të organizimit të jetës fetare në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni e Mal të Zi. Jo me qëllim që të pengojnë zhvillimin e mendimit të lirë të besimtarëve të vet, por t’iu ndihmojnë atyre që mos ta ngatrrojnë fenë me shkollat fetare apo me ndonjë rrymë ideologjike që e përdor fënë si maskë dhe përpiqet që në mesin e popullit shqiptarë të mbjellë dhe të kultivojë dallime, në fillim, të interpretimeve fetare e që më vonë ato shkolla fetare t’i quaj fe të reja.
Fetë që zbatohen në hapësirën shqiptare janë të mbështetura në dy libra të shenjt: në Ingjil dhe në Kur’an, dhe ky popull është i lirë, me vullnetin e vet, të zgjedhë cilën të dojë, por nuk ka të drejtë të bastardhojë qëllimin fisnik të fesë dhe të nëpërkëmbë librat e shenjt.
Medhhebe apo shkolla juridike islame
Paraqitjet e ndryshme të njohura ndër ne si medh-hebe, tarikate, sekte… kërkojnë dhe meritojnë – për aktualitetin tonë – t’u kushtohet më tepër kujdes me qëllim që t’i dilet në ndihmë opinionit islam të mos bien ndesh me burimet themelore, dhe më pastaj ndokush të paraqitet me ide për “ themelim të ndonjë feje të re” duke u mbështetur në ndonjërën prej shkollave ( medh-hebve ose tarikateve), siç ndodhi në Shqipëri në vitin 1994 ku shkolla Bektashije u shpall fe e katërt në Shqipëri, kurse institucionet islame edhe në Kosvë, në Maqedoni e në Mal të Zi heshtën. Me atë akt Shqipëria u radhit, prej një shteti që nuk kishte asnjë fe – sipas akteve politike zyrtare - si shtet me katër fe sipas akteve politike zyrtare.
Në botën islame në përgjithësi janë të njohura katër shkolla juridike islame – katër medhhebe, si edhe 12 shkolla filozofike islame – tarikate, porëse tek shqiptarët praktikohet vetem një shkollë juridike islame (një medhheb, ai Hanefi), ndërsa prej shkollave filozofike islame janë të pranishme disa sish: bektashij, rufaij, melamij, halvetij, kaderij, sadij etj. Në Kosovë këto shkolla filozofike, të ashtuquajtura mistike islame ose sufiste, janë të përqëndruara më së shumti në Gjakovë.
Meqë hetohet një frymë konfuze lidhur me këto shkolla mendoj se ka nevojë për një rishqyrtim të disa nocioneve terminologjike lidhur me këtë çeshtje. Unë këtu do të flas kalimthi vetëm për shkollat islame, kurse për shkollat e krishtera, si: Dëshmitarët e Jehovës”, “Françeskanët”, “Kisha evangjeliste”, “Bashkësia e popullit të Zotit”, “Jezuitët” , “ rregulltarët” etj. Sqarimet adekuate duhet t’i japin ekspertët dhe kompetentët e Kishës , përkatësisht Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse.
Medh-heb-i, sh.-et, është një termë i formuar nga folja e gjuhës arabe dhehebe – shkoi, eci; e për të ecur duhet sipërfaqja ku duhet të shkelësh, duhet një object konkret, dhe termi medh-heb do të thotë rruga së cilës ecet, dikush shkon asajë sipërfaqje të trasuar si një shteg kah mund të kalohet. Trualli i medh-hebit, siç po shihet, është Kur’ani dhe tradita e Muhammedit a.s.
Kjo fjalë në disiplinën e së drejtës islamë, në sheriat, ka marrë vlera të reja konkrete dhe do të thotë: sjellje; mendim, konceptim; drejtim; shkollë. Sipas mendimit tim, për qasjen konkrete termi medh-heb, më së drejti dhe më korrekt ëhtë të përdoret shkollë juridike islame. Këta katër shkola juridike islame (medh-hebe: Hanefij, Malikij, Shafi’ij dhe Hanbelij) të cilat janë të pranuara si interpretues autentik dhe korrekte të normave islame janë formuar dhe janë licencuar në një periudhë jo fort larg kohës pas vdekjes së pejgamberit a.s. dhe sahabeve të tij. Autoritet e tyre kanë jetuar pothuaj se në të njëjtën kohë dhe shumë çeshtje i kanë trajtuar duke konsultuar dhe marrë në konsideratë mendimet e njëri tjetrit, sepse kanë jetuar në hapsirën ku është shpallur Kur’ani dhe ku e kishte kaluar jetën Muhammedi a.s.Mund të thuhet se ata mendimtarë mbi mendimet e të cilëve janë ngritur këta katër shkolla juridike – islame e kanë ndier shumë më afër frymën e veprimeve dhe interpretimeve të sahabëve, e për mes tyre edhe atmosferën e periudhës së Muhammedit a.s. Këta i kanë trajtuar me devotshmëri dhe korrektësi vënien në praktikë, në rrethana e kohë të caktuara, veprimet e ndryshme islame si namazin, agjërimin, pastërtinë, kurorën, trashëgimin, raportet tjera ndërnjërëzore etj., duke i mbështetur të gjtha në burime të dorës së parë.
Përpjekjet tjera të mëvonshme, dhjetë shekuj pas vdekjes së Pejgamberit a.s., që pretendojnë se janë më besnike nuk qëndrojnë dhe nuk mund të jenë më besnike se interpretimet e atyre të cilët kanë jetuar me brezin e tretë a të katërt pas Muhammedit a.s.
Tarikat-i, sh, -e, është një termë tjetër me të cilin shenjohen rryma më të reja filozofike islame që trajtojnë dhe interpretojnë disa qëndrime e norma islame nga këndvështrimi filozofik. Ndër shqiptarët më i njohur është tarikati Bektashij, i cili lind në shekullin 14 në Turqi.
Është formuar nga emri i gj. Arabe tarik – rrugë e shkelur; bulevard; binarë… dhe në terminologjinë islame ka marrë edhe kuptimet: mënyrë, metodë; lloj interperetimi; shprehi. Edhe tarikati mund të quhet shkollë filozofike islame.
12 tarikatet, shkollat filozofike islame, janë formuar në mbështetje të veprimeve dhe mendimeve të njerëzve të devotshëm e me autoritet, por në peridha shumë më të vonshme e në rajone të ndryshme të botës islame. Kryesisht trajtojnë çeshtje teorike të shtresimeve kulturore e filozofike në kulturën shpirtërore dhe nuk I përfillin plotësisht normat praktike të kodifikuara me shkollat juridike-islame, e ndonjë prej këtyre tarikateve, në praktikën e vet u bie ndesh edhe urdhërave të Kur’anit.
Përkundra faktit se për kah rëndësia interpretative profesionale e veprimeve islame nuk janë në nivelin e shkollave juridike-islame (medhhebeve), edhe këto mund të quhen shkolla islame, por shkolla filozofike islame. Me këtë i shmangemi shprehjes frakcion e cila si shprehje merr karakter negativ, gjë e cila, po të vështrohet konteksti historic i lindjes dhe zhvillimit të tarikateve, nuk mund të qëndrojë.
Sa i përket termit tarikat, nga studjuesit e ndryshëm te kësaj fushe, shpesh përdoret edhe termi sekt, sekte fetare, sekti bektashi, sekti sadi, melamij etj,
Sekt-i është me burim latin. Rrjedh nga fjala latine sequi dhe fillimsht ka kuptimin: të pasosh dikë, të ndjekish parimet e ndokujt; grupacion a shoqatë e vogël fetare e cila është ndarë prej ndonjë grupi më të madh. Nga sa shihet këtu termi sekt nuk është i brazvlershëm me termin tarikat, prandaj duhet shmangur nga përdorimi për hirë të korrektësisë. Madje edhe këtë mund ta zëvendësojë, në gjuhën shqipe fjala shkollë dhe në këtë mënyrë e humb frymën fraksionare dhe del si një bërthamë shoqërore më konstruktive, me qëllim të kultivimit të devotshmërisë së dhe ngritjes së kualitetit në trajtimin e parimeve islame që personalisht besoj se ky ka qenë qëllimi themelor i tarikateve – shkollave filozofike islame.
Bashkësitë Islame, sado që ndonjëherë kanë shpreh mospajtim me veprimet e ndonjërës prej këtyre shkollave, ato nuk kanë vepruar me qëndrim të prerë e të qartë, në formë e me mjete përkatëse ashtu si i takon dhe si e kërkojnë rrethanat. Gjatë periudhës për të cilën flasim, ka pas raste të imponimit të bindjeve fetare të shkollave të krishtera nga këto organizata, si me anë të shtypit, fletushkave prapagandistike, botimeve të ndryshme… Këto janë imponuar nëpër shtëpi, nëpër rrugë, madje edhe nëpër shkolla në mënyrë joselektive. U janë dhënë femijve në shkollë pa përfill përkatësine e tyre fetare, që paraqet një cënim të integritetit fetarë të tjetrit, sidomos kur është fjala për te fëmijtë.
Për këta raste ka qenë e nevojshme që institucionet e Bashkësive Islame në tëra trojet shqiptare në bashkpunim me parinë e Kishës dhe organet tjera edukative e kulturore të marrin në mbrojtje besimtarët e vet në mënyrë të denjë. Në këtë mënyrë dy bashkësit fetare, si ajo islame ashtu edhe ajo krishtere do të tregonin pjekurinë e tyre për bashkpunim dhe respektim të ndërsjellë.
Derisa misionarët e shkollave të krishtera, nën pëtkun e krishtërimit, shpërndajnë libra e pamflete edhe besimtarëve të fesë islame dhe sigurisht jo me normat e mirëfillta të krishtera por me devijime, ngase për normat krishtere është Kisha, ata që punojnë për ngritjen e vetëdijes islame dhe kultivimin e normave themelore islame nuk e kanë bërë një gjë të tillë as për masën islame sa e kërkon dhe si e kërkon koha në të cilën jetojmë. Pastaj dëgjohen zëra që shprehin habi, për shembull, pse në Kishën katolike në Prishtinë ka aq shumë musliman të pranishëm në rastet e meshave solemne. Çuditen me funksionarët politikë të Kosovës që marrin pjesë , për festa të ndryshme, në kishë por këtë nuk e bëjnë edhe në xhami.
E drejta dhe liria e shprehjes së fesë nënkupton që secila fe të veprojë lirisht dhe në mënyrë konstruktive në mesin e besimtarëve të vet. Shtrirja e këtij aktiviteti në mesin e besimtarëve të fesë tjetër paraqet cënim të lirisë e të drejtës së tjetrit.
Në vend të përfundimit
Organizimi i jetës fetare në hapqsirën shqiptare, përkundra ndonjë tendence jo të pëlqyeshme, zhvillohet në frymë konstruktive e tolerante fetare, me vetëdije të plotë se populli shqiptarë u përket dy feve të cilat bashkëjetojnë qe gjashtë shekuj. Mirëpo organet përkatëse, konkretisht kët përgjegjësit për edukimin fetarë praën Bashkësive Islame, duhet të kultivojnë vigjlencën në mënyrë që tendencave të reja të cilat paraqiten kinse me programe reformuese dhe që këmbëngulin për zëvendsimin e formave të deritashme me forma të reja, tu tregojnë se nuk është në frymën e parimeve burimore fetare. Tu tregojnë se në botë fryjnë erëra që bartin skelet fetar të veshur me ideologji të ndryshme, prapa së cilave qëndrojnë, sigurisht, individë a grupacione me qëllime destruktive të cilët mbase dëshirojnë të dalin në sipërfaqe në këto rrethana të tranzicionit si ndonjë shkollë e re fetare…
Për asnjërën nga këto veprime të reja populli shqiptarë nuk ka nevojë.
Këtu qëndron edhe fakti mbi të cilin mbështes bindjen se Bashkëstë Islame lidhur me shkollat fetare, juridike apo filozofike (jo me sekte…) nuk kanë marrë qëndrim dhe nuk janë deklaruar në formën e kërkuar dhe të merituar si institucione më të larta me kompetencë në ajonet që i mbulojnë administrativisht. Kjo gjendje e mjegulluar lidhur me fetë dhe shkollat fetare në tërë hapësirat shqiptare u ka dhënë krah ish ateistëve që të ngriten kundër edukimit fetar në formë të institucionalizuar në shkollat tona.
Ata shfrytëzojnë mosgatishmërinë e Bashkësive Islame që të ballafaqohen haptazi me antifetarët. Antifetarët manipulojnë dhe manovrojnë, pastaj, kinse shqiptarët kanë shumë fe, ngase ata nuk e dinë çka do të thotë fe e çka shkollë fetare, dhe brengosen që t’i mbajnë fëmijt shqiptarë “larg psallmeve dhe sureve”. (Botohet me leje të autorit).