Perandoria Osmane dhe Shqiptarët

 

ARDHJA E TURQVE NE BALLKAN DHE PERHAPJA E ISLAMIT, SHKAQE THEMELORE TE VAZHDİMESİSE ETNİKE TE SHQİPTAREVE

Ka njëzet vite që në historiografinë e Shqipërisë zyrtarisht është imponuar një qëndrim negativ karshi Perandorisë Osmane, invazionit të turqve në Ballkan, kulturës lindore, madje kundër çdo prurjeje që ka të bëjë me Lindjen. Me një fjalë, kundër çdo fenomeni dhe ndodhie që ka ardhur nga pushtimi osman i Ballkanit. Në shumë vende të librit “Historia e popullit shqiptar” , i cili dhe reflekton qëndrimin zyrtar të historiografisë shqiptare, hasim shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, si psh. “turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”, etj.. Për të parë se deri në çfarë niveli ka arritur ky romantizëm kombëtar, kjo ndjenjë nënvlerësuese, kjo shpirtngushtësi shkencore, kjo shkëputje nga rrjedhat historike dhe kjo mospërfillje e të vërtetave shkencore, duhet t’i hedhim një sy kumtesave të konferencës së dytë albanologjike të organizuar në Tiranë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut më datë 12-18. I. 1968 , si dhe kumtesavetë lexuara në simpoziumin e Prishtinës, më datë 9 – 12. V. 1968 .Administrata e osmanëve në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe padrejtësitë që me të vërtetë iu bënë popullit shqiptar shihen nga prizmi i shekullit XIX. Gjykohen ndikimet shumë të mëdha të orientit në secilin dimension material e shpirtëror të popullit shqiptar . Ngrihen në qiell shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruan në latinisht dhe italisht, kurse hidhet poshtë tërë letërsia e atyre shqiptarëve që shkruan në gjuhët orientale. Shumica e këtyre shkrimtarëve jo që jetuan nëpër vende të huaja , por jetuan e krijuan në atdheun dhe në mesin e popullit të tyre. Në njërën anë promovohen veprat “atdhetare” të disa aktivistëve të dyshimtë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, e në anën tjetër, lihen në harresë personalitete të dobishëm të kombit shqiptar. 
Padyshim se pushtimi i Ballkanit nga turqit rezultoi me dëme të rënda për serbët, grekët, bullgarët dhe disa popuj tjerë të Ballkanit, të cilët kishin shtete, organizim të kishës, kulturë, letërsi dhe shkrim të vetin. Pushtimi turk i dha fund procesit zhvillues të këtyre popujve, si dhe ngadalësoi zgjimin e tyre kombëtar dhe kulturor, organizimin si kombe unike dhe pjesëmarrjen në lëvizjet kulturore dhe qytetëruese të Evropës. Por nuk mund të flitet njëjtë edhe për popullin shqiptar, ngase ai nuk kishte asnjërën prej këtyre që përmendëm. Deri në periudhën kur erdhën turqit, shqiptarët ishin nën sundimin e të huajve dhe nën influencën e kulturës së tyre, dhe pandërprerë asimiloheshin etnikisht dhe kulturalisht. Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit,populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri. 
Në këtë shkrim të shkurtër do të paraqesim disa mendime rreth këtyre problemeve, kurse në studimet tjera,duke ndjekur një metodologji ndryshe nga ajo e deritanishmja, do të trajtojmë disa probleme që vërtetojnë tezën tonë bazike. Duke ditur shume anshmërinë e problemit, nuk mendoj se ai mund të zgjidhet me një shkrim të shkurtër si ky. Meqë deri më sot - sipas mendimit tim – problemi ne fjalë është shtruar mbrapsht, ky shkrim i imi do të shihet si tepër aventurier, ndoshta dhe heretik, por megjithatë besoj se ai duhet shtruar edhe njëherë dhe duhet shqyrtuar nga një këndvështrim më ndryshe. Natyrisht që më vonë përsëri do t’i kthehem këtij problemi, mendimet tona do t’i trajtojmë më gjerësisht dhe do t’i mbështesim me argumente të reja. 
.......
Në qoftë se e pranojmë tezën që shqiptarët e sotëm kanë prejardhje ilire –tezë kjo tashmë e ngulitur në historiografinë shqiptare, por e hedhur nga një numër i madh i shkencëtarëve të huaj – e cila popullin shqiptar e specifikon si më të vjetrin ndër popujt ballkanik, duhet thënë se ajo nuk flet mjaftueshëm për traditën, shtetbërjen dhe krijimtarinë kulturore të shqiptarëve. Sepse deri më sot, nuk është ruajtur asnjë mbishkrim apo tekst i shkruar nga gjuha ilire. Nga e kaluara ilire nuk ka mbetur asnjë dëshmi popullore, si psh. ndonjë rrëfenjë apo gojë dhënë që provon lidhjet gjenetike të shqiptarëve me ilirët, siç hasim te popujt e lashtë grek, gjerman, indian, babilonas. Nga gjysma e shek. II (p.r.s.) deri në ardhjen e turqve, tokat e banuara me shqiptarë qenë pushtuar nga romakët, bizantinët, venedikasit, bullgarët dhe serbët. Deri në vendosjen e serbëve këtu kah fundi i shek. VI, gjuhë zyrtarenë një pjesë ishte gjuha latine, ndërsa në pjesën tjetër gjuha greke. Nga kjo periudhë nuk posedojmë asnjë dëshmi rreth shtetbërjes, kulturës, shkrimit, organizimit kishtar dhe krijimtarisë së shqiptarëve. 
Studiuesi Shufllay e ka vërtetuar se me vendosjen e sllavëve në Ballkan, shqiptarët u ndanë në dy pjesë. Pjesa hyrëse në drejtim të detit Adriatik duke kaluar nga Shkodra në Veri shkon drejt lumenjve Drini dhe Bujana (Buna?) dhe dilte në Velipojëtë Medunas; ndërsa hyrja nga Jugu kalonte nga Berati dhe Çerebiku deri në fshatin Gavniç që përbëhej nga bregdetet e lumenjve Devoli dhe Vjosa . Nga ky kolonizim sllav kishin shpëtuar vetëm disa vende në jug, viset malore në Shqipërinë e mesme dhe veriore dhe pjesa kufitare në drejtim të Malit të Zi. Ky kolonizim sllav i pas shek. VIII rezultoi në një bashkëjetesë disa shekullore midis shqiptarëve dhe sllavëve. Në shek. VIII greqishtja imponohet si gjuhë zyrtare e shkrimit. E gjithë administrata është e grekëve. Madje edhe pushtimi i shkurtër i Shqipërisë nga bullgarët në shek. IX nuk pati sukses të eliminonte ndikimin bizantin . Përveç kësaj, në qytetet shqiptare nuk hasim ndonjë gjurmë as për shumicën shqiptare e as për kulturën dhe civilizimin shqiptar. Për shembull në shek. XII në Durrës dhe Bar shohim venedikasit, çifutët, grekët dhe sllavët; ndërsa shumica në Shkodër është me venedikas dhe sllavë, e në Vlorë janë grekët. Nëse ka pasur shqiptarë, ata do të kenë qenë pakicë. Vetëm Kruja qe e shqiptarëve . Prej shek. VII e tutje, përveç kulturës greke-bizantine, nga veriperëndimi, me ndikimin e kishës katolike - bartësit e të cilës qenë priftërinjtë katolikë - u përhapë kultura kishtare latine dhe shkrimi latin. Gjatë sundimit të krajlive serbe, nga rajonet veriore dhe veri-lindore e deri në Vlorë filloi të përhapet shkrimi sllav. Në shek. XI Shkodra ka kancelari sllave. Me pushtimin e Shqipërisë nga Car Dushani nga viti 1343 (me rënien e Krujës) deri 1347, i jepet fund sundimit 950 vjeçar të bizantinëve, por megjithëse gjuha serbe bëhet gjuhë zyrtare e Shqipërisë, përsëri nuk arrin të eliminojë plotësisht ndikimin e Greqisë në këtë vend. Sipas këtyre informacioneve që dihen shumë mirë, nga shek. I (p.e.s.) e deri në shek. e VIII, Shqipëria ka qenë nën sundimin e të huajve. Në këtë vend shohim përleshjen e gjuhëve dhe kulturave të grekëve, romakëve dhe sllavëve, si dhe gjatë kësaj periudhe nuk ekziston madje as një gjurmë që e karakterizon kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare .Normalisht në kushte të tilla politike dhe kulturore, mundësitë për asimilimin e shqiptarëve qenë mjaft të mëdha dhe dihet se asimilimi ka qenë i fuqishëm, por për fat të keq për këtë nuk kemi informacione të nevojshme. 
Këtë asimilim e realizonin sidomos kishat ortodokse, katolike dhe ajo pravosllave. Në shek. XII në Shqipëri kishte 20 peshkopi. Peshkopitë në Veri qenë në varësi të peshkopisë së Barit, ato të Shqipërisë së Mesme me peshkopinë e Durrësit, ndërsa ato të Jugut me peshkopinë e Ohrit. Dy të fundit qenë të lidhura me patriarkalen e Stambollit, kurse ajo e Barit me Romën . Në shekujt XIII dhe XIV kishat katolike dhe pravosllave hapën shkolla që përhapnin kulturat latine dhe greke. E gjithë Shqipëria qe mbushur me kisha dhe manastire. Në fillim të shek. XIV, në Shqipëri kishte 20 manastire katolike, numri i manastireve ortodokse sigurisht që ka qenë edhe më i madh. Siç kuptohet nga regjistrimet e vitit 1416 të Shkodrës, në fshatrat përreth Shkodrës kishte një numër të madh priftërinjsh, përafërsisht për çdo 20 shtëpi kishte nga një prift . Në Ulqin dhe Shkodër kishte manastire pravosllave, ndërsa kur erdhën turqit, dëgjohet se kisha pravosllave ishte përhapur deri në Elbasan dhe Vlorë. Kishat ortodokse dhe pravosllave i shërbenin shteteve të tyre, ndërsa shtetet atyre u jepnin ndihma. Edhe gjuhët si latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja që fliteshin nëpër kisha ishin të panjohura për shqiptarët. Siç kuptohetprej shumë burimeve, ndoshta këtu duhet kërkuar njërin prej shkaqeve që shqiptarët pranuan ortodoksizmin dhe katolicizmin ashtu kaq lehtë. Prandaj dheishte shumë i lehtë islamizimi i shqiptarëve në krahasim me popujt tjerë ballkanik. Gjithashtu nuk duhet harruar se bashkëjetesadhe afrimi i madh i shqiptarëve me grekët dhe sllavët u bë shkak që shqiptarët të mësonin të dy gjuhët, dhe kështu nën ndikimine kishës, administratës dhe arsimit - në një proces krejt të natyrshëm – do të asimiloheshin plotësisht deri në ardhjen e turqve. 
Sasinë e madhe të asimilimit dhe fuqinë e ndikimit të huaj e tregon qartëfuqizimi i fiseve shqiptare pas shpërbërjes së perandorisë së Dushanit. Nuk hasim asnjë element që principatat e quajtura Grop, Muzaka, Topi, Dukagjin dhe më vonë edhe Kastriot qëtë mund t’i quanim principata shqiptare . Te asnjëri nuk ka një emër origjinal shqiptar,(psh. grekët dhe sllavët emrat e njerëzve i kanë origjinalë greqisht dhe sllavisht) ose janë të martuar me gra të huaja ose nënat i kanë të huaja; të gjithë shkrimet i kanë shkruar në gjuhë të huaja; muzakët e kanë përdorur gjuhën greke, topaijt dhe kastriotët greqishten, latinishten dhe sllavishten, ndërsa balshajt kanë shkruar në gjuhët latine dhe sllave . Skënderbeu ka pasur kancelari në gjuhët greke, latine dhe sllave dhe prej tij nuk ka mbetur qoftë edhe një fjalë e shkruar shqip. Përveç kësaj, këto principata vazhdimisht luftonin mes veti dhe kishin mungesë të plotë të vetëdijes shtetformuese. Vetëm Skënderbeu arriti të imponohet me forcë dhe të bëhet lideri kryesor i tyre . 
Duke i pasur parasysh të gjithë këto fakte, është mëse e vërtetë që shqiptarët e mbërthyer në rajonet malore nga Ulqini, Shkodra deri në Mat, Ohër dhe Vlorë, përballeshin me një proces të frikshëm asimilimi nga sllavët, grekët dhe romakët varësisht rajonit ku jetonin. Shqiptarët e asaj kohe jetonin në rrethana tepër të palakmueshme politike, kulturore dhe kishtare, ndërsa asimilimi etnik kishte marrë përmasa marramendëse. Në të tilla rrethana, turqit erdhën në Ballkan dhe krijuan ndryshime të mëdha politike, etnike dhe kulturore. Tani shtrohet pyetja: sikur të mos vinin turqit në Ballkan e të mos i jepnin fund pushteteve bizantine dhe serbe, athuashqiptarët do t’i bënin ballë këtij procesi asimilues? Përgjigja ime është: Jo. Shtrirja e turqve në Ballkan dhe shpërbërja e pushteteve bizantine dhe serbe në shek. XV, përveç ndërprerjes së këtij asimilimi etnik të shqiptarëve, dalëngadalë vërejmë fillimin e ndryshimit të pamjeve të tokave të banuara në njërën anë me shqiptarë – sllavë dhe në anën tjetër vetëm me sllavë. Madje mund të thuhet se bashkë me sulmet turke në drejtim të Veriut, ekziston mundësia të ketë pasur edhe një sulm të shqiptarëve drejt brendësisë së tokave të Serbisë. Por më mirë t’i shohim disa shembuj. 
Të fillojmë nga Kosova; për këtë informacione autentike ofron Tahrir Defteri Mufassal i Vilajetit VLK i vitit 1455 . Para së gjithash, ky defter dhe të tjerë që do t’i shfrytëzojmë në vazhdim, vërtetojnë mendimin tashmë të ngulitur në historiografinë serbe se deri në luftën austriako-turke të viteve 1683-89, nëpër fshatrat e Kosovës nuk jetonin shqiptarë. Kur analizojmë emrat dhe mbiemrat e kryeshtëpiakëvetë regjistruar në Tahrir Defterët për pagesat e tatimeve, në mesin e 646 vendbanimeve gjejmë mbi 80 emra dhe mbiemra të shqiptarëve si: Gjon i biri i Kozhicës, Radica Arabanas, Gerdash Arbanas, Arbanas i biri i Bogdanit, Mazreku i biri i Ivanit, Arbanasi i biri i Todorit, Dimitrije Arbanas dhe emra e mbiemra të ngjashëm si këta. Veçanërisht është interesante se këto shtëpi shqiptare gjendeshin në rajonin e Moravës në brendësi të Kosovës, pra shumë larg nga vendet e llogaritura etnike të serbo-shqiptarëve . Një realitet të tillë e hasim edhe në Maqedoninë e vitit 1467 . Nga ana tjetër, gjendja është krejt ndryshe në pjesët kufitare serbo-shqiptare.Sipas një regjistrimi të kryer në vitin 1482, në nahinë e Alltun – Ilisë që ndodhet në rajonin e Gjakovës së sotme, vendet malore ishin të populluara me serbë kurse rrafshi me shqiptarë . Duke u bazuar në fakte të tilla dhe nëse marrim parasysh përqindjen e shumicës dhe pakicës së popullatës, arrijmë në përfundim se Kosova nuk popullohej më shumë se 4-5% me shqiptarë. 
Ndërsa me rëndësi për temën tonëështë se edhe ata pak shqiptarë në Kosovë qenë në fazën e asimilimit, pra të sllavizmit. Aspak nuk duhet të çuditemi nga fakti që shumica e këtyre shqiptarëve kishin marrë emra sllavë, ngase jetonin në detin sllavë, pra nën shtetin serb dhe administrimin e kishës serbe. Në çdo fshat të regjistruar kishte një e më shumë priftërinj pravosllavë . Madje unë jam i mendimit se të gjithë këta shqiptarë i përkisnin fesë pravosllave. Si shembull të japim disa emra të këtyre shqiptarëve të sllavizuar: Novak i biri i Arbanas’it, Bozhidar i biri Petro Arbanas’it, Radovan i biri Gjin’it, Radika Arbanas, Vukashin i biri Bogdan Arbanas’it, Bozhidar i biri Gjon’it, Dejan i biri Gjon’it. Këtë mund ta shohim edhe në një regjistrim të vitit 1487 të bërë në një lagje të shqiptarëve (Mahalle-i Arnavudan) në Kërçovë të Maqedonisë lindore. Edhe pse kjo lagje është quajtur ‘Mahalle-i Arnavudan’ (lagje e shqiptarëve, shën. i përkth.), por nga emrat e kryefamiljarëve të saj kuptojmë se shumica e tyre e qenë sllavizuar. Në mesin e tyre hasim emra si: Bogdan i biri Progon’it, Stojani i biri Gjon’it, Mijo i biri Progon’it, Pejo i biri Dimitrije’s dhe Vëllkashin i biri Leskon’it. Sigurisht që një gjendje e tillë ka ekzistuar edhe nërajonet tjera shqiptare, por edhe kjo mund të vërtetohet pas publikimit të defterëve tjerë të regjistrimit (Tahrir Defterleri). Kur i krahasojmëkëto të dhëna me ato të mëvonshmet, vetvetiu shtrohet pyetja: Shtrirja e turqve në Ballkan a nuk e ndali hovin e procesit të sllavizmit të shqiptarëve, dhe si do të përfundonte ky proces i sllavizimit? Madje edhe vllahët dhe grekët që jetonin në këto vise njëjtë qenë bërë objekt i këtij procesi të sllavizmit. Edhe kjo mund të vërtetohet nëpërmjet emrave si: Bogdan Vllah, Velimir Vllah, Gjura i biri Vllah’ut, Radivoj i biri Bogdan Vllah’ut apo Branko i biri Junan’nit (grekut, shën. i përkth.), Pajo Junani, Radisllav i biri Projunan’nit, Dimitrije i biri Junan’it, etj. . Në të njëjtën kohë na lind edhe një pyetje tjetër: Ishin katolik apo pravo-sllavë këta shqiptarë që bartnin emra origjinalë shqiptarëe që ishin shpërndarë nëpër fshatra,ku një numër i madh i tyre ishin të populluar me pravosllavë? Sipas të dhënave të shek. XIV në qoftë se me emrin ‘arbanas’ aludohej në shqiptar-katolik , atëherë sipas të dhënave turke të shek. XV - sipas meje - arrijmë në rezultatin se shqiptarët jo vetëm që përballeshin me një proces të sllavizimit, por në të njëjtën kohë, ata qenë pjesë e procesit konvertimit nga feja katolike në fenë pravosllave.
Vetëm njëqind vjet pas sundimit turk, kur absolutisht kishte marrë fund organizimi i shtetit serb dhe roli i madh i kishës, ashtu siç kishte përfunduar sllavizimi i popullit shqiptar, gradualisht kishte filluar të ndryshonte edhe gjendja e mëhershme etnike dhe fetare. Shohim rritjen e emrave origjinalë shqiptarë të kryefamiljarëve, në disa vende të populluara shqiptarët janë shumicë, serbet i braktisindisa rajone, ndërsa vendet e zbrazura gradualisht mbushen me shqiptarë. Në të njëjtën kohë, dalëngadalë fillon dhe procesi i islamizimit të shqiptarëve .Ky islamizim i hovshëm në shek.XVII përbënte rrezik tepër të madh ndaj sllavizimit nëVeri, romanizimit nëJug dhe latinizimit në qytetet bregdetare. Kurse sipas defterëve të regjistrittë vitit 1582 që i takonte Sanxhakut të Shkodrës, në nahinë e Alltun Ilisë në mesin e atij numri të vogël që kishte pranuar fenë islame shumica dërmuese kishin emra origjinalë shqiptarë. Në fund tëshek. XV, shumë fshatra tëcilët më herët qenëtë banuar me serbë, në vitin 1582 populloheshin me një shumicë të dukshme shqiptare. Në këtë defter hasim edhe një tjetër të vërtetë. Në fund të shek. XI disa fshatra të banuara me shumicë sllave, në vitin 1582 ishin zbrazur dhe sipas kësaj rezulton se serbët kishin braktisur këta fshatra. Shembulli më i mirë për këtëështë Gjakova. Në vitin 1485 ishte regjistruar si një pazar i vogël që përbëhej nga serbët-shqiptarët, ndërsa në 1582 shohim një shumicë të dukshme të shqiptarëve. Shkakun e këtyre shpërnguljeve të elementëve sllave duhet kërkuar në emigrimet sllave, sepse rajonet sllave në vitin 1485 i mbërthen një thatësi, dhe më pas këtu shohim vendosjen e shqiptarëve . Përveç kësaj, me lejen e turqve popullata shqiptare pandërprerë shtrihej drejt Veriut dhe Veri-lindjes.Në qoftë se i besojmë një letre të misionarit gjakovar Josip Berisha qëmë 22 Maj, 1782 që ia kishte dërguar Kongregasionit (bashkësisë) së tij, në atë kohë në Gjakovë më askush nuk dinte serbisht, por përdorej vetëm gjuha shqipe. (Oui poi in Giecova non vi sono che sapino la lingua illirica, ma solamente albaneze ). Prandaj dhe pa pushtimin e Ballkanit nga turqit do të ishte e pamundur të rezultonin ndryshime të tilla. 
Organizimi fisnor në veriun e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditës shqiptare dhe identitetin etnik e kombëtar shqiptar. Turqit në fund të shek. XIV dhe në gjysmën e parë të shek. XV rrënuan sistemin social të ndërtuar mbi bazat e shtetit serb dhe atij bizantin. Kurse gjatë sundimit të shteteve serbe dhe bizantine ka mundësi të jetë shpërbërë organizimi fisnor i shqiptarëve tëprejardhur nga ilirët. Pra, me shpërbërjen e këtyre organizimeve, në fshatrat shqiptare dhe vllahe fillon të rritet blegtoria. Këta fshatra blegtorie të cilët qenëagresiv dhe vitalë dhe meqë kërkonin hapësira të gjera për bagëtitë e tyre, duke gëlltitur fshatrat që ndodheshin nëzonat rrafshinore, kishin eliminuar edhe institucionet sllave dhe bizantine. Fshatrat që mbijetonin nëpërmjet organizimit fisnor dhe institucionit të gjakmarrjes,në kohën e turqve formuan njësistem të fuqishëm fisnor dhe u zgjeruan deri në brendësi të zonave rrafshinore .Këta fise në shekujt XVII dhe XVIII nëpërmjet institucionit tëbajrakut u bënë pjesë të sistemit ushtarak turk. Këta fise që ishin nën komandën e Bajraktarit të tyre, merrnin pjesë nëpër luftërasëbashku me forcat turke. Mosmarrëveshjet e mëdha shqiptaro-turke në shek. XIX erdhën si rezultat i rrënimit të organizimit dhe autonomisë fisnore nga turqit, krijimit të një administrate qendrore,përpjekjet për reforma bashkëkohore, dhe sidomos sistemi i ri i tatimeve dhe procesi i dërgimit të ushtarëve në ushtrinë e re (nizam-i cedid). Në mbrojtjen e autonomisë së fiseve është interesante rritja e njëpasnjëshme e lehtësirave të përfituara nga sulltanët . Mbi të gjitha, organizimi fisnor që rrënoi shtetin serb dhe atë bizantin, duke u ringjallur sërish në kohën e turqve, luajti një rol të pamohueshëm nështrirjen etnike të shqiptarëve. Këta fise, ashtu si malazezët, deri diku kishin arritur të ruanin vetëqeverisjen e tyre, dhe aq sa duhet t’i faleminderojmëata për shpirtin e tyre luftarak dhe pozitat gjeografike, po aq duhet të faleminderojmë edhe administratën turke. Për shkak se administrata turke duke pasur një eksperiencë dhe traditë të madhe në vendosjen e raporteve me fiset beduine dhe duke njohur mentalitetin dhe organizimin e tyre, në sistemin e saj kishte arritur t’i integrojë si tërësi unike. Edhe nga vendimet e gjykatësve kuptohet se janë konsultuar pleqtë dhe ligjet e traditave të tyre. Këta fise jepnin njëharaç mesatar, por ishin të liruar nga tatimet tjera. Konfliktet midis këtyre fiseve dhe turqve para shek. XIX ndodhnin vetëm kur administrata turke tentonte t’i rriste tatimet, si dhe kryengritjet e malësorëve të cilët ndonjëherë ndikoheshin nga agjentët e huaj që vepronin në Ballkan. 
Siç kemi thënë edhe më herët, deri para pushtimit turk, në qytetet bregdetare si Ulqin, Shkodër, Durrës dhe Vlorë, prania e elementëve të huajë qe tepër e madhe, ndërsa popullata shqiptare shumë e vogël, për të mos thënëe papranishme. Kemi shumë arsye jo vetëm të hamendësojmë por edhe të pretendojmë për ndryshimin e strukturës së popullatës të qyteteve të sipërpërmendur pas pushtimit turk. Është një realitet i ditur se kur turqit merrnin një qytet, një pjesë të banorëve të tij i shpërndanin, me dëshirë ose me dhunë i dërgonin nëpër vende të largëta, ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve eliminoheshin, veçanërisht kur qyteti pushtohej dhunshëm. Nga historitë turke dhe Barleti e dimë shumë mirë se ç’ndodhi me qytetarët e Shkodrës. Idriz Bitlisi në veprën e tij ‘Hesht Bihisht’ flet për fatin e kalasë së vjetër në rrethinën e Shkodrës. Në lidhje me Lezhën lexojmë se si ushtarët e krishterë ‘heqin dorë nga mbrojtja e kalasë dhe liderët dhe komandantët të cilët kishin ardhur nga Evropa për ta mbrojtur këtë kala, për të shpëtuar jetët kërkojnë leje që bashkë me familjet dhe pasuritë e tyre të hipin në anije dhe të dalin në det’. Në të njëjtat histori thuhet se në kohën e pushtimit të qytetit të Shkodrës, paria e qytetit të rrethuar paskësh kërkuar që qytetin ta dorëzojë pa rezistencë. “Sipas kësaj marrëveshje, për të kapërcyer ushtrinë e kalasë nga Venediku qenkan dërguar pesë anije të mëdha. Udhëheqësit dhe komandantët turq e pranuan këtë marrëveshje dhe kështu kalaja shpëtoi nga duart e qufarëve” . Sigurisht që gjendja në qytetet tjera ka qenë e njëjtë. Në vend të banorëve të vjetër, turqit nëpër qytete sillnin banorë të rinj, në rëndë të parë artistët. Nëse duhej ringjallur ekonomia e një qyteti, përveç banorëve myslimanë, në te vendoseshin edhe banorëtë krishterë. Përveç kësaj, siç ka konstatuar dhe N. Todorov , nëpër qytete vendoseshin banorët e fshatrave, dhe është mëse e vërtetë se shumica e banorëve që jetonin jashtë qyteteve ishin shqiptarë. Kështu pat filluar shqiptarizimi i qyteteve bregdetare. Në shek. XVIII, këta qytete shndërrohen në qendra të kulturës orientale. Në këto vise lind një letërsi shqipe e shkruar me alfabet arab , gjithashtu në shumë raste shqiptarët veprat e tyre i shkruanin në gjuhët orientale . Kështu dhe, në qytetet si Shkodra u vendosën banorë shqiptarë të cilët nuk kishin jetuar aty më parë. Se sa të rinj janë banorët e Shkodrës flasin edhe raportet e Ahmed Xhevdet Pashës . Sipas regjistrimeve të tij, mbiemrat e qytetarëve myslimanë të Shkodrës janë ose sipas fiseve malësore ose sipas fshatrave nga kishin ardhur. Sikur të vazhdonte procesi i filluar njëmijë vjet para ardhjes së turqve, athua do të kishte shqiptarë në këta qytete? Një pyetje e tillëështë shumë e logjikshme. 
Për të kuptuar si duhet politikat e turqve me krijimin e sistemit të Timarit (sistemi i pronave, shën. i përkth.) në Shqipëri dhe Ballkan, vepra e shkencëtarit të mirënjohur turk, prof. Halil Inalxhik , Arnavut Defteri 1431/2, na ofron të dhëna shumë të rëndësishme. Kjo vepër në një masë të madhe ndriçon edhe periudhën para turqve. Siç kuptohet nga ky Defter, nga gjithsej 335 timare, sipahijtëvendorëtë krishterë kishin 56 timare, ndërsa të ardhurat e feudalëve myslimanë ishin dhjetë herë më të mëdha se të atyre të krishterë. Këtu shohim edhe një shpronësim/shuarje të hovshëm tëklasës feudale vendore. Ata që dëshironin të ruanin pozitat dhe koncesionet materiale qenë të detyruar të pranonin fenë islame, dhe kështu hynë nëklasën sunduese të shoqërisë. Feudalët shqiptarë në një masë të madhe duke shfrytëzuar këto mundësi, kaluan në fenë islame. Nga 335 pronarë tokash (timarxhi) të regjistruar në defterin e sipërpërmendur të vitit 1432, 175 ishin myslimanë shqiptarë. Kurse një pjesë tjetër ishin sipahij të vegjël, të feudëve, të shërbëtorëve të feudalëve të cilët quheshin ‘gulam-i mir’, thënë ndryshe këta ishin bijtë e feudalëve shqiptarë të cilët ishin islamizuar dhe përgatiteshin të hynin në sistemin feudal të turqve. Në fillim me këta, pastaj nëpërmjet içogllanëve, turqit eliminuan klasën vendore feudale dhe në të njëjtën kohë e përhapën fenë islame. Këta feudalë vendorë të islamizuar ushtronin presion ndaj rrethitku jetonin dhe kështu duke tubuar rreth vetes të afërmit e tyre që kishin pranuar fenë islame, ngjiteshin në pozitat më të larta ushtarake, administrative dhe fetare . Sipas turqve që kishin kuptuar drejt shpirtin kozmopolit të fesë islame, ai që pranonte fenë islame e kishte rrugën të hapur deri në pozitën e sadriazamit (kryeministrit). Në shumë dokumente historike lexojmë reagime ndaj avancimit dhe përkrahjes shumë të madhe të bashkëkombësve të tyre nga shqiptarët që kishin zënë pozita të larta në Perandori. Përshembull, Koxha Sinan Pasha i cili qe zgjedhur pesë herë në postin e kryeministrit, ishte akuzuar se po i avanconte bashkëkombësit e tij shqiptarë në poste të larta në administratën turke . Kjo politikë islamizuese e turqve jo vetëm që ishte në interes të turqve, por ishte edhe në interes të vet shqiptarëve. Sepse shqiptarët qëkishin arritur pozita të larta shtetërore nxitën shtrirjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në rajon. 
Pas viteve të 30-ta të shek XVII, administratën turke e hasim në një aktivitet të mirëorganizuar në islamizimin e Ballkanit. Pas luftërave turko-venedikase kah mesi i shek. XVII, kleri krishter intensifikoi organizimin e aktiviteteve për të nxitur kryengritje anti-turke, kështu dhe turqit filluan të kërkonin tatime të mëdha nga të krishterët. Në të njëjtën kohë, një i krishter që konvertohej në mysliman, lirohej plotësisht nga këta tatime. Ky qëndrim pati ndikim të madh, sepse shohim se një pjesë e madhe e të krishterëve kalojnë në fenë islame . Si shembull mund të tregojmë Gjakovën, ku brenda 35 viteve, 80 familjekatolike me gjithsej 600 persona kishin kaluar në fenë islame. Por ajo qëështë më me rëndësi për temën tonë dhe qëështë një realitet i pamohueshëm është se sllavët e islamizuar fillojnë të shqiptarizohen. Për këtë do ta tregojmë një shembull. Në historiografinë shqiptare është vendosur kjo tezë: nësenë njërin nga vendbanimet e Kosovës, Maqedonisë dhe jug të Serbisëjetojnë katolikë, aty duhet kërkuar shqiptarë dhe dubrovnikas. Por njëgjëe tillë nuk është e vërtetë. Sipas raporteve të inspektorëve katolikë, tregohet se shumë serbë kanë qenë katolikë. Siç dihet, - siç thotë edhe Bixhi/1610 – gjysma e fisit Kuç ka qenë pravosllavë e gjysma tjetër katolikë, gjithashtu edhe gjysma e pashtroviçëve ka qenë katolik. Petar Masarechi në raportin e vitit 1621 pohon se katolikët e Prizrenit flisnin serbisht dhe shqip. Kryepeshkopi Giergio Bianchi në raportin e vitit 1637 deklaron se të gjithë katolikët e Prokupljes, Nobërdes, Trepçës, Janjevës, Shkupit dhe Malit të Zi flisnin serbisht. Bianchi në Kratova takon shqiptarë të cilët kishin emigruar nga ‘dalli monti di Albania’. Këta ishin shqiptarë katolikë por që flisnin serbisht dhe turqisht. Priftërinjtë e tyre ishin shqiptarë por flisnin serbisht. Tani shtrohet pyetja se çfarëdo të ndodhte me katolikët e Prizrenit, malësisë së Shkupit, Shkupit dhe Trepçës të cilët flisnin serbisht? Mendoj që nuk ka përgjigje tjetër:ose të shqiptarizoheshin e të mbetnin në fenë e tyre ose të konvertoheshin në fenë islame.Ata qenë të detyruar të shqiptarizoheshin, sepse ishin të rrethuar me popullatën shqiptare e cila në këto vise ishte vendosur me ndihmën e administratës turke. Nga ana tjetër, deri kah mesi i shek. XVII, Kuçët katolikë që flisnin shqip duke mbetur bashkë me fiset malazeze në rajonet malore, kaluan në fenë ortodokse dhe zgjodhën gjuhën serbe. Është një realitet i ditur se në Thesali disa shqiptarë ishin vendosur në fund të shek. XIV e disa në fund të shek. XVII. Ata duke zbritur nga këtu u vendosen në Atika dhe Peleponez. Përgjatë vitit 1418 në Peleponez ishin vendosur deri në 18 000 familje shqiptare . Por sot nuk kemi asnjë gjurmë nga shqiptarët e Atikës dhe Peleponezisë. Dhe kjo është mëse e qartë se këta ishin ortodoksëdhe njëherëu asimiluan nëpërmjet shkollës ortodokse romake dhe më pas nëpërmjet administratës dhe në këtë mënyrë u përzien me romanët. Në anën tjetër, pas vitit 1878 në kohën kur disa rajone iu bashkuan Serbisë dhe administrata serbenuk deshi t’i mbante e t’i tjetërsonte shqiptarët që ndodheshin brenda kufijve të saj,pra gjithsej 30. 000 qytetarë i detyroi të shpërngulen nga tokat e tyre dhe kështu shumica e tyre u vendosën në Kosovë . Arsyeja ishte kjo: Këta shqiptarë që ishin myslimanë, njëherë duheshin bërë ortodoksë dhe pastaj të asimiloheshin në serbë, ndërsa një gjëe tillë ishte e pamundur. 
Ndryshimet më të mëdha etnike dhe fetare në Shqipërinë Veriore, Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore ndodhën pas luftërave austriako-turke, pra në fund të shek. XVII dhe në fillim të shek. XVIII. Pjesëmarrja e të krishterëve ballkanas në luftërat e nisura kundër turqve u bë një pikëkthesë për politikat islamizuese turke në rajon. Pas këtyre luftërave, Perandoria Osmane ndërmerr politika të hapura islamizuese, sepse e kupton që rendin, qetësinë dhe paqen mund ta kontrollojë vetëm duke islamizuar rajonin. Në këtë periudhë shohim islamizimin masiv të popullit shqiptar dhe të një pjese të popullit serb. Që nga ajo kohë, turqit i vendosën shqiptarëve kushtin e pranimit të islamit nëse donin të zbritnin në rrafshina. Nëtë njëjtën kohë, administrata turke e bënë të mundshme që myslimanët shqiptarë të shtrihen deri në thellësitë e Serbisë . Shqiptarët katolikë nuk i shohim të jenë vendosur në rajone si Kurshumli dhe Prokuplje. Shqiptarët e islamizuar në këtë kohë fillojnë të shtrihen edhe drejt Maqedonisë Perëndimore . Sipas Tahrir Defterit të vitit 1467, nërajonet pa asnjë shqiptar siç qenë Kërçova, Gostivari, Tetova dhe fshatrat përreth Shkupit, islamizohen dhe shqiptarizohen. Sigurisht qëështë interesante të theksohet fakti se në asnjë fshat të shqiptarizuar në Maqedoninë Perëndimore nuk kishte katolikë ose ortodoksë shqiptarë. Islamizimi gjithashtu vendosi mure të forta në bashkëjetesën serbo - shqiptare e cila mbahej e freskët me anë të martesave të përziera mes dy popujve. Prandaj dhe përballë një shumice kaq të madhe shqiptarësh, myslimanët e rinj me prejardhje sllave detyroheshin të shqiptarizohen.Por për shkak se në disa vise malore ose qytete të islamizuara më vonë nuk ekzistonte element shqiptar, qytetarët myslimanë me prejardhje maqedone kishin arritur t’i shpëtonin shqiptarizimit. Kërçova është një shembull tipik për këtë. Në shumë fshatra të Kërçovës shqiptarizimi i elementeve maqedone kishte përfunduar vetëm para njëqind viteve, ndërsa akoma vazhdon procesi i shqiptarizimit të fshatit Baçishte i cili është islamizuar shumë më herët e që akoma banorët flasin maqedonisht. Edhe këtu shkaku thelbësor është feja, sepse fshati Baçishte është i rrethuar me fshatrat shqiptare dhe për këtë arsye nuk ka ndonjë rrezik fetar. 
Ndryshimet etnografike dhe demografike në Shqipërinë e Jugut dhe Epir, në të kaluarën pjesë të vilajetit të Janinës, janë një problem në vete. Sipas të dhënave statistikore, përgjatë viteve 70’ të shek. të kaluar, 470 000 banorë të këtij vilajeti flisnin shqip, kurse 155 000 prej tyre ishin ortodoksë . Kur vilajeti i bashkohet Greqisë, të gjithë këta banorë shqiptarë të krishterë u greqizuan nën ndikimin e administratës shtetërore, shkollës dhe kishës, tani këtu nuk mund të flitet madje edhe për një pakicë shqiptare. Por greqizimi i shqiptarëve myslimanë qe i pamundur, sepse këta kishin ikur në Shqipëri ose me rrugë të ndryshme ishin dërguar në Turqi në vend të romanëve. Një pjesë e këtyre shqiptarëve sot mund të gjenden në pjesën Atmejdani të Stambollit. Feja islame ka qenë dhe është pengesa kryesore e greqizimit të tyre. 
Në fund, do t’i përmendim disa procese rreth shqiptarizimit të boshnjakëve dhe turqve në Kosovë. Në vitin 1878 pas pushtimit të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria, një pjesë e myslimanëve braktisin atdheun dhe shkojnë në Turqi. Kurse një pjesë e tyre vendosen në Kosovë. Të gjithë këta janë shqiptarizuar. Atëherë, vetëm në Ferizaj ishin vendosur rreth 100 familje nga Bosnja dhe Sanxhaku. Pas luftës ruso-turke në vitet 1877 – 1878 në Kosovë ishin vendosur rreth 6000 deri 7000 çerkezë . Më vonë një pjesë e tyre emigron në Turqi, por pjesa e mbetur shqiptarizohet. Sot këtu jetojnë shqiptarë me mbiemër çerkezi. Gjithashtu shohim shqiptarizimin e disa familjeve të Sanxhakut të cilat në Kosovë ishin vendosur në periudhën mes dy luftërave, këta në regjistrimet e fundit të popullsisë janë regjistruar si shqiptarë. Siç kuptohet nga statistikat rreth numrit të popullsisë turke në Kosovë, numri i tyre zvogëlohet nga viti në vit. Në qoftë se merret parasysh ulja tepër e madhe e emigrimit të turqve të Kosovës drejt Turqisë gjatë viteve të fundit, atëherë ky fenomen mund të kuptohet vetëm nëpërmjet shqiptarizimit të natyrshëm të tyre. Një proces të shqiptarizimit mund të hasim edhe te popullsia e Gorë’s, mbi Prizren, e cila deri më sot ka ruajtur gjuhën e saj sllave. Viteve të fundit ata po vendosen nëpër qytetet e Kosovës dhe po shqiptarizohen shpejt. Për shkak të fesë, nuk i kanë të ndaluara martesat me shqiptarët dhe kështu mbetet hapur rruga për tu shqiptarizuar. Feja akoma sot e kësaj dite ruan rolin vendimtar në martesa . 
Në një punim të shkurtër si ky nuk kishte mundësi të hulumtoheshin detaje të më shumta, kurse këto teza të shtruara kanë nevojë të pasurohen me fakte dhe argumente të reja. Por duke u mbështetur në faktet e deritanishme rezulton se shtrirja e turqve në Ballkan dhe islamizimi i shumicës së shqiptarëve jo vetëm që luajtën rol të rëndësishëm në rrafshin e ekzistimit kombëtar dhe etnik të shqiptarëve, por gjithashtu ata në kohën e turqve patën rastin të kenë një shtrirje etnike në rajon. Të gjithë këto na detyrojnë për kërkime dhe hulumtime nga një këndvështrimtjetër tëhistorisë kombëtare të Shqipërisë nën sundimin turk dhe sigurisht që në këtë kohë duhet pasur qasje më objektive.Po ashtu domosdoshmërisht duhen rishikuar qasjet aktuale të historiografisë shqiptare e cila nuk sheh asnjë element pozitiv në periudhën turke të Ballkanit dhe në islamizimin e rajonit. 

 


Përktheu nga turqishtja: Abdulla Rexhepi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme