„Rutina mund të kushtojë me kokë „

Ta vizitojë ndonjë shoqe pa u lajmëruar apo edhe t`i hedh mbeturinat. Çdo dalje duhet të jetë në marrëveshje me rojet personale. Rruga për në punë dhe lëvizjet tjera të ditës kontrollohen nga organet tjera të rendit. Kjo është liria ime në rrugë. Gjithashtu, derisa nëna e dy fëmijëve me një zë të qetë e përshkruan përditshmërinë e saj, organet e sigurimit qëndronin jashtë Barit të Hotelit AMARA në bregdetin e Shën Sebastianit.
Emri i Maite Pagazaurtunduas ka kohë që qëndron në listën e zezë të ETA-s. ETA (Organizatë baske) që nga fundi i 2006, pas atentatit me bombë në aeroportin e Madridit ku vdesin dy persona, e then marrëveshjen nëntëmujore.
Organizata baske ETA, në fund të 2006 e then marrëveshjen nëntëmujore të arritur me qeverinë spanjolle, shkas ishte atentati me bombë në aeroportin e Madridit ku vdesin dy persona. Ajo kërcënon me shpërthime tjera.
Vëllau i Maites, Joseba pati një fat të keq. Si rregullisht hante mëngjes dhe e lexonte gazetën në Restorantin “Dajtono”. Në një moment e tërheq një njeri nga karriga e tij, që sigurisht e kishte përcjellë, nxjerr pistoletën dhe me dy plumba në kokë e vret babain e dy fëmijëve.


“Në njëfarë mënyre jeton këtu si një e burgosur”.

Joseba Pagazaurtunda është viktima e fundit gjer më tani nga ETA në Baski, territor që ajo me forcë dëshiron ta copëtojë nga Spanja. Më tepër se 800 persona ranë viktimë e kësaj lufte të pakuptimtë.
Joseba vdiq më 8 shkurt 2003 në një fshat të vogël bask të quajtur Andonian, pesë minuta largësi veture nga Shën Sebatiani. Si shef policie që ishte në Andonian, dhe dy pisoletave në brez nuk i ndihmuan atij që të shpëtonte. Në vendin e vrasjes tani qëndon një pllakatë “Për heroin e lirisë”.
“Nënë, përse të përcjellin ty gjithmonë këta njerëz?”, pyesin shpesh që të dy vajzat e vogla të Maites. “Për shkak të aktivitetit tim”, përgjigjet ajo prerë. Edhe sot e kësaj dite ajo nuk di si t`ua sqaroj fëmijëve të saj, që policët gjithmonë duhet të qëndrojnë pranë saj, pasiqë ETA nënën e tyre e konsideronte “Armike të Popullit Bask” dhe dëshironte ta mbyste. Maite është kryetare e fondacionit “Viktimat e terrorizmit” dhe së bashku me vëllaun e saj të ndjerë ishin bashkëthemelues të forumit Bask “Basta ya – mjaft tani”.
Kur në mars të vitit 2006 ETA thirri në një armëpushim, Maite nuk dinte se a duhej të gëzohej dhe a t`i besonte paqës. Për të mbijetuarit kjo ishte një ëndërr. Zëri i ndalet, kur kujton shokët dhe vëllaun e vrarë.


“Nënë, përse të përcjellin ty gjithmonë këta njerëz?”
“Për shkak të aktivitetit tim”

Organet e sigurisë qëndrojnë pranë saj, edhe kur ajo del të relaksohet në territorin Bask. Sidomos kur ETA ishte shumë e ngarkuar në bisedime me qeverinë spanjolle, në realizimin e qëllimit të tyre final, ndarjen e territorit Bask, Maite Pagazaurtundua e shfrytëzonte qetësitë dhe befasisht delte në zonat e ndaluara për të, në qytetin 20.000 banorësh San Sebastian. Ajo me dëshirë hynte në kafenetë popullore ku zakonisht qëndrojnë ithtarët e ETA-s. Në këtë mejhane (kafene) popullore ku gazetarët dhe spanjollofonët nuk shihen me sy të mirë, vrasësit e Josebës (vëllaut të Maites) adhurohen si luftëtarë të lirisë, si heronjë. Fotografitë e tyre të varura zbukurojnë muret e kafenesë, ndërsa në një kënd qëndron një kanoçe për lëmoshë për të burgosurit politikë – rreth 500 prej tyre që vuajnë dënime të gjata nëpër burgjet spanjolle.
Unë e ndieja se jam në përcjellje, i kujtohet Maites shëtitja e saj nëpër qytetin e vjetër të armiqësuar. Por, ajo pa pasoja ishte kthyer përsëri në shtëpi.
Armëpushimi për të ishte si një pushim pa atentate. Një kohë pa frikë, se nën veturë gjendet një bombë, apo në një kantë bërllogu ishte e vendosur ndonjë mjet tjetër pëlcitës.
Tani, pas shpërthimit të bombës në aeroportin e Madridit, shetitjet në qytetin e vjetër dhe vizita e mejhanes sime të preferuar te qoshi i rrugës është përsëri tabu. Ajo e di që “çdo rutinë mund t`i kushtojë me kokë”.

(Bieler Tagblat, e Hënë 22.Janar 2007)
Nga gjermanishtja, Naxhi Ibrahimi


Tri herë me e madhe se Luksemburgu

Baskia - Relativisht vend i vogël (2.1 milion banorë). Në Baskinë spanjolle hyjnë tri provinca Guipuzcoa, Vizcaya dhe Alava. Me 7100 kilometër katror sipërfaqe, është afërsisht sa tri herë Luksemburgu. Aktivistët e ETA-s dëshirojnë që nga ky territor, regjioni fqinjë i Spanjës Navarra si dhe tri territoreve Baske në Francë në departamentin Pyrenees-Atlantikues (Bajo Navarro, Labortano dhe Suletino) të formojnë shtetin e tyre.
Kryeneçësia e Baskëve mendohet se ka të bëjë me prejardhjen e tyre. Deri sot është e paqartë, prej nga daton ky popull antik dhe krenar. Ne e dimë që shumë pak ngjashmëri kanë me fqinjët e tyre evropianë. Gjithashtu, gjuha Baske që në Baski së bashku me spanjishten janë gjuhë zyrtare, nuk ka asgjë të përbashkët me dialektet tjera të Evropës. Është një unikat në vetvete. Mënyrë për të realizuar synimet e tyre ndër të tjera kanë zgjedhë edhe shpërthimet me bombë. Jo më e mira, por edhe e vetmja për të dëgjuar shurdhmemecët dhe për të parë të verbërit, thonë ata.

Përgatiti, Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme