PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE GJATË PERIUDHËS OSMANE

Sikurse në të gjitha perandoritë tjera edhe Perandoria Osmane kishte një sistem të shkëlqyeshëm që historia e ka regjistruar, në multi etnitet, në përdorimin gjuhëve të ndryshme dhe në praninë kulturave të shumta. për qendrën e Perandorisë nuk ka pasur edhe aq rëndësi të madhe përdorimi i gjuhës, feja etj. aq sa ishte me rendësi përforcimi i vendeve në aspektin ekonomik dhe financiarë. Përderisa me saktësi kryheshin obligimet dhe parimet që i bashkëngjiteshin Perandorisë nga dikush, nuk u përzihej në mënyrat e të jetuarit të tyre (detyrat ekonomike dhe ato ushtarake). Në këtë mënyrë ka ndodhur edhe në Perandorinë Osmane ashtu siç ka ndodhur edhe tek ajo Romake, Perse dhe tek Mongolet.

Pasi që nuk është bërë një planifikim kulturor, me kalimin e kohës Roma Lindore u helenizua, një pjesë bukur e madhe e Mongolëve janë bërë turq apo iranian. Nuk janë të pakta shtetet turke në përhapjen e kulturës dhe ruajtjen nga asimilimi, pikërisht sikurse vepruan edhe Bullgarët në ndikimin e përhapjes së sajë.

Dihet se një ndër sistemet qarkulluese të një shteti është edhe gjuha e përdorur. Pa marr parasysh se sa i vogël që është një shtet, nëse sistemi i krijimit të një rrjeti burokracie për zhvillimin e sistemit ekonomik dhe atij ushtarak është valid, ai llogaritet shtet. me përforcimin e këtij rrjeti elementet ndikuese të shtetit për formimin e identitetit përshpejtohen më tepër.

Procesin e rrjetit dhe sistemit të burokracisë gjithmonë e ka krijuar të mundshme një “gjuhë” që është përdorur. Në këtë çështje, Shteti Romak ka përdorur Latinishtën, Dinastia Abbasite dhe ajo Fatimite kanë përdorur Arabishtën, kurse Mongolet gjuhën e tyre Mongole. Sistemi i Abbasive i kaluar në administrimin e Selxhukëve nuk ka bërë ndonjë ndryshim të gjuhës, tek ta Arabishtja ka mbetur gjuhë komunikimi. Deri aty ku qendra e shtetit ka mundur të depërtonte në sfera të ndryshme, në atë mënyrë ka depërtuar edhe gjuha e tyre. Ka pas raste që ndonjëherë ajo është asimiluar dhe po ashtu ka pasur raste tjera kur ajo në masë të madhe është dobësuar.

rn

Perandoria Osmane u themelua nga folësit e gjuhës turke dhe në këtë mënyrë ajo si e tillë u zhvillua. Ndikuar nga burokracia e Selxhukeve, gjatë procesit të zhvillimit, Perandoria ka përdorur Arabishtën e Persishtën, mirëpo me kalimin e kohës intelektualët turk, arritën që këto t’i adaptojnë në gjuhën e tyre të formuluar, pra gjuhën e vet burokratike. Kështu që ata të cilët përdornin në masë të shkëlqyeshme këtë gjuhë, si burokrat, Perandoria i ka pozicionuar në Mektebet Enderun (Shkolla të posaçme).

Në procesin e zhvillimit të shtetit, si bërthamë kryesore e qendrës, gjuha turke luajti një rol të madh në shumë sfera. Thënë shkurt, gjuha zyrtare e Shtetit Osman që nga fillimi gjithmonë ka qenë Turqishtja.

Turqishtja: Një Gjuhë e përbashkët komunikimi

Në leksikun e madh dhe të njohur Italisht-Turqisht, të përgatitur nga Giovanni Molino në vitin 1641, theksohet se Shteti i Lartë Osman posedonte një gjeografi të gjerë, ku përfshin 55 mbretni dhe bejlike, 33 popuj të ndryshëm me gjuhë të ndryshme ku gjuha e përbashkët e gjithë këtyre ishte turqishtja. Vetëm dy shekuj pas çlirimit të Stambollit, Molino tregon se në të gjithë këtë vend të gjerë gjeografik në të kohë, gjuha turke ishte po ashtu një gjuhë e përbashkët e të gjithëve.

Kjo gjuhë, në shumë sfera kishte pas një përhapje të gjerë si në atë administrative po ashtu edhe në atë ekonomike etj, dhe në këtë mënyrë ajo ishte bërë një gjuhë e cila të qonte deri në cakun e qendrës. Gjuha turke ishte përhapur që nga Bagdati e deri në Bosnje, po ashtu që nga zonat Kaukaze deri në Magrib, si gjuhë e komunikimit të kulturës dhe tregtisë. Ajo gjithashtu ka bërë takimin e Ruhiut nga Bagdadi i cili nuk kishte kaluar Erzurumin dhe Evropen, po ashtu edhe të Shem’iut nga Przreni si dhe Jahjaut nga Tashllëxha.

Duhet theksuar se edhe me gjithë këtë, gjuha turke edhe pse kishte kaq ndikim në mas, ajo për një kohë nuk ishte gjuhë e intelektualëve. Si gjuhë e shtresës intelektuale në atë kohë dhe gjuhë e civilizimit islam ishte Gjuha Arabe dhe ajo Perse. Të gjithë intelektualët, përkrah gjuhës turke, në një masë të lartë i njihnin edhe këto dy gjuhë. Gjuha Arabe ishte gjuhë e studimit të shkencave fetare, ndërsa për studimin e letërsisë dhe studimet që bënin grupacionet e ndryshme ishte Persishtja. Këto dy gjuhë, mundë të vlerësohen edhe si gjuhë e të shkruarit pos asaj që këto kishin rolin e bashkimit të të komunikuarit.

Në shpjegimet e tij Evlija Çelebiu, kur fletë për qytetin Mugla, ndër të tjera thotë: “E vërtetë është se ky vend është nga vendet e Anadollit, por populli i këtij vendi e fletë persishten dhe ka një popull mik”. (Seyahatname, v.9). të dije persishten donë të thoshte se je një person i qytetëruar dhe intelektual. Ndërsa Arabishtja pos që ishte një gjuhë kulture dhe intelektuale shkencore që zinte vendin në qendrën e studimit, ajo kishte filluar që të përhapej edhe nëpër të gjithë shtresën e masës.

Kur marrim për bazë shekullin e 17-të lidhur me përdorimin e gjuhëve, e kemi burim më të pasur dhe më të gjallë Seyahatnamen (Udhëpërshkrimin) nga Evliya Çelebiu, ku theksohet përdorimi disa gjuhëve brenda kufijve shtetërorë sipas etnive dhe popujve që jetonin. Nga to mundë të numërojmë: Gjuha Hungare, Boshnjake, Shqipe, Serbe, Hervate, Bullgare, Greke, Ruse, Ukrainase, Armene, Kurde; njashtu edhe gjuhët e kaukazit (Abaza, Çerkeze, Kabartay, gjuha Gjeorgjiane, Migrile etj.) këto pra ishin gjuhët të cilat janë përdorur në atë kohë dhe që i ka theksuar Evlija Çelebiu. Por mendojmë se ka pas edhe disa tjera që nuk i ka theksuar si gjuha e Maqedonasve etj.

Statusi i këtyre gjuhëve në masë dukej sa i përzier aq edhe interesantë. P.sh. kur flitet në lidhje me myslimanët kroat që vazhdimisht ishin në luftë aty tek kufiri, sa që edhe kur vdisnin, ishte bërë zakon që armët të ua lënin në varr,e këta, në namaze paskan kënduar suren el-Fatiha sipas gjuhës së tyre kroate, ndërsa në kufirin e Hungarisë mësojmë se ka pasur ushtar hungar dhe boshnjak të cilët nuk e kanë njohur gjuhën turke. Pra në Shtetin Osman ka pasur njerëz me dy gjuhë thuajse në çdo zonë, ndërsa në disa vende tjera hasim më me shumë se dy gjuhë.

Edhe sot e kësaj dite, ka disa vende në Greqi ku i flasin dy gjuhë. Në Selanik fliten shumë gjuhë, ku pos gjuhës turke flasin edhe gjuhën e jehudëve (Ladino) në vendet ku bëhet tregtia. Greqishtja, gjuha Bullgare dhe të ngjashme me këto njiheshin dhe fliteshin nga çdo banorë që jetonin në këto vende. Poshtë jugut të Greqisë shohim se shtresa intelektuale ka përdorur edhe gjuhën turke. Ndërsa shtresa e mesme e njerëzve kanë folur greqisht.


Përfundim

Pa marrë parasysh se çfarë etnie i ka takuar një intelektual osman, ai në përgjithësi në një masë të madhe ka pasur njohuri në nivel të duhur të gjuhës Arabe, Perse e më vonë edhe të asaj Franceze. Pos kësaj në shkrimet e ndryshme të personave të ndryshëm haset edhe përdorimi i gjuhëve që ata i përkisnin atyre etnive.

 

Burimi: Derin Tarih, 2013 Stamboll

 

Përshtati: Mr. Zymer Ramadani

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme