Libri “Rrufetë e Zotit, kundërpërgjigje ndaj vehabizmit”

Rezime librit Es-savaik el-ilahij-je fi er-redi ala el-vehabijje / Rrufetë e zotit, kundërpërgjigje ndaj vehabizmit/ nga autor Shejh Sulejman b. AbdulvehabEn-Nexhdi, vëllai i Shejh Muhamed Abdulvehabit.

Në këtë rast do të citojmë disa pasuse nga ky libër, dhe këtë ia dhurojmë atyre që hulumtojnë për të vërtetën,e veçanërishta atyre që jetojnë të thella ku nuk ka arritur të depërtojë e vërteta, duke iu lutur Allahut xh.sh. që t’i ndriçojë zemrat e tyre.

 

Të njoftohemi me librin

 

Ky libër buron nga oqeani i betejës, e ka shkruar një dijetar vigjilent që mire kishte vrojtuar rrezikun që vinte nga mendimet e vëllait të tij, andaj iu kundërpërgjigj me fakte dhe kundërshtoi liderët e tij. Ky libër është botuar disa herë në Egjipt, Sham dhe vende tjera, por botimi më i përsosur ishte botimi kemal në Egjipt vitin 1246, pastaj nga edicioni El Futuh vitin 1923, me shpjegim nga Shejh Muhamed Hasenejn Mahlufi, drejtor i instituteve të Al Az’harit. Gjithashtu autori ka edhe një vepër tjetër, që quhet “Fasl’ul-hitab fi er-reddi ala Muhamed Abdulvehab”.

Librin që e kemi para duarve është botim i shtëpisë botuese Darul insan në Egjipt, të cilin e komentoi, shpjegoi dhe recensoi Ibrahim Muhamed El Bat’havi, e që ka gjithsej 165 faqe.

Betejën që e zhvillon autori i librit Shejh Sulejman b. Abdulvehabi është koncentruar kundër supozimeve dhe iluzioneve të vëllait të tij, themelues i lëvizjes vehabiste shejh Muhamed Abdulvehab En-Nexhdi. Abdulvehabi ka lindur në krahinën e Nexhdit, vend ky nga i cili ka dalë edhe Musejleme rrenacaku, i cili pretendoi se është Pejgamber në Nexhd. Disa muslimanë ranë pre në sprovën e Musejlemit në atë krahinë e më pas ndaluan nxjerrjen e zekatit. Ebu Bekri i cili ishte halif i shtetit islam i shpalli luftë të armatosur derisa në betejën e fundit nën komandën e Halid b. Velidit, ku u vra edhe Musejleme rrenacaku.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i kishte informuar besimtarët islam për fitnen që do të dalë nga krahina e Nexhdit. Transmetuesit e sahiheve tregojnë se Pejgamberi a.s. sinjalizoi me gishtin e tij duke e drejtuar drejt nexhdit dhe tha: Atje do të ketë dridhje dhe fitne, nga ky vend do të lind edhe briri i djallit- shejtanit”!!

Në Sahihin e Buhariut dhe të Muslimit me transmetim nga Ebu Hurejreja r.a. gjejmë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Koka e kufrit do të jetë nga lindja (duke sinjalizuar drejt Nexhdit)”.

Edhe thirrja - lëvizja vehabiste lindi nga Nexhdi, lëvizje kjo e cila ringjalli ekstremizmin dhe mendimin dhahirij duke mohuar vesilen nga Pejgamberi edhe pse një veprim i tillë është vërtetuar me argumente autentike. Pastaj ringjalli idenë e antropomorfizmit, duke e përshkruar qenien e Allahut xh.sh. si trup, mohuan vizitën e varrezave, e veçanërisht varrezat e njerëzve të mirë, edhe pse këto vizita janë të vërtetuara me sunnet.

Pastaj autori thotë: Edhe pse medhhebi që dominonte atëherë në atë vend ishte medhhebii Imam Ahmed b. Hanbelit r.a., këta nga ky medhheb morën vetëm çështje nga lëmia e fikhut, por jo edhe nga çështja e akaidit (besimit). Ata shkuan edhe më larg se kjo, ata i gjykuan si të pa fe (kafira) ata të cilët nuk pajtoheshin me mendimin e tyre, pra nëse nuk je me ta, atëherë Zoti na ruajt ti je pa fe (kafir).

Në fillim të librit Shejh Sulejman b. Abdulvehabi, sqaron kushtet e udhëheqësit islam. Pastaj rezultatet e betejës së tij me vëllain e tij Muhamed Abdulvehabi, ku në faqen 25-26 thotë: Njerëzit janë sprovuar me të tillë që thirren në librin e Allahut (Kur’anin) dhe sunnetin dhe nxjerrin dispozita nga këto dy burime, pa çarë kokën çfarë thonë ata që nuk pajtohen me ta.  Nëse kërkon nga ai që mendimi i tij tëshoshitet nga dijetarët, ai shqetësohet, nuk pajtohet, por përkundrazi i detyrojnë njerëzit që të marrin dispozita nga ajo e që e kupton ai, e ai i cilinuk pajtohet me te, ai tek ai është pa fe (kafir). Ky qëndrim nuk është cilësi e ixhtihadit, por këto janë qëndrime që burojnë nga të paditurit.

            Autori vërteton se pasuesit e vëllait të tij janë havarixhë, e këtë e sqaroi në titullin ku në faqen 26 thotë: “Besimi i havarixhëve, është besimi i tyre -vehabive). Pastaj në faqen 47 të librit i drejtohet vëllait të tij duke e këshilluar dhe i thotë: Allahu të mëshiroftë, shihe metodologjinë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. se si është përmbajtur nga zhveshja e Islamit për ata që thoshin se janë muslimanë. Ndalu pak shiko metodologjinë e sahabëve, shiko në udhëzimin e Pejgamberit a.s. dhe dijetarëve të mëdhenj islamë, ndoshta Allahu të mëshiron dhe të udhëzon në rrugën e drejtë, ndoshta zgjohesh nga kllapia për të cilën po pretendoni se është sunnet i Pejgamberit s.a.v.s.”

Pastaj shejh Sulejman në faqen 77 i drejtohet vehabive duke u thënë: O robërit e Allahut, frikësohuni Allahut xh.sh. frikësohuni nga kjo shtypje e rëndë, i keni ofenduar dhe bërë dëm besimtarëve dhe besimtareve, e Allahu xh.sh. thotë: E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh. El-Ahzab 48. Pasha Allahin, robërit e Allahut (besimtarët) nuk kanë bërë asnjëmëkat përveç “mëkatit” se ata nuk ju kanë pasuar juve, që të akuzojnë me kuferata për të cilët tekstet autentike dëshmojnë për islamin e tyre. Nëse ata jupasojnë juve, do ta hidhërojnë Allahin xh.sh. dhe të[ Dërguarin e Tij, e nësekundërvehen mendimeve tuaja, ju i gjykoni me pafe (kufr) të dalë nga feja (Murted). I Transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Nuk i frikësohem ummeti tim nga ndonjë bandë që do t’i luftojë, e as ndonjë armik që i lufton, por i frikësohem ummetit tim nga udhëheqësit e humbur që kur t’i nënshtrohen atyre i robërojnë, e nëse i kundërshtojnë i vrasin – mbysin” Taberani nga Ebu Umame. Pastaj e përkujton Muhamed Abdulvehabin me veprimet e Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, Aliut e shumë të tjerëve nga selefi i ndershëm se ata  asnjëherë nuk i imponuan askujt fjalët dhe mendimet e tyre.

Pastaj në faqen 79 i drejtohet vëllait të tij dhe ndjekësve të tij duke u thënë:  Ju po e akuzoni me pafe (kufr) atë që nuk pajtohet me fjalët tuaja, atë që nuk thotë siç thuani ju, atë që nuk mendon si mendoni ju, atëherë për Alllah po ju pyes: a jeni ju të mbrojtur nga gabimi që ne detyrimisht të pranojmë fjalët dhe mendimet tuaja? Nëse thoni jo, atëherë pse i impononi ummetit që të thuan dhe veprojnë ashtu si thoni ju, apo ndoshta po mendoni se ju jeni udhëheqësit, dijetarët që populli detyrimisht duhet t’ju nënshtrohet juve dhe bindjes suaj?! Po ju pyes për All-llah të na tregoni, a ka ndonjë njeri prej jush që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet islame për të qenë udhëheqës e që i kanë shtjelluar dhe shpjeguar dijetarët islamë, apo së paku a keni plotësuar një kusht prej atyre kushteve? Për Allah ju lutemi, ndaluni, braktisjeni fanatizmin dhe leni muslimanët të qetë të zbatojnë fenë e tyre ashtu si e mësojnë nga dijetarët. Për Allahu ju lutemi, kini frikë nga dënimi i të Gjithfuqishmit, Krijuesit të tokës dhe qiejve.

Për në fund, edhe pse Shejh Sulejmani është nga Nexhdi, kjo aspak nuk i pengon atij të potencojë të vërtetën se fitneja do të lindë nga Nexhdi, andaj edhe në librin e tij e emëroi një nëntitul me emrin “Shejtani i Nexhdit” f. 112, atje përmend hadithet e Pejgamberit a.s. që janë të vërteta e që sqarojnë këtë çështje.

 

Nga arabishtja

J. Zimeri

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme