ROMANI I RI NGA SHTËPIA BOTUESE LOGOS-A
Akademik Enes Karić, "Varreza Çifute"
"Feja është kufiri i njeriut, i zakonshëm, por, gjithmonë i pranishëm, sikur ajri në mushkëri. Nëse je i vetëdijshëm për këtë kufi, të përcjellë sikur hija përderisa të ketë dritë. Hija është tek ti afër, ndërsa drita përreth dhe kudo...”
(Nga romani “Varreza çifute”, Logos –A, Shkup, 2016)
Lexues të nderuar dhe dashamirës të romanistikës realiste, më lejoni që të ndaj me juve, e bëhet fjalë për botimin e edhe një romani të Akademikut të mirënjohur boshnjak, Enes Karić, “Varrezat çifute”, nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup, Maqedoni, i cili doli nga shtypi para disa dite.
Në fillim, të sqarojmë vetë titullin e romanit “Varrezat çifute”, - këtu nuk bëhet fjalë për vuajtjet e çifutëve, por kalvaria e tyre historike sigurisht që kuptohet si një metaforë, si një paradigmë për rrethimin e Sarajevës, për të cilën gjë bëhet fjalë në këtë roman. Toponimi i varrezave të vjetra çifute të Sarajevës, gjatë rrethimit të Sarajevës, ishte një vend ku qyteti është bombarduar nga forcat e Radovan Karadžić, por, në roman nuk është kjo tema kryesore.
Nëpër varrezat çifute, në fillim të luftës, në qytet hynë personazhet kryesore të romanit, katërmbëdhjetëvjeçari Sadik Dobrača dhe motra e tij Suada, të cilët u kapën nga forcat serbe në fshatin Vragollovi afër Rogaticës, me qëllim që të shkëmbehen për snajperistin serb - kriminelin e madh çetnikë e vrasës, i cili është kapur nga ushtria mbrojtëse e Sarajevës në një nga aksionet e tyre. Dhe ngjitur me varrezat hebraike në një bodrum, Sadiku dhe motra e tij Suada gjetën strehim.
Romani zhvillohet në dy plane kryesore - i pari është një luftë për mbijetesë e dy të zënëve rob, në ferrin e Sarajevës, ku në çdo hap është reflektuar kafshërimi e shtazarakia, por edhe humanizmi i vetë popullit; plani i dytë është një spektakël i çështjeve politike, teologjike dhe filozofike të mbijetesës së boshnjakëve dhe vetë Bosnjës, pyetjet që i kishte hedhur lufta gjenocide, e në të cilat pyetje edhe sot e kësaj dite nuk është marrë ndonjë përgjigje.
Kur është fjala për mbijetesën e këtyre "refugjatëve të brendshëm", autori me mjeshtëri e gërsheton historinë e tyre si një lloj ontologjie të vetë rrethimit të Sarajevës. Në luftë për mbijetesën e zhveshur nga humanizmi, njerëzit e lënë habitusin e vetë moral dhe social dhe, për fat të keq, shndërrohen në kriminelë të vegjël dhe të mëdhenj, duke e plaçkitur popullin e shkretë dhe të dobët (sikur qe rasti me "Sarajevo Evropski Jeruzalem", vjedhja e patikave në xhaminë e Gazi Husrev-beut dhe të ngjashme), duke urryer çdo gjë që ata nuk njohin, ose nga të cilat ata nuk kanë dobi.
Në planin e dytë të romanit, autori fokusohet në funksionimin e qeverisë. Kjo qeveri shpesh është sjellë me popullin e vetë sikur hajdutët e sipërpërmendur, vetëm duke i maskuar impulset e ulëta me fraza të mëdha, luftën për fenë, kombin, vendin. Është karakteristikë përshkrimi i rrjedhës së mbledhjes historike të intelektualëve boshnjakë në "Holliday Inn", ku reprodukohen pikëpamjet e aktorëve kryesorë të skenës politike boshnjake të çështjes kombëtare, të gjatë luftës, duke kërkuar rrugëdaljen nga labirint i përgjakshëm boshnjak. Autori i ironizon disa akterë, disave madje duke ua deklaruar edhe emrat e tyre, si të papjekur dhe të papërgjegjshëm, dhe si një kontrapunkt ai i përmend disa fjali të famshme të presidentit Izetbegović, dhe sa më shumë, edhe personazhin e tij kryesor Mustafa Spahić - Mujki, i cili e gjithë çështjes i jep një koment të ndjeshëm dhe shpesh edhe ironik e të hidhur.
Tregimi i përgjithshëm i romanit është i vendosur në Leiden të Holandës, në kafe-librarinë “Erasmus Roterdamus Bookstore"; ku flasin refugjatët boshnjakë Sadik Dobrača dhe shoku i tij, ish oficer i Unproforit, me emër Kristijan. Bashkëbisedimi kthehet në një monologim të Sadikut, tregimit rreth fëmijërisë së tij dhe ditëve të mitur në fshatin e tij të lindjes në afërsi të Rogaticës, në lidhje me shkëmbimin e tij të pazakontë për snajperistin serb, për çka edhe është “futur” në Sarajevë të përgjakur, për jetën në Sarajevën e gjatëluftës, mërgimin e tij për në Holandë...
Nga kjo mënyrë, autori dëshiron pamjen e vet mjedisit amë të tij - mainstreemit të tij intelektual dhe politik – duke zhvendosur në margjinat e shoqërisë, pra, në atë hapësirë që (duhet) të natyralizohet vizioni i besueshëm narrator, si një vëzhgues neutral dhe me këtë të jep një garanci të besueshme të verifikueshmërisë të idesë së mundur sakrocentrike të konsensusit social që promovon romani. Por që, duke pasur parasysh karakterin e vetë por edhe vetë përmbajtjes, shtylla komplote kurrizore e romanit paraqet një lloj të kronikës së ngjarjeve kyçe politike dhe historike, të zhvilluara kryesisht në qarkun e elitës intelektuale dhe të asaj politikane sarajevase, në një nga hotelet e njohur të Sarajevës “Hollyday Inn”, ... e gjithë kjo në verën e vitit 1993, ku u zhvillua takimi i rëndësishëm rreth fatit të vendit dhe popullit, definohet strategjia ushtarake dhe e luftës politike, dhe vendoset rreth ndërrimit të emërtimit Myslimanë në Boshnjakë, etj.
"Feja është kufiri i njeriut, i zakonshëm, por, gjithmonë i pranishëm, sikur ajri në mushkëri. Nëse je i vetëdijshëm për këtë kufi, të përcjellë sikur hija përderisa të ketë dritë. Hija te ti është afër, ndërsa drita përreth dhe kudo. Shiko ndonjëherë në hijen sikur një paralajmërim. Mos lejo që drita të zhduket, sepse do të zhduket edhe hija, do të zhduket edhe paralajmërimi, do të hapërosh në errësirë. Dhe atje, në errësirë, nuk ka kufij, kurrfarë, e as hije, kurrfarë, i vë këmbët ku dëshiron, nuk e di dallimin në mes të hallallit dhe haramit, e gjithë të bëhet njësoj, sikur lopës, e cila nuk di të dallojë barin e pronarit të saj nga bari i komshiut të tij. Bari këtu, bari atje, dhe në mes një gardh i thyer ... Të dashur vëllezër, njohja e gardhit të thyer ende është një kufi, qoftë edhe e kaluar, është mirë që jemi të vetëdijshëm edhe për një të tillë...!”
Vaizët (predikuesit) e preferuar të Sadikut janë hoxha i xhematit Gusić, nga vendlindja e tij Vragollovi dhe Mustafa Spahić - Mujki, disi replika paksa e idealizuar letrare e Mustafa Spahiqit, personalitetit të famshëm në jetën publike të Sarajevës dhe Bosnjës e Hercegovinës. Që të dy, secili në mënyrën e vet, janë protagonistët e tolerancës, dialogut, transparencës, kërkimit të emëruesit të përbashkët dhe pikave prekëse me të tjerët, veçanërisht atyre të cilët nga pikat fillestare të vet backgroundit të tyre ideal anojnë kah afirmimit të vlerave të njëjta. Sa është Mustafa Spahić - Mujki pika qendrore dhe fokusale ekumeniste e botës së dizajnuar noveliste, në të njëjtën masë është edhe pozita e tij liminale kundrejt diskursit institucional të Islamit të cilit në mënyrë diskrete dhe me respekt është ndoshta qëllimi më i mirë i individëve (Hafiz Ismet ef. Spahić) i atribuuar një klaustrofobi e caktuar. Në gjithë këtë është më se evidente edhe simbolika topografiko-hapësinore. Ismet ef. Spahić është imam/hatib i xhamisë qendrore të bashqarshisë sč Sarajeës, xhamisë së Gazi Husrev-beut, kurse Mustafa Spahić - Mujki ordinon në xhamitë "satelitore" të Magribisë dhe Qobanisë dhe, jo rastësisht, lëvizja e Mujkisë nuk zhvillohet në qendër por në mënyrë misionare depërton në hapësirë laike. Autori, në pjesën e fundit të romanit, do t'i jep shans që në shkallët e Teatrit të jep vazë-ligjëratë njerëzve të fshehur nga granata dhe të gjithë ata, pavarësisht nga feja dhe ligji, i magjeps sikur profetët e lashtë inxhilor.
Rreth luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në veçanti rreth luftës në Sarajevë, janë shkruar libra të shumta, disa prej tyre janë me famë botërore, por pak prej tyre janë larguar nga stereotipat e pritshme komerciale, reportazheve emocionale ose ndihmave të vuajtjes.
Romani "Varrezat çifute" i Akademikut të mirënjohur boshnjak, Enes Karić, mund të karakterizohet si një sintezë e parë e madhe e therjes “vëllavrasëse”. Me paraqitjen brilante letrare, gjuhës së rafinuar, urtësisë së qetë dhe lirizmit të rastit, na paraqitet njëra nga pjesët më të përgjakshme të historisë së popullit boshnjak. Ndryshe nga gjenitë famëkeq të tranzicionit, që lexuesit shpesh i mashtrojnë me vulgaritet, kjo vepër letrare me vetë qasjen e saj objektive, analiticizmit kritik dhe realizimit estetik, e preokupon vëmendjen jo vetëm dashamirët vendas të letërsisë realiste, por edhe dashamirët e huaj.
Përgatiti: Mr. sc. Azmir Jusufi (Prizren)