Arroganca pan-ortodokse e Peshkopit Janullatos

Deklarata e Janullatosit se Shqipëria nuk është komb tipik musliman, shkruesit të këtij shkrimi i solli ndër mend 23 qershorin e vitit 1879 kur deputeti shqiptar në parlamentin osman, Abdyl Bej Frashëri sëbashku me Mehmet Ali Vrionin i shkruan sulltan Abdülhamtit II një peticion në lidhje me mbrojtjen e tokave shqiptare. Në peticionin e tyre, dy bejlerët shqiptarë i rrëfenin sulltanit politikën helenizuese që Greqia po bënte me jugun e Shqipërisë duke hapur shkolla greke nëpër qytete dhe fshatra dhe blerë me para dhe hekur shpirtrat e jugut të Shqipërisë. Vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë sipas Abdyl Beut, do të ishin katastrofale për popullsinë shqiptare që i takon fesë islame, pasi ajo do t’i ekspozohej terrorit dhe zhdukjes. Duke i grabitur Shqipërisë Nartën dhe Prevezën, Abdyli mendonte se Greqia pas kësaj do të kërkonte të pushtojë të gjithë Toskërinë.
Shqetësimi më i madh i Abdyl Frashërit ishte se: ‘mos e dhëntë Zoti se, nëse (Greqia) merr Nartën ajo do të mundohet të fitojë simpatinë e popullatës muslimane dhe ti tërheqë për vete duke u dhënë atyre ofiqe dhe grada. Kurse përveç kësaj ajo do të sakrifikojë çdo gjë dhe do të përdorë lloj – lloj dredhirash për të themeluar shkolla greke… duke përgjithësuar gjuhën greke, përhapur arsimin, ushtruar moralin dhe doket e tyre, është e qartë se kjo gjë do të shpiente tërë Toskërinë në rrugën e greqizimit.’

Ndërsa më pas konkludonte se: ‘nëse Greqisë do t’i jepen Narta dhe Preveza me rrethina, ose vetëm qyteti, atëherë padyshim para se të kalojnë pesë vjet e tërë Toskëria do të bjerë nën robërimin e Greqisë.

Është e qartë se (Greqia, shqiptarëve) do t’ua zhdukë kombësinë, fisnikërinë, doket dhe besimin e tyre’ Tamam siç Abdyl Frashëri mendonte 128 vjet më parë, deklarimet e Janullatosit se shqiptarët nuk janë komb tipik musliman, apo se Enver Hoxha i paskësh thënë eprorit të tij ortodoks, Stalinit se në Shqipëri ka rreth 30% ortodoksë dëshmojnë se rajai helen që është ulur në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej 17 vitesh është nxënës i betuar i ideve shoviniste të Megali Ideas dhe helenizmit e zhdukjes që i është bërë shqiptarëve muslimanë që prej 128 vitesh. Si agjenti më i madh helenizmit në Shqipëri në këto 17 vitet e fundit, Anastas Janullatos nuk ka ndërtuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë siç ai mburret lartë e poshtë, por në të kundërt i ka shërbyer helenizimit të saj, nxitjes së Luftës Civile në Shqipëri në vitin 1997, djegjes dhe shkatërrimit të vendit, vendosjes në pushtet nga viti 1998 e deri në 2005 të një klike fondamentalistësh ortodoksë etj. Rajai grek Janullatos, gjyshërit e të cilit i kanë grabitur me dhunë tokat shqiptarëve muslimanë të Prevezës pas Kongresit të Berlinit, e di fare mirë që Kisha Ortodokse e Shqipërisë që prej ndërtimit të nacionalizmit shqiptar është dizanjuar që të jetë kombëtare dhe shërbejë Shqipërisë. Sami Bej Frashëri, ati i nacionalizmit shqiptar, një nga amanetet që i vuri përpara shqiptarëve në 1899 kur shkroi ‘Shqipëria çka qënë, çështë dhe çdo të bëhetë’ ishte që pas gjuhës, kombi shqiptar do të rronte vetëm pasi shqiptarët ortodoksë ‘të shpëtohenë nga xgjedha e priftërisë së greqet, të bullgarëvet e të serbëvet e të kenë kishën’ e tyre me priftër shqipëtarë e me ungjill shqip; se Krishti s’ish as grek e as shqah.’

Edhe pse shqiptarët në fillim të shekullit të XX kur ndërtuar shtetin e tyre kombëtar arritën të përmbushin amanetin e Samiut, pas rënies së komunizmit Greqia duke gjetur një Shqipëri të copëtuar dhe të varfër, dhe shqiptarët të lënë në injorancë mbi fetë e tyre arriti të minojë ëndrrën e nacionalizmit shqiptar, t‘i hedhë hi syve disa toskëve renegatë dhe manipulojë ndjenjat kombëtare në Shqipëri. Siç At Foto Ciçi vë në pah në shkrimin ‘Problemi mysliman në ortodoksinë shqiptare’ Janullatosi duke blerë më para disa renegatë myslyman toskë si Nikolla Hyka, Joan Pelushi dhe Andon Merdani dhe veshur këta derdimenë të bërë synet në priftërinjë ortodoksë, dhe duke përdorur edhe disa politikanë socialistë, në këto 17 vitet e fundit ka arritur të minojë pa-anësinë fetare të kombit shqiptar, ndërtojë një rikonkuistë fetare në vend dhe helenizojë Kishën Ortodokse. Në vitin 1997 kur palikari i tij, Fatos Nano erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit të orkestruar nga Greqia, deklaroi se do të shuante 555 vite histori nga kombi shqiptar. Që atëherë me spiunërit e tij Nano arriti të shkatërrojë strukturat e Komunitetin Musliman në Shqipëri duke futur në të agjentët e tij, vrarë dhe dëbuar jashtë KMSH-së patriotët shqiptarë dhe persekutuar muslimanët në të gjithë vendin. Në vazhdën e luftës fetare kundër Islamit, Janullatosi arriti të rekrutojë edhe ndonjë toskë si puna e Rexhep Mejdanit që flet me gjuhën e tij për përqindjet Islame në Shqipëri, apo edhe disa argatë si Albert Doja e Agim Kukeli që shërbejnë nëpër universitetet e Greqisë në Tiranë, apo edhe ndonjë si Piro Prifti, dhe me ata sulmon identitetin e muslimanëve shqiptarë, ndërsa jua lë vajzat me shami dhe djemtë me mjekra muslimanevë jashtë shkollave, për të siguruar kështu privimin shkencor të muslimanëve shqiptar. Duke përdorur intrigat e tij me pushtetin socialist, Janullatosi ka arritur të lërë muslimanët shqiptarë edhe pa xhami të madhe në qytetin që ata themeluan që në 1600, ndërsa për vete po ndërton një goxha katedrale në mes të parqeve publike të Tiranës.
Vetëmburrja e Janullatosit se ‘ndihmesa’ e tij për të zhvilluar Kishën Ortodokse është një kontribut i madh për Shqipërinë, pasi Shqipëria tashmë nuk është një komb tipik mysliman por një shoqëri multifetare, janë një gënjeshtër.
Pasi Janullatosi nuk do një Shqipëri multifetare dhe multikulturaliste. Eprorët e tij në Greqi, si kryepeshkopi Kristodoulos psh, pas 11 Shtatorit 2001 i apeluan Xhorxh Bushit që të korigjonte gabimet amerikane në Kosovë dhe shtypë “terroristët islamikë” kosovarë nëpërmjët “ortodoksëve heroik” serbë. Ndërsa në anën tjetër Kisha Greke nga e cila Janullatosi vjen, ka refuzuar vazhdimisht ndërtimin e xhamive për muslimanët e Greqisë dhe Athinës, edhe pse Athina ishte qytet myslyman 200 vite më parë.

Përkundër pretendimeve të Janullatosit, multifetarizmi dhe multikulturalizmi i Shqipërisë është vepër e rilindasve shqiptarë të cilët u ngritën mbi ndasitë fetare dhe edhe pse me shumicë muslimanë, ju dhanë krahun vëllezërve të tyre katolikë dhe ortodoksë për ndërtimin e një Shqipërie tolerante dhe nuk vepruan siç vepruan gjyshërit e Janullatosit që i grabitën me dhunë tokën muslimanëve shqiptarë në Greqi, dëbuan që aty muslimanët, çifutët dhe katolikët dhe helenizuan arvanitasit.

Në intervistë kur Janullatosi shprehet se:
‘Në fillim të viteve 1990 shumë njerëz, kuptohet, që menduan se për të pasur një identitet duhet të kemi një identitet të ndryshëm nga ai i fqinjëve tanë. Por ishte naive, Shqipëria nuk është në Arabinë Saudite apo në Afrikë, por është në Ballkan dhe Kisha Ortodokse është një urë me fqinjët. Nuk është kërcënim, por është bekim, kur ne shkojmë për shembull në Rumani dhe ata e shohin që gjuha shqipe flitet në Rumani, në Rusi nga peshkopi grek, i cili flet shqip, kremton atje me patriarkun dhe me njerëzit e tjerë.’
Tregon që ky njeri çdo gjë mund te jetë por vetëm njeri i Zotit dhe i Krishtit jo. Pasi Krishti që lindi dhe predikoi në Afrikë dhe Lindjen e Mesme i mësoi njerëzit që të duan njerëzit pa dallim feje dhe kontinenti. Ndërsa racizmi gjeografik që Janullatosi tregon ndaj afrikanëve dhe arabëve dhe dëshira e tij për të projektuar Kishën Ortodokse si një urë komunikimi me fqinjët ortodoksë tregon se Janullatosi nuk është njeri i Zotit që sheh punët e Perëndisë, por një agjent i pan-ortodoksisë, Megali Ideas dhe pan-sllavizmit i cili kërkon që të izolojë shqiptarët nga bota e gjerë dhe ti lidhë ata me Rumaninë, Rusinë, Serbinë dhe të gjithë pan-Ortodoksinë. Megjithatë, urata etij Janullatos harron se shqiptarët nuk kanë nevojë për urat e ortodoksise për t’u lidhur me botën. Shqiptarët historikisht i kanë gjetur vetë urat e tyre të komunikimit si me popujt e Lindjes ashtu edhe të Perëndimit, me muslimanët dhe me të krishterët, dhe për këtë nuk kanë sesi të marrin dorë nga një raja si urata e tij Janullatos, i cili pasi ju ka pushtuar shtëpitë dhe trojet shqiptarëve prevezarë 128 vite më parë dhe tanimë edhe Kishën, kërkon t’ju dirigjojë edhe gjeopolitikën në shtëpinë e tyre.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme