Vërtet unë jam terrorist..?

Arrestimi
E dija se afër shtëpisë sime, e cila ndodhej në mes të një rrugice të ngusht, janë të zënë me vrasje, arrestime dhe me bastisje të shtëpive. Po ashtu e dija që shumica e banorëve të lagjes sime posedojnë armë dhe nganjëherë rradhiten në mesin e atyre që përdorin dhunën. Madje e njohë një fqiun tim, i cili më thoshte se me një gjuajtje që kishte bërë kishte vrarë dy ushtarë amerikane. Unë isha i vetmi banor i lagjes që nuk iu kisha bashkangjitur luftëtarëve çlirimtar, dhe në këtë moment derisa ata po bastisnin lagjen time unë isha i sigurt se nuk do të kenë punë me mua. Edhe fëmijët i kisha të vegjël, dhe nuk mund të bënte gjë as vajza ime dymbdhjetë vjeçare, as vajza tjetër, e cila sapo kishte mbaruar klasën e parë fillore, po ashtu as djali im katër vjeçar nuk kishte ndonjë rrezik për shtypësit. Gruaja ime e re aq shumë e kishte zemrën e dobët sa që derisa vija në shtëpi me vete mendoja se tani atë, nga dëgjimi i këtyre vrasjeve, plagosjeve dhe arrestimeve, do ta lëshoj fare zemra. Zërat e armëve e frikësonin shumë atë, madje nuk kishte fuqi as ta shikoj ndonjë armë. Një ditë prej ditëve, një i ri nga të afërmit tanë erdhi në shtëpinë tonë që t’i fshehte armët që i kishte të tepër për momentin, ajo as që pati guximin t’i shikonte ato dhe një herë kur i shikoi padashje filloi të dridhej tmerrësisht, kështu që, pasi edhe unë nuk desha që të ngatërrohem në gjëra të këtilla nuk pranova që ai t’i fshihte armët në shtëpinë tonë. Duhet të them se kur djaloshi i solli armët për t’i fshehur në shtëpinë tonë, deri atëherë sytë tonë asnjëherë nuk kishin parë dhe nuk besonim dotë që sulmi shtazarak i tyre mbi lagjen tonë të jetë i llojit të këtillë. Atë natë e shqelmuan dhe e thyenë derën e shtëpisë sonë dhe hynën brenda në mënyrën e tyre luftarake. Në fillim disa prej tyre uleshin dhe me armët e tyre ruheshin nga ata që sulmonin, në këtë mënyrë, duke ecur barkazi përgatisnin gjendjen për sulmin e parë dhe krijonin rrugë të sigurta për të sulmuar. Oborri ynë u mbush plotë ushtarë dhe filluan t’i afroheshin ballkinit, i cili gjendej i kthyer kah oborri. Unë dhe gruaja i kishim përqafuar fëmijët dhe të gjithë së bashku ishim bërë tubë në fund të dhomës, me qëllim që xhamat e dritareve që thyheshin nga plumbat e ushtarëve mos të na dëmtonin. Edhe dërën e ballkonit e cila hyrjen e kishte në dhomën ku ishim tubuar e thyen me shqelma, në mënyrën e tyre shtazarake. Dhe përnjehrë në dhomë u futën dy persona të armatosur, armët e të cilëve ishin gati për të gjuajtur. Pastaj edhe tre persona tjerë iu bashkuan këtyre. Kur njëri nga ushtarët na pa neve të tubuar në këndin e fundit të dhomës bërtiti me zë të lartë dhe filloi të gjuaj, kështu që e shkatërroi, murin, derën dhe çdo gjë që pat në kuzhinë. Lusteri, frigoriferi, karrigat dhe tavolinat u shkatërruan plotësishtë dhe asnjëra nga to nuk ishin në gjëndje që t’i njihnim si më parë. Nuk e dij se nga çdo automatikë i tyre sa qindra plumba u zbrazën në shtëpinë tonë. Nga plumbat e shumtë kishte rënë i gjithë qyreçi nga muret. Për një moment njëri nga ta dha urdhër që të ndërpritej e shtëna. Çdo vend e kaploi një qetësi mortore. Madje unë dhe familja ime nuk merrnim as frymë. Amerikani i cili kishte dhënë urdhër që të ndaleshin të shtënat, dhe bëri me shenjë që tregonte që akoma tani na kishte parë. Në fillim na u sul me tyten e automatikut dhe pastaj me qytën e tij dhe fliste diçka që ne nuk kuptonim asgjë nga fjalët e tij. Pas goditjeve të ashpra që morëm, kuptuam që duhej që t’i ngrisnim duart mbi kokë dhe të dalim jashtë në oborr. Nuk e dij se çfarë force i erdhi gruasë sime që nuk u humbi vetëdijen në atë moment. I mori fëmijët para vetes dhe pas meje doli jasht. Posa dolëm jasht pash një ushtarë që qëndronte pas derës, dy të tjerë në të dy anët e ballkonit, dy të tjerë në mes të oborrit dhe katër ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë qëndronin prapa dërs së hymjes. Përnjeherë na mbyllën sytë me disa qese të najllonit, me qëllim që mos t’i shihnim ushtarët të cilët gjendeshin në oborrin tonë. Në realitet, ushtarët me helmeta dhe me syza që ia mbulonin sytë, me rroba të trasha, dhe padyshim që nënë rroba kishin edhe jelekët anti-plumb, po t’i kishim shikuar ata me orë të tëra nuk do të mund që t’i dallonim njërin prej tjetrit. Kur na shtynë nga prapa atëherë e kuptova se çka dëshirojnë nga ne. Dëshironin që të na merrnin me vete për të na burgosur. Kur shkelëm tokën e oborrit na u përkeqësua gjendja. Me goditje të rënda nga prapa na shtynin që të ecnim para dhe në drejtim që nuk e dinim, dhe këto çaste tragjike i shoqëronte britma e mëdha dhe të egra të ushtarëve amerikane. Gruaja ime gjëmonet shumë lehtë, kurse vajza ime e madhe qante ngadale nga frika e madhe që kishte. I dëgjoja shumë mirë të qarat e vajzave të mija dhe e kuptoja se janë duke më shoqëruar mua. Por zëri i djalit tim katër vjeçar vetëm sa shkonte e largohej nga unë, dhe posa doja që të ndaloja dhe të përqëndrohem te zërat e fëmijve, menjëherë pasonte shtyrja nga mbrapa e ushtarëve amerikan, dhe me qëllim që të mos dëgjohej zëri i tyre flisnin qetë dhe jepnin urdhëra ngdalë. Nga zërat e tyre dhe qindra zëra tjerë, toni i të cilëve biente në muret dhe ktheheshin prap te ne, e kuptova se jemi në fund të rrugicës. Në atë moment mua më mbështetën për një murë të hekurt. E preka me dorë murin e hekurt dhe kuptova se isha mbështetur në një kamion ushtarak. Më detyruan të ngjitem lartë dhe të futem brenda në te. Pasi hypa lartë më shtypën supet. Kur e bënë këtë gjë mendova se mbi kokën time është ndonjë tavan dhe më ndihmojnë që koka ime mos t’i biej tavanit, por kur vërejta se më shtypin katër duar atëherë e kuptova se duhej që të ulesha në gjunj. Ato katër duar mi rrotulluan gjunjët dhe duart mi lidhën nga prapa me një litar apo fije peni të hollë. Nga prapa më ranë në kokë më dhe para se të alivanoseja dëgjova klithjet e gruas sime.

Burgu
Nuk e kuptova se sa rrugë kaluam me kamionin që ndodhesha në te. Athua akoma jemi në Bagdad apo kemi udhëtuar shumë sa që edhe kemi dalur jashtë qytetit. Ngase ma kishin lidhur kokën me qese të najllonit ishte plotësishtë terrë dhe atë e kishin lidhur aq fortë që mos të depërtoj aspak dritë në brendësi të saj. Duartë që mi kishin lidhur nga prapa nuk ndienin asgjë, madje nuk e ndienin as ftohtin e as nxehtin. Ndihesha sikur duart mu kishin këputur fare dhe nuk kishte mbetur asnjë pikë gjaku në to, por shpatullat e ndienin nxehtësinë që vinte nga jashtë, kështu që e kuptova se ishte bërë ditë. Kur më zbritën nga kamioni, apo më mirë të themë kur më gjuajtën nga kamioni, atëherë fillova ta ndieja rrezet e forta të diellit. U ngrita në këmbë, eca pak para – prapa dhe sipas pozitës së diellit nga i cili vinin rrezet e forta vërejta se ishte mesditë. Andaj e kuptova se rrëthë dymbdhjetë orë isha pavetëdije. Isha I tronditur aq shumë sikur ndieja një dhimbje gjilpëre në kofshat e këmbëve dhe kjo më mbajti një kohë të gjatë. Pas qëndrimit rrethë gjysmë ore në diellë u nisëm për rrugë dhe më dërguan në qeli po ashtu sy mbyllur u mbështeta për muri, dhe pastaj u ula në tokë. Etja dhe nevoja për toalet më mundonin shumë, edhe pse bërtimat dhe lutjet e mia që t’i kryeja këto nevoja ose askush nuk i dëgjonte ose nuk i jepnin rëndësi fare. Pas dy orëve dëgjova një zë burri, i cili me një arabishte të pastër më pyeti për gjendjen time apo a kisha ndonjë gjë që dëshiroja. Atij ia thashë gjërat që i dëshiroja. Ai prap më pyeti: “Nuk të kanë marrë në pyetje? A të kanë rrahur?”…

Ia ktheva: “Kam dymbdhjetë orë që jam i etur dhe kam nevoje shumë që të shkoj në toalet, dhe derisa nuk shkoj atje nuk mund të them asgjë.” Me gjuhën e nënës, në anglishte e urdhëroi rojën dhe doli duke qeshur. Mua më çuan në toalet me duart e lidhura, para se të hyja brenda në toalet mi zgjidhen duart, pastaj e mbyllën derën dhe dolën jashtë. Me gjithë atë tragjedi pasi mi zgjidhën duart arrita që t’i lëvizja ato në mënyrë normale. Kështu që hoqa qesen nga koka dhe arrita që të merrja frymë. Ma tërhoqi vëmendjen një lavaman dhe dy toalete të papastërta, të errëta me një dritë në tavan e cila ndriçonte shumë pak vendin aty. Isha në dy mendëshe më parë të pij ujë apo të shkoj në toalet. Më në fund vendosa që një herë të pijë ujë dhe pastaj të shkoj në tolaet, dhe veprova në të njëjtën mënyrë. Lava duart dhe fytyrën dhe s’di se sa litra ujë piva në atë moment, derisa aty hyri gardiani i burgut i cili më foli diç por nuk e kuptova asnjë fjalë nga ai. Por sipa lëvizjeve të duarve të tij e kuptova se duhet përsëri ta lidhja kokën me esen e najllonit. E vura qesen në kokë dhe derisa ktheheshim dëgjoja zëra të të burgosurve dhe e vërejta se këtu ekzistojnë disa qeli të mbushura me njerëz. Të burgosurit ose më shihnin ose dëgjonin zërin e hapave të mi kur isha duke kaluar praën tyre. Më në fund gardiani më shtyri fortë në qeli dhe ma mbylli dërn me dry. Tani duart i kisha të zgjidhura. Me ndihmën e gishtave dhe të dhëmbëve arrita që ta shqyeja pak kesen prej najllonit, e cila ma zinte frymën, dhe kështu fillova të mirrja frymë në mënyrë normale. Posa dëgjova zërat e hapave të gardianit, menjëherë qesen e ktheva në anën e prapme, me qëllim që vendi që e kisha shyqr me dhëmbë të dilte prapa kokës, kështu që gardiani mos të kuptoj një gjë të tillë. Dëgjova se para meje e la një enë dhe iku. Edhe pse nga aroma e mora vesh që ishte ushqimi, por derisa u sigurova se gardiani kishte ikur, përsëri e ktheva qesen dhe kur e pash ushqimin uria më shtua edhe më tepër. Por nuk kisha guxim që ta heqja qesen dhe ta ha ushqimin, ngase më kishin thënë se nuk guxoja ta hiqja nga koka. Pas disa minutave erdhi gardiani dhe cau një pjesë shumë të vogël të qeses mu në gojën time, kurse ushqimin ma dha në dorë, dhe duke pëshpëritur disa fjalë doli nga qelia. Edhe pse nga fjalët e tij nuk kutpva asgjë, por e perceptova se nuk duhet ta hiqja qesen nga koka dhe patjetër e kisha të haja nga ajo vrime që ma kishte bërë gardiani i burgut. Prandaj që nga ajo ditë më nuk kam parë ushqim. Më erdhi shumë i lezetshëm ushqimi, megjithëse ishte pak si tepër i kriposur. Kur nga gardiani këkrova ujë me gjeste dhe lëvizje të duarëve, gardiani në anglishte që se kuptoja fare me një qeshje cinike refuzoi kërkesën time. Disa orë më kapluan ndjenja shumë të këqia dhe merakosesha shumë për gruane dhe fëmijët e mij. Prap kërkova ujë dhe që të shkoja në toalet. Po ata mua ma dhanë një enë të mbushur me ujë të pistë, me qëllim që ta përdorja për toaletin tim dhe më bënë më shenjë se nuk ka asnjë lajmë për ujë të pijshëm. Në qetësi të mesnatës e hoqa qesën nga koka.

Pjesa e dytë
Vazhdojmë me pjesën e dytë të librit i cili përshkruan kujtimet e një të burgosurit irakian nga ushtarët amerikan. Personi në fjalë nuk ishte aspak i rrezikshëm dhe ishte një person i zakonshëm. Por ushtarët amerikan duke ia përgatitur një komplot arrestojnë atë dhe familjen e tij pastaj I burgososin në burg. Ndërsa ata në burg bëhen objekt I maltretimeve dhe sjelljeve brutale të ushtarëve amerikan. Në këtë pjesë do te pershkruajm marrjen në pyetje nga ushtarët dhe për personat e tjerë të burgosur në këtë qeli të burgut.

Marrja në pyetje
Të nesërmen e asaj dite, në nëntokën e trishtueshme të këtij burgu u mora në pyetje nga tre persona, dy nga të cilët flisnin shumë bukur arabishtën dhe kishin dialekt të sionistëve izraelit. Personi i tretë nuk fliste fare, por urdhërat dhe fjalët e dy personave tjerë të cilët flisnin në gjuhën arabe i kuptonte shumë mirë. Ishte trupmadh, kishte fytyr të shumtuar dhe të urrejtur. Më dukej sikur ishte profesionist i torturave dhe ishte urdhërues i atyre dy personave tjerë. Aq lehtë dhe qetë maltretonte sa që dukej se thyente shkopinj apo sikur ishte duke pastruar me fshese. Në mënyrë profesinale mi kapte këmbët dhe më lente me kokë te poshte dhe këmëbet mi lidhte në një hekur që ishte na tavan, në këtë mënyrë unë qëndroja me kokë te poshtë dhe në të njëjtën kohë më biente me kamxhik. Me të vërtetë në atë moment çka do që të më kishin pyetur do t’i thoja, por marrësit në pyetje, apo më mirë të them maltretuesit më pyetnin për disa gjëra që shpirti dhe veshi im asnjëherë nuk kishte dëgjuar për gjëra të këtilla. Më pyetnin: “vendi ku janë fshehur lëndët shpërthyese?”, “armët?”, “lloji i tyre?”, “numri i armëve?”, “ku e keni fshehur barutin?”, dhe në këtë mënyrë vazhdonin të goditurat, në këmbë dhe në kokë më kishte rënë gjaku nga këmbët, i cili më jipte mund e siklet aq shumë. Nuk e dij se sa zgjati kjo gjendje. Aq shumë kisha bërtitur nga dhimbjet sa që mu kishte shterrë zëri plotësishtë. Dëshiroja që njëri nga këta shqelma të më kishte ra në tru dhe t’kisha shpëtuar nga këto dhimbje. Nuk e dija se a më kishte mbetur diçka nga këmbët apo jo. Sikur ma lexuan këtë mendim dhe menjëherë filluan të më goditnin në gjunjë dhe në këmbët mbi nën gjunjë, madje më goditnin aq frot sa që fillova ta humb edhe vetëdijen. Nga shqelmat që më goditnin kokën dhe gjoksin, u përpoqa të shfrytëzij vendin e atyre dhe të kapem për këmbët e tyre, por këtë e kuptuan shuëm shpejt. Ishin shumë prefesionalistë dhe me eksperiencë. Në atë moment ndaluan torturimin dhe më detyruan të vrapoja, këmbët mu kishin bërë aq shumë të pandjeshme sa që nuk kuptoja se isha duke vrapuar me këpucë të zbathura apo mbi pambukë. Pastaj pa më pyetur asgjë ma vunë qesen në kokë dhe duart mi lidhën prapa, në këtë gjendje më çuan në qeli. Këtë herë ma hoqën ata vet qesen nga koka dhe e morën me vete. Më sillej koka dhe fillova të mos shoh asgjë. I mbylla sytë dhe filloja të gjëmoja me ze të lartë, por gjëmimet u detyrova t’i ndalja me bërtimën e gardianit. Më von kur mu ndal frymëmarrja u duk nje amerikan trupshkurtër, i cili fliste me një zë të butë dhe donte të trëgonte se ishte bujarë, me gërshër apo me diçka tjetër ma preu litarin e duarve dhe mi liroi ato. Bëri një buzëqeshje të pakuptimtë dhe shkoi. Për herë të parë sytë më shkuan te këmbët nga të cilat gjaku rridhte sikur lumë. Kurse nga bërryli i dorës e te posht, gishtat mu kishin ajur dhe mu kishin bërë si ndonjë top futbolli. Para se t’i shihja këmbët mendoja se nuk më ka mbetur asgjë nga gishtat dhe në ta nuk ka mbetur lëkura e as ndonjë kockë e pathyer, por sikur torturuesit punën e tyre e bënin në mënyrë të përpiktë, ngase plagët nuk ishin aq të thella por kishin dhimbje të papërshkrueshme. Pasi vërejta se këmbët më erdhën në gjendjen e përparshme atëherë u ndjeva pak më mirë dhe fillova të mendoj për shkakun e burgosjes sime dhe të familjes sime. Po aq shumë që thellohesha në mendime dhe të kaluarën tone e gjykoja në mënyrë kritike, por nuk gjeja asnjë shkak të vogël për tu arrestuar. Dhe kjo gjë më bëntë më tepër që të ndihesha keq dhe të nervozohesha. Nuk kisha as një shok që këtë çështja ta diskutoja me te. Posaçërisht, arrestimi i antarëve të familjesë dhe torturimi c’njerëzor që mu bë nga ana e ushtarëve amerikane, më bënte që të çmëndesha. Më në fund çmund të dëshironin ata nga unë? Pyetjet e palogjikshme të tyre që m’i shtronin gjatë torturimit, nuk kishin as nevoj për ndonjë përgjigje sepse ishin të kota, dhe si dukej nuk kishin shumë vlerë për ta, sepse ata gjatë marrjesë në pyetje vetëm se thonin fjalë fyese për të më bërë presion psiqik. Ndoshta pas këtyre pretendimeve të tyre fshihej diçka që unë nuk mund ta kuptoja. O Zoti im! Ç’kanë për qëllim me te? Dhe pasi që më dy herë shkova në dhomën e torturimit nuk arrtia që të kuptoj qëllimin e tyre. Pastaj e kuptova se ata jo vetëm që kishin informacione për emrin dhe profesionin, por ata kishin informata edhe për imtisirat e edukatës sime dhe ta afrëmve të mij. Nuk e kuptoja se, me gjithë problemet që kishin këta kidnapues dhe presionet që bëheshin nga populli i Irakut ndaj tyre, çfarë dobie kishin nga gjithë kjo humbje energjie dhe e kohës, për çfarë e bënin këtë ? Ata e dinin që unë isha 38 vjeçar, dhe që isha tregtar që shitja gjëra, që legalishte apo ilegalisht hynin në Irak. Nganjëherë bëja sport dhe kisha trup të fuqishëm. Isha njeri që jetoja në mesin e popullit dhe njohë shumë njerëz, madje kam punë me shumë njerëz në rrethin tim. Madje ata e dinin se nuk më lidhë asnjë gjë me plotikën, edhe në kohën e Sadam Hysejnit por edhe pas pushtimit të Irakut nga forcat e koalicionit nuk e kam lejuar veten që të futem në poltikë. Ata e dinin se jam njeri familjar dhe që bëja çdo gjë për plotësimin e dëshirave të tyre. Për këtë gjë dhe disa herë derisa më dërgonin në dhomën e torturimit dhe në dhomën nëntoke ku maltretonin të burgosurit, me qëllim kalonim para qelse ku ishin familja ime, që të më torturonin me zërat e klithjeve dhe qarjeve të gruasë dhe fëmijve. Zërat e qarjeve dhe lutjeve të tyre për mua, ishin aq të mundimshme dhe më krijonin një gjendje të paimagjinueshme sa që torturat fizike që mi bënin më vonë më dukeshin si normale. Aq shumë nuk ndikonin tek unë sa zërat dhe klithjet e fëmijve. Më nuk mi lidhnin duart por goditjet me kamxhik dhe shqelmet vazhdonin përsëri. Torturuesit para lutjeve të mia, ata shtronin po ata pyetje që edhe vet e dinin se nuk kam përgjigje për t’i dhënë. Njëherë duke më goditur më një shkop të trashë më goditën në sy dhe filloi të më rrjedhë gjakë i madh. Djersa dhe gjaku mi kishin lagur të gjitha rrobat. Kisha arritur në një gjendje sa që më nuk kishte rëndësi vërbërimi i syrit tim të djathtë. Në mesditën e po asaj ditë ngase nuk më ndalej gjakëderdhja erdhi gardiani hapi derën dhe më dërguan në një spital në mes të shkretetirës, posa më dërguan aty më bën pavetëdije. Kur u kthyem nga spitali ma kishin lidhur kokën dhe syrin dhe e dija se më kishte plasur syri dhe ma kishin nxjerrur atë nga vendi. Nuk e dij për këtë gjë apo kishin ndonjë shkak tjetër, por që nga kjo ditë përfunduan maltretimet dhe torturat. Mandej syrin dhe kokën ma mjekonin shumë me kujdes dhe në mënyrë të rregullt. Ndoshta edhe ishte premtimi im që u kisha dhënë torturuesve dhe atyre që më merrnin në pyetje për të bashkëpunuar për çdo gjë që do të më thonin.

Shokët e qelisë
Kishte kaluar gjysma e natës kur disa zëra të të burgosurve, që si duket atë natë i kishin burgosur rrethë tridhjetë personave, më zgjuan nga gjumi. Zërat vazhduan me orë të tëra derisa u hap dera e qelisë dhe në te futën katër persona tjerë, dhe mbyllën derën dhe shkuan. Ishin bërë dy muaj që as nuk kisha parë dhe as nuk kisha folur me njeri tjetër pos gardianëve dhe atyre që më merrnin në pyetje. Takimi me katër bashkatdhetar, të cilët edhe ata i kishin vuajtjet e njëjta si të mijat, tek unë krijoi një ndjenjë sa të gëzueshme po aq edhe të frikshme. Isha i gëzuar se më nuk do të isha vetëm dhe do të kisha me kend që të qaja hallet, madje në këto momente mu turbullua edhe fjala që ia kisha dhënë torturesve dhe atyre që më merrnin në pyetje. Reagimet e ndryshme dhe të shumëllojshme të miat u bën shkaktar që ata të përfitojnë, sepse edhe ata qëndronin në të njëjtën pozitë sikur unë. Shpjet u njohëm dhe e kuptova se Naseri kishte qenë oficier në ushtrinë e Sadamit dhe gjoja se edhe pas pushtimit të Irakut ku kishte vazhduar luftën e tij kundër frocave të koalicionit. Habibi, i cili para dhjetë vjetëve kishte ikur nga torturat psiqike të regjimit të Sadamit dhe me familjen e tij ishte strehuar në Europë, kështu që pas çlirimit të Irakut ishte kthyer përsëri në atdhe. Talibi, ishte një kryengritës kundër forcave të koalicionit. Madje më kishte thënë mua se kishte vrarë disa amerikan dhe nuk e kishte ndërmend fare të bashkëpunonte apo t’i jepte ndonjë premtim bashkëpunimi amerikanëve. Hamidi, ishte një djalosh 17 vjeçar, po me gjithë këta pak vjet që kishte ishte trupëmadh, i fortë dhe i qëndronte shumë mirë torturave që i bëheshin nga amerikanët. Por atë ndjenjat për nënën dhe motrën të cilat i kishtë vetëm dhe në gjendje tragjike çdo ditë ia shkatërronin shpirtin dalngadal. Shpejt e kuptova se ata kishin arrestuar para meje ose në një kohë me mua, por mbi të gjitha nuk mundja të merja informacione për ta nga jashtë. Në ditën e parë të njoftimit në mes vete folëm mbi qëndrimet tona përballë torturave dhe maltretimeve. Duhet ta them se kur shokët e qelise më floën për torturimet që kishin përjetuar në ate dhomën famkeqe ishin të papërshkruara, dhe vërtetë harrova krejt torturimet e mia dhe nuk më lejuan që unë t’i përshkruja ato gjëra që i kisha përjetuar në qeli dhe në dhomën e torturimeve.

Njëherë Talibin e kishin zhveshur dhe pas torturimeve të shumta dhe me dhimbje të mëdha e urdhërojnë që të veproj gjëra të shumtuara, që është turp edhe të përshkruhen, por ai pasi që nuk u bindej këtyre urdhërave e sjellin një qen i cili ia shqyen mishin e trupit dhe e kafshon në të gjitha anët. Në këtë gjendje disa nga ushtarët që ndodheshin aty gjatë torturimeve hapin zinxhirin e pantollonave dhe fillojnë të urinojnë mbi plagët e përgjakura të Talibit të mjerë.

Kurse Naseri tregon se njëherë, pasi e kishin rrahur, shqelmuar dhe kishin torturuar në mënyrë më ç’njerëzore, atij ia sjellin një një grua të zhveshur tërësishtë, e cila ishte e pavetëdishjme apo ndoshta edhe e vdekur, kurse nga Naseri kërkojnë që sipas shprehjesë amerikane ‘pairing’, të bashkohet me te, apo të kryej akte seksuale kurse ata të inçizojnë me kamer këto skena. Po ashtu, ngase ai ishte oficer tankist dhe i kishte premtuar për bashkpunim me qëllim që ndoshta do ta ndalnin torturat, bashkë me dy apo tre ushtarak të tjerë e detyrojnë që të gjuaj me tankë kundër njerëzve civil. Hamidi i cili ishte burgosur në të njëjtën kohë me mua, shumë herë kishte qenë objekt i përdhunimit nga disa persona të panjohur, gjoja të cilët ishin me rroba që i ngjanin të burgosurve, kështu që këto ngjarje shihej se ia kishin shkatërruar shpirtin atij. Në ditën e tretë Naserin, Habibin dhe Talibin i morën dhe i çuan në dhomën e torturimit. Tortura ndaj tyre zgjati tre orë. Pastaj në një gjendje tragjike i sollën Naserin dhe Habibin. Gjysmë ore asnjëri nuk mundi të flase asnjë fjalë. Kur u ndjen pak më mirë filluan ta pyesnin njëri – tjetrin: “Si është e mundur ?Kaq lehtë? Shpëtoi nga të gjitha!!, Ah, sikur të më kishin mbytur edhe mua….”, më në fund edhe ne e kuptuam se e kishin mbytur Talibin. Na treguan hollësishtë se si kishte ndodhur ngjarja, në fillim njëherë e kishin maltretuar tepër, dhe pastaj nga ai kishin kërkuar që të bënte një gjë shumë të urryer, që as shtazët nuk bëjnë një gjë të tillë dhe që nuk mund të përshkruhet apo t’i thuhet dikujt me fjalë. Kështu që, pasi që ai iu kishte kundërvyer kërkesës së tyre ia kishin thyer çdo kockë të trupit dhe pasi e kishin kuptuar se më nuk mund të ket ndonjë dobi nga ai dhe për të na treguar neve si shembull, me qëllim që edhe ne mos të kundërshtonim diçka, ia kishin vërë pistoletën në sy dhe kishin gjuajtur, në këtë mënyrë dhe kishte vdekur Talibi i shkret, ndoshta në mënyrën më barbare që nuk e ka bërë askush në hisotri një gjë të tillë. Ata e urrenin Talibin shumë. Sepse në një rast derisa parasyve të tij e përdhunonin një grua arabe, ai me gjithë duart dhe këmbët e lidhura kishte arritur që me kokë t’i sulmonte ata. Ditën tjetër na erdhi rradha për të shkuar në dhomën e torturimit mua dhe Hamidit, atij djaloshit të ri. Këtë rradhë si duket nuk do të përdornin dhunë dhe tortur, po torturuesit e mëparshëm gjendeshin aty për të na bërë me dije se duhet të përgjigjemi dhe tiI zbatojmë urdhërat.

Personi që do të na merrte në pyetje ishte bjond, sy kaltër dhe gjithçka të bardhë, sikur e kishin prodhuar nga akulli. Nga ahengu i zërit e kuptova se ishte ai personi që ditën e parë me mua kishte folur në gjuhën arabe dhe kishte dialekt arab. Ne të dyve na foli shumë gjatë, sipas fjalëve të tij ne që moti ishim të vdekur, dhe të gjithë na llogaritnin si të vdekur ngase duart e tona të pista i kishim përzier në gjakun fisnik të amerikanve. Në atë moment unë kundërshtova dhe i thash që nuk kisha bërë as gabimin më të vogël dhe nuk i kisha shkaktuar asnjë problem ndonjë amerikani, pas një heshtjeje të shkurt më tha: “Fjalët e tua për ne nuk mund të jenë kritere, ajo që është me rëndësi për ne është raporti i përgatitur nga autoritetet e sigurimit, i cili ka konstatuar një gjë të tillë”. Mandej vazhdoi duke thënë: “Jeta që tani jeni duke jetuar mund të vlejë vetëm për një gjë, e ajo është shpëtimi i familjes suaj dhe lumturia e tyre. Vetëm kjo dhe asgjë tjeterë. Hamidi, i cili gjatë gjithë bisedes sonë e kishte mbajtur kokën ulur, ngadale e ngriti kokën lartë dhe e shikoi personin që na merrte në pyetje dhe sikur deshi ti komentoj fjalet e tij. Por prapë e uli kokën poshtë dhe ra për toke.

Pjesa e tretë
Në pjesët e para të kësaj serie të librit të autorit Mehdi Latif, i cili përshkruan kujtimet e veta në burgun e amerikanëve. Pas që e arrestojnë atë e dërgojnë në qeli dhe e torturojnë në mënyrën më ç’njerëzore. Gjatë marrjesë në pyetje ai kupton se amerikanët për të kanë informacionet të shumta, për emrin, për profesionin madje edhe për detajet e edukatës së tij. Takimi i tij me disa bashkatdhetar të tij, të cilët edhe ata ishin burgosur në mënyrë të njëjtë dhe i kishin sjellur në qelin e tij, për te ishte shumë intersante, sepse nga ata dëgjonte shumë gjëra lidhur me torturimet që u bëhen të burgosurve në qelite e burgjeve amerikane.

Larja e trurit
Ma ndërruan qelinë dhe prap mbeta vetëm. Vetmia ishte më e rëndë se gjithçka. Gjëja e cila për mua ishte e pakuptueshme ishin dhimbjet trupore dhe fati im vdekjeprurës. Dy gjëra ma mundonin trurin shumë: E para ishte familja ime, për të cilën isha i shqetësuar aq shumë dhe saherë që mendoja për ta aq shumë më shtrëngonte zemra sa që nga rrahja e shpejt donte dë më ndalej fare. Më në fund unë isha i lidhur shumë për ta dhe isha i sigurt se edhe ata kanë të njëjtat ndjenja për mua. Për këtë gjë ishin të vetëdijshëm edhe gardianët e burgut, kështu që lidhur me ta më flitnin gjëra të këqia dhe shpfinin lloj lloj gjëra për ta, dhe kur dëgjoja këto fjalë më kaplonte një urrejtje e cila më shkatërronte tërëisishtë, trupin ma ndezte një zjarr i padurueshem por nuk më vintë asgjë në dorë që të bëja. Ata të cilët i dinin këto dhimbje të mia lëviznin kokën dhe buzqesheshin. Sikur donin të fundoseshin në lumturi dhe gëzim. Madje njëherë më thanë se edhe për ta kanë një program të posaçëm. Edhe pse më nuk më floën për atë program mjaftoi vetëm njëherë të më thonin këtë gjë, e pastaj shqetsimi për ta do t’ma ndërronte fatin dhe më nuk do të më dilnin nga mendja për asnjë cast. Nganjëherë dëshiroja që të më maltretonin vetëm e vetëm për një çast mos të më mundonin shqetësimet për ta. Gjëja tjetër ishte ngjarjet që i kishin ndodhur shokëve të qelisë, ngase derisa isha me ta në qeli nuk kisha mundur t’i analizoj gjërat të cilat i kishin përjetuar ata. Talibin, atë luftëtarin atdhetar pas shumë torturimeve dhe dhunës e kishin martirizuar në mënyrën më shtazore. Ai neve na kishte folur për luftën e shenjtë, xhihadin. Atë kishin arritur ta kapnin vetëm pasi e kishin plagosur, ngase dora e pushtuesve nuk do të kishte arritur tek ai asnjëherë, ngas ishte një luftëtar profesionalist. Ai na tregonte se në momentin kur kishte rënë në duart e ushtarëve amerikan ishte në mesin e njerëzve dhe ushtarët në atë çast kishin gjuajtur me disa fishek zjarri të cilët i bënin të pavetëdijshëm të gjithë personat që ndodheshin aty. Këta plumba që digjnin lëkurat e njerëzve kishin një dhimbje shumë të madhe dhe thuhej se nga këto djeg’je të lëkurës mund edhe të shkaktohej një semundje e pashërueshme. Gjithashtu Talibi na thoshte që përdorimi i këtyre armëve është i ndaluar me nen nga OKB-ja, në në momentin që përdoren këto armë atëherë duhet dënuar nga gjykatat ndërkombëtare. Talibi ishte aq njeri madhështor dhe sakrifikues sa që asnjëherë nuk na fliste për torturat e veta dhe vazhdimisht mendonte për popullin dhe për bashkatdhetarët e tij. Sa herë që më kujtohen fjalët, të cilat mi kishte thënë Naseri për të, më dridhej trupi, madje edhe tani ndërsa i shkruaj këto rreshta ndiej një lloj turpi dhe më dridhet zemra. Vetëm në atë kohë për mua ishte vështirë të kuptoja që një njeri mund të jet kaq i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Siç thoshte Naseri, këta idiot qenkan më të keq se Sadam Hysejni, sepse Sadami në çdo kend që dyshonte menjëherë atë e mbyste, po ashtu edhe armiqt e tij i varroste në varre grupe – grupe, por nuk i torturontë pak nga pak pët t’i shkatërruar psiqikisht e pastaj t’i mbyste. Por këta të pandershëm nuk na lëjnë që të vdesim të qetë që më në fund të mos na keqpërdorin jetrat tona, sikur të heqin dorë nga ne, sepse nuk ka lënë më as nderë dhe as dinjitet. Ai për këtë të fundit, për ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të gruasë dhe fëmijve kishte pranuar të bashkpunoj me pushtuesit, ngase e dinte shumë mirë se vet s’do të mund të shpëtoj nga kjo gjendje por ata i kishin premtuar se familjen e tij do t’ia dërgojnë në një vend të sigurt në një nga shtetet europiane, madje për këtë edhe ia kishin treguar disa shenja, nga të cilat ai ishte mjafte optimist. Kështu që, plumbi i cili ia kishte shpërndarë trutë Talibit luftëtar, na kishte bërë të gjithëve të pashpresë për të dalë nga ky mort që të ktheheshim në shoqri të lirë dhe të qetë. Kjo gjendje e jona e bënte të ditur shumë mirë politikën e tyre, të cilët e kishin pushtuar vendin tonë për ta vendosur lirinë dhe demokracinë.

Edhe Habibi thoshte që gjatë kohës që ishte në burg kishte biseduar me telefon me familjen e tij në Europë dhe i kishin thënë se u kishte përfunduar leje qëndrimi dhe se nga ata kishin kërkuar të ktheheshin në Irak. Edhe amerikanët i kishin thënë atij që nëse shpreh gadishmërinë për bashkpunim me forcat e tyre do të mund që familjesë se ti t’ia zgjatnin lejeqëndrimin. Kurse Hamidi nuk i besonte fare fjalëve të gardianëve të burgut, dhe lutej që nëna dhe motra e tij të mos jenë torturuar nga torturuesit dhe gjithnjë thoshte se në rastin e parë që t’i jepej do të bënte vetvrasje.

Në qeli më tepër ose shtrihesha ose rrija ulur, kurse një herë në disa ditë më lejoni që ta derdhja enën e flliqët aty ku kryeja toaletin. Nuk mund të ecja fare, kurse plagët e këmbëve aq shumë më jepni dhimbje sa që njëherë kur më detyruan të ecja më ra të fikt. Kur rrëzohesha në tokë mundohesha që të ecë me duar dhe këmbë, dhe nga prapa më shqelmonin aq shumë me ato çizmet e forta dhe në këtë mënyrë qeshnin me ironi dhe bënin çmos për të më poshtruar. Në këtë gjendje ishte shumë rëndë edhe ta derdhje enën e toaletit, isha i detyruar që të ngrihesha në gjunjë dhe mezi e mbërrija lavaman, kurse ata derën e lenin të hapur me qëllim që të më përcillnin mua.

Ndërprerja e torturimeve
Nuk e dija se pse isha gjallë… dhe për çfarë nuk më mbysnin. Vazhdimisht mendoja që informacionet që kisha mësuar dhe gjërat që i kisha parë, posa të dalë nga burgu të gjitha këto infomacione dhe ngjarje do t’i dërgoja për t’i botuar në ndonjë gazetë, dhe paramendoni se çfarë turpi do të ishte për amerikanët. Më tepër më erdhi çudi që kur ata e kuptuan se më nuk kisha vullnet të vazhdoja jetën, poshtrimet e tyre u shtuan edhe më tepër, megjithëse i respektonin urdhërat e mjekut që i kishte lidhur me plagët e mia. Madje më dërguan në një spital në jug të burgut dhe më shtrine aty, kështu që pas disa ditëve mi operuan këmbët. Kjo ngjarje përfundoi me një rast të hidhur. Ata duart mi kishin lidhur me litarë prej plastike dhe që në ditën e parë mi zgjidhën derisa isha në toalet, dhe ata e zbuluan që më parë e kisha shqyer qesen e najllonit që ma kishin futurë në kokë dhe kjo për ta ishte gjë shumë serioze, sikur t’ua kisha vjedhur të gjithë pasurinë dhe sikur t’ua kisha bërë ndonjë tradhëti të madhe atyre. Në këtë mënyrë filluan të më maltretonin dhe të më torturonin tepër. Unë atyre fillova t’ju shpjegoja që atë shirit nga najlloni e përdorja vetëm për pastrimin e dhëmbëve dhe vetëm për këtë gjë e përdorja, mandej çka mund të bëja gjë me nje shirt kaq të hollë në dëm të tyre. E merrnin në dorë pjesën e qeses së najllonit dhe duke ma treguar para syve më thonin: “Ç’është kjo??! Si ke mundur që këtë gjë ta fshehësh nga ne? Sigurisht që ka edhe shumë gjëra tjera që ke fshehur nga ne dhe nuk na ke thënë gjë për to.!” Në këtë mënyrë më zhveshën tërësisht dhe më dërguan në qeli e mbyllën derën dhe shkuan. Po ashtu edhe kur duhej që ta derdhja atë enën e pistë të toaletit isha i detyruar të ecja në këmbë e duar të zbathura dhe në anën tjetër qëndroni disa njerëz, të cilët nuk i dija a ishin gardian apo të burgosur por duke më shikuar mua në këtë gjendje të qeshurat e tyre fyese nuk kishin të ndalur. Nga turpi i madh kisha ulur kokën dhe shikoja në dysheme që nuk qëndronte pos disa centimetrave poshtë kokës sime, kurse në këtë moment nuk shikoja me kujdesë ata që më rrethonin mua si herave tjera. Madje nga zërat të cilët më injoronin dhe më poshtronin e kuptova se disa nga ta ishin gra. Me shtimin e poshtrimeve dhe me këshillën e mjekut e ndaluan torturimin, dhe filluan të më jepnin ushqim më të mirë. Madje çka ishte për tu çuditur njëherë në vend se të më jepnin ujë më dhanë coca cola të pija. Të gjitha këto ishin shenja të asaj se nuk donin të vdisja aq lehtë.

Edhe njëherë tjetër për të mi shëruar këmëbët më çuan në burg. Kur mi hoqën lidhëset nga këmbët pata shumë dhimbje sa që nga dhimbja nxorra një bërtimë tepër të amdhe. Prap më bën të pavetdijshëm, dhe kur më erdhi vetëdija pash se me kishin veshur disa rroba të çuditshme, ishin me ngjyrë të zezë dhe në kokë e kishin hapur një vrimë sa për të më dalur koka jashtë, kshtu që unë isha i knaqur ngase e kisha mbuluar trupin tim të zhveshur. Edhe këmbët i kasha akoma të mpira dhe nuk ndieja dhimbje, por e ndieja se edhe njëra edhe tjetra këmbë ishin bërë për disa kilogram më të lehta. Po, ata mi kishin operuar këmbët dhe me anë të lidhësave kishin arritur që t’mi ndërronin ato, madje ato kishin pas marrur pamje të ndryshme në krahasim me këmbët që i kisha para burgosjesë. Po ashtu e kisha edhe një pallto për ta mbathur. Në ditë, tani më lejonin që dy herë të shkoja në toalet, por kisha të drejt ta laja vetëm gjysmën e fytyrës. Dhimbja e syrit ndikonte thellë në tru dhe më mundonte shumë, sidmos kur isha i detyruar të shkoja në të katrat ne toalet. Gardianët ishin shumë profesionist sa që kur më shihnin në këtë gjendje të mjerë më jepnin hapa qetësues, për t’mi qetësuar dhimbjet. Ngjante sikur me vite të tëra e kishin ushtruar këtë profesion dhe ishin të informuar për çdo imtësi të kësaj pune, madje informoheshin shumë shpejt për gjendjen tonë shpirtërore, ngase edhe ishim në duartë e tyre. Një ditë tjetër sollën prap të burgosur tjerë. Në çdo qeli aq shumë kishin future të burgosur sa që nuk kishte vend për të qëndruar as ne këmbë. Ishte rritur zhurma me të madhe, madje nuk mund të mbanin rend as goditjet e pamëshirshme të gardianëve. Unë e kisha humbur më syrin e djathtë dhe po ashtu I kisha lajmruar se edhe syri im i majt mu kishte dobësuar shumë dhe nuk shihte shumë larg. Në qelin time sollën dy persona të cilet kishin vepruar diçka kundër dëshirave të amerikanëve dhe tani do të mbaheshin dhe do të torturoheshin në burg, ndoshta edhe ata do të vinin në gjendjen time. Toaleti kishte një derë ku posa e shikoje atë përpara të diltë një kryq i madh dhe po në atë derë ishte një vrimë e madhe ku mund ta shihnim gjithë koridorin e burgut. Kjo vrimë ishte hapur me qëllim që gardianët të kenë mundësi të kontrollojnë të burgosurit brenda në toalet. Kur shokët e rinj të qelisë i pyeta për emrat e tyre më thanë se nuk kishin të drejtë të më tregonin emrat. Këshu që në fillim ata i quajta një dhe dy, me numra, kurse veten e emërova tre, d.m.th, që ata të më thirrnin në vend të emrit tre. Por për një koh shumë të shkurtër u bëmë shokë shumë të afërt, aq të afërt sikur me vite të tëra e njihnim njëri –tjetrin. Edhe ata vinin nga qelite, ku kishin qenë me muaj vetëm në të, dhe ishin të përmalluar për të folur dhe treguar çdo gjë që kishin përjetuar, madje treguan profesionin, familjet dhe të gjitha me rradhë. Por edhe ata sikur unë, që nga koha e burgimit nuk kishin tjetër çka të tregonin vetëm se torturime, poshtrime dhe fyerje nga ushtarët amerikan dhe nga gardianët e burgut. Posa e kutpova se ata kishin qenë të inkuadruar në politikë para se të burgoseshin, dhe në këtë moment derisa bisedoja me ta shfrytëzova rastin që t’i pyetja se si kishin guxuar të merreshin me veprimtari plotike dhe ushtarake, mandej i pyeta se pse kishin aq shumë besim në mua. Përgjigja e tyre ishte kjo: ‘kur dijnë gjithçka personat që marrin në pyetje, dhe për gjëra të shpifura na kanë lënë me netë të tëra pa gjumë, na kanë shkatërruar jeten me çdo lloj lloj hapi e gjilpëre, madje na kanë fyer edhe nderin dhe dinjitetin tone, atëherë çfarë na duhet neve je apo nuk je ti spiun’. Por, unë ia ktheva: ‘atëherë pse nuk më thoni asgjë për bashkëpunimin tuaj me ta dhe për zbatimin e urdhërave të tyre nga ju?’ Ata më thanë se nëse do të më flitnin për këto gjëra atëherë nëse amerikanët do të kuptonin nga këto gjëra që ti dëshiron t’i themi atëherë do të na dal në dëm të tonin, nga familjet se jo nga ne, sepse e jona me e ka pasur, dhe po ashtu gjërat të cilat ne mund t’i themi ata mund t’i nxjerrin nga ti, mandej edhe ti do të futesh në telashe. Në mes natë na sollën edhe numrin katër në qeli. Dukej se atë e kishin sjellur nga larg, sepse posa hyri në qeli u mbështet për muri dhe e zuri gjumi. Numri një dhe dy, të cilët në këtë burg kishin më tepër përvoje, me shenja ma bënë me dije se numri katër ishte informator i atyre, dhe në këtë nuk kishin fare dyshim. Të arrestuarit e rinj derisa mësoheshin ta derdhnin enën e toaletit dhe ta dërgonin atë nga qelia në toalet ishte pak vështirë, dhe neve të vjetërve na vinte intersant për një gjë të tillë. Në burg dëgjonim lloj – lloj informatash. Madje një ditë njëri na tha se shoku i tij kishte vdekur në qeli. Shoku i tretë i tij, që kishte qenë bashkë me një qeli e kishte njohur gjuhën angleze dhe kishte dëgjuar nga autoritetet e burgut kur kishin thënë se ejani merreni këtë të vdekur se më nuk na hynë në rrugë fare. Pastaj pas disa çasteve gardianët e kishin marrë dhe e kishin larguar të vdekurin. Kur dëgjonim këso lloj informatash na bënte që të rrinim më afrë njëri – tjetrit. Ky afrim dhe bashkim më njeri – tjetrin ishte bërë shkak që, të burgosurit tjerë kur vinin në toalet për ta derdhur enën e pistë, të hapnin veshët dhe të dëgjonin se ç’flitnim ne mes veti, kurse kjo gjë neve na frikësonte disi. Tani dëgjova më tragjiken. Shokët një dhe dy më thanë se ata ishin shumë kohë që ishin arrestuar nga forcat amerikane, kështu që po këta forca disa herë këta i kishte dërguar në shtete tjera për të kryer ndonjë vepër terroriste, si p.sh. I kishin detyruar që të venin bomba, të gjuanin në persona të caktuar dhe çdo gjë që kishte lidhje me terrorin. Kështu që pasi këta dy, në sulmet e fundit nuk kishin qenë të suksesshëm i kishin sjellur në burg për t’i torturuar si dënim i asaj se gjoja këta nuk kishin dashur t’i kryenin detyrat në mënyrë të përsosur. Njërit njëherë i shpëtoi nga goja emri i shtetit Pakistan, i cili menjëherë filloi të përmirësoj atë çka i kishte shpëtuar nga goja. Por unë isha i sigurt se ata kishin qenë të detyruar të vepronin në disa shtet islame, si në Turqi, Arabi Saudite, Çeçeni dhe në vendet afrikane. Këtë e kisha kuptuar kur unë bëja se isha duke fjetur dhe ata bisedonin me ze shumë të ulur në mes vete, dhe vazhdimisht në gjuhë sillnin emrat e këtyre shteteve që përmenda më lartë. Ata njëri – tjetrit i tregonin për analiza të ndryshme që ua kishin bërë në trutë e tyre, njëri thoshte se njëra nga këto ishte detyrimi që të shtynte për të gënjyer, kurse tjetri thoshte se ishte një lloj eksperimenti që kur të lëshohet një lloj muzike ky fillonte të flase në mënyrë të pandalur dhe të thoshte çdo gjë që kishte në zemër dhe kujtesë. Tani e kuptova se pse i kishin rruajtur kokat. Kështu që përshak se në qeli ishte edhe personi numër katër, vazhdmisht përpiqeshin të tregoheshin bujar, të mirsjellshëm dhe kur flitnin në mënyrë të përpiktë respktonin urdhërat dhe porositë që iu kishin dhënë nga ata.

Pjesa e katërt
Ai në burg torturohet në mënyrë shtazarake nga foecat amerikane. Kurse atyre që e marrin në pyetje s’ka asnjë gjë për t’iu thënë. Kurse shokët e qelisë i thonë se ata ishin detyruar të bashkëpunojnë me ushtarët amerikan për ta mbrojtur identitetin e familjesë së tyre. Por pas shumë torturave që i bëhen këtij personi, me udhëzimin e mjekëve i ndalen torturimet, tani në pjesën e katërt të shohim se çdo të ndodh me te.

Prap i vetmuar
Më ne fund pasi që u transferuan disa nga të burgosurit në një burg tjetër, prap mbeta i vetëm në qeli. Me një kujdesë të veçant, forcë dhe mjekim të vazhdueshëm u bëra pak më mirë dhe po ashtu sikur filluan të paksoheshin tradhëtitë e tyre. Pas shkuarjesë së shokëve të qelisë kështu vazhdoi tri javë pasatj ma ndërruan qelinë. Qelia e re ishte në fund të koridorit dhe më nuk mund te shihja çdo kend që kalonte nëpër koridor, kështu që kisha mbetur plotësisht vetëm. Për ta sjellur ushqimin gardianët njëherë duheshin ta hapnin derën e qelisë tjetër, e pas kësaj ishte dera e qelisë sime, kur posht saj ishte një pjesë e hapur vetëm sa për ta future dorën, andaj dhe unë i shihja vetëm duart e gardianëve kur sjellnin enët dhe merrnin enët e ushqimit. Qelia kishte tavan të lartë dhe kishte një dritare shumë të vogël që vinte shumë pak dritë nga ajo. Kurrnjëherë nuk mund ta dalloja a ishte natë apo ditë. Edhe lutjet dhe përpjekjet e mia për të takuar gardianët apo të burgosurit tjerë ishin të kota. Nganjëherë kur e shihja se në qeli depërtonte dritë ateher e kuptoja se ishte ditë. Me orë të tëra bërtisja me zë të lartë por nuk kishte asnjë dobi nga kjo britme. Duart e gardianëve, të cilat se duart e robotëve në çdo 12 orë u dukeshin dhe prap humbeshin si gjithënjë. Në këtë mënyr kaloi edhe një javë tjetër. Përafërsisht isha bërë psikopat. Vazhdimisht folja me vetëveten, luteja, qeshja dhe bërtisja me zë të lartë. Madje nganjëherë aq shumë thellosha në mendime sa që nuk e kuptoja se kur hapej dera e qelis për ta ma sjellur ushqimin. Siç thashë edhe më lartë se nuk isha marrë me politikë dhe nuk isha ndonjëfarë luftetari. I dashuroja shumë gruan dhe fëmijët e mi dhe në mendjen time jetoja me ta. Nuk isha edhe ndonjë avanturier, nuk i doja shetitjet dhe zbavitjet, dhe kjo edukatë e imja ishte bërë shkak që gruaja ime të shqetsohej nga unë, madje edhe vajza ime e madhe kishte filluar që nga njëherë të kërkonte nga unë që të shkonim diku për në pushime. Në fantazin time atyre u kisha premtuar se posa të dalë nga ky ferr i mallkuar do t’i plotësoja të gjitha dëshirat që do t’i kërkonin nga unë. U betohoja atyre se do t’i dërgoja në vende pushimore aq të bukura sa që as në ëndërr s’kanë mundur t’i shohin. U pata bërë kurban i mëkateve që kisha bërë ndaj tyre, kështu që në qeli në çdo moment kërkoja ndjesë nga ta dhe vazhdimisht i luteja atyre që të më falnin përshkak se nuk ia kasha plotësuar dëshirat. Në fillim mendoja se zëri im do të arrij në veshët e dikujt, dhe do të bënte shaka me fjalët e mia, apo ndoshta do të kuptonte pikat e dobëta të miat dhe do të abuzonte me to. Por kur e kujtoja se ata e dinin çdo gjë e çdo detaj për jeten time, për këtë dhe nuk e lodhja koken se a dëgjon fjalët e mia a jo. Për këtë dhe bërtisja me zë të lartë që të thyeja qetësinë mortore që e kishte kapluar qelinë, në këtë mënyrë ndihesha edhe më mirë.

Takimi
Kisha pranuar të kryeja çdo mision që do të ma jepnin, vetëm e vetëm që të dilja nga ky varrë e të shija driten. P.sh. edhe unë mund të kryeja punën, të cilën e kishte kryer ai shoku im i qelisë, kur ia kishin dhënë një çantë të mbushur me eksplozive dhe e kishte dërguar në Sudan, të cilën ia kishte dërzuar personave të panjohur. Sikur kjo dëshirë e imja do të realizohej, kur nuk kaloi as një orë që loza me këso mendime u hapën dyert e qelisë dhe e sollën një të burgosur me kokë të lidhur, atë e mbyllën aty kurse mua më moren me vete. U çudita se, pse nuk ma mbyllën syrin e shëndosh. Ecëm nëpër koridor dhe zbritëm shkallve te poshtë në bodrum dhe u ndalëm në fund të dhomës ku kryheshin torturat. Deri sa isha vetëm sa shumë që i kisha dhënë shpresë vetesë, po ashtu kasha vendosur që mos të frikësohesha nga asnjë problem. Por për një moment i mori era këto shpresa dhe vendime dhe përpak sa nuk rash në tokë nga frika që më kaploi në atë çastë. Madje nuk e zbatova as urdhërin e tyre ‘ndal’, dhe u ula në tokë. Mu afrua gardiani dhe ma bëri me shenjë që të vazhdoja të ecja drejt dhomës së mallkuar, nuk kisha të bëja tjetër gjë pos të zbatoja urdhërat e gardianit. Më rrahte zemra tepër shumë. Nuk dyshoja në atë që prapë do të fillojnë turturat dhe maltretimet sikurse më parë. Përsëri ma vunë qesen në kokë dhe mi mbyllën sytë, me këtë mënyrë ata letësonin punën e tyre. Më ulën në një karrigë. Kaloi një kohë dhe dëgjova zërat e hapave që vinin drejt meje. Sytë i kasha të mbyllur dhe veshët nuk më dëgjonin mirë nga qesja që ma kishin vërë në kokë. Por ai zëri i atyre hapave që vinin drejt meje ma ringjallnin një kujtim të hidhur në kokën time. Rrahjet e zemrës mu shtuanë edhe më shumë. Më godiste aq shumë sa që i kishte goditjet e fundit të jetës së tij. Në atë moment fillova të ndjeja zërin e vajzës sime të madhe, sikur e pyeste nënën e saj se, a jamë unë babai i saj a jo? Nuk e shihja por e ndjeva se gruja ime i dha përgjigjje positive me anë të levizjes së kokës. Në atë çastë bërtita: “Po, vajza ime, unë jam babai yt.” Menjëherë u përpjeka që ta heqja qesen nga koka, por më penguan gardiani dhe personi që më torturonte, dhe më thanë që nëse vazhdoja kështu do detyroheshin të mi lidhinin edhe duart. E njoha edhe këtë zë. Ishte po ai person që gjatë torturimit dëshironte të pranoj akuzën që ma kishin bërë por asnjëeherë nuk priste ta mirrte përgjigjen por vazhdimisht më torturonte. Guraja ime e dinte që, ata ishin gjëja e vetëm që unë brengosesha, për atë dhe fjala e parë që më tha ishte që ne jemi mirë, dhe që unë nuk duhesha që të shqetësohesha. Pastaj më pyeti për gjendjen time. Thash që, çfarë takimi me familjen është ky kështu më sy të mbyllur? Apo, mos ndoshta ju kanë bërë diçka edhe juve që nuk dëshirojnë t’ju shoh. Mos u kanë prishur fytyrat? Gruaja ime më kapi duart dhe mi çoj te fytyra e saj dhe u betua se me ata nuk ishin sjellur keq. Me dorën tjetër e kapa dorën e vajzës sime dhe e ndjeva qetsinë e trupit te saj. Gruaja më tha se vajzën e vogël dhe djalin i kishin dërguar në Angli. Ata tani janë duke jetuar afër një të afërmi tonë të largët dhe shëndeti i tyre është në gjendje shumë të mirë, madje ushtarët amerikan i kishin thënë se edhe ato do t’i dërgojnë në Angli posa të vërtetohen se unë nuk jam terrorist. Kështu që do të lirohesha edhe unë nga burgu. Për momentin duhesha të rrija në burg me qëllim që ata t’i kryeninin edhe disa hulumtime rrethë meje. Vajza ime shqetësohej shumë për shëndetin tim dhe unë e kuptova se ajo është duke derdhur lotë. Arriti që t’i kaloj të gjitha dhimbjet dhe shqetësimit që ndjente për mua dhe të marrë forcë e të më thotë se në t

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme