SHPATAT DHE MBUROJAT E MUHAMMEDIT A.S.

Muhammedi a.s. është udhëzues i njerëzisë, mëshirë, dritë, dashuri. Ai është njeri i paqes, por në raste pa rrugëdalje e me rrezik për jetën, edhe njeri i shpatës. Me një rast do të thotë: “Unë jam Pejgamberi i mëshirës, në të njëjtën kohë jam dhe Pejgamberi i shpatës.” Enesi r.a. përcjell: “Mbajtësja e shpatës së bekuar të Pejgamberit ishte prej argjendi.” Shpata që Pejgamberi a.s. ka përdorur gjatë çlirimit të Mekës “ka pasur zbukurime prej ari dhe argjendi”. Dhu’l-Fakar - Dhulfikar, Zulfikar; shpata e Muhammedit a.s., të cilën e mori si pre lufte në Bedr. Këtë shpatë Muhammedi a.s. ia dhuroi Ali ibn Ebi Talib¬it r.a.. Ka shumë legjenda lidhur me këtë shpatë dhe çudirat që mund të bëhen me këtë shpatë. Ka edhe disa shpata që i atribuohen Muhammedit a.s., sikurse ajo Dhu’l-Visha, Kali, Batar, Mivar, Resub, Hatf, Mesub, Mesur El-Fuxhar etj. 

Muhammedi a.s. nuk e ka lënë pas dore asnjëherë mbrojtjen e tij dhe të rrethit të tij. Imam Kastalaniu thotë se Pejgamberi a.s. kishte shtatë mburoja: Dhat'ul-fudule, e cila i qe dhuruar nga Sad ibn Ubadeh, pikërisht para Betejës së Bedrit, Dhat'ul-vishah, Dhat'ul-hivash, Sa’dejh, Fidda, Tibre dhe Hirnik.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017, fq. 791.

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme