Udhëtimi në haxh nuk është sikur udhëtimet e tjera. Ky rrugëtim nuk është turizëm. Në vendet e shenjta të Islamit shkohet në bazë të detyrës dhe thirrjes. E kush e sheh atë si udhëtim turistik, ai gabon dhe nuk është në udhëtimin e atyre që janë nisur të kryejnë obligimin e pestë të islamit (shart), një nga pesë shtyllat e Islamit (rukn). Shumë gjëra në këtë udhëtim që shihet dhe bëhen mbesin si kujtimet më të rëndësishme të jetës.
Emocionet e udhëtarëve nga kjo rrugë burojnë nga qendra e zemrës, lotët me lutjet (duatë) më të sinqerta dhe falënderimet e të lumturve ndaj Allahut të dashur që me mëshirën e Tij e ka sjell përcaktimin të përjetshëm e që adhuruesit e Tij të përulur këtu të takohen me Të, me Zotin e tyre, të cilin e adhurojnë thellë.
Arritja në vendet më të rëndësishme të Islamit, Mekë dhe Medinë, është kujtim i përhershëm për secilin haxhi, pa marrë parasysh se sa secili prej tyre është i ditur dhe i udhëzuar për historinë e këtyre vendeve. Takime të tilla janë më shumë përjetim sesa takim i dukshëm me vendet dhe objektet për të cilat dëgjohet nga kujtimet e para të fëmijërisë. Dhe tregimi i çdo individi, haxhiut i cili i ka vizituar për kryerjen e obligimeve fetare (dinit) është i ndryshëm, dhe detajet e këtyre tregimeve janë madhështore, sepse secila qenie është krijesë origjinale e Zotit me veçoritë e tija, të brendshme, emocionale, njohëse dhe fizike.
Çdo musliman, me thellësinë e zemrës së tij, dëshiron të shkojë në udhëtimin për në haxh, të përjetojë takimin me Qebenë në Mekë dhe me xhaminë e Të Dërguarit në Medinë, dhe të arri te përjetimet e veta për qendrat më të rëndësishme të Islamit, për të cilat ka dëgjuar tregime të panumërta, gjithmonë të ndryshme. Përkrah njohurive të fituara fetare, tregimet të tilla, në të vërtet, janë ngulfatur në besimtarin dhe bëhen pjesë e tij dhe para syve të tij.
Kjo dëshirë e madhe për të shkuar në haxh në të njëjtën kohë është një lloj kurioziteti për bindje, duke pasur parasysh tregimet e ndryshme të haxhinjve e ve pas kthimit të tyre nga ai udhëtim jetësor. Dhe tregimi i secilit prej nesh, kur përjetohet kjo dëshmi e fatit me haremet e bekuara, do të jenë nuanca të ndryshme, siç është gjithmonë përshkrim i ndryshëm i diçkaje të bukur për secilin prej nesh, sepse veçantit e shpirtrave dhe zëmrave tona spërkasin bukurinë me fije të veçanta të buruara nga vetë fshehtësia e jonë.
Lutja e Ibrahimit a.s
I Dërguari i Allahut, Ibrahimi a.s., u soll me urdhrin e Zotit të borërave në një luginë të paujë, të pajetë dhe të pafund me bashkëshorten e tij të ndershme Haxhere, e cila aty do të lindë djalin e tyre, Ismailin, a.s. e që përgjithmonë i ka rigjallëruar shtigjet e paraardhësve të tij, të të dërguarve të Allahut dhe pastaj t'i shënojë për të gjithë njerëzimin, që në atë vend të rivendos tempullin e bekuar - Qabenë, që në themelet e saj, të burojë Zem-zemi i bekuar, uji më i pastër në Tokë dhe që aty të vendosen njerëzit dhe të bëhet vendi më i frekuentuar i lutjes në Planet. Është lutur me sinqeritet për jetën e atij vendi, sigurinë, bekimin, përkushtimin, devotshmërinë e banorëve dhe vizitorëve, sinqeritetin e haxhinjve, pastërtinë e zemrave dhe qëllimeve të tyre.
Allahu i Lartësuar ka pranuar lutjen Ibrahim, a.s., të cilën ai e shqiptoi fuqishëm nga zemra e tij në një luginë të paujë në të cilën do të gurgullojë burimi i ujit të shëndetshëm dhe haxhinjtë të panumërt përgjatë shekujve do të vijnë pas tij:
Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)." Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta. Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell. Falënderimi i qoftë Allahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë! Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria. E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika). Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dynjasë në botën tjetër)? Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve. (Kur'an: Ibrahim, 35-41)
Udhëtimi i bekuar
Klima e nxehtë e Gadishullit Arabik është përshtypja e parë e haxhinjve kur ata hynë në tokën e vendeve të nderit të Islamit, Mekës dhe Medinës. Thithja e ajrit të nxehtë të shkretëtirës arabe aspak nuk e hamend haxhinjtë të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të botës, dhe nga ato të veriut. Megjithatë, edhe kjo do të regjistrohet në kujtesën e tyre pasi që kjo është vëzhgimi i parë i haxhinjve. Çdo detaj nga ky udhëtim është i rëndësishëm dhe mbetet i mbëltuar deri në fund të jetës.
Haxhi kryhet një herë në jetë. Shumica e haxhinjve nuk do të shkojnë më atje. Prandaj, çdo vëzhgim është i rëndësishëm dhe e ka rëndësinë e tij si përjetim dhe për tregim për të tjerët. Të gjitha sprovat përmes të cilave do të kalohet në këtë udhëtim nuk vlejnë për vëmendjen në krahasim me rezultatet që do të arrihen: kryerja e detyrës së pestë islame, takimi dhe qëndrimi në vendet e shenjta, falja e mëkateve deri te arritja e nivelit të pastërtisë totale si në ditën e lindjes. Për këto dhurata madhështore, çdo musliman është gati të ballafaqohet rreziqeve të ndryshme të këtij udhëtimi dhe të shpenzojë shuma të konsiderueshme të pasurisë së tij. Qëndrueshmëria dhe durimi i haxhinjve është i veçantë me vetëdije që falja dhe shpërblimi, mbi të gjitha, është shumë më lart.
Këtë ka përshkruar bukur në fjalët e veta i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s., shënuar në tregimin e besueshëm: "Kalëruesi në të cilin udhëtojnë hanxhinjtë , nuk do të ngrejë këmbën e tij të pasme dhe as nuk do të lëshojë të parën, e që Allahu për çdo hap të tij të shënojë nga një vepër të mirë ose do të i fshijë mëkatin, ose do ta ngrit për një shkallë." (Bejheki dhe Ibn Hibban).
Haxhinjtë e sotëm udhëtojnë me mjete bashkëkohore të transportit, udhëtimi është lehtësuar dhe i shpejtë, por nuk do të i shmanget shpërblim i Allahut në asnjë çast ose për asnjë hap për të cilin I Dërguar flet në këtë Hadith.
Qabeja - tempulli i shenjtë i Ibrahimit
Muslimani ka lidhje të vazhdueshme me Qabenë, e cila është në të njëjtën kohë statike dhe dinamike. Është statike, sepse ekziston lidhja e përhershme ndërmjet çdo pike në kozmosin islam dhe Qabenë, dhe është dinamike sepse drejtë Qabesë udhëtojnë me qëllim të kryerjes së haxhit. Lutja (namazi) paraqet lidhjen statike e haxhi është lidhja dinamike. Bashkimi, i këtyre dy lidhjeve vërteton praninë madhështore të Qabesë si Origjina dhe si Qendër e universit islam, jo për shkak të realitetit të saj tokësor, por për shkak të asaj që ajo nënkupton si tempulli i shenjtë i Allahut - Beitullah, sepse, vërtet, vetëm All-llahu, xh.sh, është Burimi dhe Qendra e jetës.
Karakteri arkaik i Qabesë tregon karakterin e tij primordial (fillestar). Meqë ajo ka përafërsisht formën e kubit, është 12 metra e gjatë, 10 metra e gjerë dhe 16 metra e lartë, posedon dimensionet e sipas kuptimit të harmonisë së Pitagorës, janë në harmoni me njëri-tjetrin. Ashtu si një kub, Qabeja simbolizon gjithashtu stabilitetin dhe pandryshueshmërinë i cili e karakterizon vetë Islamin; Besimi Islami (Din) bazohet në harmoni, stabilitet dhe pandryshueshmëri në qenien e tij më themelore; prandaj e vërteta që Islami mund të restaurohet, por jo të reformohet. Qabeja është si organizmi i gjallë. Prandaj, është e veshur me mbulesë të zezë (kiswa), e qëndisur me ari me vargje kur’anore. (Dhe unë, rob i vogël i Allahut, autori i këtij teksti, kishte nderin të hynte në vetë Qabenë, dhe në rastin e bekuar njëherë e qëndisë ajetin koranore në kiswi e cila gjatë tërë vitit e dekoron këtë Shtëpi të Shenjtë). Kjo veshje e Qabesë përsëritet çdo vjet, e kiswa e vjetër prehet në copëza dhe u shpërndahet muslimanëve në mbarë botën si dhurata më e çmuar.
Qabeja është struktura e rëndësishme dhe domethënies kozmike dhe metakozmike. Ajo shtrihet në një aks që bashkon Qiellin dhe Tokën në kozmosin islam... Fillimi i krijimit të Tokës ka filluar në pikën e saj. Ajo e mbanë harmoninë kozmike. Mbi të, në çdo qiell në të shtatë qiej, në të njëjtin aks gjendet nga një Qabe qiellor që vizitohen nga banorët e qiellit. Katër këndet e saj në Tokë tregojnë katër drejtime themelore dhe përfaqësojnë katër shtylla tradicionale të kozmosit.
Guri i zi i ngulitur në qoshen e tij (el-hadxher’l-eswed) është me origjinë jashtëtokësor. Është i vetmi fenomen i materializuar nga bota e përjetshme. Sipas fjalëve Të Të Dërguarit, ky gur i çmuar është nga Xheneti, ishte më i bardhë se qumështi, por u errësua me kalimin e kohës për shkak të mëkateve të bijve të Ademit, ndonëse, në brendësi ende ka mbetur pakës nga e bardhja e saj burimore. Ky gur i çmuar, gjithashtu, simbolizon marrëveshjen origjinale, e cila, sipas Kur'anit, është arritur mes Allahut dhe Ademit si dhe me të gjithë pasardhësit të tij, me anë të cilit të gjithë përkatësit e gjinisë njerëzore të këtij "momentit të drejtë" (edhel) kur u arrit marrëveshja pranuan Sundimin e Zotit. (Sejid Husein Nasr: Mekë e nderuar dhe Medina nur www.medzlis.com)
Qabeja - tempulli i lashtë është kushtuar Allahut të Plotfuqishëm, është qëllim për haxhinjtë dhe pika në të cilën drejtohen lutjet e përditshme (namazi), Kibla e të gjithë muslimanëve, është në zemër të Mekës si dëshmi për natyrën e Islamit dhe monoteizmit të pastër që e proklamoj Ibrahimi a.s., monoteizëm dhe porosi primordial i njësishemërisë, të shpallur Ademit, a.s. babait të njerëzimit dhe Të Të Dërguarit të parë. Qabeja është simboli konkret i burimit të Islamit dhe, në sytë e muslimanëve dhe të gjitha feve, gjithashtu.
Shkuarja në Qabe, do të thotë kthim në burimin e vetë. Ajo është qendra e lartë e Islamit të cilës i kthehen të gjithë muslimanët gjatë namazit. Ashtu si në të gjitha qytetërimet e vërteta tradicionale dhe Islami, dominojnë dy realitete: Burimi dhe Qendra. Këto dy përmasa themelore të Islamit janë të pranishme në vetë Qabenë.
Gjatë jetës së tij, pa marrë parasysh se a jeton në majat vullkanike Java apo shkretëtirën e Mauritanisë, muslimani është i vetëdijshëm për Qabenë si pikë në tokë e cila e lidhë atë me burimin e tij, ngrohtësinë e gjallë të fesë së tij Islame, madje edhe të vetë njerëzimit. Muslimani, gjithashtu, është i vetëdijshëm se të gjitha pikat në tokë me linjtë të padukshme janë të lidhura me të vetmen qendër, Qabenë, kah e cila çdo ditë me fytyrë drejtohen pesë herë në namaz. Qabeja është qendra me të cilën janë të lidhura të gjitha mesxhidët në tokë, në fakt çdo vend në të cilin balli i përulur bie në tokë (sexhde). Prej saj rrjedh energjia e cila ndriçon të gjitha vendet e namazit në planetin tonë.
Muslimanët të devotshëm që bëjnë punë të mira shpirtërore në emër të Allahut, e bëjnë këtë të kthyer kah Qabeja. Furnizimi me energji pozitive vjen nga vet Qabeja. Aty është qendra e planetit të Tokës. Nxënësi që dëshiron përqendrim dhe pulsim të shëndoshë të kujtesës së tij, kur mëson është i kthyer kah Qabja. Nga ky Qendër vjen vetëm e mira dhe bekimi i Zotit të botërave (bereqet).
Imam-i Sadik, r.a. për njërën nga sekretet e kthimit kah Qabeja në kohën e namazit, ka thënë: "Kjo është shtëpia me anë të së cilës All-llahu i thirri robërit e Tij në lutje dhe në adhurim ndaj Tij, me të cilën i ka sprovuar dhe i ka përcaktuar Qabenë si Qendër e Të Të Dërguarave të Tij dhe Kiblen për ata që kryejnë namazin".
Namazi i përbashkët rreth Qabesë (xhamat) është shenja më e dukshme e nënshtrimit të përsosur ndaj vullnetit të Zotit, ashtu si rrethrrotullimi rreth saj (tavaf) nënkupton kthimin e njeriut në përsosshemërinë e tij burimore të xhenetit.
Duke i larguar idhujt nga Qabeja, I dërguari Muhamed, a.s., jo vetëm që e kthejë shenjtërinë në Tempullin e Lashtë si Bejtullahu, por i mësojë të gjithë muslimanët që nëse dëshirojnë të jenë besimtarë të vërtetë, duhet që zemrat e tyre të largohen nga të gjitha idhujt, nga të gjitha përpos Allahut. Ashtu zemra bëhet besnik për praninë e Allahut.
Qabeja është formë, por, megjithatë, është simbol i Joformësuarit. Është protoarkitekturë, por megjithatë është burim i gjithë arkitekturës islame. Ajo është ndërtesa e parë në Tokë për të cilën, sipas mënyrës së saj, Ademi, a.s, u mësua nga Meleku.
Mbulesa e zezë e saj, kiswa, është simbol i së zezës, e cila nuk është asgjë tjetër veç intensitet drite, ngjyrë pas të gjitha ngjyrave që përmban të gjitha ngjyrat dhe të gjitha format.
Haxhinjtë, secili në mënyrën e vet, e përjetojnë takimin me Beitullahun. Në fakt, disa janë të papërgatitur për hyrje në vendin më të ndershëm në Tokë, ata e sjellin tërë bagazhin e tyre të dynjasë, dhe aty e shkundin dhe merren vetëm me të, derisa të tjerët të begatë. Qabeja, tavafi, detyrat fetare të cilat kryhen aty dhe çdo gjë që gjendet aty për secilin është i paarritshëm, me pamjen dhe domethënien.
Takimi me Qabenë dhe përjetimet
Ibn Arebi, një kolos i tesawwufit, tregon se një nga shokët e Shiblit ka treguar këtë rast:
"Pasi e kam kryer haxhin, Shibli më (ndër të tjera) pyeti: 'A keni hyrë në Harem?' 'Po!' 'E para hyrjes në Harem a keni vendos fuqishëm që do të braktisni gjithçka që është e ndaluar?' "Jo!" 'Ti nuk ke hyrë (ashtu) si duhet në Harem!' 'A e ke hedhur shikimin nga lartësia në Meke? “Po.” “Atë nga lartë, nga Vërtetshemëria, a të përfshiu ndonjë gjendje deri sa e ke hedhur shikimin në Mekë?” “Jo” “ Ti nuk e (ashtu si duhet) ke shikuar nga lartësia Qabenë ?' "A ke hyrë në el-Mesxhidul-haram? "Po." "A ishe i vetëdijshëm se keni arritur në afërsi të Tij?" "Jo" 'Ti nuk ke hyrë (si duhet) në Mesxhid!' 'A keni parë Qabenë?' "Po." 'A e ke parë Atë ndaj të cilit jeni drejtuar?' "Jo." "Ju nuk e keni parë (si duhet) Qabenë!" (Muhjuddin ibn'Arebi, El-Futuhat l-mekkij, "Ihram", 72; sipas Muhjuddin Ibn 'Arebi, Ihram, Islamska Misao, Sarajevë, 13/1991, 149, 17-19)
Abdulkadir Gjejlani (1077-1166) është mendimtar i famshëm Sufi, sheh, themeluesi i rendit kaderi, dijetar dhe mësues i shumë figurave të famshme nga historia islame. Njerëzit e panë atë në harem të Qabesë, ai me fytyrë u lëshua në rërë dhe tha: "Zot i Dëshirueshëm, më fal! Nëse, megjithatë, duhet të përjetoj dënimin Tuaj, më ringjallë të verbër në Ditën e Ringjalljes – që të mos turpërohem para njerëzve të mirë. "(Enziklopaediedes Islam, I, Leiden-Lajpcing, 1913, 43)
Shejh Sadi e përshkruan këtë takim në Gjulistanin e tij në mënyrën e vet:
"Duke lëshuar fytyrën në tokën e qetësisë
Çdo mëngjes, kur fryn flladi, përsërisë:
O Ti, Të cilin nuk e harroj kurrë,
A e kujton ndonjëherë këtë robin Tënd? "
Fevzi Mostarasi, në Bylbylistanin e tij shkroi përjetimin e tij, duke thënë:
"Çfarë mund të gjejë njeriu i gjorë gjatë vizitës në Qabe, kur në “qabe” në zemrën e tij nuk digjet kandili i Diellit të Përjetshëm. Atë që po kërkoj në Qabe (...) ti ishe Ai. Qëllimi i vërtetë je Ti. Qabeja (...) është vetëm arsyetim. "Dhe shton:" Haxhiu shkon në Mekë, e unë të kërkoj Ty të shohë. Ai kërkon Shtëpinë e unë e kërkojë pronarin e Shtëpisë. "(Fevzi Mostaraci, Bulbulistan, Sarajevë, 1973, 21-22)
Të gjithë të dërguarit dhe lajmëtarët e fesë e kanë vizituar Bejtullahun
Të gjithë lajmëtarët e fesë të dërguarit, a.s. e që ishin124,000, e kanë vizituar Bejtullahun, qytetin e Mekës, në qendër të së cilës është Qabeja. Deri në përmbytjen e përgjithshme në kohën e Të Dërguarit Nuhit, a.s., ka pasur disa shenjëza, pastaj të tjera, e nga koha e Ibrahimi, a.s, është ndërtesë kubike, e cila me thjeshtësinë e saj e tejkalon të gjithçka që është ndërtuar në Tokë.
"Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është obligim për ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit".(Kur'an: Alu ‘Imran, 96-97)
Muhamedi, a.s, ka treguar se si shikonte Dhulkarnejnin, a.s., se si udhëtonte me ushtarët e tij në Qabe.
Në tregimin e besueshëm, përcillet se Muhammedi, a.s., ka thënë: " Mesxhid al-Hajf (vend në afërsi të Minës) janë falur shtatëdhjetë pejgamber, ndër të cilët edhe Musa, a.s. Sikur e shoh në ihrame, të mbështjellë me dy pelerina nga Katavani si kalëron në deve dhe e mbanë me shiritin nga palma. "(Taberani: El-Kebir. Katavani është vendbanim afër Kufës në Irak i njohur për përpunimin e pelerinave dhe rroba të tjera.)
Gjatë vizitës së Qabesë, rrotullimi në drejtim të kundërt të lëvizjes së Diellit, haxhinjtë mundohen që t'i afrohen sa më shumë Qabesë e që të prekin ose të puthin gurin e Zi për të cilin Muhamedi, a.s., ka thënë në tregimin autentik: "Pasha Allahun, Haxheru l-eswed do të ringjallet në Ditën e Gjykimit. Do të ketë dy sy për të parë dhe gjuhën me të cilën do të flas; do të dëshmojë për secilin që e ka prekur me sinqeritet. "(Thirmidhiu dhe Ahmedi)
Nëse dikush mund të quhet njeri me fat në këtë botë, ai është haxhiu i cili me pasurinë e fituar në mënyrë të ndershme e kryen haxhin e tij në Kabe, e ka fituar pastërtinë dhe ndershmërinë e një fëmije të sapolindur dhe ka mbijetuar me nder pjesën e mbetur të jetës si një shembull për njerëzit e tjerë.
Përkthyer: Shaban Basha