El-Kindiu (801 - 970)

El-Kindiu është filozofi i parë musliman me prejardhje arabe. Ndonëse ki­shte prejardhje nga fisi Kind në Jug të Arabisë (Hix­h­a­z e Jemen), ai u lind në Kufë më 871. Gjyshi i rij e pranoi Islamin dhe konsiderohej njëri prej shokëve të Pejgamberit a.s. Ai bashkë me disa shokë të tjerë shkuan në Irak me punë pionieri në Islam. Babai i tij ishte guvernator i Kufës për një kohë. Kufa ishte qytet me klimë më tepër racionaliste kundrejt Basrës që kishte klimë më tepër tradicionaliste.[1]

U shkollua në vendlindje në Kufë, pastaj në Basra dhe Bag­dad. Në fëmijëri kishte mësuar përmendsh Kur’anin, pa­s­taj kishte mësuar hadith, fikh, kelam, filozofi, mjekësi, astronomi, astrologji, kozmologji, mu­zikë, kimi, alkimi, farmakologji etj. Ishte njohës i disa gjuhëve të mëdha të kohës, sikur i arabishtes, persishtes, sirianishtes, greqishtes e mbase edhe hebraishtes etj. Jetoi një jetë në bollëk, por jashtë publikut, në vetmi. Thuhet se Kindiu ishte mjek i shkëlqyeshëm, sidomos në disa sëmundje të rralla. Ai e shëroi një djalosh nga një lloj paralize, që nuk kishte gjetur shërim te mjekët tjerë të kohës, edhe pse babai i tij ishte i pasur dhe nuk kishte kursyer mjete.

Aktivisht mori pjesë në transmetimin dhe përkthimin e trashëgimisë së pasur në fushën e filozofisë e tjera. Ndër të tjera përktheu edhe disa vepra nga sirianishtja dhe gjuhët tjera në gjuhën arabe. Është autor i shumë vep­ra­ve në shumë fusha. Sipas Ibn Ne­dimit (në El-Fih­rist) El-Kindiu ka shkruar prej 265–315 vepra (kitabe e edhe risale). Sidomos ka shkruar vepra nga fusha e logjikës, metafizikës, filozofisë, mjekësisë e farmakologjisë dhe fushave tjera. Një nu­mër i madh i tyre është zhdukur.[2]

El-Kindiu ishte drejtues i Bejt’ul-hik­meh, institucion i llojit të akade­misë së shkencave apo i një instituti mo­dern ku përktheheshin dhe shkr­u­heshin veprat më të njohura të shkencës së atëhe­r­s­h­me. E themeloi halifi Me’mun. Kishte marrëdhënie të mira me disa halifë abasitë, si: Me’munin, Mu’tesimin dhe të birin e tij Ahmedin. Jetoi edhe në kohën e Mutevekilit në raporte solide, por rivalët e tij shpifën te halifi gjëra të ndryshme, kështu që ai e arrestoi kurse bibliotekën e tij e konfiskoi.

El-Kindiu konsiderohet meritor për njohjen e filozofisë ndër muslimanët si pjesë e kulturës dhe qytetërimit islam. Ai e bëri filozofinë shkencë të kuptueshme e cila përfshin të gjitha shkencat. Ibn Nedimi mendon se El-Kindiu është njeriu më i mirë i kohës së tij, unikal në njohjen e tij të shkencave të vjetra.[3]

El-Kindiu ishte pajtues mes fesë dhe filozofisë dhe mendon se këto fusha njëra tjetrën nuk e pengojnë as dëmtojnë. Pengesat janë rezultat i perceptimeve njerëzore e jo mes fesë dhe filozofisë. Feja dhe filozofia kërkojnë të vërtetën. Feja ndjek rrugën e sheriatit, kurse filozofia metodën e argumenteve racionale. Edhe pse e pëlqente Platonin dhe Aristotelin, ai nuk pranoi teoritë e tyre neoplatonike apo peripatetike, por theksoi se Krijues i botës është Zoti, nga hiçi.[4]

El-Kindiu respektohej nga dijetarët pas tij në vend dhe jashtë. Gerhardi nga Kremona mendon se El-Kindiu ka ndikuar fuqishëm në Evropë, kurse Zhirom Kardani mendon se El-Kindiu është njëri prej 12 mendjeve më të mëdha. El-Kindiu vdiq më 873 në Bagdad, Irak.



[1] M. M. Šarif, Historija islamske filozofije, I, Zagreb, 1998, fq. 427 e tutje.

[2] Po aty, fq. 428-429.-

[3] Henry Corbin, Historia e filozofisë islame, I-II, Shkup, 1997, fq. 168 -171.

[4] Sa’d Abdulaziz, Felasifet’ul-islamijjeh, Kajro, 1977, fq. 25 e tutje.

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme