
11 shkurt 2006 – Arkeologët gjermanë zbuluan në Gobeklitepe, sit arkeologjik në provincën juglindore Sanliurfa të Turqisë, sistemin më të vjetër të komunikimit human dhe simbolet e para të formës më primitive të shkrimit të sotëm. Pozicionuar 22 km në verilindje të Sanliurfas, Gobeklitepeja konsiderohet si tempulli më antik i botës dhe pika zero e historisë. Ndërtimi i saj daton rreth 11.600 vite më parë dhe është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.