
Turqia gjatë sundimit të saj disashekullorë kaloi nëpër kohë të ndryshme, të fatshme dhe të kobshme, të mira dhe të liga. Shekulli XIX ishte në dëm të Turqisë. Ajo tkurej, zvogëlohej dhe lëkundej seriozisht. Nga një anë kemi nacionalizmin arab, i cili, i mikluar nga premtimet evropiane, u nisë drejt themelimit të shteteve kombëtare, duke rrënuar shtetin e tyre mbinacional internacional të Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër, me nxitjen e evropianëve, filloi të veprojë edhe lëvizja cioniste për themelimin e shtetit të Izraelit.
Ndërkaq, kishte vetëm një njeri që përpiqej sado-kudo të mbronte interesat e muslimanëve në botë nga nacionalizmi, cionizmi dhe modernizmi. Ai ishte Sulltan Abdulhamiti II.
Turqit e Rinjë krejt pa nevojë filluan disa konflikte me evropianët. Rezultati ishte një tkurje e madhe. Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Greqia: të gjitha përpiqeshin të shkëpusin sa më shumë territore nga Turqia tashmë e pafuqishme.
Në këtë gjendje të rëndë politike, ekonomike e shpirtërore, në skenë doli oficeri i heshtur, Mustafa Kemali. Mblodhi rreth vetes simpatizues dhe ushtarë, shkrimtarë dhe liderë të ndryshëm, muderisë dhe nxënës të medreseve. Ata e përkrahnin, kurse ky vepronte si strateg i shkëlqyeshëm. Nga një gjendje e keqe, Turqia sërish paraqiste faktor me rëndësi në skenën rajonale. Më nuk priste lëmoshë por kërkonte. Kështu, kryqëzata e fundit u zbrapsë, pikërisht duke iu falënderuar gjakut të qindra e mijëra muslimanëve turqë.
Mirëpo, shumë shpejtë turqit u zhgënjyen. Nuk ndodhi ajo që priste populli – që Mustafa Kemali të bëhej lideri i ri i botës myslimane. Ai zgjodhi rrugën tjetër, atë të pafesë. Posa e qetësoi gjendjen me evropianët, ai luftoi e drejtoi kundër myslimanëve, me dëshirë që Turqinë ta bëj pjesë të Evropës, duke ia mbjellë me forcë vendit të tij frymën evropiane.
Më 4 mars 1924 Mustafa Kemali, duke mashtruar delegatët në Parlament, e rrënoi halifatin islam dhe ndërtoi sistemin republikan të sojit evropian. Mustafa Kemali i tradhtoi idealet islame, i tradhtoi idealet e luftëtarëve muslimanë, të popullit, grave dhe fëmijëve.
Thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes së dinastisë osmane u internuan jashtë vendit, disa u burgosën, kurse u mbyllën të gjitha medresetë dhe teqetë, mijëra dijetarë të shkëlqyeshëm osmanë u masakruan, të gjitha tokat e vakufit u nacionalizuan, u ndalua bartja e fesit dhe e hixhabit, Ligji i Sheriatit u zëvendësua me Ligjin Civil të Zvicrës dhe shumë shpejtë alfabeti osman i ndërrua me atë latin (me ç’rast 99 % të turqve mbeten analfabetë), ezani u ndalua të këndohet, kurse më vonë u lejua të këndohet në gjuhën turke. Vdiq ideja e një shteti për muslimanët, erdhi kohë e rëndë për ta. Për shkak të fesit dhe refuzimit të reformave kemaliste, Said Nursiu kaloi 27 vjet burg dhe internim.
Nga ajo kohë gati kaluan 80 vjet. Gjatë kësaj kohe pati disa përpjekje për t’u çliruar nga kjo dhunë kundër Islamit. E para ishte koha e Adnan Menderesit, kryeministrit të dashur, i cili e kthei ezanin në gjuhën arabe në xhami dhe ishte kryeministri i parë i cili hyri në xhami. Gjyqi ushtarak shumë shpejtë e burgosi dhe e ekzekutoi. Çfarë krimi!!!
Rasti i dytë është ai i liderit karizmatik të Nexhmedin Erbakanit në vitet e 70-ta, i cili në dy raste u rrëzua nga pushteti nga armata me frymëzim kemalist.
Rasti i tretë është ai i Turgut Ozalit, i cili në Turqi i kthei shumë të drejta fetare, i hapi shkollat dhe e shpëtoi Turqinë nga shpartallimi ekonomik.
Rasti i katër është ai i Rexhep Tajip Erdoanit, ish-bashkëpunëtorit të Nexhmedin Erbakanit, ish-guvernatorit më të suksesshëm të Stambollit. Turqia me Erdoanin sot është njëra ndër fuqitë më të mëdha rajonale dhe kryesues i Konferencës Islame.
Sot Erduani e di se gjendet para sfidave serioze. Regjimi rigjid i kemalistëve është tepër aktiv të pengojë çdo gjë islame; por, vërehen edhe lëshimet e para, sepse armata këtë herë e qortoi qeverinë vetëm verbalist, pa puç ushtarak. Ndoshta këto janë shenjat e para se kemalistët po vetësdijësohen se duhet të lëshojnë pe para ideve të tyre fanatike, por po vetëdijesohen edhe “islamistët” se nuk duhet ta përdorin vokabularin rigoroz kundër tyre.
Nëse këtë nuk e bëjnë, ekziston frika reale se pas Irakut e Iranit, pas Sirisë dhe Libanit, radhën e copëtimit e ka Turqia. Ky është plani i pashpallur i Kryqëzatave të reja të planifikuesve të rendit të Ri Botëror.
Është koha e fundit që Turqia të mbledhë veten dhe të mendoj për një të ardhme më të lumtur. Kemalistët mos t’u robërohen fanatikisht ideve të liderit të tyre, kurse “islamistët” t’u shmangen frazave me kuptim pezhorativ kundër palës tjetër. Nëse nuk gjendet kompromis i këtij lloji, Turqia rrezikon të mbetet edhe gjatë kohë në qorrsokak!