
Ahmed Nuredin Efendi lindi më 22 qershor 1901, në Pallatin Jildiz në 5amboll. Ishte djali i gjashtë i sulltanit osman Abdulhamidit II. Nëna e tij ishte Behixha, me prejardhje nga Xhorxhia. Ishte binjak me Bedredin efendinë, i cili vdiq në moshën dy vjeçare e gjysmë nga sëmundja e Meningitit.
Nuredin – Bedredin Efendi
Në moshën 8 vjeçare, babai i tij Sulltan Abdulhamidi II u tërhoq nga politika aktive pas ngjarjeve të 31 Marsit. Forcat rebele sulmuan Pallatin Sulltanor dhe e dërguan Sulltan Abdulhamidin, së bashku me gratë e tij, tre vajza dhe dy djem, në internim në Selanik. Një pjesë e familjes së Sulltanit mbeti në pallat, përfshirë edhe Nureddin Efendiun.
Nuredin Efendiu ishte shumë më i viktimizuar se vëllezërit e tij të tjerë. Sepse ai dhe nëna e tij nuk kishin as rrogë, as apartament. Nuredini me vëllain më të madh Selimin u strehua me nënën te gjyshi i tij në Beshiktash. Kur edhe gjyshi i tij u internua, ata mbajtën një apartament në Bomonti. Më vonë, bashkë me nënën u lejuan të vendoseshin në pavijonin e Maslakut. Por, shteti nuk i linte rehat, kështu që ai u strehua në ambasadën britanike dhe i kërkoi ndihmë ambasadorit. Unionistët turq u përkulën para britanikëve.
Më 1913 Sulltan Abdulhamidi nga Selaniku u soll në Stamboll. Nureddini shkoi në pallat për të takuar babanë e tij, të cilin e donte pa masë. Bisedimet e babait dhe të birit, të cilët përqafuan njëri-tjetrin, ishin shumë prekëse. Megjithëse Nuredini, duke qarë tha: "Oh, baba, unë do të qëndroj me ty këtu", babai i tij nuk pranoi që edhe i biri të përjetonte gjendjen e tij.
Nuredin Efendiu 1901-1945
Nureddin Efendiu studionte shkencat ushtarake qysh si shtatë vjeçar, ndërsa në Gjermani u dërgua në vitin 1916. Në studime në Gjermani ishte edhe ?ehzâde Ömer Faruk, Osman Fuad, Abdülhalim, Abdürrahim dhe ?erefeddin Efendi. Por, pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, ai shkoi në Zvicër për të vizituar motrën e tij Ajshe Sulltan. Pastaj vëllezërit dhe motrat u kthyen në Stamboll. Më 5 maj 1919, kur ai kishte 18 vjeç, u martua me 17 vjeçaren Ajshe Andalib (1902-1980), bijën e Husni Pashës, nga Adapazari, një nga ndihmësit e të atit. Sidoqoftë, kjo martesë nuk u pranua nga anëtarët e familjes. Në ditën e dasmës së vëllait të tij Abdurrahim Efendi, ai u martua edhe me gruan që e donte. Disa anëtarë të familjes ishin skeptikë për martesën e tij për shkak të moshës së re të princit.
Pasi që sulltanati u abrogua në vitin 1923, Nuredini si 23 vjeçar migroi në Evropë. Fillimisht u vendos në Romë, Nicë dhe Napoli, gjatë së cilës kohë ai shiti bizhuteri të zonjës Andalib dhe ndonjëherë ndihmohej nga e ëma.
Varri i Nuredin Efendiut, Varrezat Bobigny, Paris
Vdekja e tij ishte e tmerrshme. Vdiq nga uria në një park të Parisit. Në xhepin e tij gjetën një letër, në të cilën gjendej emri e mbiemri dhe aq para sa për të përgatitur xhenazen e tij në varrezat muslimane.
Më vonë, Nureddin Efendi shkoi të punojë me motrën e tij Shadija Sulltan, e cila jetonte në Paris. Sidoqoftë, ai nuk mund të gjente një punë të përshtatshme dhe si vëllezërit e tij u bë muzikant daullesh ose kitare. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, ai e mori gruan e tij në Spanjë, por atje u sëmur rëndë dhe u kthye në Paris. Sidoqoftë, ai shpejt vdiq nga tuberkulozi në Paris në 2 qershor 1945. Zonja e tij pohon se një kohë ushqehej nga çorba e Kryqit të Kuq. Trupi i tij u varros në varrezat muslimane Bobigny. Në Paris i vdiq edhe djali i vetëm i Nuredinit, Mehmed Bedredin, ende në pelena nga një zjarrvënie.
Në epitafin e tij shkruan: “Princ Ahmed Nuredin, i biri Sulltan Abdulhamidit II. Më 11.06.1900 -02.06.1945.” “El-Fatiha”!
Pranë varrit gjendet një mesxhid dhe një shtëpi e vogël. Dervishët shadhili takohen aty çdo javë të shtunën, duke i kënduar dhikr, si ngushëllim për vuajtjet e tij gjatë tërë jetës.
__________________________________________________________________
- Ekrem Bugra Ekinci, Sultan Hamid’in Küçük ?ehzâdesi, në: http://www.ekrembugraekinci.com/makale.asp?id=969.
- Ahm?d Nureddin Ef?ndi, në:
https://az.wikipedia.org/wiki/%C6%8Fhm%C9%99d_Nur%C9%99ddin_%C6%8Ff%C9%99ndi - Ay?e Osmano?lu, Babam Sultan Abdülhamid, Stamboll, 1984, fq. 253-254.
- Osman Nuri Topbash, Osmanët, Shkodër, 2009.