
MY TRIP TO GRANADA
Granada ruan në vete një histori të veçantë të gërshetimit të kulturave dhe civilizimeve.
Ndoshta kjo ishte një prej arsyeve të mëdha për çka patëm një dëshirë të madhe për ta vizituar këtë qytet.
Granada ishte mbretëria e fundit e nasiritëve, e cila ra në vitin 1489 dhe mbreti Ebu Abdullah, sipas marrëveshjes së arritur me Ferdinandin dhe Isabelën, mblodhi gjithë që pati, u ngjit nëpër malet e Siera Nevades, e shikoi për herë të fundit Granadën dhe mbretërinë e tij, e cila në një mënyrë që nga viti 711 kur Tarik bin Zijadi kishte kaluar Gjibraltarin, kishin pasur një vazhdimësi të sundimit. Ky sundim nuk ishte i pa peripeci dhe batica e zbatica.
Albajzin – lagjja tejet karakteristike me shtëpi të ndërtuara ne stilin magribian dhe me rrugë të ngushta por shumë të mbajtura pastër, jo pa ndonjë arsye të fortë ishin nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe ishte lagjja e cila i rrinte përballë pallatit te famshëm të Alhambres, i cili edhe sot e kësaj dite është një ndër objektet më të vizituara të botës. Këtë pallat çdo ditë e vizitojnë 8.000 vizitorë për t’u mahnitur artin dhe arkitekturën e objekteve, me bukuritë e parqeve me vizionin kompleks të ndërtimit dhe mirëmbajtjes.
Në Albajzin tash e tri vite ishte lëshuar në funksion “Meskita de la Granada” siç e quanin vendësit apo “Xhamia e Granadës”, e cila qe nga hapja çdo vit në muajin korrik tubon muslimanë nga e gjithë Evropa ku për tri ditë rresht festohet, lexohen kumtesa te ndryshme, njihen njerëzit mes veti, mbahen ‘workshope’ të ndryshme sidomos rreth mënyrës së të kuptuarit sa më adekuat te të kuptuarit të Islamit nga evropianët, të cilët nga dita në ditë po konstatojnë se është zgjidhja me fatlume për fatin e njeriut.
Për mua ishte hera e parë në Spanjë, hera e parë në Granadë dhe hera e parë në Meskitë. Gjithçka me dukej tejet impresionuese. Anduluzia kishte shumë karakter oriental, bile edhe klimë tropikale.
Ajo që e bënte shumë të veçantë këtë tubim në Granadë ishte se pjesa dërmuese e pjesëmarrësve ishin muslimanë të Evropës apo për të qenë edhe më i saktë evropianë të cilët e kishin përqafuar Islamin. Ata vinin nga e gjithë Spanja, si Sevilja, Madridi, Barcelona e tjera, pastaj nga Anglia dhe Skocia, Gjermania, Zvicra, Austria, Franca etj.
Një pjesë e madhe tyre ishin intelektualë të spikatur dhe nga ata të cilët e kishin pranuar Islamin nga të lexuarit dhe hulumtimet shkencore. Abdul Hak nga Anglia, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Aishen, kishte bërë një përkthim të mrekullueshëm të Kur’anit famëlart, punë kjo e cila kishte marrë plot 23 vite.
Pasditja e së premtes më 07.08.2006 ishte në shenjë arritjes së pjesëmarrësve dhe vendosja e tyre për t’u tubuar në mbrëmje ne Oborrin e Meskitës nën atë flladin veror dhe me pamje kah pallati i “Alhambrës” për të pranishmit u ofrua një program artistik.
Të nesërmen ishte kryesisht dita e punës ku manifestimin e hapi Abdul Hasin Castanjera, njëherit kryetar i Qendrës Islame të Granadës, i cili ju shprehi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe thanë në vazhdim se një numër i konsiderueshëm i të ftuarve nuk kishin pasur mundësi që të merrnin pjesë thjesht për shkak të procedurave tepër të shtrënguara për marrjen e vizave nëpër shërbimet konsulare të vendeve gjegjëse.