Demant

Shënim:

Shkrimi i mëposhtëm vazhdon të keqpërdoret nga Shaqir Fetahu dhe argatët e tij për të "vërtetuar" pafajësinë e Shaqir Fetahut dhe pretendojnë mbështetjen (jo-ekzituese) të Nexhat Ibrahimit ndaj Shaqirit. Kjo është demantuar në artikullin e postuar një ditë më vonë (15 Nëntor 2020, 18:17) me titullin:
https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3346
Në këtë shkrim (të mëposhtëm) demantohet vetëm implikimi i Nexhat Ibrahimit në publikimin dhe shpërndarjen e dokumentit të spiunazhit, jo  edhe vërtetësia e tij. Sipër, është artikulli i dytë. Ndërsa më 9 Nëntor 2023, vjen dhe reagimi i fundit nga Nexhat Ibrahimi:
https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3432
~ Redaksia e ZeriIslam!
Në vijim, mund të lexoni artikullin origjinal pa ndryshime, siç është postuar më 14 Nëntor 2020, 17:26:
-----------------------------
Selamun Alejkum hafiz efendi Shaqir,

Uroj te jeni mire ju dhe familja juaj.

I nderuar, diteve te fundit po degjoj qe emri im lakohet neper portale, gazeta, media lidhur me nje dokument te Sherbimeve Sekrete te Jugosllavise apo dicka te tille, ndersa i cili flet per ca implikime tuajat lidhur me mua gjate viteve studentore. 

Me plot pergjegjesi fetare, morale, publike ju pohoj se une nuk kam kurrfare lidhje me kete ceshtje, as qe kam shkruar dic te tille, as qe jam intervistuar nga dikush. Edhe pse jam keqtrajtuar shume nga Sherbimet Sekrete te kohes, une nuk kam pesuar ndonje dem nga ju dhe nuk di ndonje gje lidhur me kete. Ata qe manipulojne me fatkeqesine time, tash lidhur me ju, eshte veper e tyre, por jo e imja.

I nderuar, ka disa vite qe per arsye shendetesore jam terheq krejtesisht nga jeta publike, madje as nuk bej pune aktive ne BIRK dhe ndihmohem materialisht nga institucioni im. Por, ka rreth nje vit qe nuk kam asnje qasje ne rrjete sociale. Madje, nuk kam as telefon, vetem e vetem qe te jam i qete e te merrem me vetveten dhe hallet e mia. Ka nje kohe te gjate qe kam reduktuar ne rreth te ngushte edhe pritjen e miqve, kolegeve, farefisit etj. E gjithe kjo qe ta mbroj veten nga shqetesimet fizike dhe psikike.

Pra, i nderuar Hafiz, pranoni pershendetjet e mia dhe vazhdoni te jetoni rehat nga une. 

Me respekt,

Nexhat Ibrahimi


14. 11. 2020

Prizren

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme