IVAN AGUÉL / SHEJH ABDULHADI AKILI, NJË ARTIST I MADH POR PAK I NJOHUR
Ivan Aguéli lindi si John Gustaf Agelii, në vitin 1869 në qytetin e vogël Suedez Sala. Ishte djali i veterinerit Johan Gabriel Agelii. Në fillim të rinisë së tij ai filloi të tregonte një talent të jashtëzakonshëm artistik dhe një interes të madh për misticizmin fetar. Përmes nënës së tij, ai ishte i lidhur me metafizikanin suedez të shekullit të XVIII-të Emanuel Swedenborg. Midis viteve 1879–1889, Aguéli kreu studimet e tij në Gotland dhe Stokholm.
Pas pranimit të fesë islame në vitin 1889 Ivan Aguéli mori emrin Shejh Abdulhadi Akili. Ishte një konvertit suedez, autor, piktor i njohur, por deri tani i panjohur për opinionin tonë. Më pas Ivani udhëtoi për në Paris, ku u bë student i piktorit simbolist Émile Bernard. Duke u kthyer në Stokholm në 1890, Aguéli ndoqi shkollën e artit në Stokholm ku mësoi nga artistët suedezë Anders Zorn dhe Richard Bergh. Para se të kthehej në Suedi në 1890 ai bëri një devijim për në Londër, ku u takua me dijetarin anarkist rus Princ Kropotkin.
Fontana e Ivan Aguélit në Sala.
Në fund të vitit 1892, ai përsëri u kthye në Paris, ku u njoh me poeten franceze dhe aktivisten për të drejtat e kafshëve Marie Huot (1846–1930). Meqë ishte aktiv në qarqet anarkiste franceze, ai u arrestua në 1894 dhe u gjykua në "Gjyqi i të tridhjetëve". Brenda disa muajsh nga lirimi i tij nga burgu, në vitin 1895, ai u largua nga Franca për në Egjipt, ku jetoi për një kohë, derisa u kthye në Paris në 1896.
Në 1899 ai udhëtoi për në Kolombo (Shri Lanka e sotme), dhe përsëri u kthye në Francë në vitin 1900.
Në vitin 1902 Ivan Aguéli u transferua në Kajro dhe u bë një nga evropianët e parë perëndimorë që u regjistrua zyrtarisht në Universitetin e njohur Ez’her, ku ai studioi filozofinë arabe-islame. Në vitin 1902 ai hyri në tarikatin sufi Shadhilije, duke marrë dorë nga shejhu i madh egjiptian Abdurrahman Ilajsh Kebir (1840-1921). I përkiste shkollës juridike malikite, sepse edhe mësuesit i kishte të kësaj shkolle. (Ky tarikat nuk duhet të ngatërrohet me tarikatin Ekberijje të Ibn Arabiut).
Me bekimin e Shejh Ilajsh, Ivan Aguéli dhe një gazetar dhe shok i konvertuar italian me emrin Enrico Insabato (1878–1963) themeluan dhe kontribuan në një revistë italiane të botuar në Kajro (1904–1913) me emrin Il Convito (arab. En-Nadi).
Ivan Aguéli themeloi tarikatin El-Ekberije në Paris në vitin 1911, si një shoqëri të fshehtë sufiste. Ndër anëtarët e parë të saj ishte René Guénon, filozofi me famë botërore. Qëllimi i tij ishte të promovonte mësimet e Muhjiddin Ibn Arabiut midis "klasave dijetare, të arsimuara dhe të mendimit të lirë ...", përmes praktikimit të rrugëve sufiste shadhili dhe melami. E vetmja herë që përmendet kjo shoqëri është në një letër të shkruar nga Ivan Aguéli në shtator të vitit 1911 në një adresë të panjohur në Kajro që njofton themelimin e saj. Hollësi të tjera nuk dihen për këtë organizatë sufiste.
Gjatë Luftës së Parë Botërore Ivani më 1916 u dëbua nga Spanja, i dyshuar si spiun osman në Spanjë. I bllokuar në Spanjë, Aguéli nuk kishte mjete për të vazhduar rrugën përsëri në Suedi.
Në Spanjë Aguéli mbeti pa para për t'u kthyer në Suedi. Në këtë kohë Ivan Aguéli më 1 tetor 1917 u mbyt në një aksident të pësuar nga një tren në një kalim hekurudhor në fshatin L'Hospitalet de Llobregat jashtë Barcelonës.
Pas vdekjes së Ivan Aguélit, Princi suedez Eugen Bernadotte (vd. 1947), i cili ishte i njohur si mbrojtës i artistëve, u sigurua që t'i kthente pikturat dhe sendet e tij në Suedi.
Në Suedi, Aguéli admirohet si një piktor bashkëkohor i njohur. Shumica e pikturave të tij gjenden në Muzeun Kombëtar Suedez të Arteve të Bukura, Muzeun e Artit Modern dhe Muzeun Aguéli në Sala.
Ngjashmëria e Ivan Aguélisit në Suedi u tregua qartë në 1969 kur, në njëqindvjetorin e lindjes së tij, gjashtë piktura të tij u shtypën si pulla nga Shërbimi Postar Suedez.
Eshtrat e Ivan Aguélit u prehën në Barcelonë, Spanjë deri në 1981, kur përfundimisht u sollën përsëri në Suedi dhe Ivani u rivarros me ritet islame në qytetin e tij të lindjes Sala.
Muzeu Ivan Aguéli në Sala të Suedisë ka koleksionin më të madh të veprave të tij artistike, dhuruar nga mjeku i mirënjohur i qytetit Sala, Carl Friberg, Nationalmuseum.
Përkundër konvertimit në Islam, Ivan Aguéli gëzon respekt në Suedi. Shteti i tij, në vitin 1969, në njëqindvjetorin e lindjes së tij, gjashtë piktura të tij i shtypi si pulla postale nga Shërbimi Postar Suedez.
Ivan Aguéli, si një simpazitues i Ibn Arabiut, në metafizikën e tij, aplikoi studimin e ezoterizmit islam dhe ngjashmëritë e tij me traditat e tjera ezoterike të botës. Arti i tij ishte një formë unike e post-impresionizmit në miniaturë, ku ai përdori përzierjen e ngjyrave për të krijuar një ndjenjë të thellësisë dhe distancës. Stili i tij unik i artit e bëri atë një nga themeluesit e lëvizjes suedeze të artit bashkëkohor.
Lit.:
Jobst, Sean; "Ivan Aguéli: The Unity of Art in Mysticism," in Mystics, Scholars and Holy Men, ed. Troy Southgate. London: Black Front Press, 2014, pp. 183-211.
Waterfield, Robin; Réne Guénon and the Future of the West, pp. 28–30, Sophia Perennis.
https,//en.wikipedia.org/wiki/Ivan_Agu%C3%A9li.
https,//de.wikipedia.org/wiki/Ivan_Agu%C3%A9li.
http,//aguelimuseet.se/ivan-agueli/.