‘PËRÇUDNIMI’ I SHPREHJEVE ISLAME TE SHQIPTARËT

DËBIMI I SHPREHJEVE ISLAME:

SHERIATI, SUNETI, SELEFI, XHIHADI, HIQAJA

 

Nën trysninë e vazhdueshme të islamofobëve nga ideologji të ndryshme, dhe mangësive të brendshme, shprehjet shekullore muslimane zhduken nga përdorimi foljor ose shkrimor, ose shpallen si shprehje armiqësore, të cilat e kanë vendin në plehra!

 

 

SHQYRTIME HYRËSE

 

Gjuha është mjet komunikimi, melhem që afron dhe shëron njerëzit, popujt, historinë, trashëgiminë. Por, gjuha njëkohësisht është edhe helm që lëndon njerëzit, që vret njerëzit, popujt! Qëllimisht, e rrallë herë joqëllimisht, jomuslimanët dhe herë-herë edhe vetë muslimanët disa shprehje i kanë syrgjynosur, internuar, dëbuar nga jeta e tyre, e disa të tjera përdoren në kontekste jopërkatëse, si sinonime të së keqes, duke abuzuar me to, për ta treguar fenë islame dhe terminologjinë e saj si mesjetare, anakronike, de mode, që nuk kanë asgjë të përbashkët me botën e sotme moderne. Kur’anin e quajnë “Kuran ose Koran”, Halifin e quajnë “kalif”, Resulin dhe Nebijun, Pejgamberin e quajnë “profet”, Muhammedin a.s. e quajnë “Muhamet, Mahomet”, Arapi në shpjegim të Fjalorit serbisht-shqip është ‘zezak’ edhe ose populli arab është racë e bardhë, dhe kjo quhet standard gjuhësor (e më shumë ideologjik), që nuk bën të diskutohet, të preket apo shkelet.

Lexoni e mos besoni, por mund ta verifikoni! Diku më 1994, në Burgun e Dubravës, arrita disi deri te libri “Tregime popullore të Drenicës”, të vjela e përgatitura nga Anton Çeta, emër i njohur për opinionin e Kosovës, si etnolog, historian, pajtues.

Fillova ta lexoj librin që e kishte vjelë dhe tubuar ai për vite të tëra, por pas 20 faqeve të para, sërish e fillova leximin nga e para, sepse më ra në sy përdorimi i shpeshtë në kontekste përbuzëse vetëm i emrave të proveniencës islame si: xhami, hoxhë, myezin, haxhi, Qabe, minare, namaz, ramazan, sadakë, mevlyt e të ngjashme. Në fillim mendova se më vonë do të ketë edhe ndonjë tërësi për kristianët, ku përmendet edhe prifti, edhe popi, edhe motrat kristiane me shami, pastaj kisha, manastiri, kërshëndellat e tjera, por kotë. Fillova regjistrimin e tyre dhe gjeta mbi 600 emra të proveniencës islame/muslimane, që të gjitha në kontekstin negativ, përbuzës. Vallë, si nuk e gjeti ky Antoni një hoxhë pozitiv, një haxhi pozitiv, një xhami të mirë. Vallë Drenica është kaq antimuslimane, muslimanët në Drenicë janë kaq të degjeneruar apo kemi një autor që ha bukën e muslimanëve dhe i shanë ata si mos ‘më mirë’, që ndryshe quhet bukëshkalë?! Në fakt, realiteti i Drenicës flet ndryshe Antonit!

 

 

SHERIATI

 

Sheriati është njëri ndër shprehjet shpesh të përdorura, i banalizuar deri në maksimum, në gjuhën shqipe dhe gjuhët kryesore botërore. Në media, por edhe në vendet tjera të komunikimit paraqitet si shprehje arkaike, me konotacion tiranik, burim i luftërave të padrejta shekullore të muslimanëve kundër të tjerëve, legjitimues i të gjitha të këqijave, si maskulizmit, poligamisë etj.

Sheriati interpretohet si autoritet autokrat dhe regresist mbi qytetarët e shteteve moderne. Për këtë shpjegim të tyre marrin si ilustrim sjelljet sadiste të ISIS-it, për të cilët thonë se është sendërtim i sheriatit në kohën tonë(Shiko: https://telegrafi.com/der-spiegel-amerikanet-trajnuan-isis-in/). Shembull marrin edhe nga disa interpretime kuazi-selefiste (vehabiste) të disa “imamëve” tanë, të cilët kryesisht merren me temat e mjekrës, pantallonave të shkurtra, mbulesës së fytyrës për femrat, martesës me shumë gra dhe aktivizimin e mekanizmit anatemues për të gjithë ata që nuk pajtohen me ata, si: munafik (hipokrit), murted (tradhtar), qafir (i pafe) etj. Shpjegimet e tilla me të madhe i kontribuojnë kauzës së ideologjive antiislame, shteteve antiislame dhe partizanëve antimusliman në mesin tonë etj. (https://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=25&h=al-kaida)

Në këtë vorbull synimesh të pakëndshme dhe diskredituese, shpërfillen edhe të dhënat kryesore të Sheriatit. Ata që nuk pinë alkool quhet të njerëz që sillen sipas kodeksit etik shoqëror por nuk quhen besimtar, ata që ruhen nga prostitucioni janë qytetarë të dëlirë por jo besimtar. Ata që ruhen nga ushqimi haram, quhen trend mode por jo besimtar, sepse ndalesat sheriatike dhe vetë Sheriati quhen mbetje të mesjetës në botën moderne. Shumë imamë i shmangen termave islamë me emrin e tyre, duke i kamufluar me emra hibrid, sepse kanë frikë do të quhen imamë arkaikë, injorantë, xhihadistë, terroristë ... (https://www.preporod.com/index.php/misljenja/item/10501-izgnanstvo-islamskih-pojmova)

 

Të mësojmë pak:

Shpërfillet kuptimi i fjalës Sheriat ????????, i cili gjuhësisht do të thotë “rruga që shpie deri tek uji, gurra e ujit”. Shpërfillet se Sheriati është ligji i shpallur i Allahut i cili përkufizon marrëdhëniet e njeriut karshi Allahut, mes njerëzve dhe karshi natyrës.  (Ibrahim Džananovi?Idžtihad u prva ?etiri stolje?a islama, Sarajevo, 1986. )

Zbatimi i sheriatit quhet veprim mesjetar, e në fakt Sheriati është kthimi i njeriut te burimi i tij. Ashtu si uji që është shpëtues i njeriut në këtë botë fizike, ashtu edhe Sheriati është shpëtues i mendjes dhe shpirtit të njeriut. Sheriati është shtyllë e fesë islame, i pandashëm në pjesë apo kohë e hapësirë. Sheriati duhet të kundrohet pranohet dhe zbatohet si tërësi organike ose ai nuk është sheriat. Sheriati në vete përfshin edhe besimin, edhe etikën, edhe ligjin, andaj ai është më shumë se një ligj penal apo një ndëshkim i caktuar. Ai është tërë jeta, fizike, intelektuale, shpirtërore. Ai është ligji që përcakton ur­dhë­resat dhe ndalesat e fesë. Sheriati jep shpjegime të hollësishme për aspektin praktik të shehadetit. Ba­zo­het në Kur’an dhe në hadith, të cilave u jep edhe bu­rime shtesë, shpjeguese, si ixhmai, kijasi etj. Termi sheriat kryesisht ka dy kuptime kryesore:

1. Sheriati ‘rru­ga’, ‘shtegu drejt burimit’, ‘rruga që ndiqet’ dhe jep kuptimin e perceptimit gjithëpërfshirës të krijimit, ekzistimit dhe vdekjes, dhe mënyra e jetës që del prej saj. Kjo përcakton “si të jesh musliman”.

2. Sheriati për juristët islamë është tërësia e parimeve të për­gjith­shme të së drejtës islame e nxjerrë nga dy burimet themelore, Kur’ani dhe Suneti, përdorimi i ixhmait dhe kijasit dhe burimeve dy­të­so­re: istihsanit, istisla­hit, istis’habit, urfit.

 

 

SUNNETI

 

Kohëve të fundit jo vetëm nga qarqet me disponim jomusliman por edhe vetë teologët muslimanë i shmanget terminologjisë standarde fetare, si shprehja “Suneti”. Në vend të saj përdoren fjalët si “Tradita”, “Tradicioni”, Transmetim apo Përcjellje Profetike etj. Nuk mund të kuptohet a është fjala për traditat e vendit, traditat arabe kur jetoi I Dërguari a.s. apo është fjala për Sunetin e Resulullahut s.a.v.s. (https://www.preporod.com/index.php/misljenja/item/10501-izgnanstvo-islamskih-pojmova). Nëse kjo mënyrë vazhdon të shtrihet, ne do të fillojmë të harrojmë fjalorin e traditës sonë muslimane shqiptare, duke u tretur në gjuhën ‘standarde’ shqipe të enveristëve, dhe duke i shërbyer kauzës globaliste e tjera, që kanë për qëllim të na zhveshin nga e kaluara jonë, për të mbetur pa të ardhme. Përse ulemaja shqiptare ik nga shprehja sira, hadith, sunetnebijresulpejgamber etj. Vallë, ik dikush nga zanati i vet, si farmacia, mjekësia, makineria, astronomia, që nuk kanë asnjë të vetmen fjalë shqipe. Përse shtypi i ulemasë muslimane bën ndryshimin në redakturë nga: Pejgamberi s.a.v.s. në Profet s.a.v.s.?

 

Të mësojmë pak:

Sunnet ????? nga gjuha arabe domethënë: traditë, praktikë, zakon, rrugë, më­ny­rë e jetës, natyrë, ligj etj. Në Kur’an përdoret në dy togfjalësha: sunnet’ul-evvelin (su­nne­ti i të parëve, El-Enfal, 39 etj.) dhe sunnet’ull-llah (sunneti i Allahut, El-Isra’, 79 etj.). Sunnet është edhe tradita dhe praktika fetare e Mu­hammedit a.s., të cilën e kanë shënuar shokët e tij të afërm. Allahu është i lidhur me bashkësinë nëpërmjet Librit të Vet, kurse Mu­hammedi a.s. me Sunnetin e vet. Sunneti është burimi i dytë i së drejtës islame, pas Kur­’­anit. Po ashtu, në një pjesë të botës muslimane sunnet (syne­t-i) quhet edhe rrethprerja (cirkumizimi) i fëmi­jëve mes­h­kuj te muslimanët, që praktikohet në moshën e re të fëmijës, në popull e njohur si synetimi. Por, sunneti vetvetiu është i papërcaktuar, prandaj kemi sunnet të mirë, që e kemi të njohur, dhe sunnet të keq, ai i xhahilijetit. Nuk duhet harruar ndarja vijuese: 1) Sunnet’ul-huda’ – Këto sjellje dhe veprime të Pejgamberit a.s. quhen sunnet’ul-huda. Shërben si plotësim dhe përpunim, përsosje të vaxhibeve fetare, sikurse janë: ezani, xhemati etj. Për moskryerjen e tyre parashihet qortim, madje nëse muslimanët e një vendi do ta braktisin një sunnet të tillë, sipas hanefijve duhen detyruar dhunshëm të zbatojnë atë vepër dhe 2) Sunnet’uz-zaideh – Si zakon pejgamberik quhet su­nnet’uz-zaideh (zevaid), Sunnet i lartë Hyjnor, Sunet Zakonor. Veprat të cilat Muhammedi a.s. i ka kryer nga tradita, edukimi dhe rendi i vendit, sikurse janë veprimet e tij gjatë ushqimit, pijeve, fjetjes, veshjes etj. Për zbatimin e tyre ka shpërblim, por jo edhe ndëshkim për moskryerjen e tyre.

Sunneti ndahet në dy lloje: 1) Sunneti muekkede – Janë veprime që Pejgamberi a.s. i pati kryer rregullisht duke i lënë rrallë pa kryer. Kuptimi gjuhësor i togfjalëshit është sunnet i fuqishëm, i përforcuar. Të tilla janë sunneti i sabahut, drekës dhe ak­shamit. Edhe sunnetet, si: ezani, ikameti dhe pjesëmarrja në xhemat, e cila kon­siderohen nga shenjat dalluese të Islamit, janë sunnet muekkede. Këto quhen edhe sunnet-huda. 2) Sunneti gajri mue­kkede – Janë veprime që Pejgamberi a.s. disa herë i pati kryer, e disa herë i pati lënë pa kryer, si: sunneti i namazit të ikindisë dhe sunneti i parë i namazit të jacisë. Në sunnetin gajri muekkede përf­shihen edhe mënyrat e veprimeve normale të përditshme të Pejgamberit, si ngrënia, veshmbathja, qëndrimi, lë­viz­jet dhe veprimet që i përkasin edukatës dhe etikës. Këto janë quajtur edhe sunnet zevaid. Ka edhe sunnet ajn dhe sunnet kifaje. Për shembull, hyrja në i’tikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, falja e namazit të teravisë dhe falja me xhemat, falja e namazit të teravisë me hatme janë sunnet kifaje. Kurse falja e namazeve farz me xhemat është sunnet ajn.

 

 

SELEFI

 

Kohët e fundit kemi një ofensivë të pasuesve të M. Abdulvehabit, të vetëquajtur selefinjë, të cilët këmbëngulin në të drejtën e tyre për të qenë pasues të vetëm të ‘selefit’. Me deklaratat dhe veprimet e tyre të skajshme, ata e deformuan termin “selefi”, sa edhe vetë muslimanëve ky term iu bë i largët, i panjohur, irritues.

Këtë përçarje muslimanësh që e instaloi ideologjia vehabiste, e shfrytëzoi ideologjia islamofobe, e cila jo vetëm individët dhe grupet e skajshme i quajti terroristë e destruktiv, por këtë e bëri për tërë muslimanët dhe vetë Islamim. Ata shfrytëzuan parullën e njohur se “kush nuk është me ne, është kundër nesh”, për t’i etiketuar, demaskuar dhe vepruar kundër muslimanëve. Etiketimet janë nga më të ndryshmet: fundamentalizmi, ekstremizmi, terrorizmi, poligamizmi, teokratizmi, irracionalizmi, destrukcioni, antievropeizmi, antishqiptarizmi musliman etj.

 

Të mësojmë pak:

Fjala “selef” ???‎ nënkupton tre brezat pas Pejgamberit a.s. (sahabët, tabi’inët dhe pasuesit e tabi’inëve) dhe jo më vonë. Çdo gjë nga ajo kohë është model, të cilin duhet pasuar, natyrisht, ata persona dhe ato veprime që porositen nga prijësit vehabistë.

Por, me “selef” nënkuptoheshin vetëm ata që i përkisnin ehli-sunetit dhe xhematit, e jo edhe pjesëtarët e sekteve të ndryshme, qoftë veten e quajnë ‘selefinjë’ ???????. Por, jo çdo gjë prej kësaj kohe është e pranueshme.

Ata që erdhën pas ‘selefëve’ quhen halefë. Edhe nga kjo kohë kishte pjesëtarë të ehli-sunetit dhe xhematit. Në aspekt të komentimit të Kur’anit selefinjtë nuk hynin në komentim (tefvid), por bazoheshin në kuptimin e përgjithshëm, tekstual, kurse halefi karakterizohej me komentime të hollësishme (te’vil), edhe pse ka edhe raste të kundërta. Por, edhe njëri drejtim edhe tjetri drejtim kishim për synim ruajtjen e Krijuesit nga përngjasimet me krijesat e Tij, që është edhe synimi i ehl-sunetit dhe xhematit, i cili fillon me selefin dhe vazhdon me halefin (Maturidiun dhe Esh’ariun).

Sipas disa kuazi-selefinjve, halefi është larguar nga burimet islame, prandaj edhe nuk është detyrim pasimi i tyre por detyrim është kthimi në burime, apo leximi bashkëkohor i traditës, Kur’ani, hadithit dhe historisë. (https://www.preporod.com/index.php/misljenja/item/10501-izgnanstvo-islamskih-pojmova)

Por, paraqitja e tyre, para 2-3 shekujve dhe tani, solli dobësimin e muslimanëve:

  1. Ndërprerja e muslimanëve të sotëm me dhjetë shekujt e kaluar;
  2. Dobësimi i muslimanëve të tanishëm për shkak të ndalimit të përdorimit të dijes dhe trashëgimisë nga e kaluara e pasur;
  3. Shkëputje jo e natyrshme ndërmjet të tanishmes dhe të kaluarës, duke atakuar besimin e dijetarëve të mëhershëm, duke futur dyshim në trashëgiminë e kaluar;
  4. Pretendimi i tyre që çdo kush që nuk mendon si ata të shpallet jobesimtar, risimtar etj.

Me këtë krijohet vetizolim, probleme psikike dhe inferioritet shoqëror.

Duhet përfunduar se ataku i të a.q. selefinjë kundër shkencës së kelamit (apologjetikës islame) është në veprim shkatërrues, sepse kelami është shkenca më e mirë për t’iu kundërvënë shtrembërimeve besimore, të ndikuara nga brenda apo jashtë. Kelami zbulon edhe synimet jo të mira të të a.q. ‘selef’, andaj edhe sulmohet nga ata. Sulmi domethënë ndërprerje e ekzistimit dhe vazhdimësisë dhe mungesën e ndihmës dhe përplotësimit të muslimanit.

Pra, kësaj gjendje i ndihmuan të a.q. selefinjë, të cilët pretendojnë për të vërtetën e vetme. Ata krijuan puritanizmin dhe anatemizimin, duke shpallë për besimtar kënd duan ata dhe duke shpallë jobesimtar, tradhtar kënd duan.

 

 

XHIHADI

 

Shprehja “xhihad” pa dyshim është shprehja më e abuzuar në dy-tre dekadat e fundit. Ajo ka gjetur vend si në pjesën akademike ashtu edhe në gazetarinë e rrugës, që zhvillohet nëpër kafene e çajtore e vendoset në qarkullim në gazeta, televizion, internet etj. Gazetaria e ngarkuar ideologjikisht dhe kuazi-akademikët shfrytëzojnë ndonjë incident apo ngjarje në botë dhe prej saj bëjnë gazetari apo bëjnë shkencë. Xhihadin e shpjegojnë si Luftë të Shenjtë (Holy War), duke njëjtësuar Luftën e Shenjtë kristiane me luftën e muslimanëve. Por, teologjia dhe jurisprudenca islame nuk e njohin këtë termë (Holy War) as drejtpërdrejt as tërthorazi. (https://www.preporod.com/index.php/misljenja/item/10501-izgnanstvo-islamskih-pojmova). 

Islami luftën e përdor si mjet përjashtues dhe qytetarët e detyruar në besimin islam nuk quhen musliman, sepse besimi islam ka për kusht bindjen e personit dhe jo pranimin dhe deklarimin verbal.

 

Të mësojmë pak:

Xhihadi  ????????? është fjalë arabe me kuptimin: përpjekje, orvatje e muslimanit në emër të Allahut, për ta plotësuar për­gjegjësinë is­lame, si në veprimet e jashtme, ashtu edhe në përm­i­rë­simin e brendshëm të gabimeve personale; xhi­hadi në rrugën e Allahut, xhihadi me dije, me pa­suri, me jetë e të tjera, në emër të Allahut. Xhihadi është anga­zhim, përpjekje. Luftë për të fituar kë­na­qësinë e Allahut. Përpjekje e brend­shme që të ndryshohen shprehitë ose sjelljet e këqija në sho­qërinë islame ose tek individët. Në kuptimin më të gjerë, xhihad do të thotë çdo aktivitet për të vendosur balancën në jetë në pajtim me normat islame. Xhihadi nuk është luftë e shenjtë, por, si e shpjegon dijetari tu­rk Ali Bulaç, xhihadi është “përpjekje për t’i hequr pe­n­gesat mes njeriut dhe Zotit”.

Dijetarët islamë dallojnë dy aspekte kryesore të xhihadit: 1) el-xhihad’ul-ekber – xhihadi i madh, që bëhet brenda njeriut, në mposhtjen e epsheve, lak­mive etj. Ky mund të quhet edhe xhihad’un-nefs. 2) el-xhihad’ul-esgar – xhihadi i vogël, që bëhet për mbrojtjen e fesë; përpjekje e jashtme në fa­vor të fesë.

 

 

HIKAJA

 

Edhe një shprehje tjetër ka fatin tragjik, e ajo është shprehja hikajehiqaje, që aq shpesh përdorej dikur në xhami e në bisedë të lirë, e sot ka një përdorim minor dhe atë zakonisht përbuzës, përçmues. Teologët muslimanë, e mos të themi gjë autorët tjerë, gjithnjë e më pak e përdorin këtë shprehje, duke zëvendësuar këtë term me fjalën anekdotë, tregim, traditë, duke harruar se ç’do të thotë në thelb kjo fjalë. Madje, disa e kanë larguar këtë shprehje si arkaike, e disa edhe si sufiste, e meqenëse sufizmi sipas vehabijve është mosbesim, edhe terminologjia e tillë është mosbesim. Këtë klimë po e shfrytëzon edhe pala tjetër, duke e komentuar trashëgiminë islame si diç pa vlerë, sepse edhe vetë teologët muslimanë e kanë braktisur, syrgjynosur. Kështu, dashtë e pa dashtë, termi hiqaje ka mbetur brenda teqeve dhe në përdorimin abuzues të atyre që kanë averzion ndaj Islamit dhe muslimanëve. (https://www.preporod.com/index.php/misljenja/item/10501-izgnanstvo-islamskih-pojmova)

 

Por, të mësojmë pak:

Hiqaja, hikaja   ???????  është fjalë arabe, që ka depërtuar edhe në turqishte, persishte, shqipe, boshnjakishte e tjera në kuptimin: tregim, tregim i shkurtër, rrëfim, novelë etj. (???? ??? ????? ???????, në: https://download-children-pdf-ebooks.com/32556-free-book). Hikaje do të thotë edhe "përrallë" dhe mund të përkthehet si "romancë popullore". Në turqishten moderne kjo fjalë i referohet përrallave të ashikëve. Hiqaja te turqit është si “Destani” në Azinë qendrore.

Në rrafshin praktik hiqaja ka luajtur rol mjaft edukativ e shoqëror. Ndonjëherë hiqaja ka bazë historike, e ndonjëherë është prodhim i imagjinatës, por gjithnjë me një sfond pozitiv.si tematikë kanë jetën, vdekjen, pasurinë, varfërinë, mirësinë, të keqen, botën njerëzore, shtazore e bimore, këtë dhe atë botë.

Hiqaje është një zhanër narrativ, dhe një përzierje e prozës dhe poezisë, me dominim të prozës, dhe të përcjella e të kënduara nga i njëjti artist me shoqërimin e instrumentit të sazit. Numri i hiqajeve nuk dihet, por disa në mënyrë metaforike e thonë se sa ashikë ka, aq edhe hiqaje ka dhe shumica e tyre bazohet në traditën gojore zakonisht nëpër kafenetë e qytetit në Azerbajxhan etj. Me kalimin e kohës numri i hiqajeve ka evoluuar drejt rafinimit, stërhollimit të tyre. Hanlhan Ba?göz rendit 26 hiqaje, të cilat në fund të viteve 1960 ishin të njohura në Tabriz.

Bota muslimane ka disa vepra të njohura me këtë tematikë, si: Ali Baba dhe dyzet hajdutët, Një mijë e një net, Sinbadi, Nasradin Hoxha etj. Nëse me shekuj hiqaja qe pozitive, përse në shekullin e degjenerimit, perversitetit, agresivitetit ajo do të ishte e dëmshme në ligjërimet e folura apo të shkruara.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme