EL-BIRUNI THEMELUES I FEVE KOMPARATIVE

Jetëshkrim i shkurtë

Abu Rajhan el-Biruni është shquar si shkëncetar dhe dijetar i madh. Bota intelektuale , megjithate, është pak familjare me faktin që el-Biruni është një dijetar i madh i Feve Komparative (krahasuese). Religjionet që ai ka studiuar dhe metodologjinë që ai ka formuluar për një “metodë shkencore” për të studiuar religjionet , janë impresive. Për shkak që  punimet e tija kanë nxene vend shumë heret në historinë e diciplines se religjioneve komparative, dhe fakti që jo punime të tjera të bashkëkohanikeve të tij erdhen afer ne dimension dhe intensitet, kjo më të vertet e bënë atë paraardhës të kesaj dicipline. Prandaj, Ebu Rajhan el-Biruni,duhet të jetë i dëshmuar Themelues i Feve Komparative dheReligionsëissenschaf-it.

Eruditi i Islamit, Ebu Rajhan el-Biruni, është se tepërmi i rrespektuar nga intelektualet e Lindjes dhe Perëndimit për kontributet e tija të rendesishme në fushen e shkëncave fizike. Por kontributi i tij në,çfarë Arthur Jeffery e quan, “shkencat shpirtërore”nuk është plotësishtë i çmuar. Ky studim ka për qellim që t’a plotësoje këtë zbrazetirë. Është i bazuar në dy nga punimet e tija monumentale në religjionet krahasuese të titulluar India dhe Kronologji. Ai ishte unik në ate se si i prezentoi pikpamjet e tija për religjionet tjera në një menyre krejtësishtë pa paragjykime dhe pa anime, i studioj ato nga burime origjinale dhë më te mirat që gjendeshin, dhe ishte shumë i preokupuar për të sajuar një metodë që të bëjë ketë degë studimi rigoroze dhe sistematike.

Është bindes fakti që kontributi më i madh i tij në fushën e të studiuarit nuk është në fushen e shkëncave ekzakte por në fushën e shkencave shpirtërore(1). Trashëgimia e tij është e dëshmuar në aspektet e metodologjisë ,studimeve tekstuale dhe empirike, intensiteti dhe dimensioni i lëndes në fjalë, analizat krahasuese në mesin e religjioneve, dokumentimi dhe ruajtja e datave historike, ndjeshmëria(prekshmeria) dhe mirekuptimi drejt pasueseve, përpikmeria në prezentim e të ngjashme. Në fakt, ai depertoi shumë largë që te dale me një kronologji për Hebrenjte e cila sipas Sachau(2) ishte e para e këtij lloji. Ai i bëri të gjitha keto,sikurse ai thoshte,për hirë te njohurive të sakta (të verteta). Ai qe një dijetar i ndërgjegjëshem, bindjet religjioze të të cilit nuk lejuan që arritjet e tija ti pakësoj apo minimizoj për të tjerët në mjedise të ndryshme(3).

MJEDISI

Ebu Rajhan Muhammed ibn Ahmed el-Biruni ishte lindur në Birun, një fshat në Havarizm(Persia) të enjeten me 3 Dhul-Hixhah 362 A.H.(4). Ai vinte nga një familje udhëheqse dhe keshtu ishte i ekspozuar ne politikë dhe qeverisje qysh herët ne jetën e tij. Në moshën njëzete e tre vjeçare, el-Biruni ishte i detyruar që ta leshoj vendin e tij përshkak të ç’rregullimeve politike në Havarizm. Ai shkoi në qytetin prestigjios të Rajjit, i cili ishte i njohur atëherë për dituri(njohuri) në shkencat fizike dhe në dituritë e akumuluara në shumë shkenca në veqanti ato të astronomisë dhe matematikës. Megjithatë, jeta në Rajj nuk ishte lehtë për të dhe keshtu pas tri viteve ai iku për në Xhurxhan. Ai qendroi në Xhurxhan për dhjetë vite me rradhë dhe këtu ai pa zanafillën e pothuaj se të gjitha punimeve më të medha te tija. Po këtu në Xhurxhan ai ndertoi interesimin e tij për religjionet dhe praktikat e komuniteteve jo-Muslimane. Si rezultat i kësaj ishte punimi i tij, “Kitabul – Athar, i dedikuar tek qeverisja e atëhershme monarke e Xhurxhanit, Sultan el-Ma’ali bin Kabus, një libër i festivaleve dhe diteve të shenjta të komuniteteve të ndryshme religjioze të kohës së tij.

Ai u kthye në Havarizm icili ishte i udhëhequr në atë kohë nga udhëheqësi Me’munid, Ebu Hasan Ali ( 1009 – 1010 ), dhe u bë i nohur më të famëshmin Ibn Sina dhe Ebu el-Hajr Hummar. Më vonë Havarizmi ra nën udheheqjen e të famëshmit Gaznavid, Sultan Mahmudi i Gaznasë i cili e solli el- Birunin, së bashku me pesë mijë të burgosur të tjerë, në Gazna me të. Ishte këtu që gjenialiteti dhe dituria e Birunit arritën pjekurinë e plotë. Edhe pse Sultan Mahmudi ishte bujar dhe i respektonte dijetarët, el-Biruni kurr nuk e fal Mahmudin për ‘kapjen’ (burgosjen) e tij dhe kjo mund të shihet qartë edhe  në vërejtjet e tija të mprehta kunder Sultanit.

Kur Sultan Mahmudi pushtoi tokat fqinjë të Indisë, el-Biruni përfitoi nga mundesia për të jetuar atje dhe studjuar Hinduset dhe religjionin e tyre. Si rezultat i kësaj pasoi një punim madhështorë rreth Hindusëve dhe civilizimit të tyre. El- Biruni jetoi përgjatë sundimit të pasuesve të Mahmudit dhe vdiq gjatë kësaj kohe duke iu bërë nderime si dijetar i madh. Përgjithësisht, është e pranuar që Biruni ka vdekur rreth 443 H/1051 C.E, edhe pse data e saktë dhe vendi janë duke u debatuar nga biografët e tij(5).

El- Biruni personalisht ka dashur të jetë i njohur si matematicient dhe astronom.Kontributet e tija në shkëncat e tjera fizike, megjithatë janë impresionuese. Ghulam Rabbani Aziz, i ka rënditur 16 arritje kualifikuese përfshirë edhe ndarjen (trekëndeshin) e një këndi në tri pjesë të barabarta, solucionin e disa problemeve komplekse pa perdorjen e raportorit dhe peshorës; determinimi i saktë i gjerësive dhe gjatësive gjeografike i disa vëndeve të mëdha, forcën specifike të gravitetit të 18 gurëve dhe metalëve të çmueshme, perimetrin dhe diametrin e tokës duke përdorur trigonometrinë sferike, pjerrtësinë e diellit dhe arritja e tij në zenit si dhe lartësinë e drunjeve të ndryshëm. El- Biruni gjithashtu shpjegoi rrjedhjen e burimeve të ujrave, fenomenin e dukjes së qartë të zjarrit në periudhën e eklipsës së diellit, dhe forcat e gravitetit; aluzioni (tregimi) për ekzistimin e kontinentit të Amerikës dhe ndryshimet gjeografike në luginën e Sindit dhe të tjera(6).

Megjithatë, sikurse thënë më lartë, përsosmeria e Birunit në studimin e ‘shkencave shpirtërore’, në veqanti atë të religjioneve komparative, nuk ka qenë plotësishtë e çmuar. Diciplina e religjioneve komparative është teknikishtë e njohur edhe si “Historia e Religjioneve”, “ Shkënca e Religjionit”, dhe “Religionsëissenenschaft”. Në rastin e Birunit,ky do të ishte studimi i tij rreth komuniteteve religjioze jo- Muslimane të kohës së tij. Numri i komuniteteve religjioze që ai ka mbuluar është impresionues dhe metodologjia që ai ka përdorur dhe ka adaptuar në punën e tij është e veqantë në diciplinën e religjioneve komparative.

 

Punimet e El-Birunit në Religjionet Krahasuese

Sikur Jeffery ka theksuar, dy librat e vetme të punimeve të Birunit të cilat mund të çmohen janë Kitabul al- Athar al- Bakijah ‘an el-Kurun el-Halijah(7) (Kitabul Athar), dhe Tahkik Mali el-Hind Makulah Makbulah fi al ‘Akl aë Mardulah (Kitabu el-Hind). Këto dy libra kanë qenë të përkthyera në anglisht nga Edëard C. Sachau si: ‘Kronologji e Popujve të Lashtë apo Gjurmët e së Kaluarës, apo shkurtimisht Kronologjia dhe India e Elbirunit respektivisht. (The chronology of Ancient Nations or Vestiges of the Past or in short, The Chronology and Albiruni’s India). Nuk ka indikacione nga vetë Biruni që të ketë shkruar ndonjë punim tjetër nga religjionet tjera apo komunitetet religjioze përveq Islamit. Zbrazëtia (periudha) në mes të shkruarit të këtyre dy librave ishte më shumë se njëzet vite; megjithatë të dy punimet janë të njejta për nga lloji i interesimit,përpjekjës dhe intelektualitetit(diturisë).

Nuk ka ndonjë dallim ndermjet dy librave në aspektin e metodologjisë, që te dy librat theksojnë studim objektiv dhe prezentim preciz dhe të saktë. Studimet qenë të bazuara në fakte dhe informacione, të marrura nga burime autentike, të dyfishuara me vrojtime empirike të praktikave religjioze – një lloj i punës që ai e quante si “pikërishtë metodë shkencore”.(8). Në përmbajtje, megjithatë ato dallojnë dukshëm. Rendësia e Kitabul Atharit qëndron në dimension përshkak se trajtonë një numer të madh të religjioneve dhe komuniteteve religjioze të kohës së tij, në veqanti më religjionet e Persisë, disa nga të cilat vetëm sa po kishin filluar të zhdukeshin.(9). Ndërsa, Kitabul Hind në anën tjetër, ështa një punim rreth Hinduseve, religjionit dhe civilizimit të tyre. Religjionët tjera ishin të përfshirura këtu në mënyrë që të bëhët një analizim krahasues. Kështu, El-Biruni diskutoi rreth religjionit Grek për shakë të ngjajshmërive dhe harmonisë që kishte me atë Hindus, në veqanti rreth ceremonive dhe ritualeve, si dhe besimet dhe praktikimet e përhapura.

Arsyet dhe ngjarjet prapa të të shkruarit të këtyre dy librave gjithashtu janë të ndryshme, sikurse është edhe adresimi tek rrethi i lexuesve. Kitabul el-Athar ishte i përmbledhur për lexuesit gjeneral dhe ishte i shkruar nga kërkesa e një shoku:

Një njeri i ditur njëher më pyeti lidhur me epokat të banuara me popuj të ndryshëm, dhe lidhur me ndryshimet e e prejardhjeve të tyre; epokat kur ata ishin formuar,ndarjet e tyre të mëvonshme, muajt dhe vitët, në të cilët ata janë bazuar; më tej lidhur më shkaqet që shtynë në ndarje dhe dallime të tilla, si dhe festivalet e rendësishme, ditët rreth përkujtimeve të ca datave dhe ngjarjeve të veqanta, si dhe lidhur me gjithqka që një popull praktikon ndryshe nga një tjetër.(10).

Kështu, libri është menduar të jetë rreth kronologjisë së popujve me data dhe histori. Në rrjedhë të studimit, el-Biruni, megjithatë, erdhi në kontaktë me shumë anekdota dhe folklore interesante të lidhura me festivalet dhe përkujtimeve(përvjetoreve të ndryshëm). Këto ai i dokumnetoi dhe prezentoi për tërë botën, duke e bërë Kitabul Athar një libër të çmueshëm dhe materjal burimor për religjionët e kohës së tij. Libri gjithashu përmban diskutimet rreth teologjisë si dhe të ritëve dhe ritualeve, traditave dhe ligjeve, praktikimet (veprat) e njohura si dhe bestytnië e komunitetve religjioze. Këto të shoqëruara me obzervimet dhe vrojtimet e tija serioze e bënë Kitabul Atharin një punim monumental të diciplinës së Religjioneve Komparative. Libri gjithashtu është shumë informativ dhe i lexueshëm mjaftë.

Kitabul Hind ishte shkruar më qellim që t’i korrigjoi Muslimanët, keqkuptimet dhe perceptimet e gabuara rreth Hinduseve, religjionit dhe kulturës së tyre, sepse në kohën e tij, El-Biruni shprehte keqardhje që të gjitha informatat rreth Hindusëve ishin të pasakta dhe çorientuese. El-Biruni arsyetonte që të gjithë Muslimanët duhet të jenë të sinqertë dhe të drejtë si dhe një dituri e vertetë rreth Hinduismit do t’i lejonte ata të kenë dialogje të kuptimta me Hinduset që jetonin në mesin e tyre:

Ne mendojmë që tani kemi çfarë kemi sjellur në ketë libër do të jetë e mjaftueshme për çdonjërin që deshiron të debatoj-diskutoj me Hindusët, dhe të diskutoj me ta qështje rreth religjionit, shkënces, apo literaturës, në vet bazat e civilizimit të tyre.(11).

Që të bëjë një studim shkencor për Hinduizmin, El-Biruni studjoi dhe përfundimisht zotëroi Sanskrit, gjuha ma e vështirë skripturale e Hindusëve. Këtë ai e perfundoi përkunder dijetarëve Hindus të qenit: “nga natyra kursimtar(koprrac) në të komunikuarit rreth asaj që ata e dinin” bile edhe në mesin e tyre edhe përkunder rregullave të tyre të ashpëra dhe të konsideruarit e Muslimanëve si armiq të hapur të Hindusëve.(12). Kështu, ai lexoi tekstet Hindu në gjuhën e tyre origjinale dhe përktheu dy nga tekstet e tyre religjioze, Patanjali dhe Samkhya,në arabishtë. Kështu qe ishte e mundur për të t’i krahasoi tekstet me tekste dhe kështu ishte në gjendje të i vërente mospërputhjet dhe pasaktësitë rreth informacioneve të gjetura në keto punime. Sido që të jete, Kitabul Hind , në fjalët e Sachau,

...pothuaj u përkujton lexuesve luftën e pandërprerë ndërmjet Islamit dhe Indisë, përgjatë së cilës ai ishte pregatitur, dhe nga e cila ishte dhënë mundësia për të shkruarit e një libri të tillë. Është sikurse një ishull magjik i një studimi-hulumtimi të qetë dhe të paanshëm në mesin e një bote ku ndesheshin shpatat, digjeshin qytetet, dhe plaçkitëshin tempujt.(13).

Kitabul Hind jo vetëm që sjell infromacione rreth Hindusëve, Hinduizmit dhe Indisë së kohës së tij, por është një ekspozitë enciklopedike e Hindusëve dhe civilizimit të tyre. Përfshin religjionin Hindu, shkrimet e shenjta dhe tekstet, gjuhën dhe literaturën, ritët dhe ritualet, strukturën dhe sistemin social, ligjin dhe qeverisjen, traditat dhe veprat e njohura, filizofinë dhe shkencën, matematikën dhe astronominë, gjeografinë dhe historinë, folklorë dhe anekdota religjioze, etj. Sikur se Sachau me të drejtë pohon, “ pa dyshim, ne nuk njohim ndonjë Indianist sikurse ai, para kohës së tij dhe pas”(14).

 

Religjioni dhe Komunitetet Religjioze

Kitabul Hind  është i bazuar vetëm në një religjion dhe një popull, Kitabul Athar, megjithatë, përfshinë numër të caktuar të religjioneve tjera përfshirë edhe Krishterët, Hebrenjet, Sabianët, Samaritët, Persianët antikë, Havarizmianitët, Sugditët(Sughdians), Zoroastrianeët, Manikianët(manicheans), Magitë(Magians) si dhe disa kulte të tjera. Për arsye se ai kishte shkruar për shume religjione, dhe qellimi i tij që të rendit vetëm festivalet dhe komemoritë(përkujtimi i datave dhe ngjarjeve më rendesi), ai nuk i studioi ato në thellësi, por ishte i preokupuar vetëm me çfarë ishte më rendesi për qëllimin e tij. Ai gjithashtu ka shkruar edhe për religjionet e vjetra Greke, por kjo na paraqitet në Kitabul Hind vetëm me qëllim që të shërbejë si mjet krahasues për vlerësim. Që te kemi një këndëveshtrim në imaxhin e tij rreth këtyre religjioneve, do të ishte më mire sigurishtë të i renditim ato këtu një nga një.

 

Hinduizmi

Nga të gjitha religjionet dhe komunitetet religjioze që El-Biruni ka studjuar, kryevepra e tij qe rreth Hinduizmit dhe Hinduseve. Ato janë përmbajtja e të tërë librit Kitabul Hind. El-Biruni ishte bukur në dijeni që Muslimanët e kohës së tij do ta gjenin shumë të veshtirë për të kuptuar Hinduset dhe fenë e tyre, për arsye se kryesishtë, ai thoshte, gjithqka rreth këtyre dy feve, Islamit dhe Hinduizmit, ishte shumë ndryshe nga njera tjetra. Që t’i ndihmojë lexuesit e tij, ai solli paralelisht besimet dhe praktikat nga religjioni antikë Grek. Kjo është për arsye, sikurse ai më të drejtë thekson, Muslimantë ishin më shumë të njohur me religjionin dhe mendimet Greke. Kështu, ai mendonte, Muslimanët do t’i kuptonin Hindusët përmes Grekëve.

Sipas el-Birunit, elita Hinduse, sikurse filozofët Grekë, ishin në parim monoteist në besimin e tyre. Për shembull, koncepti Grek i Shtytësit të Pare gjithashtu mbizotëronte në besimin e klsaës së lartë Hinduse. Ai përmblodhi teologjinë Hinduiste sikurse vijon:

Hindusët besojnë në lidhje me Zotin se ai është një,i përhershëm, pa fillim dhe mbarim, vepron me vullnet të lirë, i plotëfuqishëm, i urtë, i gjalli, që dhuron jetë, qeveris dhe ushëheq,mbikqyrës, i vetëm në sovranitetin e tij, përtej ngjasimit dhe ngjajshmerive,qe nuk përngjan në asgjë dhe asgjë nuk është sikurse ai.(15).

Që të vërtetoj thëniet e tija, ai u referua në skriptët( librat e shenjta) Hinduse, Gitën(Gita), Patangjalin(patanjali) dhe Samkian(Samkhya), “që lexuesi mos mos të mendoj se vlerësimi ynë është thashetheme”.(16). Ai më tej vërejti se Hinduset ishin panteist, sikurse vërejmë më poshtë:

Qe të flitet me saktësi, ne duhet patjetër të themi se të gjitha gjërat janë të shenjta; përshkak se Vishnu e bëri vetvehtën tokë në mënyrë që të gjithë të gjallët të pushojnë aty;ai e bëri vetën ujë që të i ushqej dhe mbaj gjallë;ai e bë zjarr e erë në mënyrë qe ata të rritën; si dhe ai e bëri vet vehtën zemra e çdo qenjë të gjallë.Ai pasqyroi ata me dituri dhe kujtueshmeri si dhe dy kualitetet e kudërta sikurse janë përmendur në Veda.(17).

Ky, natyrisht, qe besimi i Brahminëve(Brahmins) dhe Hindusëve të edukuar. Ndersa për masën, Biruni thekson, ata besonin në koncepte të ndryshme rreth zotit, madje antropomorfike në esencë dhe karakter, me familjet dhe aktivitetet njerëzore. Mirepo pastaj, ai vuri re se një tendenci e tillë shpesh ekzistonte në mesin e të paedukuarve(pashkolluar), grupe të painformuara rreth komuniteteve religjioze të tjera gjithashtu. Në ketë mënyrë, El-Biruni konkludoi, që vetëm të edukuarit duhet të merren si përfaqësues të religjionit të tyre, dhe vetëm mënyra e të kuptuarit e tyre duhet të merret si version autentikë. Ai, megjithatë, vërejti se Hinduset ishin fare të përshtatur në perceptimin variacioneve të ndryshme të verzioneve dhe kuptueshmerisë rreth teologjisë dhe doktrinave të tyre. Madje edhe librat e tyre, ai përmend, ishin përplotë me variacione të tilla.(18).

Kështu qe, el-Biruni u referua në librat e shenjeta Hinduse që të saportojë diskutimet e tija. Ai shpesh citonte nga Gita, Patangjali dhe Samkja. Ai elaboroi nga katër Vedas – Rigveda, Jaxhurveda(Yajurveda), Samaveda, dhe Atharvanaveda – format metrikale, teknikat e ndryshme të recitimit si dhe rregullat në lidhje me të lexuarit. Megjithatë ai nuk citoi nga këto burimet e fundit. Ndoshta, ai e mungonte një kopje të Vedas sepse ato ishin tekste të shenjta të Hinduseve. Në fakt, Vedas ishin të ndaluara madje edhe tek klasat e ulta sociale Hinduse. Librat e tjerë që ai ka rënditur ishin Vishnu-Purana, Vishnu-Dharma, Vaju-Purana, Samhita, Njajabha Sharia’ah, dhe Bharata, dy nga të cilat, Patangjali dhe Samkhja, sikurse vërejtem më herët, ai i kishte përkthyer në arabishtë.

El-Biruni gjithashtu diskutoi rreth filozofisë dhe doktrinave Hinduse, conceptet e tyre rreth Shtytësit(shkakut) të Parë, intelligeblia, sensibilia, tri forcat primare, shpirtin, spiritin, arsyen, inteligjencen, fuqin, lënden(materjalin), lëndët e përbëra kimike, veprimin dhe të tjera. Doktrina fundamentale e Hindusëve, ai theksoi, qe doktrina e rilindjeve apo metapsikozës(rimëshirim, riinkarnimi, gjendja e kalimit të shpirtit nga një person pas vdekjes së tij në nje person tjetër ,apo në kafshë). Kjo doktrinë ishte e bazuar në premisë-besimin se shpirti njerëzor ishte pjesë e Shpirtit të Shenjtë dhe kështu ai gjithmonë dëshiron që të ribashkohet më Shpirtin e Shenjtë. Shpirti i Shenjtë ishte gjithashtu Inteligjenca më e Lartë Absolute, megjithëse disa besoojnë se Intelegjenca më e Lartë absolute ishte vetëm mjeti, jo Shpirti i Shenjtë vet. Prandaj, shpirti njerëzor duhej të udhëtonte stacion pas stacioni, nga një trup tek tjetri, përmes jetë pas jete, duke kërkuar dhe grumbulluar njohuri eksperienciale përgjatë rrugëtimit, derisa fitoi mjaftë, nëse jo krejtë, dituri të vertetë që e kualfikon atë të jetë i ribashkuar me Intelektin më të lartë Absolut. Përmes Intelektit Absolut më të Lartë, shpirti njerëzor u ribashkua me Shpirtin e Shenjtë.

Rilindjet, për hinduset, shpjegonte El-Biruni, ishin gjithashtu një formë e denimit për veprat e tyre përgjate jetërave të tyre të kaluara. Një lindje e lartë nënkuptonte dhe tregon për një shperblim rreth të udhëhequrit e një jetë të porositur e të këshilluar të shenjtë, një lindje e ulët si rrjedhojë nënkuptonte një lloj ndëshkimi dhe denimi. Kështu, rilindjet ishin faktikisht një formë e skllaverisë bë ciklin e jetës njerëzore. Kërkesa e Hindusëve, theksonte el-Biruni, ishte që si pasojë të çliroheshin nga kjo skllaveri, të fitonin liri, e njohur si moksha. Rruga normale për të fituar liri ishte përmes zinxhirit të rilindjeve dhe së këndejmi të fituarit e diturisë së përjetuar-eksperienciale. Megjithatë, El-Biruni gjithashtu theksoi, nga Patangjali , katër mundësit tjera për të fituar çlirimin: përmes(a) punëve praktike apo përpjekjeve, (b) heqja dorë,mospranimi, (c) adhurimi, (d) të pastruarit e qëllimeve, synimeve.

El-Biruni gjithashtu shpjegoi në thellësi sistemin e kastëve (klasat sociale Hinduse). Sipas tij, në fillim, ishin vetëm katër grupe të kastëve: Brahmin ( prfitërit dhe dijetarët), Kshatrija( udhëheqësit dhe aristokratët), Vaisjas ( punëtorët dhe profesionistët) dhe Sudras ( mëditësit dhe sherbëtorët). Nëndarjet tjera ishin të shtuara më vonë. Ai ilustroi ca nga rregullat dhe sistemin e fazava të ndryshme të jetës – nga ajo e fëmijërisë(student), e të rriturit (jeta familjare), mosha e vjetër (koncentrimi religjioz), dhe faza apo etapa finale që është ajo e njohur si hekja dorë (renunciation) ku të gjitha çështjet e kësaj bote janë të larguara nga vëmendja. Diskutimi i El-Birunit përqendrohet kryesisht rreth Brahminëve meqënese ata formonin elitën dhe e reprezentonin religjionin.

El-Biruni gjthashtu vërejti se Hinduset kishin një sistem legal të fortë me ligje që kishin të bënin me kontratat dhe nevojat tjera. Ai diskutoi gjithashtu rreth ritëve dhe ritualeve të tyre religjioze, idhujtarinë dhe të bërit e idhujve. Fatëkeqësisht, ato nuk ishin të elaboruara thellësisht, sigurisht përshkakë se ai nuk ishte i lejuar t’i studjonte ato përsëafërmi. Ai, megjithatë arriti që të kaploi dhe shikoi gjendjen shpirtërore te involvuar në kremtimet Hinduse, festat, ceremonitë e lindjeve dhe vdekjeve, si dhe traditat e veprat e njohura.

 

Krishterizmi

Për dallim nga Hinduizm i cili ishte i trajtuar në librin Kitabul Hind, shpjegimet e Birunit për religjionin dhe komunitetet religjioze janë të regjistruara e shënuara në Kitabul el-Athar. Shqyrtimi i tij rreth Krishtërëve dhe Krishtërizmit ishte i kufizuar vetëm rreth tyre nga kishat lindore, apo kishat Ortodokse të sotme. Kjo është për arsye se këto ishin kishat që gjendeshin në botën Muslimane të asaj kohe. Duhet patjetër të theksohët këtu se Bota Krishtëre(Christendom) nuk ishte akoma zyrtarisht e ndarë në Katolicizëm dhe Ortodokësi edhe pse përçarjet ishin evidente.

El-Biruni zuri në gojë se ekzistonin disa versione të Ungjillit përgjatë kohës së tij. Ungjilli i Mateut, Markut, Lukës dhe Xhonit, ai thoshte, ishin të kodifikuar. Kishte mospërputhje dhe mospajtimi në këto katër Ungjijt në veqanti ne lidhur me gjenealogjinë e Jezu Krishtit. Përveq këtyre, gjendeshin edhe Ungjijte e Markinitit(Marcionites), Bardesanës(Bardesanes), dhe i Maniqeanit (Manicheans).Këta dallojnë në disa pjesë nga katër Ungjijtë e kodifikuar. Ungjilli i Maniqeanit ishte në thelësi ndrzshe nga të tjerët. Në vazhdim, ishte edhe Ungjilli i të Shtatëdhjetëve, i cili ishte i atribuar tek Balamitët(Balamis) por qe konsiderohej një falsifikim nga trupi gjeneral i Krishterë. Pas një shqzrtimi të kujdesshëm, el-Biruni konkludoi “…që në mesin e Ungjijve nuk ka libër të Profetëve për të gjetur, në të cilin ti më plot besueshmëri mund të mbështetësh.”(19).

El-Biruni besonte se Ungjijtë “kanë qenë të ndryshuar nga kuptimi i tyre i vërtetë.”(20). Ai, megjithatë, i respektonte këta katër pamarr parasysh çfarë teksti të shenjtë përmbanin. Nganjëhere, ai citonte Biblën dhe ajetët paralelisht nga Kur’ani që të saportoi të parën. Një gjë intersante që ai ka shqyrtuar, në lidhje me teksete e shenjta, ishte edhe Hisabul Xhummal, një metodë e interpretimit, shpjegimit e zbatuar nga të dyja palët Krishterët dhe Hebrenjët bazuar në njehsimin e shkronjave. Ai vërejti se secili grup do të jepte vlera të ndryshme numrave kështu qe llogaritjet, njehsimet do të saportonin pohimet e tyre. Ai fshiu Hisabul Xhummal duke mos llogaritur në të dhe duke thënë se ishte joshkencore, arbitrare, e shpikur(sajuar) dhe e manipuluar që të zë vend në leximet e popullatës.

El-Biruni nuk ka shkruar shumë rreth teologjisë së Krishterë, por megjithatë ai, ka nxjerr në pah historinë e Trinitetit kur ai shkrou rreth Sinodëve( këshill special i anëtarëve të kishës që mbajnë takime të rregullta që të diskutojnë çështjet religjioze). Ishte qe per shkak të këtyre Sinodëve që doktrina e Trinitetit, themelimi i religjionit Kristian, ishte i formuluar dhe i imponuar mbi të gjithë Krishterët. Për Sinodët, Biruni shkrou:

Sinodët nënkupojnë një takim të njerëzve të tyre të mençur, prfitërit e tyre, peshkopët, si dhe autoritetet tjera të kishës, më qellim të shkishërojnë (mallkojnë) disa risi, dhe për diçka sikurse mallkimi i njeri tjetrit, apo rreth të konsideruarit e disa temave të rendësishme religjioze.(21).

Ai dha disa shpjegime nga këto gjashtë Sinodët të mbajtura në: Nicea 325 “ të mbledhur në llogaritje të Ariusit... për qëllim të përjetësojnë dogmën në të cilën të gjithë ishin pajtuar në lidhur me dy vetët nga i Ati dhe i Biri”; Konstantinopoli në 381 ishte “mbledhur... për qellim të përjetësuar dogmën e tyre rreth vetës(personit) të tretë”; Efesusi (Ephesus) më 432, “të tubuar në llogaritjë të Nestoriusit”; Kalsedoni (Chalcedon) më 451 në llogari dhe ftesë të Eutyches i cili kishte “mësuar qe trupi i Zotit Jezus konsistonte përpara(ngritjes) nga dy natyra, më pastaj vetëm një natyrë”; Sinodi i 553-shit “ të tubuar me qellim të mallkimit të disa peshkopëve të Mopsuestias, Edesës(Edessa), dhe të tjerët, të cilët kundershtuan Kishën në dogmat fundamentale të saja”; dhe Konstantinopoli me 680 “të tubuar më ftesë të Sairusit(Cyrus) dhe Simon Magusit.”(22).

Kitabul Hind, el-Biruni preku në termet i ati dhe i biri sikurse janë të perdorur në Krishtërizëm. Ai shpjegoi se Krishterët përdornin termin i biri duke u referua në Jezusin dhe gjithashtu vevehtën e tyre. Në Bibel, Jezusi referohej në vehtën e tij si i Biri dhe Bir i Njeriut. Në lidhje me të Atin,Jezusi lutej tek i Ati dhe do të kthehej tek i Ati. El-Biruni pohoi se Jezusi ishte i vdekshëm (që vdes), jo Biri i Zotit sikurse Krishterët besonin.(23).

El-Biruni gjithashtu argumentoi se “nuk ka legjislacion origjinal në Krishterizëm” por që “ligjet e tyre janë të nxjerura dhe të zhvilluara nga njerëzit e tyre më të respektuar nga theniet kanonike(fetare) të Mesias dhe apostujve.”(24). Në Kitabul Hind ai përmendi terthorazi ngjajshmeritë e Krishterëve dhe Hinduseve në filozofinë e ligjit dhe të drejtes penale, atë të virtytit dhe maturinë nga ligësit, si dhe të mëshirës e dhembshurisë më teper se sa denimi dhe tmerrimit. El-Biruni besonte se “kjo është një filozofi e shkëlqyer; por njerëzit e kësaj bote nuk janë të gjithë filozofë,” duke shtuar edhe se, që nga Konstantini, kamzhiku është përdorur pa të cilin, ai tha, do të ishtë e pamundur për qeveritë që të qeverisnin.(25).

El-Biruni shqyrtoi edhe disa “sekte” të ndryshme apo si tashmë janë të quajura “kisha”. Këto ishin Melkitët(Melkites) të ciltët banonin kryesisht në Greqi apo në tokat e afërtë me të, Nestorianët(Nestorians) kryesisht jetonin në Siri, Irak dhe Horosan, si dhe Jakobitët(Jacobites) në Egjipt si dhe vendet fqinje. Ai diskutoi rreth Melkitëve dhe Nestorianëve deri në një mundesi të kufizuar por ai ka kërkuar falje për shkak se nuk qe në gjendje të shkruaj aq rreth Jakobitëve përshkak të mungesës së referencave në lidhje më ketë sekt. Ai ishte i vetëdijëshëm për shume sektë të tjera por “këtu nuk është vendi të renditën ato.”(26).

Në lidhje me festivalet dhe ceremonijalet e tyre, el-Biruni tha se shumica e tyre ishin të lidhura dhe kishin të bënin me jetën e Jezusit dhe nënës së tij, Maria. Ai ka rënditur këto duke i saportuar me anekdotat dhe ekspoztitat e festimeve të tyre – e që janë, Epifani(epiphany), Festa e Darjeve, Kreshmet e Mëdha, e Diela e re, Ngritja, Dita e Ëhitsunit, në mesin e të tjerave. El-Biruni, megjithatë, ishte i mendimit që datëlindja e Jezusit ishte më 26 të Enjeten, e jo të Enjeten me 25 dhe ai saportoi pohimin e tij me detaje atronomike që kishin të bënin me pozicionin e yjeve që njerëzit e urtë ishin në gjendje të dallonin. Ndërsa nga to në lidhje me Marinë, ai mbuloi  Festa e Ëax(zemërim, parafinë, dyllosje), Lajmërimi, Festa e Trëndafilave, si dhe komemorimi i vdekjes së saj. Ai gjithashtu nënvizoi komemoracionet lidhur me profetët e tjerë, si dhe figurat e rrespektuara e të nderuara në religjion. Ai bëri një observim përkatës që një numer i ditëve të shenjta Kristiane ishin të lidhura me ngjarjet e historisë Judaiste(hebreje).

 

Judaizmi

El-Biruni ishte në kontakt me një numër të konsiderueshëm të dijetarëve Judaist. Shqyrtimet e tija rreth Judaizmit, megjithatë, ishin shumë teknike dhe shumë hapësirë i ishte dhënë llogaritjeve e njehsimeve. Kështu, shpjegimet e tija për religjionin e Judaizmit ishin shumë të kursyera e të pakta si dhe shumica kanë të bëjnë me festat dhe ceremonialet.

Në mënyre intersante, el-Biruni rrëfeu një version Hebrej të tragjedisë së viçit i cili ngatërroi Profetin Harun si pjesërisht të përgjegjshëm për formimin e viçit të arit. Gjithashtu, ai vërejti se Hebrenjët besonin se Profeti Isak ishte biri i Sakrifikuar(i flijuar) e jo Profeti Ismail. Për Toran, el-Biruni shënon: “Se kopja Hebreje (e Toras) njerëzit besojnë se është e pastërt nga pështjellimet.”(27). Megjithatë, Judaistët pohonin se kopja Kristiane e Torës ishte e ngatërruar dhe e ndryshuar përgjatë procesit të përkthimit në gjuhën Greke sipas urdhërit të mbretit Grek, Ptolomeu i Madh. Hebrenjet të cilët e perkthyen atë janë pajtuar të ndryshojnë përmbajtjen e saj dhe kjo kopje e falsifikuar ishte e njohur si Tora e të Shtatëdhjeteve (Torah of the Seventy).

Gjatë rrëfimit të festivaleve Judaiste, el-Biruni prezentoi shumë anekdota kryesisht të lidhura me ngjarjet në Tora. Në të vertet, haret(gëzimet ,defrimet) dhe pikëllimet(hidherimet, brengat) ishin pothuaj të gjitha të bibël – bazuara. Sipas shpjegimeve të el-Birunit, Judaistët dukej të kishin shumë gjarje të pakënaqura në historinë e tyre, shumëica e të cilëve ishin si rezultat i hidhërimit të Gjithfuqishmit rreth kokëfortësisë dhe papindshmerisë së tyre. Në mesin e ngjarjeve të renditura nga el-Biruni përfshij: e Shtuna (the Sabath), Agjërimi i Dënimit, Agjërimi i Kippurit, Festa e Tempullit (tabernacle –tempull çifut), Festa e Kongregacionit, Festa e Bekimit, Festa e Hanukkës(Hanukka), Agjërimi i Hidhërimit(rebelimit, kryengritjes), Agjërimi i Alburit, si dhe Pashkët Çifute. Ai gjithashtu shpjegoi dhe përshkruajti variacionet në observimin e këtyre ngjarjeve nga sektet e ndryshme.

 

Religjioni Antik Persian

El-Biruni gjithashtu dha informacione shumë të çmueshme rreth komunitetet minoritare që banonin në pjesën lindore të Botës Muslimane, tokat Persiane të para-Islamit. Persia antike është shumë intersante për dijetarët e religjioneve komparative për shkak se ishte vendlindje e shumë religjioneve. Në fakt, Persia antike reflektonte gjithçka që ishte e përshtatshme, elastike, e ujdisur, mendje-hapur dhe perceptuese për format e mendimeve të reja dhe strukturave-besimore. Kështu, çdo religjion i ri do të gjente mirëkuptim dhe hapësirë në Persinë antike. Ishte sikurse një lloj i vazo-tretëse për religjionet e botës antike.

Identiteti i rëndomtë i religjioneve që janë zhvilluar nga, dhe përreth, religjini antik Persian, ishte koncepti i krijuesit zot dhe krijimi. Në esencë, Zoti është krijuesi i botës. Në aktin e krijimit, ai krijoi Gajomathin(Gayomath), “një qenie e gjallë, e arsyeshme, e vdekshme.”(28). Kishte edhe emra të tjerë për Gajomathin si: Girshah(mbreti i maleve) dhe Gilshah(mbreti i baltës{argjilës}), duke paraqitur statusin e tij si origjina e krijimit. Prej Gajomathit,  dolën krijimet dhe krijesat tjera, dhe pastaj janë shumuar në përputhje me rrethanat. Një version tjetër shënon se burri dhe gruaja ishin pasardhës të Noas(Nuhit a.s) pas Tufanit. Ndoshat kjo do të thotë që nga fisi origjinal, të gjithe njerëzimi ishin të zhdukur përveq pasardhësit e Noas, kështu qe fisi(familja,klan) i ri erdhi nga pasardhësit e Noas. El-Biruni vërejti gjithashtu se gjendeshin versione të ndryshme rreth asaj se si krijimet dhe krijesat kanë filluar dhe përhapur përmes Gajomathit. Ai gjithashtu ka rënditur një version të ngjajshëm më tregimet e Biblës rreth joshjes së Satanit mbi çiftin e parë njerëzor. Këto koncepte – atë të krijuesit Zot, Gajomathit, procesit të krijimit, koncepti i së keqës – u bënë besimet themelore të të gjitha religjioneve në lidhje me Persinë.

Në mesin e artikujve favorit të el-Birunit në shpjegimet e tija për religjionet Persiane janë “tregimet e origjinës”, për shembull anekdotat dhe folkloret që kanë të bëjnë me festivalet dhe kremtimeve. Një tregim i tillë ishte Viti i Ri Persian, Naëruzi, qe kishte disa versione për origjinën e tij, po ashtu edhe shumë gjera që duhet bërë dhe nuk duhet bërë të shoqëruara me të. Jo vetëm që el-Biruni ka ndërlidhur shumë versione të ndryshme, ai gjithashtu i ilustroi kremtimet, ritualet të kryera, si dhe ndërlidhi narratorë special në lidhje me këto raste. I njejti stil i të prezentuarit është i vërejtur në renditjet e tija për festivalet dhe kremtesat e tjera Persiane.

El-Biruni gjithashtu theksoi rendësinë e leximeve zodiake(atrologjike qe kanë të bëjne me qiellin dhe yllësin) në komunitetet Persiane, për shaka se këto lexime kishin influencuar përshkuar metodtë dhe mënyren e tyre të të jetuarit. Ata ndanin kalendarin në ditë të mira dhe ditë të këqija, dhe në përputhje, në ditë me fat dhe ditë pa fat, duke festuar të parën dhe duke kryer ritet dhe ritualet për të kërkuar mbrojtje për të dytën. Mëqenëse kishte shumë ditë të tilla në ciklin vjetor, komunitetet Persiane dukej të ishin në disponim për të festuar dhe kryer rituale për gjatë tërë vitit.

 

Zoroastrianët ( The Zoroastrians)

Prezentimi i el-Birunit për Zoroastrianët është bukur shumë i shperndarë në Kitabul Athar . Ai me të drejti vërejti se Zorosastrianët vendosen nje influence të madhe në shumë religjione të tjera, përfshirë edhe Magitë(Magians), Manikent(Manicheans), religjionin e Havarizmianëve, dhe madje disa sekte Kristiane.

El-Biruni theksoi se komunitetet Zoroastriane mungonin një organizim të mirëfilltë dhe në religjion, ata imitonin të vjetërit e tyre. Zoroastra u kishte dhënë atyre ligjet e tyre përfshirë edhe të ndaluarit e agjërimit. Ata gjithashtu kishin një numer të madh të festave dhe komemoracoineve. Në vazhdim, Zoroastra gjithashtu kishte njehsuar kalendarin e tyre për ta, dhe ky kalendar ishte përshtatur dhe adoptuar prej shumë të tjerve nga komunitetet Persiane.

 

Havarizmianët ( The Khavarizmians)

Renditja e el-Birunit për komunitetin dhe besimin e Havarizmianëve ishte shumë i shkurtër sepse ky komunitet ka lënë shumë pak rekorde pas për dijetarët që të lexojnë dhe punojnë rreth tyre. Ai ka atribuar këtë tek punimet e Kutajbah bin Muslim i cili kishte “fikur dhe shkatërruar në çdo mënzrë të mundshme të gjithë ata që dinin se si të shkruanin dhe lexonin shkrimet Havarizmiane, të cilët dinin historinë e vendit dhe të cilët kishin studjuar shkëncat e tyre.”(29). Si rezultat, ai shtoi, “këto gjëra janë të involvuara në aq shumë errësirë sa që është e pamundshme të arrihët një njohje dhe dituri e saktë për historinë e vendit që nga koha e Islamit...”(30).

Në mesin e artikujve që el-Biruni ka ndërlidhur ishte se Havarizmianët besonin fuqishëm në astrologji dhe kishin interes të thellë në stacionet lunare(hënore). Kremtimet e tyre si rrjedhim ishin të lidhura me besime dhe lexime të tilla. Gjithashtu kishte festivale që ata besonin se të kenë qenë të urdhëruara për ta nga Zoti, sikurse ato që ishin të lidhura me paraardhësit e tyre dhe historinë e vendit dhe njerëzvetë tyre. Shumë nga to ishin gjithashtu  festivale të religjionit antik Persian.

 

Sugdianët ( TheSughdians)

Të dhënat e el-Birunit për Sudianët janë shumë të shkurtëra dhe rrëfimi i tij paraqitetet i shperndarë në mesin e komuniteteve tjera religjioze Persiane. Sikurse shumë komunitete tjera Persiane, el-Biruni thoshte, Sugdianët ishin të influencuar prej mësimëve të Zoroastrës, mirëpo ata mbajtën kalendarin e tyre. Ata, gjithashtu, kishin shumë festa dhe ditë të shenjta të mbushura me rite e rituale, në si dhe në mesin e disa të njohurave ishin Agham dhe Khuëara. Ata gjithashtu kishin një ditë të observimit për të kujtuar të vdekurit, përgjatë secilës kishte shumë vaj, duke qarë dhe duke gërvishur fytyrat në zi e pikëllim.

 

Magianët ( The Magians)

Sikurse Sugdianët, Magainët, gjithashtu ishin nën influencë të Zoroastrianizmit. El-Biruni tregoi se ata “nuk u brengoseshin në veqanti për religjionin e tyre” dhe se ata dinin “asgjë për të përveq formës së jashtme” dhe ata nuk “ kërkonin për shpirtin dhe kuptimin e tij të vërtet”.(31). Ata kishin shumë nga festivalet të përnashkëta me komunitetet tjera Persiane. El-Biruni shpjegonte se:

Magianët antikë egzistonin para Zoroastrës, por tani nuk ka pjesë të pastërt të papërzier të tyre  e të cilët nuk praktikojnë religjionin e Zoroatrës. Në fakt, tani ata i takojnë ose Zoroastrianëve apo Shamsijjas(adhuruesit e diellit).Ata ende kanë ca tradita dhe institucione të vjetra, të cilata ata i kanë trashëguar prej besimit të tyre origjinal; por në realitet ato gjëra kanë qenë të nxjerrura nga ligjët e diell-adhuruesve si dhe popujve antk të Harranit (32).

 

Manikianët ( The Manicheans)

Shpjegimet e el-Birunit për Manikianët dhe Manin, thmeluesin e religjionit të tyre, janë të gjetura në të dyja librat në Kitabul Athar dhe Kitabul Hind. Në Kitabul Athar, ai shpjegoi për ta nën “Pseudoprofetët” duke indikuar se ndoshta ai e konsideronte Manin si pseudoprofet. Megjithatë, ai refuzoi pretendimet e njohura se Mani dhe Manikianët ishin të involvuar në homoseksualizëm dhe akte të tjera të pandershme, duke thënë se nuk kishte rekorde që tregojnë për sjellje të tillë.

El-Biruni shpjegoi se Mani ishte mirë i njohur dhe pajisur me doktrinat e Magianëve, Kristianëve dhe Dualistëve. Mani e konsideronte vehtën e tij si Protektor i besimit Kristian, dhe se ai ishte vula e profetëve (33). Përveq të shkruarit të Ungjillit të posaçëm të tyre, Mani, gjithashtu kishte shkruar skriptet e tija personale, kishte formuluar mësimet e tija personale, dhe kishte zhvilluar një numër teorish. Mani besonte se drita dhe errësira janë “pafillim dhe pafund” dhekishte folur rreth “ perandorinë e botërave të dritës” dhe “shpirti i jetës”(34). El-Biruni, megjithatë, komentoi se mësimet e Manit në lidhje me ekzistimin e botës ishin në kontradiktë me faktet shkëncore.

Manikianët, El-Biruni kalrifikoi, e ndanin vetën e tyre në dy grupe – Siddikët apo të zgjedhurit, dhe Samma apo masat – secili grup duke patur ligjet dhe regullat e tyre. Siddik duhej ta braktisnin botën, të jetonin në varfëri, të agjëronin vazhdimisht, të mënjanojnë epshin dhe ndjeshmerinë, të dhuronin lemoshë çdo herë që të jetë e mundshme dhe të predikonin mësimet gjithkah nëpër tërë botën. Samma duhej të ndihmonin Siddikët, të jenë monogamikë, paguajnë taksat, dhe të agjeronin gjatë periodave specifike. Që të dyja, Samma dhe Siddik, megjithatë, nuk duhej “ta lëndonin zjarrin, ujin dhe bimët”(35). El-Biruni, specifikoi,gjithashtu, se “kiblah” e tyre ishte Poli Verior, meqënëse ata besonin si ai ishte “ mesi i kupës së parajsës dhe vendit të saj më të lartë”(36). El-Biruni poashtu rrëfeu shpjegimët e përgjakosjes së Manit dhe vdekjes poshtëruese. Përfjatë kohës se el-Birunit, Manikianët në botën Muslimane ishin gjerësisht të shkapërdherdhur. Në Samerkand, ai shënoi, ata madje thirreshin Sabian(Sabians). Mësimet dhe ligjet e Manit kishin gjetur vend poashtu në mesin e Turqëve lindor, disa Kinezë dhe komunitete Tibetiane, e madje edhe në mesin e disa sekteve Hindu.

 

Samaritanët (The Samaritans)

Sipas el-Birunit, Samaritanët kishin kopjen e tyre të Torës. Doktrinat e tyre, vështroi el-Biruni, qenë një amalgamë(bashkim) i Zoroastrianizmit dhe Judaizmit. Me judaistët, Samaritanët patën gjatë kohëravë ca marrëdhënie konfliktuoze. El-Biruni dikuton(shqyrton) koplotin e Samaritanëve me mbretin Babilonas, Nebuchadnezzar, për t’i përmbysur Jehudët. Si shpërblim, mbreti muarr pushtetin në Palestinë prej Judaistëve dhe e dorëzoi atë tek Samaritanët. Një rast tjetër i cituar nga el-Biruni, ishte mashtrimi i Samaritanëve mbi Judaistët rreth Vitit të Ri të tyre.(37).

Përgjatë kohës se el-Birunit, Samaritanët gjendeshin kryesisht në Nablus, një qytet në Palestinë. Ata konsideronin prejardhjen e tyre nga Profeti Musa(Moses) kështu qe nuk e pranonin asnjë profet pas tij. Ata ishin të zemëruar në veqanti me Profetin Davud (David) për transferimin e tempullit të shenjtë prej Nablusit në Jerusalem. Për këtë arsye, ata kurr nuk hynin në Jerusalem, dhe nuk shiheshin askund afer tij. Ata gjithashtu kishin një traditë të veqantë për të mos i prekur njerëzit, dhe kur i preknin, ata duhet ta purifikonin(pastronin) veten e tyre.

 

Sabianët (The Sabians)

Shpjegimet e el-Birunit për Sabianët janë të interesit të veqant për Muslimanët sepse ky është një grup i përmendur në Kur’an i emërtuar si Ehlul-Kitab (ithtarët e librit) së bashku me Jehudët dhe Kristianët. Kishte shumë grupe të njohura si “Sabians” dhe el-Biruni bëri përpjekje që t’i identifikoi Sabianët “autentikë”.

Njeri grup, el-Harranijjah, ishte shpejt i larguar sepse për el-Birunin, ata ishin të shoqëruar me Budassafin, një profet nga India, dhe i adhuronin trupat qiellore. El-Biruni gjithashtu ra në dakord me shumë dijetarë që thanë se Harranët(Harrans) nuk mund të ishin Sabian përshkak se Harranët ishin pagan dhe idhujadhurues. Harranët, sipas tij, ishin ithëtarë të religjionit të vjetër të Grekëve të cilët besonin se disa nga filozofët e tyre ishin profet. Këta Harrian kishin adoptuar emrin Sabian me 224 AH (pas hixhrës) që të fitonin statusin e dhimmis nën sundimin e Abbasitëve. Disa dijetarë debatuan se Sabianët ishin fiset Judaiste të cilët kishin mbetur ne Babilonia kur të tjerët ishin kthyer në Jerusalem. Këto fise të mbetura përfundimisht kishin adoptuar mësimet e religjionit të Nebucadnezzar-it dhe Magizmit. Për sa i përketë gjenealogjisë së tyre, kishte dy versione: një ishte nga Sabi, i biri i Methuselah, dhe tjetri ishte nga Enos, i biri i Seth, i biri i Adamit( Ademit a.s).

Për el-Birunin, Sabianët e vërtet( i.e., të fisit Judasit Babilonas) ishin totalishtë të paorganizuar shpirtërishtë dhe geografikishtë. Ata kishin deklaruar monoteizmin (besimin në nje Zot) dhe e përshkruanin Zotin me ekspozime negative sikurse Zoti është i padukshëm, i papërshkrueshëm, dhe jo i padrejtë. Këta Sabian besonin se trupat hyjnor ishin qenie të gjalla dhe ato e përnderonin zjarrin. El-Biruni gjithashtu pohoi se se Xhamia e Damaskut fillimisht u takonte Sabianëve, pastaj u shënderrua në sinagogë Hebreje-Jehude, pastaj kishë Kristiane, dhe finalisht xhami Muslimane. Të tilla ishin edhe imazhet rreth Ka’bës para ardhjes së Islamit – ata ishin Sabianët.

Ata emërtuan tempujt e tyre sipas figuarve qiellore. Priftërit e tyre bënin sakrifisa e flijime për keto imazhe dhe gjithashtu për ca yje. Ata kishin rituale përfshire edhe lutjet(faljet) tri obligative dhe tri suplementare, që involvonin uljen (përkuljen) dhe gjunjëzimin. Poli Verior ishte kiblah e tyre dhe kështu ata faleshin dhe luteshin në drejtim të tij. Ata kishin pastrime dhe larje ritualistike, si dhe ata kishin ndalesa dietësh ,racione ushqimesh. Megjithatë, ata nuk praktikonin aktin e  synetisë( të berit synet). Disa mësime ishin të ngjashme me ato të Muslimanëve dhe Jehudive. Ata mund të kishin vështruar ca festivale dhe ditë të shenjta të Magizmit. El-Biruni përmendi këta Sabianë përgjatë diskutimit të festivaleve të Magianëve nën kapitullin e Festivaleve të Magizmit.

 

Grekët e Lashtë

Shpjegimet e el-Birunit rreth Grekëve të lashtë janë kryesishte të gjendura në Kitabul Hind por ato gjithashtu shfaqen edhe në Kitabul Athar të grupuara së bashku me Romakët. E rëndësisë së veqantë në Kitabul Athar është vëmendja e el-Birunit tek Era Aleksandrite, e cila është e përdorur nga shumë popuj si pikë fillestare e njehsimit të kalendarit të tyre. El-Biruni vet edhe kishte përdorur këtë Era Aleksandrite si pikë referuese.

El-Biruni shpjegoi se Grekët përdornin fjalën “zot” në tri sense. Fillimisht, në sens gjeneral, me referencë tek gjithçka që është e lavdërueshme dhe fisnike. Së dyti, në kuptimin specifik për të u referuar tek Shkaku i Parë, engjujt dhe shpirtërat. Përfundimisht, fjala “zot” referohet tek trypat hyjnor.

El-Biruni vuri re se disa nga Grekët, jo intelektualët, ishin të involvuar në adhurimin e idhujve. Kështu qe, el-Biruni shpjegoi se Aristoteli kishte refuzuar të i përgjigjej në kërkesat e Aleksandrit mbi Grekët që të u besojnë idhujve, duke shpallur “për të gjithë këta që ne nuk kemi njohuri, dhe ne nuk mund të i japim një vëndim ndonjë lëndë qe nuk nuk e njohim.”(38). Gjithashtu ekziston një lloj kuptueshmerie për panteizmin, monizmin, dhe antropomorfizmin i njejtë me të Hindusëve në filozofinë religjioze antike Greke.

Grekët e lashtë besonin se shpirtërat ishin shumë në numër dhe ata ekzistuan në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri para se ata të hynin në trupat njerëzor. Atje ishin gjithatu tokat e ndëshkimit – Hades dhe Tartarus. El-Biruni tha se në gjeneral Grekët mendonin se ishte e gabuar dhe e pahijshme të bërit vetvrasje. Në mënyre interesante, ai argumentoi se filozofi i madh, Sokrati, kishte mohuar legjitimitetin e të bërit vetvrasje por i ishte dashur të dorëzohet në të(bëj vetëvrasje) ne fund në mënyrë që të ruaj besimin e tij.

 

Kultët

Kitabul Athar, në kapitullin e titulluar “Pseudo-profetët”, el- Biruni dha një shpigim telegrafik për kultët që ekzistonin përgjatë kohës së tij. Diskutimi i tij për kultët kryesishtë rrotullohet rreth liderëve të tyre. Kështu, ai shqyrtoi figurat e tilla sikurse Budhasaf, Mani, Mazdak, Musaylimah, Bahafirid bin Mahfuruddin, Al-Mukanna, al-Hallaj, dhe Abi Zakariyyah. Pa dyshim, aty ka zbrazëti të shendërritshme në shpjegimet e tija për këto grupe. Ai duhej të kishtë futur shumë grupe të tjera dhe të kishte shtjelluar në thellësi këto kulte.

El-Biruni tha se Budhasafi i ftonte njerëzit në religjionin e Sabianëve, Mazdaku predikoi Dualizmin si dhe prona të rëndomta të grave e të pasurisë mirëpo refuzoi shumë nga mësimet e Zoroastrës; Musajlamah pohoi se ishte pejgamber përgjatë kohës se Pejgamberit Muhammed a.s dhe qe mbytur nga Halid ibn Welidi; dhe Hallaxhi ishte një sufist nga Persia i cili predikoi ardhjen e Mehdiut.

Bahafirid jetoi përgjatë kohës së Abbasitëve dhe kishin shumë ithtarë në mesin e Magianëve. Ai besonte në Zoroastren dhe përkrahu të gjitha institucionet Zoroastriane. Ky kult faleshin pesë herë në ditë duke u kthyer kah dielli, i ndalonin pijet alkoholike, dhe i mbanin flokët e tyre të gjata si dhe nuk lejonin sakrificën e kafshëve shtëpiake përveq nëse ishin të vjetëruara dhe rrënuara. Njerëzit u ankuan kundër tyre tëk Kalifi dhe kështu Bahafirid ishte i kapur dhe si rezultat qe mbytur. Pasuesit e tij, megjithatë, besonin se ai mund të shfaqet serish.

El-Mukanna, tha el-Biruni, pohoi të ishte inkarnimi(mishërimi) i Zotit. Pasuesit e tij ishin prej mesit të sektit të Mubajjidijjah dhe madje disa turk. Ky kult përkrahu ligjet dhe institucionet e Mazdhak. Për pesëmbdhjet vite me rradhë ky grup luftoi kundër Halifit el-Mehdi. Kur el-Mukanna qe mundur, ai e dogji vetën e tij me shpresë se trupi i tij do të agjësohet (zhduket) si provë për të qe ai është Zoti por kufoma e tij ishte e gjetur në kremetor (vend për djegje).

El-Biruni rrëfeu se ibn Ebi Zekerijja gjithashtu proklamoi vetën e tij të jetë Zoti duke pohuar se Shpirti i Shenjtë jetonte(banonte) në të. Ai gjithashtu imponoi ligje të fëlliqura tek pasuesit e tij përfshirë edhe homoseksualitetin, dhe të mbushurit të barkut të personit të vdekur me verë. Në mesin e pasuesve të tij ishin Karramatianët të ciltë ishin të involvuar në mbytjen e Muslimanëve përgjatë rrotullimit të tyre rreth Ka’bës dhe duke gjuajtur trupat e tyre në pusin e zem-zemit. Ata shkatërruan Ka’bën dhe mbarten gurin e zi në Kufe. Ky kult, megjithatë zgjati për tetëdhjet ditë.

 

Metodologji

El-Biruni filloi të shkruai për metodologjinë e të studjuarit të religjioneve në moshën njëzet e gjashtë vjeçare në Xhurxhan, në vitin 999 m. Në librin e tij Kitabul Athar dhe e kompletoi atë diku pas tridhjet vitëve më vonë, diku rreth 1030 m. Në librin e tij Kitabul Hind. Interesimi i tij kryesor ishte kuptueshmeria e drejtë dhe prezentimi preciz pa shtrembërime dhe anime i duhur për njerëzit e besimit (imanit). Kjo bindje ishte më tej e shtuar prej kualifikimit të tij në shkenca.

Metodologjia e tij është tepër e përpiktë dhe, sikurse ai thoshte, “në asnjë mënyrë nuk është lehtë të veprohet mbi këto parime dhe atë metodë, të cilën ne kemi vendosur, që kundër natyrës së saj të errët, dhe vështirësitë e saja, mund të duket pothuaj e paarritshme” (39). Megjithatë, ai insiston që studimet duhet të zhvillohen në metodë objektive prej dijetari duke pasuar atë çfarë ai e quante “metaodë strikte shkenore”. Ose përndryshe, dijetarët do të përfundojnë duke arritur ca informacione të cekëta të cilat nuk do t’i kënaqin as përkrahësit e doktrinës në fjalë e as ata të cilët vërtet e dijnë atë (40).

Metodologjia me të cilën el-Biruni pajtohej:

...nuk mund të jetë e arritur në mënyra të ratiocination-it(logjikimit përmes arsyes) dhe nocione filozofike, apo induksione të bazuara në obzervimet e shqisave tona, por thjeshtë duke adoptuar informacionet e atyre qe kanë traditë të shkruar, si dhe anëtarëve të religjioneve të religjioneve të ndryshme, të pasuesve dhe përkrahësve të doktrinave të ndryshme dhe sekteve religjioze, përmes së cilave parimet në pyetje janë të përdorura, dhe duke bërë opinionin e tyre një bazë, në të cilin më pas për të ndertuar një sistem (41).

Metodologjia të cilën el-Biruni kishte adoptuar kërkontë nga dijetarët e religjioneve tjera që të kenë qendrim të drejt dhe të kenë prirje t’a shtjellojnë lënden pa ndonjë paragjykim. Ai patjetër duhet të jetë fer në studimin e tij e cila është një këshillë dhe urdhër në Islam si dhe e rekomanduar në Bibël. Në vazhdim, një përson i ndershëm dhe i paanshëm fiton dinjitet për vetën e tij. Ai thoshte: “Njeriu që gëzon lavdërim vetëm nëse zbrapset nga një gënjeshtër dhe gjithmon e pason të vërtetën, duke gëzuar kredit (për cilësit e tij të mira) edhe në mesin e gënjeshtarëve, për të mos i përmendur të tjerët.” (42).

Për të siguruar drejtësi, dijetari duhet të jetë në gjëndje të identifikoj faktët dhe të dhënat autentike dhe të punoj vetëm në raportet dhe materjalet autentike. Dijetari duhet të mbështetët vetëm në fakte dhe të dhëna të fuqishme historike. Ai duhet të i vlerësoj raportet në mënyrë të përpiktë dhe pedante përshkak se ekzistojnë tashmë më “gënjeshtra të shumta që të cilat janë të përziera me rekordet dhe të gjitha traditat historike”. Për më tepër, dijetari i mirëfilltë nuk duhet të spekuloj apo teorizoj, por thjeshtë të i prezentoj gjërat ashtu siç janë në të vërtetë dhe si janë të besuara dhe të praktikuara prej komuniteteve dhe popujve.

 

Tipologjia e Religjionit

El-Biruni klasifikoi religjionet në vetëm dy kategori – el hakk, me çka ai mendoi Islamin dhe el-inhiraf, apo devijimi në të cilin ai i përfshiu të gjitha format e mosbesimit(kufr). Ai tha:

Më të vërtet ajo që i kalon kufijtë e duhur të së vërtetës, el-hakk, është el-inhiraf(devijimi); dhe el-kufr(mosbesim) në form dhe esencë është një dhe i njejtë në pikëpamje të shmangjes nga ai.(43).

Kështu, el-Biruni nuk i klasifikoi në kategori të tjera siç është Ehlul-Kitab, etj., që nga fakti se ato të gjitha ishin për të devijime dosido. Gjithashtu i dukshëm është fakti që ai nuk kishte lëshuar apo publikuar ndonjë fetva apo ndonjë rregull çfarëdoqoftë në lidhje me besimet dhe komunitetet tjera. Nga praktikat dhe institucionet religjioze të religjioeve tjera, ai thoshte:

Ne kemi dhënë këtu një shpjegim të këtyre gjërave në mënyrë që lëxuesi mund të mësoj nga trajtimi komparativ i lëndës sa shumë superiore institucionet e Islamit janë, dhe sa sheshit ky kontrast sjell të gjitha traditat dhe praktikimet, duke dalluar nga ato në Islam, në neveritjen e tyre esenciale.(44).

Pavarësisht nga besimi i tij në superioritetin e Islamit dhe institucioneve Islamike, el-Biruni, në disa raste, e shprehte habin dhe admirimin e tij për kulturën dhe civilizimin e komuniteteve të tjera. Ai i krahasonte religjionet para se të arrinte në një përfundim. Krahasimet e tija nuk ishin selektive. Përkundrazi ato ishin të ndërtuara nga fakte dhe prova të fuqishme të marrura nga traditat dhe tekstet e vet komuniteteve, shumë raste me citime, drejt për së drejti dhe në mënyrë të kompletuar. Ai nuk ndjehej që të cituarit e skriptave(librave të shenjtë) religjioze të tjera binin ndesh me imanin(besimin) e tij. Ai nuk konsideronte, në vet fjalët e tija, “...atë kontradiktore me detyrat e mia si Musliman të citoj vet fjalët e tyre në përpikëri të plotë kur unë mendoja që ato mund të kontribojnë në shpjegimin e lëndës.” (45).

 

Studim Kontekstual

Në këtë mënyrë, el-Biruni besonte se religjionet duhet të studjohen përmes librave dhe traditave të tyre. Ata duhet të flasin për vetën e tyre. Kjo është për shkak se:

Ka, disa shprehje të veqanta të cilat janë ofensive sipas nocioneve të një religjionit, përderisa ato janë të pranuara sipas nocioneve të religjionit tjeter, të cilat mund të aplikohen e të pranohen në nje gjuhë, dhe të refuzohen tek një tjetër.(46).

Ky është më të vërtet një term i ri tani i pranuar në diciplinën e Religjioneve Komparative.

Është e qartë nga sa duket më lartë se el-Biruni konsideroi studimin tekstual shumë esencial për Religjionet Komparative. Ai elaboroi qe “...është duke u bërë për të mos pranuar ndonjë shpjegim (të të së njëjtës) temë nesë nuk është dëshmuar apo vërtetuar nga ndonjë libër, korrektsia e të cilit është e vërtetuar, apo nga një traditë, për të cilën kushtët e autenticitetit, sipas opinionit dominues, pajisin themelet e së vërtetes.”42. Ishte kjo kuptueshmeri dhe mentalitet qe ai ndërrmori të studjoi Sanskritisht për të kuptuar Hinduizmin nga burimet origjinale dhe autentike.

Duke theksuar mbi studimin tekstual, ishte natyrale për el-Birnunin të insistonte se religjionet duhet të reprezentoheshin nga dijetarët e tyre apo nga njerëzit e edukuar. Masat zakonisht janë të pakujdesshme në të kuptuarit e religjionit, duke i inkorporuar besimet popullare(të njohura) folkloret dhe supersticionet (paragjykimet). Në studimin e tij rreth Hinduizmit, el-Biruni përjetoi vuajtje dhe mundime të shumta për të kuptuar tekstet Hindu, teologjitë dhe doktrinat, nga ekspertet dhe autoritetet Hinduse. Kjo formon bazën për klasifikimin e tij të religjionit në “religjion të vërtet (te themeluar,sipas rregullave)” kundra “religjionit popullor(të njohur)” – sërish diqka shumë moderne sipas standardeve.

Pamvarësisht nga këmbëngulësia e tij në studimin tekstual, el-Biruni mbarti jashtë studime empirike rreth komuniteteve. Ai i regjistroi ritet dhe ritualet, zakonet dhe celebrimet e komuniteteve. Kjo ishtë në veqanti e dukshme në studimin e tij rreth Hindusëve, dhe kështu ai ishte në gjendje të përshkruaj dhe paraqes festivalet e tyre me gjithë haren e tyre sikurse ai ishte në gjendje të ilustronte bukurinë e dizajnit të tyre arkitektural. Kështu, në metodologjinë e el-Birunit, studimi rreth religjionit vetvetiu nuk duhet të bëhët përmes studimit tekstual, por sipas religjionit ashtu sikurse është i praktikuar; duhet të jetë sipas studimeve empirike.

Duhet vërejtur se këmbëngulësia e el-Birunit në të lejuarit e religjioneve dhe pasuesve të tyre që të flasin për veten e tyre nuk donte të thoshte vlerësim jo-kritik i religjioneve të tjera. Akoma, kriticizmi i tij shpesh rrotullohej rreth fakteve dhe ilustrimeve, jo në besim dhe doktrinë. Ai kishte nxjerrur në shesh mospërputhjet të gjetura në librat e shenjta të religjioneve që ai kishte studjuar.

 

Perpsektivë krahasuese

El-Biruni kishte akredituar që Muslimanët e kohës së tij do të numëronin vështirësi serioze në të kuptuarit e religjioneve të huaja sikurse ishte Hinduizmi. Ai këshilloi perpsektiven krahasuese për të lehtësuar kuptueshmerinë. Ai sugjeroi të krahasohej një religjion i huaj i panjohur me religjionin qe njerëzit janë të njohur me të. Në rastin e Hinduizmit, ai zgjodhi religjionin Grek me të cilin Muslimanët ishin disi të vënë në dituri rreth tij. Kjo është për shkak se ai thoshte, “nëse i krahason këto traitat (Hinduizmin) me ato Greke në lidhje me religjionin e tyre, ju do të ndaloni së paturit vështirësi dhe të gjeturit e sistemit Hindu të panjohur.”48. Për më tepër ai shtoi,

Grekët pagan, para ngritjes së Kristianizmit,mbanin po të njetat opinione sikurse mbanin Hinduset; klasat e tyre të edukuara mendonin bukur ngjajshem sikurse mendonin ato të Hindusëve; njerëzit e tyre të rëndomtë kishin pamje idolatrike të njejta me ato të Hinusëve.(49).

Së këndejmi, el-Biruni bëri krahasime ndër-religjioze ku do që ai gjënte nocione paralele dhe praktikime në mesin e disa religjioneve. Në disa raste ai bënte krahasime intra-religjioze ku ai nënvizonte të kuptuarit e ndryshëm të disa koncepteve të mbajtuara nga sekte të ndryshme të religjionit. Madje edhe në raste të tilla, prezentimi i saktë është i domosdoshëm në mënyre që paanësia të mënjanohet. Për të bërë këtë ai duhej “...të aplikoj metodat e dy nga secilat sekte sipas teorisë së tyre po ashtu edhe të tjerëve, në mënyrë që të demonstroj tek secili nga ta pro-t dhe kontra-t e cështjes.” (50).

Prandaj, punimet e el-Birunit janë komparative-krahasuese në natyrën e tyre duke u përpjekur të gjëjë ngjajshmeritë dhe ndryshueshmeritë në mesin dhe brenda religjioneve. Këto krahasime nuk janë siperfaqësore për shkak se ai citoi nga vetë skriptët dhe tekstet dhe lejoi qe faktet të flasin për vetën e tyre. Krahasimet e bëjne më te lehte kuptueshmerinë e religjioneve të panjohura ,të huaja. Gjithashtu ndihmon në ngritje dhe shtimin e diturisë së religjionit të cilit i përketë. Në të vërtet, krahasimi është tipari dhe veqoria e shquar e punimeve të el-Birunit. Studimi i tij është pa dyshim studim i religjioneve komparative. Në këtë, ai ka kaluar bashkëkohanikët e tij, dhe në fakt me këtë ai lë pas (shquhet nga gjithë të tjerët)shumë dijetarë të kësaj dicipline përgjatë kohëve.

 

Përfundim

Ebu Rayhan Muhamed Ibn Ahmed el-Biruni ka shkruar në tri religjionet e mëdha dhe komunitetet religjioze, Hinduizmin, Kristianizmin dhe Judaizmin, si dhe gjithashtu disa religjione tjera të vogla përfshirë edhe Persianët antikë, Zoroastrianët, Hawarismianët, Sugdianët, Magianët, Manikeanët, Samaritanët, Sabianët si dhe Grekët e lashtë. Ai gjithashtu shqyrtoi kalimthi disa kulte të tjera në mënyrë krahasuese. Sido që të jetë, shqyrtimi dhe spjegimi i tij rreth Hindusëve dhe Hinduizmit ishte pa dyshim më i miri. Jo vetëm që ishte një vlerësim origjinal, klasik në intensitet dhe dimension, por ai gjithashtu vendosi në efektë metodologjinë që ai parashtroi për studimin e religjioneve përveq atij që dikush i përketë. Ai insistoi që studimet duhet të zhvillohen në një metodë objektive prej dijetari duke pasuar atë cfarë ai e quante “metodë strikte shkencore”. Ata duhet patjetër të bazohen në fakte dhe tradita autentike. Duhet të jetë tekstual pa i neglizhuar të dhënat empirike të tubuara nga diciplina. Përfundimishtë, patjetër duhet të jetë krahasues për shkak se krahasimi i zgjeron njohurit e një personi për vetën e tij dhe të tjerët. Sikurse është prezentimi i tij rreth Hindusëve dhe Hinduizmit i pakrahasueshëm madje edhe prej standardëve të sotshme, ashtu është edhe metodologjia e tij, e mrekulueshme në vizion dhe precizitet, duke lartësuar dhe ngritur atë të jetë vërtet një dijetar i religjioneve komparative në veqanti.

Kontributi i el-Birunit në religjionet krahasuese, në të dyja aspektet si atë të përmbajtës dhe dimensionit po ashtu edhe të metodologjisë dhe intenzitetit është pa dyshim i thellë. Punimet e tija janë të karakterizuara nga objektiviteti, paanësia dhe sensitiviteti tek religjionet dhe pasuesit e tyre. Duke marr parasysh faktin se këto arritje erdhen shumë herët në historinë e religjioneve krahasuese, është e duhur, me gjithë paanshmerinë, të deklarojmë  Ebu Rayhan Muhamed ibn Ahmed el-Birunin si Themelues të Religjioneve Komparative

 

REFERENCES

1) In Al- Biruni’s Commemoration Volume (A.H. 362- A.H. 1362) (Calcuta: Iran Society, 1951), 160. For further readings see, K.O Kamaruzzaman, Early Muslim Scholarship in Religionsëissenschaft: The ëorks and Contributions of Abu Rayan Muhammad Ibn Ahmad Al-Biruni (Kuala Lumpur: ISTAC, International Islamic University Malaysia, 2003).

2)Preface in Edëard C. Sachau, Albiruni’s India, 2vols ( Neë Delhi: Oriental Books Reprint Corp), 1983:1st pub. By Kegan Paul, Trench ( London: Trubner and Co, Ltd), 1910.

3)Suniti K. Chatterij, “Al- Biruni and Sankskrit”, Al- Biruni Commemoration Volumme, 83.

4)From his books, Risalah al- Fihrist and Maqalat fi Hikyah Ahl al- Hind fi Istikhraj al- Umar – taken from F.A Shamsi in “Abu Rayan Muhammad Ibn ahmad el – Biruni (Karachi: The Time Press, 1979).

5)For further readings into al-Biruni’s life, see said Hakim and Ansari Z.Khan, Al-Biruni and His Times, Life and Ëorks (Delhi: Renaissance Publishing House, 1990).

6)Ghulam R. Aziz “Al-Biruni’And His Academic Conquests” in Al- Biruni Commemorative Volume, Hakim M. said ed. (Karachi: The Time Press), 1979, 158-159 (from the English synopsis).

7) E.C. Sachau (ed), Kitabul Athar al-Baqiyah ‘an Qurun al-Khaliyah, (Leipzig: Otto Harrasoëitz), 1923. This book is translated by Sachau as Al-Mukanna’s Chronology of Ancient Nations and Vestiges of the Past (Lahore: Hijra International Publishers), 1983.

8) Sachau, Albiruni’s India, vol. 1.6.

9) Sachau, the Chronology, xi-xii.

10) Ibid., 2

11) Sachau, Albiruni’s India vol. 2, 246.

12) Ibid, vol, 1, 23.

13) Ibid, xxiii.

14) Ibid, xxiv.

15) Ibid, 27.

16) Sachau, the Chronology, xi- xii.

17) Ibid, 40.

18) Thus their famous principle: “There are many paths to the same Truth,” “All religions lead to the same Reality”, etc.

19) The Chronology

20) Ibid, 23.

21) Ibid, 291.

22) Ibid.

23) Sachau, Albiruni’s India, vol. 1, 94-95.

24) Sachau, the Chronology, 287.

25) Sachau, Albiruni’s India, vol. 2, 161.

26) Sachau, the Chronology, 282- 283.

27) Ibid, 24.

28) Ibid, 17-18, 107-108.

29) Ibid, 42.

30) Ibid.

31) Ibid, 223.

32) Ibid, 314.

33) Ibid, 190.

34) Ibid.

35) Ibid.

36) Ibid, 329.

37) It was the practice of the Jews to sight the moon of the New Year from the mountains. When the moon was sighted, they would build a smoke signal as a means to inform their community about the sighting. A group of Samaritans built the smoke signal a day earlier and so the Jews were beguiled and thus celebrated their New Year a day earlier. For this, the Jews never forgave them.

38) Ibid, 123-124.

39) Ibid, 3.

40) Sachau, Albiruni’s India, vol. 1, 6

41) Sachau, the Chronology, 3.

42) Ibid, 4.

43) Sachau, Albiruni’s India, vol. 1, 6.

44) Ibid, 110.

45) Ibid, 7.

46) Ibid, 36.

47) Sachau, the Chronology, 17.

48) Sachau, Albiruni’s India, vol. 1, 95.

49) Ibid, 24.

50) Ibid, 319.

 

 

 

Marrë nga libri: “Muslim Legacy in Comparative Religion”

Nga: Kamar Oniah Kamaruzaman

Përktheu : Imran Rasimi

International Islamic University Malaysia



[1] Kamar Oniah Kamaruzzaman është Assosiate Profesor, Departamenti i Usuluddinit dhe Religjioneve Komparative, IIUM. E-mail:kamar_oniah@hotmail.com.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme