
Natyra njerëzore dëshiron një shoqëri të bazuar në moral dhe sjellje, e cila siguron një jetë të qëndrueshme dhe të sigurt që çon në liri dhe lumturi për të gjithë njerëzit.
Muslimanët besojnë se Pejgamberi Muhamed a.s. kishte një karakter si një model për të ndjekur gjithë njerëzimin. Kur’ani e përshkruan Pejgamberin a.s. si:
“Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe hijerëndë ata do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj fali ata dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë. E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu. Allahu, me siguri, i do ata të cilët mbështeten tek Ai.” (Kur’ani /3/:159).
Më poshtë është lista e 75 sjelljeve të mira që të mësojmë nga Kur’ani Famëlartë:
1) Mos gënjeni. (22:30);
2) Mos spiunoni. (49:12);
3) Mos u ngazëlloni. (28:76);
4) Mos ofendoni. (49:11);
5) Mos humbisni. (17:26);
6) Ushqeni të varfrit. (22:36);
7) Mos përgojoni. (49:12);
8) Mbani betimet tuaja. (5:89);
9) Mos merrni ryshfet. (27:36);
10) Respektoni ujditë tuaja. (9:4);
11) Përmbajeni zemërimin tuaj. (3:134);
12) Mos përhap thashetheme. (24:15);
13) Mendoni mirë për të tjerët. (24:12);
14) Jini të mirë me mysafirët. (51:24-27);
15) Mos i dëmtoni besimtarët. (33:58);
16) Mos u trego i pasjellshëm me prindërit. (17:23);
17) Largohu nga të folurit e keq. (23:3);
18) Mos bën qejf (tallje) me të tjerët. (49:11);
19) Ecni në një mënyrë të përulur. (25:63);
20) Përgjigjuni të keqes me të mirë. (41:34);
21) Mos thuaj atë që nuk e bën ti. (62:2);
22) Mbani amanetet dhe premtimet tuaja. (23:8);
23) Mos i fyeni zotat e rremë të të tjerëve. (6:108);
24) Mos i mashtroni njerëzit në tregti. (6:152);
25) Mos i merrni artikujt pa të drejtë. (3:162);
26) Mos bëni pyetje të panevojshme. (5:101);
27) Mos u bëni koprrac dhe as ekstravagantë. (25:67);
28) Mos i thërrisni të tjerët me emra të këqij. (49:11);
29) Mos e pretendoni veten se jeni të pastër. (53:32);
30) Flisni bukur, edhe me injorantët. (25:63);
31) Mos kërkoni shpërblim për të mirat tuaja. (76:9);
32) Bëni vend edhe për të tjerët në mbledhje. (58:11);
33) Nëse armiku dëshiron paqen, atëherë pranoje atë. (8:61);
34) Kthejeni një përshëndetje në një mënyrë më të mirë. (4:86);
35) Mos ua kujtoni të tjerëve të mirat tuaja. (2:264);
36) Bëni paqe ndërmjet grupeve të ngatërruara. (49:9);
37) Uleni zërin tuaj dhe flisni me maturi. (31:19);
38) Mos lejoni që urrejtja t'ju bëjë të padrejtë. (6:108);
39) Mos kërkoni shumë nderime (favore) nga njerëzit. (2:273);
40) Përshëndetni njerëzit kur hyni në shtëpinë e tyre. (24:27);
41) Jini të drejtë, edhe kundër vetes dhe të afërmve. (4:135);
42) Flisni butësisht, madje edhe me prijësit e mosbesimit. (20:44);
43) Mos kritikoni kontributet e vogla të të tjerëve. (9:79);
44) Mos e quani Pejgamberin ashtu siç i quani të tjerët. (24:63);
45) Përpiquni të bëni paqe ndërmjet burrit dhe gruas. (4:128);
46) Mos e thirrni Pejgamberin nga jashtë dhomave të tij. (49:4);
47) Fitneja (shpifja/ngatërresa) është më e keqe se vrasja. (2:217);
48) Predikoni të tjerëve në një mënyrë të mirë dhe të mençur. (16:125);;
49) Mos i akuzoni të tjerët për imoralitet pa prova. (24:4)
50) Konsideroni gratë e Pejgamberit si nënat tuaja. (33:6);
51) Mos e ngrini zërin tuaj mbi atë të Pejgamberit. (49:2);
52) Mos e quani dikë jobesimtar pa e ditur. (4:94);
53) Kërkoni leje përpara se të hyni në dhomën e dikujt. (24:59);
54) Dije se armiqtë e tu mund të bëhen miqtë tuaj të ngushtë. (41:34);
55) Mos e konsumoni gabimisht pasurinë e të pambrojturve. (4:29);
56) Mos e largoni fytyrën tuaj nga njerëzit me arrogancë. (31:18);
57) Falni të tjerët, ashtu siç dëshironi që Allahu t'ju falë juve. (24:22);
58) Kërkoni lejen e Pejgamberit kur largoheni nga tubimi i tij. (24:62);
59) Mos bëni mbledhje të fshehta për mëkat, por bëjeni këtë për devotshmëri. (58:9);
60) Mos i urdhëro të tjerët të bëjnë mirë duke e harruar atë vetë. (2:44);
61) Jini të durueshëm me mësuesin tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tij. (18:67-69);
62) Mos ngrysni fytyrën, mos u largoni ose mos i neglizhoni ata që vijnë te ju. (80:10);
63) Nëse nuk jeni në gjendje të ndihmoni një person në nevojë, të paktën thoni fjalë të mira. (17:28);
64) Ji i butë me ata që janë nën ju dhe konsultohuni me ta në punë. (3:159);
65) Verifikoni informacionin nga një burim i dyshimtë përpara se të veproni sipas tij. (49:6);
66) Mos qëndroni në shtëpinë e Pejgamberit pa nevojë pas një vakti. (33:53);
67) Ata që munden duhet të vazhdojnë të shpenzojnë për ata me më pak fat. (24:22);
68) Mos hyni në shtëpi pa leje dhe kthehuni nëse refuzohet hyrja. (24:27-28);
69) Mos rri me ata që tallen me fenë derisa ta ndryshojnë temën. (4:140);
70) Thuaj se nuk është e përshtatshme të flasim për shpifje kur ju përmendet. (24:16);
71) Nëse kërkohet të pyesni gratë e Pejgamberit, atëherë bëjeni këtë nga prapa perdes. (33:53);
72) Divorconi në mënyrë miqësore gruan tuaj në vend që të mbani dhe të dëmtoni atë. (2:231);
73) Ndëshkoni në një mënyrë të barabartë me atë se si jeni lënduar ose jini të durueshëm. (16:126);
74) Dallimet në ngjyrë dhe gjuhë janë shenja të Allahut, jo mjete epërsie. (49:13);
75) Mos i merrni gratë me forcë, as mos merrni dhuratën e nusërisë pa një arsye të vlefshme dhe jetoni me to në mirësi. (4:19).
Përkthimi: N. Ibrahimi
Burimi:
https://www.islamicity.org/14618?referer=ecast.