TË RIMENDUARIT E ISLAMIT: PERSPEKTIVA E DIASPORËS BRITANEZE

Të rimenduarit serios brenda Islamit është gjate i vonuar. Muslimanët kane qenë ne menyrë të rehatshme të mbeshtetur,apo më mirë të kthyer mbrapa për interpretime të vjetra për shumë gjatë kohë. Për këtë shkak ne edhe ndjehemi aq të parehatshem në boten e tashme, të pa rehatshem me karakteret moderne. Dijetarët dhe mendimtarët kanë sugjeruar per të mirë për rreth një shekull që neve na duhet një përpjekje serioze rreth ixhtihadit, një rimendim dhe përpjekje e arsyetuar, për të reformuar Islamin. Në fillim të shekullit të kaluar, Xhemaludin Afgani dhe Muhammed Abduhu, udhëhiqnin thirrjen për një ixhtihad të ri ;së bashku në rrugetim me shumë intelektual të shquar, akademik, njerez të urtë te cilët ishin bashkangjitur thirrjes - jo më pak se Muhammed Ikball, Malik bin Nabbi, dhe Abdul Kadir Audah. Megjithatë, ixhtihadi është një çështje që shoqerite Muslimane në menyrë të veqantë kanë ngecur ta ndermarrin. Pse ?
Pse-ja ka shkaktuar nje urgjencë të shtuar pas 11 Shtatorit. Çfarë ngjarjet fatale të asaj dite zbulojnë, më shumë se gjithqka tjeter, është distanca që kemi udhetuar largë nga shpirti dhe rendesia e Islamit. Larg nga të qenit nje force liberale, një kinetikë sociale, dinamizëm kulturor dhe intelektual për barazi, drejtësi dhe vlera njerëzore, Islami duket të ketë fituar një tendosje patologjike. Me të vertet më duket mua se i kemi futur brenda të gjitha ato pasqyrimet historike e bashkëkohore perëndimore rreth Islamit e Muslimaneve që na kanë djallezuar neve me shekuj. Faktikisht ne tash e kemi veshur rrobën, më duhet t’a pranoj, më gjithe djallezinë që Perëndimi e ka projektuar per personalitetin tonë të perbashket.
Por të fajësohet perëndimi,apo ndonjë nocion instrumental i modernitetit që është gjithqka por se i huaj për ne, do të ishte një nocion përtac. E vërtete, Perëndimi , në veqanti Amerika, ka një pjesë të madhe për se të pergjigjet. Dhe muslimanët nuk hezitojnë të tregojnë gishtin e tyre drejt padrejtësive të shkaktuara nga politika e jashtme dhe tendencitë hegjemonike te Europës dhe Amerikës. Megjithatë, ajo është vetëm nje pjesë, dhe sipas opinionit tim jo një pjesë e pakapërcyeshme e kësaj sëmundjeje. Hegjemonia nuk është gjithmonë e imponuar ; ndonjehere është e ftuar. Gjendja e brendshme brendapërbrenda Islamit , është një ftesë e hapur.
Ne kemi ngelur që te pergjigjemi në thirrjet e ixhtihadit per disa arsye shumë të thella. Primare në mesin e tyre është fakti që konteksti i teksteve tona të shenjta - Kur’ani dhe shembujt e të derguarit Muhammed a.s, korniza e jonë absolute për referim- është ngrirë përgjatë historisë. Njëri mund të ketë një marredhenie interpretuese të një teksti-bile edhe më shumë nese teksti është i perceptuar të jetë eternal( i përhershem). Por nëse konteksti interpretues i tekstit nuk është konteksti ynë, nuk është koha jonë, atëherë interpretimi i tij veshtirë se do të ketë ndonjë kuptim apo ndonjë rendësi për ne , sikurse ne jemi tani. Interpretimet historike vazhdimisht na ngaterrojne ne prapa në histori, në kontekst të eshtëruar dhe të ngrir para shumë kohësh ; më keq, në kontekste të perceptuara në mënyre joshese( glamuroze) e të cilat nuk kanë ekzistuar aspak në histori. Kjo është kështu përderisa Muslimanët janë në menyre emocionale të lidhur për Islamin, Islami në fakt vetvetiu si një tëresi sistemi i etikës, ka shume pak lidhje edhe atë indirekte kundrejt jetës se tyre ditore mënjanë nga interesimi i hapur për riatuale dhe adhurim. Ixhtihadi dhe të menduarit e pastërt ka qenë i pamundur përshkak se nuk kishte kontekst përbrenda asaj që faktikisht ato mund të zenë vend.
Të cunguarit (të ngririt) e interpretimeve, mbyllja e “dyerve të ixhtihadit” ka patur një efekt rrënues në të menduarit e të vepruarit tek Muslimantët. Në veqanti, ajo ka prodhuar (shkaktuar) çfarë unë e përshkruaj si tri katasfrofat metafizike :lartësimi i Sherjatit në nivelin Hyjnor(të shenjtë), me një konsekuencë(rezultues) të hekjes së veprimtarisë (përpjekjeve)nga ana e besimtarëve, dhe barazimi i Islamit me Shtetin.

Me lejoni t’a elaborojë .

Shumica e muslimanëve e konsiderojnë Sherjatin, sikurse rëndom i përkthyer ‘Ligji Islam’ si të shenjtë. Megjithatë, nuk ka diq të shenjtë rreth Sherjatit. Gjëja e vetme që në menyrë legjitime mund të përshkruhet si e shenjtë në Islam është Kur’ani. Sheriati është një konstrukt human-njërezor,një perpjekje për t’a kuptuar urdhërin e shenjtë në një kontekst të veqant. Kjo është pse edhe korpusi i Sheriatit konsiston në fikh apo jurisprudencë që nuk është më shumë se opinion legal i juristëve klasikë. Vet termi fikh nuk ishte në modë para kohes se Abbasitëve kur edhe faktikisht ishte formuluar dhe kodifikuar. Mirëpo kur fikhu mori formën e tij legale sistematike, atëhere fikhu inkorporoi tri aspekte vitale të shoqerisë Muslmane gjatë periudhës se Abbasitëve. Në këto rrethana, historia Muslimane ishte në periudhen ekspansioniste të saj, dhe fikhu inkorporoi logjikën e imperializmit Musliman të asaj kohe. Dhe rregullat fikh’ore të të hequrit dorë nga diq, për shembull, janë te derivuara (të nxjerrura) jo nga Kur’ani por nga një logjikë e till. Veq kësaj, bota ishte e thjeshtë dhe shumë lehte mund të ndahej në të zesë dhe të bardhë: që këtej, në Darul Islam dhe Darul Harb. Për më tepër, ndonëse përpiluesit e ligjit sipas kesja etape nuk ishin manaxher te kesaj shoqërie, ligji u shënderrua thjeshtë në teori që nuk mund të modifikohej - përpiluestit e ligjit ishin të paaftë të shihnin ku po shkaktohenin fajet (gabimet) dhe çfarë aspekt i ligjit kërkonte mendim, rimendim dhe riformulim. Kështu që fik’hu, sikurse ne e njohim sot, ka evoluar mbi bazën e ndarjes në mes të atyre që ishin duke udhëhequr dhe e konsideronin vetën te ndare prej shoqerisë ,dhe atyre që perpilonin ligjin; kapardisjet(supozimet) epistemologjike të kohes së ‘artë’ të historisë Muslimane u futen në lojë gjithashtu. Kur ne e përshkruajmë Sheriatin si të shenjtë, ne faktikisht perdorim sanksione të shenjta të vendimeve të marrura nga një fik’h i së kaluarës.
Çfarë kjo nënkupton në realitet është se kur vendet Muslimane e aplikojnë apo imponojnë Sheriatin – kërkesat (nevojat) e Muslimanëve që nga Indonezia deri tek Nigeria – kundërshtimet (kontradiktat) që ishin inherente në formulimin dhe evoluimin e fik’hut u shfaqen. Kjo është per shkak se kurdohere që Sheriati imponohet – e ajo është, legjislatura fik’hore është e aplikuar, jashtë kontekstit në të cilin ishte formuluar dhe jashtë kontekstit të kohes sonë – shoqëritë Muslimane fitojnë nje dukje mesjetare. Ne mund t’a vërejmë këtë në Arabinë Saudite, në Sudan, dhe në Afganistanin Taliban. Kur zbatimi i ngushtë i fik’hut zë vend në diktimet e kesaj apo asaj shkolle të fik’hut, së nese ka ndonje lidhshmeri (relevancë ) me realitetin apo jo ,ajo bëhet një norm, dhe kockimi (eshtërzimi ) ndihet. Sheriati do t’i zghidh të gjitha problemt tona, bëhet sentimenti(ndjenja) ynë i zakonshëm; dhe bëhet obligatore për një grup me nje interes të ngjyrosur (te veshur me rroba) në këtë nocion të Sheriatit që të kaplonjë territorin e tij, burimin e fuqisë së tij dhe prestigjin, në çdo çmim. Kështu që nje trup i dalur mode i ligjit barazohet me Sheriatin, dhe kështu kritika është e shmangur dhe e dëbuar me arsyetimin duke u referuar në të si i shenjtë.
Ngritja (lartësimi) e Sheriatit në sferën e shenjterisë gjithashtu nënkupton që besimtarët nuk posedojnë ndermjetësi(qasje për veprueshmeri): meqënese Ligji është a priori i caktuar, njërezit vetvetiu nuk kanë asgjë të bëjnë veqse ta pasjonë(zbatojnë) atë. Kështu që besimtarët bëhen perceptues pasiv në vend se kerkues aktiv të së vërtetes. Në realitet, Sheriati nuk është asgjë më shume se një strukturë e principeve, një kornizë e vlerave, që i pajis shoqeritë Muslimane me udhezimë. Por kjo kornizë e principeve dhe vlerave nuk është statike por në menyrë dinamike e nxjerrur përbrenda kontekstit që mund te ndryshohet. Si i tillë, Sheriati më shumë është një metodologji zgjidhje – problemesh se sa Ligj(1). Ai kërkon nga besimtarët që të bëjnë perpjekje në menyre konstatnte ta riinterpretojnë Kur’anin dhe të shikojnë në jetën e Pejgamberit me nje shikim që sjell ndryshime dhe përshtatshmeri gjithmonë. Në fakt, Kur’ani duhet të jete i ri interpretuar nga epoka në epokë – që do te thotë Sheriati, dhe më gjere Islami vetvetiu, duhet të jetë i riformuluar brenda kontekstit të ndryshueshmerisë(2). Gjëja e vetme që mbetet konstante në Islam është teksti i Kur’anit në vetvehte – ndërsa kontekstet e tija na pasjisin ne me spirancën e interpretimeve që ngerthejnë ne vehte gjithmonë fryme ndryshueshmerie.
Islami nuk është vetëm një religjion por një botëkuptim integrativ: për shkak se ai integron (bashkon) të gjitha aspektet e realitetit duke pajisur me një perspektivë morale te cdo aspekti te perpjekjeve humane. Islami nuk dhuron gati-te bëra pergjigjje të të gjitha problemeve njerëzore; ai dhuron një perspektive të drejtë dhe morale përbrenda se ciles Muslimanët patjeter duhet të bëjnë përpjekje të i gjëjnë pergjigjjet (zgjidhjet) në të gjitha problemet e tyre. Por në qoftëse gjithëçka është a priori i dhuruar në mënyrë të gatshme, në formë të një Sheriati të Shenjte, atëhere, Islami është i katandisur në një ideologji totalistike. Në të vertet, kjo është saktësishtë çfarë levizjet Islame - në veqanti Xhemati Islam ( si ne Pakistan po ashtu edhe ne variacionin Indian) dhe Vellazëria Muslimane – e kanë reduktuar Islamin në. Kjo është edhe e cila me sjell mua tek katastrofa e tretë metafizike. Zëvëndesoje këtë ideologji përbrenda një shteti, me Shheriatin e atribuuar si të shenjte në qender të tij, dhe keshtu do të kesh një ‘Shtet Islam’. Të gjitha ‘Shtetet Islame’ kontemporare (te sotme), që nga Irani, Arabia Saudite, dhe Sudani e deri tek Pakistani ambicioz, janë të bazuara në këtë kapardisje (supozim) absurd. Mirëpo, në momentin kur Islami, si një ideologji, bëhët program i veprimeve (akcioneve) të një grupi kanatierë (te ngjyrosur dhe të veshur me rroba fetare), ai humb humanitetin e tij, dhe bëhet fushë beteje ku morali, arsyeja dhe drejtësia janë të gatshme te sakrifikohen vetëm në nderrimin e emocioneve. Veq kësaj, hapi prej një ideologjie totalistike në nje rend totalitar ku çdo situatë – njerëzore është e hapur para Shtet – Gjykimit, është hap i vogel. Transformimi i Islamit në shtet – bazuar ideologji politike, jo vetëm që e deprivon atë (Islamin) nga të gjitha përmbajtjet e tija etike dhe morale, por gjithashtu e diskrediton (demaskon) historinë Islame si anti Islame. Pa ndryshim, kur Islamistët e rizbulojnë ndonje të kaluar të “artë”, ata veprojnë kështu vetëm në mënyrë që të përbuzin (neverisin) të tashmen dhe të qesëndisin(tallen ,genjeshtrojnë) të ardhmen. Krejt qka ne na ka mbetur është kaosi mesianik, sikurse ne pamë aq gjallërisht në regjimin Taliban, ku i gjithe sistemi politikë si sferë e veprimit qe paralizuar, dhe, pseudobesimet e parëndesishme u bënë vërtetësi e krijimit të shtetit.
Vizioni totalitar i Islamit sikurse një Shtet e transformon politikën Muslimane në një metafizikë: në një iniciativë të till, çdo veprim mund të justifikohet si ‘Islamik’ sipas diktimeve dhe pershtatshmerive politike sikurse ne ishim dëshmitar të kësaj në Iranin revulucionar.
Tri katastrofat metafizike janë të theksuara prej një degradimi të përgjithshem që është bërë norm (model-standard) në shoqeritë Muslimane. Procesi degradues në vetvehte gjithashtu nuk është i ri, por tash ka arritur një gjendje të atillë absurde saqe vet idetë që shoqëritë muslimane duhet t’i nderrmarrin drejt vlerave humane ato tani në fakte i drejtojnë në drejtim të kundertë. Prej bukurisë finesse (te lehte subtile) të sfidës së përjetshme për te ndërtuar e vendosur drejtësi përmes mëshires dhe dhembshurisë, ne fitojmë formula mekanistike të fiksuara nga ekstremet (skajshmeri) të perseritura nga njerëz të bindur qe ata nuk kanë obligim të mendojnë (hulumtojnë) sepse të gjitha pyetjet kanë qene të pergjigjura për ta nga dijetaret klasikë, njerez tej kufijve të se mirës gjate kohë te vdekur. Dhe pershkak se gjithçka mbartë emrin (damkën) e Islamit, të dyshosh në të, apo te argumentoshë kunder tij, ëshë e barazvlershme me të votuarit për mëkat.
Procesi i degradimit (çoksidimit) ka filluar me vet termin alim (dijetar).Vetëm të qënit një alim çfarë bënë atë një autoritet? Në Islamin e hershëm, një alim ishte gjithkush qe fitonte (kërkonte) ilm, ose njohuri,që në vetvehte ishte i pershkruar në një sense të gjerë(tolerant). Ne mund t’a vërejmë atë në klasifikimet e hershme të dijetareve të tillë sikurse el-Kindi, el-Farabi, ibn Sina, el-Gazali dhe ibn Halduni. Me të vertetë, që të dyja, definimi i diturisë dhe kalasifikimi i saj ishte një aktivitet i madh intelektual në Islamin klasikë(3). Kështuqe të gjithë njerëzit e shkolluar, sikurse shkënctarët dhe filozofet, ashtu edhe dijetarët dhe teologët, përbenin ulemat. Mirëpo pasiqë ‘dyert e ixhtihadit’ ishin mbyllur përgjatë kohës së Abbasiteve, ilmi ishte reduktuar në dituri(njohuri) religjioze dhe ‘ulema’ prodhonte (përbehej) vetëm nga dijetarë religjioz(fetar).
Në mënyrë të ngjashme, ideja rreth ixhmait, opinioni (qëllim, ide, pikëpamje) kryesor i jetës së përbashkët në Islam, është zvogëluar në konsensus i ca të zgjedhurve. Ixhma gjuhësisht ka kuptimin konsensusi i popullit. Koncepti daton qysh në kohën e Pejgamberit a.s si lider i shtetit origjinal Musliman. Kur profeti Muhammed a.s dëshironte të merrte ndonjë vendim ai e ftonte (thirrte) të terë komunitetin Musliman - atëher pa dyshim jo shumë i madh – në xhami.Diskutimi do të pasonte, argumentet për dhe kunder do të prezentoheshin. Finalisht, e gjithë turma do të arrinte një koncensus. Kështu, një shpirt demokratik ishte qendror në jetën komunale e politike në Islamin e hershëm. Mirëpo, përgjatë kohës klerikët dhe dijetarët religjioz i kanë mënjanuar njerëzit nga barazia (nga e drejta për konsensus; I.R) – dhe e kanë reduktuar ixhmain në ‘konsensus i dijetarëve fetarë (religjioz)’. Jo çuditërisht, autoritarianizmi, teokracia dhe despotizmi mbizotërojnë pushtetin në Botën Muslimane. Sfera ( fusha, domeini) politike e gjenë modelin e saj në çfarë është berë praktikë e pranuar dhe zanat i kompetënteve (eksperteve) ‘religjioz’ autoritativ, ata që pohojnë monopolin e interpretimit në Islam. Mullat Obskurantist, në maskë ( paraqitje) të ‘ulemave’, dominojnë shoqëritë Muslimane dhe i kufizojnë ata me fanatizëm dhe me një logjikë absurde e degraduese.
Koncepte tjera të shumta kanë kaluar nepër të njëjtat procese të degradimit. Koncepti i ‘ummetit’, kumuniteti global e spiritual i Muslimanëve, është degraduar në idealet e një shteti (nation – state ):’ vëndi im drejt apo shtrëmber’ është zhvendos në :’ummeti im drejt apo shtrëmber’. Kështuqe edhe despotët (tiranët) sikurse Sadam Husein janë tashti të mbrojtur nën arsyen : ndërgjegjja e ummetit’ dhe ‘uniteti i ummetit’. Xhihadi tani është degraduar (kuptimi i tij është reduktuar,ndërruar; I.R) në kuptimin e vetëm si: ‘Lufte e shenjtë’. Ky përkthim është i çoroditur jo vetëm për shkak se shpirti, intelektualizmi dhe komponentët sociale të konceptit kanë qenë të çformuar,por, gjithashtu është degraduar në luftë me çdo mjetë, duke përfshirë edhe terrorizmin. Kështu qe tani çdo kush mund të deklaroj xhihad mbi çdokënd pa kurrfarë të drejte etike dhe morale e pa kurrfare arsye vitale. Asgjë nuk mund të jetë më e çoroditur, apo patologjikishtë më largë se kuptimi i më hershëm i xhihadit. Konotacionet e tija (xhihadit) të tjera përfshirë edhe orvatjet personale, përpjekjet intelektuale, dhe konstrukcionet sociale janë avulluar. Istislah, zakonisht i përshkruar si:’interesi publik’, dhe një pjesë e madhe e Ligjit Islam janë zhdukur prej vetëdijes (ndergjegjes) së Muslimanëve. Dhe Ixhtihadi, sikurse Unë kam shpjeguar, është reduktuar në :diç më shumë se një lutje e devotshme.
Mirëpo dhuna e kryer ndaj koncepteve të shenjëta të Muslimanëve është e parendësishme krahasuar më mënyrën degraduese që i është bërë Kur’anit dhe sunnetit të Pejgamberit a.s. Çfarë dijetari i vonshëm Musliman Fazlur Rrahman e quante trajtesë ‘atomistike’ e Kur’anit tashti është bërë rregull – norm, pothuajse çdo gjë dhe gjithçka është e justifikuar nën përmendjen dhe citimin individual të verseve të përgjysmuara jashtë kontekstit (4). Pas 11 shtatorit, për shembull, një numër i saportuesve të Talibanit, duke përfshirë edhe ca të tillë në Britani, i arsyetonin akcionet e tyre duke cituar ajetin:”Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata Allahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos patur kurrfarë fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehenemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.”(3.149). Megjithatë, dukshem kuptimi i atribuar i ajetit nuk mund të jetë nga shpirti i vërtetë i Kur’anit. Ky ajet i posaçëm i adresohet vet Pejgamberit a.s. Ishte zbritur përgjatë luftës së Uhudit, kur ushtria e vogël dhe e pa paisur e Profetit a.s, kishte përball armikun shumë më të madh e të përgatitur. Ai (Pejgamberi a.s; I.R) ishte i brengosur më perfundimin e betejës. Kur’ani e bind atë dhe premton që ushtria armike do të jetë e tmerruar nga ushtria joprofesionale e Profetit a.s. Shikuar nga koncepti i tij (ajetit) nuk është një instruktcion gjeneral për krejt Muslimanët, por përshkrim çfarë po ndodhte në atë kohë. Në menyrë të ngjashme, hadithe të ndryshme janë të cituara për të justifikuar sjellje ekstremiste. Dhe madje vet dukja e Profetit a.s, mjekra dhe rrobat e tij, janë shnderruar në fetish (idhull): kështu që tash nuk është e obligueshme për një ‘musliman të mirë’ që vetëm të ketë mjekër, por gjatësia dhe forma e saj duhte patjetër të jenë konform diktimeve! Profeti a.s është shëndrruar në shenja e simbole – shpirti i sjelljes së tij, dimensionet morale e etike të veprave të tij, përulësia dhe mëshira e tij, principet e përgjithshme që ai ka përkrahur që të gjitha janë përfshirë nën logjikën absurde të degradimit.
Efekti akumulues i katastrofave metafizike dhe degradimi i pafund i ka transformuar qiramarrësit e dashur të Islamit në militant të përshtatur dhe falimentim moral. Për gjatë dy dekadave, Unë kam qenë duke argumentuar se civilizimi Musliman tashti është aq i copëtuar e shpartalluar sa që ne tani duhet ta e rindertojmë atë tullë për tulle (5) Është e qartë tani se vet Islami duhet të rimendohet sërish, ide për ide. Ne duhet të fillojmë me vet faktin që Muslimanët nuk kanë monopol të së vërtetës, për çfarë është drejtë e çfarë është gabim, për drejtësi, e as reflekset morale e intelektuale që i përkrah këto domosdoshmëri. Sikurse gjithë njerëzimi, ne duhet të përpiqemi që t’i arrijmë ato duke përdorur pikëpamjet dhe konceptet tona të shenjëta si mjete për ta kuptuar dhe riformësuar realitetin bashkëkohor.
Rruga për një vlerësim të gjallë dhe bashkëkohor të Islamit kërkon konfrontimin me katastrofat metafizike dhe një levizje nga degradimi në sintezë. Në rend të parë, kjo kërkon nga Muslimanët, si individ dhe komunitete, të ripohojnë të drejtën për veprim: të insistojnë në të drejtatat dhe detyrat e tyre, si besimtarë dhe njerëz të ditur, të interpretojnë dhe ri-interpretojnë burimet themelore të Islamit: të vën në pikëpyetje çfarë tash zhvillohet nën rubrikën e Sheriatit, të deklarojnë që shumë nga fik’hu tani është e vjetëruar dhe e rrezikshme, të ngritën kunder idesë absurde të një Islami të izoluar nga kufij gjeografikë të një shteti. Ne nuk mundemi, nëse vërtet e çmojmë besimin tonë, t’a lemë zgjidhjen e tij (Islamit) në duart e elitës së edukuar dhe dijetarëvë religjioz, mungesa e kuptueshmërisë së te cilëve për botën bashkëkohore gjithmonë koincidon vetëm me nënçmimin dhe përbuzjën e të gjitha ideve dhe produktëve kulturore të saj. Islami është dobesuar si sferë profesionale e njerëzve përgjatë popujve të shekullit njëmbedhjetë se sa të shekullit njëzet e një që ne tani e banojmë. Dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo klasë t’a varros idenë madheshtore për ixhtihad në histori të largët e të ngrir.
Muslimanët e rëndomtë përreth botës që merakosën, pyetjet dhe dilemat e konsiderueshme morale rreth punëve aktuale të shtetit Islam duhet patjetër t’i korrigjojnë pëmes prinicipëve themelore të Islamit dhe t’i ristrukturojnë në një kontekst më të gjërë. Ixhmai patjetër duhet të nënkuptojë koncenzusin e të gjithë qytetarëve duke quar në një qeverisje participuese dhe përgjegjëse. Xhihadi patjetër duhët të kuptohet në kontekstin e plotë spiritual të tij duke nënkuptuar si orvatje dhe përpjekje për paqe dhe drejtësi si një realitet i jetësuar për të gjithë njerëzit gjithkund. Dhe nocioni i Umetit duhet patjetër të përmirësohet në mënyrë që të shendërrohet në diq më shumë se një abstragim degradues. Umeti nuk është thjeshtë vetëm komunieti i atyre që kanë deklaruar të jenë Muslimanë; më sakt, është një kuptim moral se si Muslimanët duhet të bëhën komunitet për njeri tjetrin, komunitetet tjera dhe botën natyrore. Kjo nënkupton që Umeti përfshinë jo vetëm Muslimanët, por kërkimin e drejtësisë dhe njerëzit e shtypur gjihkund. Në njefarë kuptimi, levizja drejtë sintezës është një avancim drejtë mesazhit kryesor të Islamit – si një mënyrë morale e etike e sheipingit dhe të shiquarit të botës, si domein i një kuture paqësore qytetare, një përpjekje participuese, si modë (mënyre) e përgjithshme e të diturit, të qenurit dhe të bërit.
Nëse ngjarjet e 11 shtatorit lejojnë qëllimet më të mira, vlerat esenciale të Islamit, feniksi (zogu feniks) vërtet do të ishte ngritur nga hiri i kullave binjake.

References

1. For a more elaborate exposition ‘The Shariah as Problem-Solving Methodology’ chapter 5 of Ziauddin Sardar, Islamic Futures: The Shape of Ideas to Come, Mansell, London, 1985.
2. I first argued this thesis in The Future of Muslim Civilisation, Croom Helm, London, 1979; second edition, Mansell, London, 1987.
3. See Franz Rosenthal, Knowledge Triumphant, Brill, Leiden, 1970.
4. Fazlur Rahman, Major Themes of the Qur’an, Biblioteca Islamica, Chicago, 1980.
5. Ziuaddin Sardar, The Future of Muslim Civilisation, op cit.

Nga anglishtja: Imran Rasimi
--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ziauddin Sardar shkrimtar, editor zhurnailistik, transmetues, dhe kritik kulturor, Profesor për studime Postkoloniale, Departamenti i Artëve e Politikes dhe Menagjmentit, The City University, Londër.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme