
ShBA-ja deklaron se është kryer edhe një gjenocid në botë
Shtetet e Bashkuara të Ameriks kanë njohur si gjenocid, masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullësisë myslimane, të njohur si Rohingya, përcjell Gazeta Express
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar nga Muzeu Memorial i Holokaustit, se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.
Lexo Edhe:
“Shtetet e Bashkuara kanë konkluduar shtatë herë se është kryer gjenocid. Sot është hera e tetë. Kemi ardhur në përfundim se pjesëtarët e ushtrisë kanë kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Blinken.
Në fjalimin e tij, Blinken ka tërhequr disa paralele mes krimeve të kryera nga ushtria Mianmarit ndaj popullsisë myslimane Rohingya dhe atyre të Holokaustit.
Radhët e refugjatëve të komunitetit Rohingya në Bangladesh, shtator, 2017
“Sulmi ndaj Rohingya ka qenë i përhapur dhe sistematik dhe kjo ka qenë kyçe për arritjen e një përfundimi se janë kryer krime kundër njerëzimit”, tha Blinken.
“Dëshmitë tregojnë gjithashtu se ka një qëllim të qartë prapa këtyre mizorive masive, e që është shkatërrimi komunitetit Rohingya në tërësi apo pjesërisht.”
Ushtria e udhëhequr nga Qeveria e Mianmarit është përballur me sanksione të ndryshme nga SHBA-ja, prej kur ka nisur fushatën kundër grupit etnik minoritar, Rohingya, në vitin 2017. /Express/
https://www.gazetaexpress.com/lajmi-i-fundit-shba-ja-e-njeh-edhe-nje-gjenocid-ne-bote/