SIMPATIA SELEKTIVE DHE RACIZMI I QARTË I PERËNDIMIT

Agresioni rus në Ukrainë është pritur me të drejtë me dënim ndërkombëtar. Sulmi agresiv i Putinit ndaj një kombi të pavarur është i papranueshëm dhe vë në rrezik të madh jetën e miliona njerëzve. Megjithatë, reagimi i qeverive të ndryshme dhe narrativa e rrezikshme kontradiktore ka ekspozuar një nivel të turpshëm hipokrizie. Për shumicën, kjo nuk është e papritur, por për mediat që pretendojnë se janë të pavarura dhe për qeveritë që janë "udhëheqëse" të të drejtave të njeriut, ngjarjet në Ukrainë kanë ekspozuar besimin e tyre në supremacinë perëndimore.

Për vite, institucionet perëndimore kanë përdorur pretendime të dobëta të objektivitetit dhe sundimit të ligjit në një përpjekje për të maskuar imperializmin e tyre. Por javët e kaluara e ka tërhequr perden, duke zbuluar racizmin dhe urrejtjen e Perëndimit. Gazetarët e lajmeve, komentuesit dhe politikanët kanë filluar të bërtasin me zë të lartë pjesën e qetë. Siç tha Presidenti i Bullgarisë, "Këta nuk janë refugjatët me të cilët [jemi] mësuar… ata janë njerëz që janë evropianë, kështu që ne dhe të gjitha vendet e tjera të BE-së jemi gati t'i mirëpresim ata... këta janë njerëz inteligjentë, njerëz të arsimuar... disa nga ata janë specialistë të IT-së, shumë të kualifikuar.” Në lajmet e BBC-së, zv/shefi ukrainas nuk kundërshtoi kur tha: "Është shumë emocionuese për mua, sepse shoh njerëz evropianë me sy blu dhe flokë bjonde duke u vrarë". Si kundërpërgjigje, Shoqatat e Gazetarëve Arabë dhe të Lindjes së Mesme u detyruan të lëshonin një deklaratë duke thirrur paragjykimet dhe racizmin e qartë të raportimit të mediave në Ukrainë.

Në shpërthimin e Luftës Civile Siriane, kur refugjatët po iknin nga kombi i tyre i shkatërruar nga lufta, Bullgaria, Polonia dhe një numër vendesh të tjera evropiane refuzuan të pranonin refugjatë dhe në vend të kësaj zbatuan një sërë politikash armiqësore për ta bërë më të vështirë për refugjatët gjetjen e sigurisë. Edhe tani ndërsa ukrainasit përpiqen të shpëtojnë, po bëhen dallime midis atyre që janë të bardhë dhe atyre që janë të zinj. Dallimi në trajtimet e dy grupeve të njerëzve që kalojnë saktësisht të njëjtën situatë është demonstrimi më i qartë i vlerës që kombet evropiane i vënë bardhësisë.

Për më tepër, gjuha e përdorur rreth vetëvendosjes dhe rezistencës për popullin e Ukrainës është në kontrast të plotë me gjuhën e përdorur kur "raportohet" për rezistencën palestineze kundër forcave okupuese izraelite. Mediat përshkruajnë me saktësi sesi ukrainasit po i rezistojnë me guxim forcave pushtuese dhe padrejtësisë së forcave të huaja që pushtojnë tokën e tyre. Siç përshkroi aktivisti palestinez, Muhammed Al Kurd në temën e tij në Twitter, këto ngjarje kanë dëshmuar se media ka pasur gjithmonë aftësinë gjuhësore për të thirrur pushtimin izraelit me emrin e saj. Fakti që media ka vendosur të mos e bëjë këtë, ka ekspozuar kanalet e lajmeve paragjykime të qarta në favor të Izraelit.

Siç thotë thënia e famshme, "terroristi i një njeriu është luftëtar i lirisë së një tjetri". Në rastin e mediave dhe qeverive perëndimore, një burrë i bardhë që lufton për lirinë e tij etiketohet saktë si luftëtar i lirisë, ndërsa një burrë kafe ose zi që lufton për lirinë e tokës së tij quhet padrejtësisht terrorist. Realiteti është se media beson në humanizmin dhe pavarësinë e evropianëve, ndërsa beson se egërsirat e Lindjes së Mesme dhe Afrikës duhet të zbuten. Dallimi në trajtimin e konflikteve të ngjashme nuk është një reflektim mbi natyrën e konfliktit, por një reflektim i mënyrës se si media mendon për njerëzit.

Reagimi i sportit ka qenë treguesi më i qartë se kush mendon se shoqëria perëndimore ka vlerë. Formula 1 ka anuluar Çmimin e Madh të Rusisë, ndërsa Polonia ka refuzuar të luajë kundër Rusisë në kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës. Përveç kësaj, ekipet e Premierligës angleze kanë treguar mbështetje të hapur për Ukrainën javën e fundit. Përsëri kjo përgjigje është tërësisht proporcionale dhe e saktë. Megjithatë, në muajin e fundit, Lojërat Olimpike Dimërore u mbajtën në Kinë dhe Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në gjendje të përdornin Newcastle dhe Manchester City, që zotërojnë, për të treguar mbështetje për Ukrainën, megjithëse të dyja qeveritë e tyre janë pjesërisht përgjegjëse për krizën humanitare në Jemeni.

 

Kiev, Ukrainë, 2022

 

Duhet të theksohet se një dallim i rëndësishëm midis Ukrainës dhe vendeve të tjera që po ndahen nga lufta janë ata që janë përgjegjës për dhunën. Në vende të tilla si Afganistani, Jemeni dhe Palestina, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë qenë përgjegjës për dhunën. Media beson se qëllimet që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë fisnike, pra shkatërrimi i pafajësisë është një çmim që ia vlen të paguhet. Kjo, megjithatë, nuk e paraqet tablonë e plotë pasi Rusia ka ndihmuar diktaturën brutale të Asadit dhe roli i Rusisë në brutalitetin e vazhdueshëm të shkaktuar mbi jetë të pafajshme nuk është afruar në të njëjtin nivel zemërimi.

Për të qenë të qartë, duke vënë në dukje hipokrizinë e shteteve-kombe të ndryshme nuk do të thotë se duhet të tregojmë më pak shqetësim për Ukrainën. Në fakt, unë do të argumentoja se përgjigja e kombeve si Britania e Madhe, e cila ka pushuar së pranuari aplikimin e vizave të Ukrainës, ka qenë e neveritshme. Por mbetet që përgjigjet e ndryshme nxjerrin në pah se si diskursi perëndimor vendos se cilat jetë kanë vlerë dhe cilat janë të disponueshme.

Sa për të ardhmen, shiriti është vendosur. Media nuk mund të pretendojë më se është transmetues i paanshëm i së vërtetës kur diskuton rezistencën palestineze si agresion. Nuk mund të pranojmë më çnjerëzimin e vazhdueshëm të jetëve të atyre në Siri dhe Jemen. Dhe qeveritë nuk mund të pretendojnë më se nuk kanë burime për t'u dhënë strehim atyre që ikin nga luftërat. Tani kemi prova të pamohueshme të aftësisë sonë për të artikuluar dhe për t'u ofruar lehtësim atyre që vuajnë. Ne duhet të vazhdojmë të inkurajojmë qeveritë që të ndihmojnë ata në Ukrainë dhe mediat që të thonë të vërtetën, por e njëjta mbështetje duhet t'i jepet gjithë botës, pavarësisht nga përkatësia etnike ose prejardhja e tyre.[2]

 

Përktheu:

N. Ibrahimi

 



[1] Abubakr Nanabawa është i diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga MB. Interesat e tij përfshijnë politikën e jashtme, historinë dhe raportimin në media.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme