Ka diçka mjaft të çuditshme për të hyrë në një leksion studimesh islame për të dëgjuar figura të së kaluarës të përcaktuara në terma modernë. Me lehtësi, figura e R?bia Adevijjes përshkruhet jo thjesht si një s?f?, por dikush që "thekson autonominë dhe aftësinë për të mbetur i lirë nga çdo autoritet mashkullor"; me kalimin e kohës ky përkufizim përkthehet në "një grua të guximshme që luftoi kundër patriarkatit dhe shtypjes nga ortodoksia e institucionalizuar" (një frazë që kam dëgjuar në një klasë të Harvardit).[2] Intuitivisht, dikush mund të ndjejë një siklet kur dëgjon të Dërguarin Muhamed a.s. të përshkruar si një "feminist", thjesht sepse denoncimi i Islamit ndaj praktikave xhahilite erdhi për të ngritur statusin e grave. Kjo ndjenjë është e justifikuar, siç shprehet Ka?? Ij??i (vd. 1149) në veprën e tij Esh-Shif?:
“Kushdo që është injorant i asaj që është e nevojshme për Pejgamberin s.a.s., ose e mundshme për të, ose e pamundur për të, dhe që nuk di në lidhje me këto vendime, nuk është i sigurt që të besojë se disa gjëra janë të ndryshme nga ato që janë në të vërtetë, dhe shpalleni atë të jetë shumë larg nga ajo që nuk duhet t'i përshkruhet atij…”.[3]
Në fund të fundit, kjo zbret në një çështje të adabit (mirësjelljes) ndaj Pejgamberit a.s. (dhe figurave të tjera në traditën islame), e cila theksohet ashpër nga vetë Ka?? Ij??i në hyrje të veprës së tij:
“Ju më keni pyetur vazhdimisht për mbledhjen e gjërave për ta njohur [lexuesin] me statusin e vërtetë të Pejgamberit s.a.s., dhe çfarë është e nevojshme për të për sa i përket vlerësimit dhe respektit, dhe cili është vendimi për një i cili nuk e përmbush atë që është e nevojshme për statusin e tij…”.[4]
Për të kuptuar më tej këtë çështje, është e nevojshme të merret në pyetje burimi i shqetësimit tonë. Përgjigja e qartë mbetet se çdo lexues bashkëkohor që e sheh fjalën "feminist" do ta lidh atë me një lëvizje të caktuar moderne - vala e katërt e së cilës gëzon një prani dominuese në media dhe politikë. Si rezultat, është një markë shumë e veçantë e feminizmit që vjen në mendje, pavarësisht nga synimet e autorëve për t'ia dhënë termin Pejgamberit a.s. Kjo rrjedh nga mungesa e edebit për Pejgamberin a.s.: ata që dëshirojnë ta ruajnë nderin e tij do ta distancojnë Pejgamberin nga çdo element që është në kundërshtim me realitetin e pejgamberisë së tij, dhe kjo është me të vërtetë ajo që Ka?? Ija?i përpiqet me përpikëri.
Trajtimi i kësaj çështjeje nga një këndvështrim mantik? (logjik) na bën të pyesim: a është logjikisht e vlefshme t'i atribuohet termi "feminist" Pejgamberit a.s.? Përgjigja e shkurtër është "jo", siç mund të justifikojnë disa analiza logjike:
1) Nuk ka asnjë përkufizim të vetëm, të sigurt se çfarë është feminizmi. Në vend të kësaj, kuptohet kryesisht në bazë të ndjenjave - që të drejtat e grave duhet të përkrahen. Megjithatë, çdo tekst abetare mbi man?ikën (logjikën klasike) do t'ju tregojë se një kusht (shar?) i një përkufizimi të vlefshëm është që ai duhet të jetë xhami' (përfshirë gjithçka që në realitet duhet të përfshihet nga përkufizimi) dhe m?ni' (ekskluzive. e gjithçkaje që nuk duhet të kapet nga përkufizimi).[5] Megjithatë, kuptimi popullor i feminizmit nuk përjashton gjërat që janë në kundërshtim me Ligjin e Shenjtë, siç është e drejta e gruas për lirinë seksuale. Për më tepër, koncepti i të drejtave në Islam është i lidhur ngushtë me atë të përgjegjësisë: qoftë drejtpërsëdrejti ndaj Zotit ose ndaj njerëzve të tjerë, ky i fundit i cili shndërrohet gjithashtu në një akt përkushtimi ndaj Zotit nëpërmjet qëllimit të sinqertë. Kuptimi bashkëkohor i feminizmit, shumica e të cilave janë të natyrës laike, do ta lënë këtë komponent thelbësor që u jep veprimeve vlerën e tij morale. Kështu, mund të përfundojmë se feminizmi nuk është mjaft gjithëpërfshirës. Është logjikisht e nevojshme që ne ta veçojmë Pejgamberin a.s. nga ajo që është e pavërtetë për të; ne duhet ta konsiderojmë projeksionin tonë për të në të njëjtën mënyrë që do të bënim me transmetimet e qarta të hadithit, siç na ka paralajmëruar vetë Pejgamberi s.a.s.: “Dhe kushdo që thotë një gënjeshtër kundër meje (me qëllim), le ta zërë vendin e tij në zjarr.”[6]
2) Së dyti, një përkufizim nuk duhet të jetë në të njëjtin nivel paqartësie/errësirë ??ose në një nivel edhe më të madh paqartësie/errësire me termin që përkufizohet.[7] Megjithatë, nocioni i "të drejtave" është në vetvete i paqartë dhe mbetet i papërkufizuar: kush e ka pushtetin për t'i dhënë këto të drejta, kush përcakton se cilat të drejta janë të nevojshme etj. Duket se njerëzit në mënyrë implicite kanë rënë dakord të përdorin kornizën laike të të drejtave që i bindet zeitgeist of the age (frymës së epokës). Kjo është padyshim kontradiktore me nocionin se Islami ka brenda tij parime të pandryshueshme (thew?bit) dhe si rrjedhim, nuk mund t'i atribuohet logjikisht Pejgamberit s.a.s.
3) Analiza e tretë ka të bëjë me instinktin shumë të natyrshëm njerëzor për të lidhur gjërat me njëra-tjetrën, siç është fenomeni i përmendur më parë në këtë artikull. Logjicienët klasikë janë të vetëdijshëm për këtë dhe e kanë llogaritur atë përmes konceptit të iltiz?mit (korrelacion ose shtrirje).
Për shembull, akti i përcaktimit të njeriut si "kafshë racionale" (the rational animal) lidhet logjikisht me aspekte të tjera të racionalitetit, si aftësia për të shkruar, lexuar etj. Kështu, këto aspekte përfshihen edhe në të kuptuarit e njeriut për njeriun. Në rastin e feminizmit bashkëkohor perëndimor, kuptimi popullor përfshin korrelacione me gjëra në kundërshtim me Ligjin e Shenjtë. Për shembull, aleancat e feministeve me njerëz që kërkojnë në mënyrë aktive të "reformojnë" atë që është e panegociueshme [el-ma'l?m min ‘ed-d?ni bi 'd-?ar?reh] do të ishin kontradiktore me rolin e një Pejgamberi të Islamit. Në fakt, në veprën Esh-Shif?, K??? Ij??i i bën të qarta korrelacionet e çdo termi që i atribuohet Pejgamberit a.s. Për shembull, ai titullon një pjesë, "Allahu e përshkruan atë (Pejgamberin a.s.) si dëshmitar dhe lavdërimet dhe nderimet që rrjedhin prej saj".[8] Një kapitull tjetër i kushtohet diskutimit se si Allahu e nderoi Pejgamberin duke e emëruar atë me disa nga Emrat e Tij të Bukur dhe duke e përshkruar atë me disa nga Cilësitë e Tij të Larta.[9] Dikush mund ta kuptojë këtë nder si rrjedhojë nga një lidhje e drejtpërdrejtë me Hyjnoren, që është një shembull tjetër i iltiz?mit (lidhjes ose shtrirjes).
Me këto analiza në vend, bëhet e qartë se kushdo që ushtron intelektin e tij me rigorozitet kur diskuton mbi Pejgamberin a.s. do të arrijë në të njëjtat përfundime si dikush kur motivohet nga edebi dhe dashuria e pastër për Pejgamberin a.s. Kështu, duket se këto të dyja janë në fakt të lidhur ngushtë – ai që kërkon t'i tregojë edeb Pejgamberit a.s. e bën këtë duke e frenuar intelektin e tij që vetëm ta konceptojë Pejgamberin a.s. në mënyra që i përshtaten statusit të tij. Siç shpjegohet nga Syed Naquib El-Att?si: “Edebi i referohet njohjes dhe pranimit së të drejtës dhe vendin, stacionin dhe gjendjen e duhur në jetë…".[10]
Kjo analizë e një rasti specifik të studimit shërben për të ilustruar një problem më të madh me të cilin përballemi në qasjen tonë të "studimit" të studimeve islame. Kontrasti i përhershëm që shihet midis qasjes së kujdesshme dhe metodike të Shifasë së K??? ‘Ij??it dhe qasjes së rastësishme të studimeve laike islame është një mishërim i tensionit midis traditës islame dhe edukimit modern. Shejh Abdulhakim Murad dikur tha: "Edukimi modern mund të përkufizohet shumë thjesht si një kulturim kundër traditës". Në këtë kontekst, dy aspektet kryesore të traditës, rigoroziteti në logjikë dhe edeb, janë objekt i këtij akulturimi.
Pjesa më e madhe e sloganeve të zbrazëta dhe të përsëritura që kanë hyrë në studimet moderne janë antiteza e idealit për të cilin përpiqen muslimanët. Duke filluar në pikën e përkufizimeve të mprehta dhe të sakta, të cilat më pas mund të zhvillohen në trajnime të mëtejshme logjike, ne mund të mishërojmë edebin e nevojshëm për t'u përfshirë me të shenjtën.
Përktheu[11]:
N. Ibrahimi
[1] Aqil Azme është një student universitar në Harvard, duke studiuar matematikën dhe Filozofinë. Interesat e tij përfshijnë edhe mantikën (logjikën), kelamin (dogmatikën), tasavufin (sufizmin) dhe filozofinë analitike.
[2] Leila Ahmed, Women and Gender in Islam: Historical Roots of a Modern Debate. Yale University, 1992, fq. 98.
[3] Al-Q??? ‘Iy??, al-Shif? bi Ta’r?f ?uq?q al-Mu??af?, Dar al-Hadith, Kajro, 2004, fq. 396.
[4] Ibid, fq. 8
[5] A?med Ed-Damanh?r?, ???? al-Mubham f? Ma’?n? al-Sullam, Maktabah al-Ma’arif, Liban, fq. 58.
[6] Sahih ‘ul-Buhari, 110.
[7] Ed-Damanh?r?. fq. 58
[8] Al-Q??? ‘Iy??, fq. 20
[9] Ibid., fq. 152.
[10] Syed Muhammad Naquib al-Attas, Islam and Secularism, fq. 105.
[11] Aqil Azme, Logic as a Tool for Adab, në:
https://traversingtradition.com/2022/04/11/logic-as-a-tool-for-adab/.