
"Pas luftës ruso-turke 1877-78 edhe pas Kongresit të Berlinit, qershor 1878 edhe pasi u shfaq ideja shqiptare për herën e parë në Lidhjen e Prizrenit, për t'i bërë ballë kombesise shqiptare qe po agonte ne qiellin e Ballkanit, Athina u dha një rendesi të vecantë shkollave greke ne Shqipëri edhe sidomos ne Toskeri. Me 1885, kur u hap ne Korcë per herën e parë e vetmja shkolle shqipe, fletoret më të mëdha të Athinës dhanë kushtrimin me shkronja te mëdha, duke thënë se Greqia, po nuk mori masa, helenizmi ne Epir ka për t’u zhdukur. Me 1886 u krijua liceu grek ne Korce dhe si professor i gjimnastikes u dergua nga Athina një officer i shtatmadhorisë greke. Veprat historike edhe letrare të Greqisë që mësoheshin në këto shkolla, i cilësonin shqiptarët muhamedanë si turq, si tiranë, qe duheshin zhdukur nga Epiri, sipas mendimit të tyre.
Greqia kaq vajti perpara ne kete rrugë sa që, me 1883, edhe në katundin Frashër, ku ndodhej vetem një lagje ortodokse shqiptare, dërgoj një mësues grek prej Athinë.
Kleri ortodoks, meqënëse ishte lidhur me patriarkanën e Stambollit, edhe kjo pas pavarsisë greke ish bërë vegla shpirterore e Athinës, e cila më asnje menyrë nuk donte te pranonte as kombesi shqiptare as gjuhe shqipe, ai, një ortodoksi shqiptar, që merrte në dorë një “abc” shqipe, i thoshte heretik “farmacon” edhe e ckishëronte. Kështu që asnjë prift nuk i qasej për pagëzim, për kungim, për mort, për rrëfim e për shërbime të tjera fetare. Me tjetër fjalë dënohej me vdekje morale për së gjalli, deri në atë shkallë saqë varrezat e ortodokseve nuk jepnin vend as për varr. Ndaj kishës ortodokse gjuha shqipe ishte gjuhë e mallkuar, gjuhë barbare, edhe për helenët e qytetëruar quhej turp të këndonte kush vepra në gjuhën shqip".
Duket se të njëjtat probleme po ndodhin edhe sot. Para pak kohësh isha në vendlindje Frashër dhe Përmet dhe aty gjatë bisedave me patriotët e mi, u interesova për priftin e famshëm që shëndrroi eshtrat e shqiptarëve në ato greke. Te gjithë tregonin se si prifti Vasil u jepte pronarëve të tokave ku ishin varret nga 1000 euro për varr. Mirëpo ajo që u kishte bërë përshtypje atyre, që ishin prezent gjatë zhvarrosjes së gjyshërve tanë ishte se shumica e varreve nuk ishin me arkivol por me qefin. Gjithmonë muslimanët varrosen me qefin, e ortodoksët me arkivol. Sikur varret te ishin vërtet Greke, a thoni vallë se kemi pasur të bëjmë me grekë muslimanë?
Tjetër gjë që më bëri përshtypje nga dëshmitë e Përmetarëve, ishte se dita ditës ne mal sic i thoshin ata kufirit, gjinden kufoma shqiptarësh të vrarë nga ushtarët Grekë. Dhe më e habitshmja është se të gjithë këta që vriten duke kaluar kufirin kanë emra shqiptarësh, ndërsa ata qe në pashaportë kanë emra grekë, s'kan pasë nevojë të ikin malit.
Më treguan edhe për priftin Vasil i cili këtë gjë e kishte vënë re që në vitet 90, në atë kohë punonte si polic shqiptar ne kufi, emrin e vërtetë e kishte Agron, dhe duke parë shpërblimet e majme që jepte Janullatos për ata që ndronin Fenë dhe Emrin, vendosi të behej prift. Si pasojë, sot është pronar i një kati të tërë të një pallati tek liqeni i Tiranës.
Më vjen keq kur lexoj artikujt e Pirro Priftit ku në emër të patriotizmit ai u tregon Shqiptarëve se 90% e tyre duhet të ndryshojnë fenë, e aq më keq të bëhen në një fe e cila në vendin tonë drejtohet nga jo-shqiptarët. Asnjëherë nuk kemi pasur priftërinj ortodoks patriot që kishin lidhje me Patriarkanen e stambollit.
Gjithashtu më tepër keq më ka ardhur kur kam lexuar librin e Pirro Priftit “KOMBI PERBALLE ZOTIT”, një libër i cili nuk bën gjë tjetër vecse nxit percarje mes shqiptarëve, dhe te gjithë heronjte tanë kanë emra grekë. Ç’do gje ne libër thuhet sipas interesave të Greqisë, deri ne atë pikë sa fjala ILIRI përmendet më vete dhe fjala Epir përmendet më vete. Tamam si në kohen kur rilindasit tane donin te bashkonin krahinat e të formonin shtetin tonë. Serbia dhe Greqia te njëjten gjë e ndanin, Ilirinë e quanin Serbi, dhe Epirin e quanin Greqi. Ku secila nga keto 2 shtete shkeputi në hesap të vet nga një krahinë.
Problemi i Shqiptarëve nuk ka qëne pasja e shume Feve, perkundrazi për ketë shquhemi më shumë, duke pasur një harmoni fetare që asnjë popull nuk e ka. Por problemi është se shqiptarët ortodoksë lejojnë që ata ti drejtojë një Grek dhe jo një shqipëtar. Një fe e cila po ndryshon, sa vjen e po bëhet anti atdhetare cdo ditë.
Në qoftë se vërtet duhet te jemi të gjithë në të njëjten fe, athere pse të mos behemi të një komuniteti fetar ku në statusin e saj nuk lejohen të drejtojne jo-shqiptarët, sic është Komuniteti Musliman apo ai Bektashi? Por kjo nuk mendoj se ka rendesi, pasja e shumë feve në një shtet asnjëherë nuk ka qenë problem, jo vetëm për ne qe shquhemi për mardhenie ndër-fetare por edhe për shtetet e tjera.
Historikisht misionarët Grekë ketu në shqipëri nuk bënin gjë tjetër vetëm se vazhdonin misionin e hershëm të Kozma Etolianit (Shën Kozmait). Ai vinte nga patriarkana me misionin që të krishterët ortodokse shqiptarë t'i kthente në Grekër, i cili nuk la vend ne shqipëri pa vendosur kryqe dhe pa hapur shkolla Greke.Këtë të fundit historianët Grekë e quajnë si dëshmorin e pare te helenizimit të Epirit të veriut.
Eshtë i habitshëm fakti që këta misionare vazhdojnë akoma të njejtin muhabet. Sot kanë hapur shkolla Greke ne Jug të shqiperisë dhe femijët tanë mësojne po të njejtën histori. Madje edhe kur hyjnë në klasë kendojnë himnin Grek e jo atë Shqipëtar. Pasuesit e Janullatos ashtu si edhe ne ate kohe nuk benin gjë tjeter vetëm se na mernin edhe heronjtë tanë. Madje edhe para pak ditesh Bollano tha se Skenderbeu quhej Jorgji dhe ishte Grek. Nuk ka asnje hero Shqiptar që ka qenë i fesë së krishtere të mos jetë bërë më vonë edhe hero Grek. Ndërsa të gjithë figurat e shquara muslimane ose kane dalë si tradhetarë ose i është zhdukur emri.
Kujtojmë këtu se per 200 vjetorin e Mehmet Ali Pashës i cili mbretëroi mbi Egjiptin e vendet rreth tij, e kujtoi gjithe bota ndërsa ne Shqipëri as nuk u permend.
Në fakt edhe lindja përdor heronjtë tanë, por asnjeherë ata nuk e kanë hedhur poshtë origjinën e tyre, por i kanë quajtur si heronj të demokracisë e mendjes së shëndoshe, sic është edhe Sami Frasheri.
Pjesa më e bukur sipas mendimit tim të shkrimit të Pirro Priftit është kur ai flet për rinine. Në fakt Pirro nuk ka shume faj se vetë është pak i kaluar në moshë, dhe harron se rinia sot i ka mjetet për të marrë diturinë dhe zgjuarsinë e duhur për të kuptuar mirë lojën që Grekët po i bëjnë Shqiptarëve. Nuk është nevoja të përmend neve, që nuk jemi ortodoks, por edhe ata që Janullatos i quan si “dele” të veta, asnjë prej tyre nuk e mohojnë me zemër fenë qe kanë patur, por shprehen se kanë qenë të detyruar për efekt dokumentacioni i cili ju duhej për të punuar jashtë, meqënëse ekonomia e shtetit tonë është pushtuar nga ajo Greke dhe ne nuk kemi shume te ardhura.
Më siper folëm për histori, e po te duam te flasim për realitet, nuk duhet të harrojmë edhe aleancën që ka sot shteti ynë me Turqinë. Mjafton nje vulë për të shkuar në Turqi. ndërsa po te duam te shkojmë në Greqi, kemi 2 rrugë, atë të malit dhe atë te kufirit. Nga ajo e malit zakonisht vriten ata që nuk kanë emra grekë. Dhe kur ndonjeherë dalim në anen tjetër të kufirit na presin afendikojte greke me kryqe në dore që duan të na vaftisin në ortodokse dhe të na kthejnë në grekë. ndërsa në male ortodoksia i vret shqiptarët me arme, ndërsa në kufi i lë me ditë te tëra duke pritur rradhë, duke ju varur kryqin në qafe. Greket duan t’u vrasin shqiptareve rrënjën e fundit që i ka bëre ata shqiptarë. Islamin, të cilin Pirro Prifti, që kujton se jeton matanë Kapshticës dhe jo në Tiranë, kërkon të na e heqë me shkrimet e tij.
Mendoj se është e kotë të përmend rastet e shumta të deputeteve të cilët kur kantidojnë në Jug të Shqiperisë, e benin fushaten ne gjuhën Greke. Në fund po e mbyll me një pjesë të poezisë Flamuri nga Faik Konica.
O zuzar, o tradhëtorë, Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë, E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni, Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër, Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar, Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë, Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë, I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët, T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë, E ç’shohin e tradhëtojnë
Eshtë turp prej kësi krimbash Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë, T’i shtypim këta zuzarë!