Jo rastësisht (ndryshe nga politika dhe diplomacia luftarake-neokolonialiste e Slobodan Milosheviqit, Serbia “demokratike” e Boris Tadiqit dhe e Vojislav Koshtunicës ka mbështetjen e gjithanshme të Rusisë së Vladimir Putinit), Serbia, tani e ka zgjedhur “alternativën” e plumbit të Slobodan Miloshevit, jo të fjalës paqesore të Marti Ahtisarit, Plani i të cilit, sipas “standardeve të decentralizimit”-copëtimit territorial-administrativo-jurdik dhe gjeopolitik në perspective të Kosovës shqiptare, të nënshkruara, të miratuara dhe të ratifikuara nga qeveria dhe parlamenti shqiptar i Kosovës, si dhe të mbështetura nga qeveria dhe parlamenti i Republikës së Shqipërisë, është shpërblimi më i madh antihistorik dhe antiligjor për minoritetin kolon serb 7% në Kosovë dhe për Serbinë e Madhe në shekullin XXI, kurse për shumicën dërrmuese 90% të shqiptarëve dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, është dënimi kapital, sepse ai iu mohon të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve si popull indigjen mijëravjeçarë në truallin pellazgo-shqiptar-iliro-shqiptar të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
S’ka më asnjë dilemë se Aleanca ruso-serbe ka zgjedhur variantin e diplomacisë së plumbit për vrasjen e pavarësisë së Kosovës shqiptare dhe të mbështetësëve të saj të brendshëm dhe ndërkombëtarë, e cila direkt dhe indirekt do thotë se ka marrë fund çdo bisedë dhe çdo marrëveshje reale paqësore me Serbinë dhe me Rusinë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të statusit të saj të ardhshëm, në përputhje me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes, të drejta legjitime këto, që janë në përputhje të plotë me parimet dhe me standardet e së drejtës së sotme ndërkombëtare, të rendit pozitiv juridik ndërkombëtar, si dhe të Rendit të Ri Botëror.
Pra, në vend të fjalës paqësore, që nënkupton arritjen e kompromisit politik për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës, diplomacia ruso-serbe ka zgjedhur alternativën e plumbit, ashtu sikurse politika dhe praktika luftarake gjenocidale e regjimit parapolicor, policor, paramilitar dhe militar të Serbisë së Slobodan Milosheviqit(1989-1999), i cili në vend të marrëveshjes dhe të dialogut paqësor me shqiptarët dhe me bashkësinë ndërkombëtare, zgjodhi shkrehjen e plumbit, përdorimin e dhunës, të shfarosjes dhe të terrorit gjenocidal të shqiptarëve dhe të Kosovës, duke i keqtrajtuar dhe përpunuar si “mall konsumi” sipas standardit çetniko-fashist “Samo sloga Srba spashava Srbiju-Vetem bashkimi i serbeve e shpëton Serbinë) për ndërtimin dhe për zhvillimin e arkitekturës dhe të industrisë vetjake të varrezave massive, duke i konsideruar thjesht dhe, në mënyrë absurde si “çështje e brendshme” e Serbisë dhe e serbëve gjenocidalë, e jo si çështje dhe objekt shqyrtimi i bashkësisë ndërkombëtare.
Këtë e bëri krimineli Slobodan Miosheviq, i shtytur, i instruktuar dhe i ndihmuar në të gjitha format dhe, me të gjitha mjetet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe të institucioneve, të shërbimeve dhe të organve të strukturave policore, paramilitare dhe militare të Serbisë, jo pse serbët kishin të drejtë morale, politike a ligjore që Kosovën ta zhvishnin nga atributet e autonomisë sipas Kushtetutës së vitit 1974, duke e konsideruar atë si “çështe të brendshme serbe”, por, pse ata në vend të arsyes, të dialogut paqësor me shqiptarët, zgjodhën përdornin e strategjisë së frikësimit dhe të plumbit vrastar të shqiptarëve dhe të Kosovës.
Strategjia dhe taktika e agresionit gjenocidal të regjimit racist dhe neonacist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër shqiptarëve, pati sukses në aplikimin e tyre, për shkak se Kosova ishte e pambrojtur ushtarakisht dhe diplomatikisht deri në daljen në skenën politike dhe luftarke të UÇK-së më 1998-1999, e cila përmes luftës së saj të drejtë heroike çlirimtare kombëtare të Kosovës për ta shpëtuar nga katastrofa gjenocidale dhe nga rikolonizimi serbomadh, ishte faktori vendimtar që ndikoi në ndërkombëtarizimin e Kosovës si çështje ndërkombëtare, gjë që kjo ishte antiteza thelbësore teorike dhe praktike e tezës serbomadhe sipas së cilës Kosova shqiptare, trajtohej si “çështje e brendshme” e Serbisë, me qëllim që, kësisoj, të eliminohej ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar në ndërhyrjen dhe në zgjidhjen e kirizës së Kosovës. Mirëpo, duke qenë se një tezë e tillë teorike dhe praktike ishte e vjetër dhe regresive, recidiv i luftërave pushtuese dhe koloniale dhe hegjemoniste të Serbisë së viteve 1912-1989 mbi Kosovën, ajo praktikisht u konfrontua me parametrat e rendit të ri ndërkombëtar, me parimet dhe me vlerat e humanizmit dhe të demokracisë evroperëndimore. Pra, ajo si e tillë u paralazua dhe u izolua përkohësisht nga aplikimi i mëtejmë i saj në terrenin autokton shqiptar në Kosovë, si rrjedhim i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior(NATO-s) në ofensivat 78-ditore të sulmeve të aviacionit luftarak të saj kundër forcave policore, paramilitare dhe ushtarake të Serbisë, të cilat qenë të detyruara të tërhiqen nga Kosova shqiptare në Serbi. Mirëpo, pavarësisht nga fakti se Serbia kapitulloi në Kosovë nga NATO-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (24.03.1999), kjo, që atëherë, d.m.th. edhe pas përfundimit të agresionit të saj gjenocidal kolonizues (1999-2007) nuk ka ndryshuar kursin e saj politik lidhur me Kosovën, duke e konisderuar atë si “pjesë të ligjshme” të territorit të saj. Kjo është prova më argumentuese se Serbia (edhe pas vetëvrasjes së Slobodan Milosheviqit) e drejtuar nga kryetari i saj, Boris Tadiq dhe kryeministri i saj, Vojislav Koshtunica, është një nga shkaktarët dhe gjeneratorët kryesorë të destabilizimit të paqes dhe të sigurisë në Ballkan. Vazhdimësia e kursit të politikës së regjimit gjenocidal kolonialist të Serbisë së Slobodan Miloshevit përbën rrezikun më të madh për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës (prologu paralajmërues tetëvjeçar- ndarja faktike e Mitrovicës së Veriut, 1999-2007). Këtë kurs të pandryshuar të politikës antidemokratike, antishqiptare, antiamerikane dhe antiperëndimore, pa dyshim e provon edhe refreni disavjeçar politiko-propagandistik i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq: “ Kurrë nuk do të pranoj që të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.”
Ky konkluzion i kryetarit serb, Boris Tadiq, dëshmon jo vetëm grafikun e pandryshuar të barometrit të mendësisë paranoide kolektive të politikës negative gjithëserbe që ishte dhe, prapë është në funksion të mohimit të pavarësisë së Kosovës shqiptare, të personalizuar nga regjimi fashistoid-çetnik serb i Slobodan Milosheviqit dhe i Kishës Ortodokse Serbe, por edhe kundërshtimin konkret të politikës paqësore të bashkësisë ndërkombëtare, duke e hudhur poshtë prerazi Planin e Marti Ahtisarit për Kosovën (edhe pse, primo facie, Plani i theksuar është më tepër në favor të politikës neokolonialiste të Serbisë, sepse e përjashton njohjen e të drejtës së vetëvendosjes dhe të sovranitetit shtetëror të shqiptarëve mbi Kosovën) si nga ana e qeverisë, ashtu edhe e parlamentit të Serbisë, me “arsyetimin politik” të paqëndrueshëm se njohja eventuale e pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, do të ishte “precedencë juridike” në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në rastin konkret, miratimi i Planit të Marti Ahtisarit nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara, do të ishte kompromisi më oportun koncesual ndaj Serbisë, jo ndaj Kosovës shqiptare assesi, sepse , siç theksuam më sipër, Plani i Marti Ahtisarit është në kolizion flagrant me të drejtën historike legjitime të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe normat dhe me rregullat e së drejtës së sotme ndërkombëtare ngaqë pa asnjë arsye dhe argument valid juridik ndërkombëtar iu mohon shqiptarëve të drejtën e vetëvendosjes së jashtme, gjë që, një veprim i këtillë, i pajustifikueshëm ligjërisht, vërtet është precedent juridik i së drejtës pozitive ndërkombëtare dhe i Kartës së Kombeve të Bashkuara, por kjo padrejtësi e goditë palën shqiptare, jo palën ankuese serbe në asnjë mënyrë. Si qarqet zyrtare (politike, diplomatike, shkencore dhe kishtare ortodokse) të Beogradit, ashtu edhe ato të Moskës, duhet të mbajnë parasysh faktin se vënia e Kosovës nën “protektoratin evropian” as na aspektin politik, as në aspektin kushtetues juridik ndërkombëtar, (as mbi bazën teorike, as mbi atë praktike) nuk do të thotë kurrfarë pavarësie reale dhe të ligjshme në cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, por më tepër është një “skemë draftologjike” me bazë të përkohshme disavjeçare të “protektoratit evropian”, që de facto dhe de jure do të thotë vasalitet, nënshtrim dhe varësi e shqiptarëve nën “protektoratin evropian”. Kjo është arsyeja kryesore dhe e bazueshme pse Rusia dhe Serbia nuk kanë asnjë arsye që të mos e pranojnë Planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, sepse drejtpërdrejt është në ineteresin e tyre, jo të shqiptarëve, assesi.
Tashmë, të gjithë e kemi më se të qartë (si shqiptarët, ashtu edhe aleatët e tyre të bashkësisë ndërkombëtare) se diplomacia e aleancës ruso-serbe është duke u përpjekur që t’i bindë faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, NATO, OKB, BE), se në vend të Planit të Ahtisarit për Kosovën (rreth të të cilit pala serbo–shqiptare-kolonialiste-decentraliste shpenzoi të gjithë “arsenalin” e diplomacisë paqësore trepalëshe në zhvillimin e takimeve të tyre brenda kohës dyvjeçare, në stilin “shuttle diplomacy” në relacionin Vjenë-Beograd-Prishtinë etj.), duhet të fillojë “cirku i ri” apo më mirë të themi humori i zi i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Kosova, as e ndarë, as nën Serbinë kolonialiste, por vetëm brenda kufijve territorialë të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga kërcënimet e politikës dhe të diplomacisë së Rusisë në adresë të shqiptarëve dhe të diplomacisë së Amerikës në mbështetje të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, sipas Planit të Marti Ahtisarit.
Pse serbomëdhenjtë dhe mbështetësit e tyre ruse po kërkojnë “bisedime të reja” me shqiptarët, me Amerikën, me BE-në, me OKB-në dhe me Grupin e Kontaktit për Kosovën? – Sepse po duan ta rrumbullakësojnë platformën e tyre të Palnit (A), që do të thotë ndarjen në faza të territorit etnik të Kosovës shqiptare. Me këtë synim dhe qëllim të fundit të politikës koloniale pushtuese të Serbisë, praktikisht, jemi duke u ballafaquar që nga instalimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë (qershor 1999-2007), ku Kisha Ortodokse Serbe së bashku me Beogradin zyrtar përmes makinerisë propagandistike të tyre antishqiptare dhe antiamerikane ndërkombëtare, gjatë tetëvjeçarit të shkuar kanë sabotuar dhe minimizuar çdo përpjekje dhe, çdo aksion konkret të UNMIK-ut dhe të KFOR-it në ndërtimin dhe në ringjalljen e Kosovës nga hiri i plojës dhe i gjenocidit të Serbisë, të kryer në intervalin kohor 1989-1999.
Këtë propagandë dhe veprim konkret antidemokratik, antishqiptar dhe antiamerikan ndërkombëtar të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Ortodokse Serbe dhe të organeve dhe institucioneve qeveritare të Beogradit, e mbështet njëanshmërisht, edhe ky konstatim i errët regresiv i akademikut serbomadh, Dushan Batakoviq, duke pohuar se “ në Kosovë sundon politika diskriminuese e turpshme e administrimit ndërkombëtar dhe e institucioneve të përkohshme, të cilat i kontrollojnë shqiptarët.”(GJ,30.04.2007). Sipas traditës historiko-politike dhe propagandistike të thurjes së gënjehstrave dhe të intrigave të zeza nga ana e paranojës kolektive serbe ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre etnike, edhe ky “vlerësim” i akademikut serbomadh, Dushan Batakoviq, është ndërrim i tezës kur është fjala për gjendjen politike në Kosovë (12.qershor 1999-2007), sepse as UNMIK-u, as KFOR-i e as institucioenet dhe organet e përkoshme shqiptare në Kosovë gjatë 8-vjeçarit të shkuar në kohë paqeje nuk sunduar kurrfarë “politike e turpshme, as diskriminuese” ndaj minoritetit kolon serb, por është e kundërta, ka sunduar ligji dhe drejtësia, duke e marrë në mbrojtje para së gjithash minoritetin serb, edhe pse ky, së bashku me dirigjuesin e tij, Kishën Orotodkse Serbe dhe me Beogradin nuk ka pranuar të integrohet në rrjedhat e reja të përbashkëta me shumicën dërrmuese shqiptare (90%) në sistemin politiko-shoqëror dhe demokratik të Kosovës. Për këtë vetëdistancim dhe vetizolim nuk mbajnë përgjegjësi as institucionet e UNMIK-ut, as të KFOR-it e as të qeverisë së Kosovës, por vetë përfaq-suesit dhe liderët politikë të minoritetit serb në Kosovë, të keqpërdorur dhe të ndihmuar nga Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye Artemije Radosavleviqin, i cili me veprimet e tij të deritasdhme të destruksionit politik, është dëshmuar si provokatori dhe armiku më i madh jo vetëm i shqiptarëve dhe i UNMIK-ut e KFOR-it, por edhe i vetë minoritetit serb në Kosovë, të cilin e ka bunkerizuar dhe segreguar në enklavat të posaçme, me qëllim që ta sabotojnë dhe, të mos i bindet as UNMIK-ut, as KFOR-it e as qeverisë multietnike të Kosovës, me qëllim që këtë kurs politik destruktiv të tij, ta shrytëzojë si pretekst para bashkësisë ndërkombëtare se me shqiptarët “diskriminues nuk ka bashkëjetesë” të mëtjeme. Lind pyetja, pse nuk ka më përbashkësi me serbët, sepse ata, qe 8 vjet të shkuara kanë ndryshuar mendjen as qëndrimet e politikës së Slobodan Milosheviqir, me çdo kusht (sipas strategjisë së mohimit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës) po duan shkëputjen e territorit të Kosovës shqiptare. Ky është nervi i problemit të politikës kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë, jo “turpi” e as “diskriminimi” i minoritetit kolon serb në Kosovë nga ana e administrates ndërkombëtare (UNMIK dhe kFOR), as nga ana e qeverisë multietnike të Kosovës. Fundja, kjo është edhe arsyeja krysore pse Serbia e ka hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit, si të “pavlefshëm” për inetresat e saj në favor të rikthimit të sovranitetit kolonial serb në Kosovë.
Meritën më të madhe historike për kompremetimin dhe për sabotimin e politikës dhe të veprës paqësore ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe të KFOR-it në rimëkëmbjen ekonomike, ekzistenciale, politike, demorkatike, pluraliste dhe multietnike të Kosovës, e ka politika dhe propaganda minuese dhe subversive e Kishës Ortodokse Serbe me në krye vladikën (fashisitin dhe neonacistin), Artemije Radosavleviq, i cili në bashkërendim me politikën kolonialiste ndërhyrëse të qeverisë së Beogradit (duke manipuluar me “statusin e josigurisë” dhe me “mohimin e së drejtës së lëvizjes dhe të ekzistencës” së pakicës koloniste serbe 7% në Kosovë), ia pat arritur qëllimit negativ që, njërin pas tjetrit, t’i eliminojë nga posti i tyre kryeshefët e UNMIK-ut nga misioni i tyre ndërkombëtar në Kosovë, siç ishin Dr. Bernard Kushner, Hans Hekerup, Hari Holker dhe Hans Jesen Petersen.
Rivendikimi i popullit shqiptar që Kosovës t’i njihen atributet shtetërore: pavarësia dhe sovraniteti, në përputhje me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kartës së OKB-së, duke u mbështetur në bazën e qëndrueshme të së drejtës historike të shqiptarëve mbi Kosovën si pjesë e pandashme e integrales së tërësisë së Shqipërisë Etnike, në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohet si opcion i skajshëm antiligjor, antihistorik dhe antidemokratik, ashtu siç po i bien “burisë” së përbashkët antishqiptare dhe antidemokratike propaganda dhe diplomacia serbo-ruse në kuadrin e bisedimeve të zhvilluara me Amerikën, me Kombet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian, me Grupin e Kontaktit për Kosovën, duke e mohuar Planin e Marti Ahtisarit për njohjen e “pavarësisë së mbikëqyrur” të Kosovës.
Serbia,as Rusia nuk kanë asnjë të drejtë që t’i referohen Kartës së OKB-së, as normave e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, kur është fjala për mbrojtjen e “sovranitetit shtetëror” të Serbisë mbi Kosovën, sepse ky atribut shtetëror është krijuar barbarisht në territorin etnik shqiptar, në saje të forcës dhe të gjenocidit kolonial serbomadh, të ndihmuar ushtarakisht dhe të legalizuar ndërkombëtarisht nga Fuqitë e Mëdha të Evropës(1878; 1912-1913;1918-1941; 1945-1999). Mirëpo, pushtimi kolonial i Kosovës, si dhe i territoreve të tjera autoktone shqiptare të Anamoravës, të Iliridës dhe të Malësisë shqiptare në Mal të Zi, juridikisht, assesi nuk do të thotë se ishte i qëndrueshëm në përputhje me dispozitat e Statutit të Lidhjes së Kombeve (1919-1920), me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945), si dhe me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare ngase akti kolonizues është vepër penale ndërkombëtare, i cili pikërisht është i ndaluar dhe i dënueshëm sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas konventave dhe rezolutave ndërkombëtare. Së këndejmi, çdo akt pushtues kolonial i ndonjë territori të huaj, nuk nënkupton zbatimin e parimeve dhe të normave ekzistuese juridike të së drejtës ndërkombëtare në favor të krijimit dhe të mbrojtjes së institutit të sovranitetit kolonial, siç është rasti konkret i Serbisë kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë mbi Kosovën dhe mbi Anamoravën shqiptare.
Sa më sipër, as mbi bazën historike, e as mbi atë juridike ndërkombëtare Serbia nuk gëzon kurrfarë të drejte legjitime që të thirret, as të mbështetet në sovranitetin kolonial të saj, atëherë si është e mundur që Rusia në sy të bashkësisë ndërkombëtare, të insistojë që problemin kolonial të Kosovës ta “rikthejë në binarët e së drejtës ndërkombëtare, duke e trajtuar atë si pjesë të territorit integral të Serbisë”, siç është shprehur dr. Jelena Guskova përmes një interviste të gjatë dhënë gazetës së përditshme të Beogradit “Glas Javnosti”,më 30.04.2007, e cila, ndër të tjera e ka kritikuar ashpër dhe pa drejtë bashkësinë ndërkombëtare për influencën dhe përzierjen e saj dirkete në zhbërjen e ish-RSFJ-së, përkatësisht të tendecave dhe përpjkejeve të saj, që ta ricopëtojnë dhe ta zvogëlojnë Serbinë, duke i shkëputur Kosovën nga “territori i saj”. Mirëpo, siç ka konkluduar Dr.Jelena Guskova (Drjetuese e Qendrës së Akademisë së Shkencave të Rusisë për studimin e krizave ballkanike), “tëkurrja e mëtjeme e territorit të Serbisë” nuk nuk do të ndodhë ngase “Serbia më nuk është e vetme, ka në mbështetje Rusinë” !?
Mirëpo, në këtë “konkluzion analitik” të ngutshëm, të papeshuar politikisht dhe të njëanshëm(që sheshit favorizon interesat e politikës hegjemoniste serbo-ruse në Ballkan, me theks të posaçm në Shqipërinë Etnike) të intervistës së saj, Dr.Jelena Guskova harron se edhe Kosova shqiptare nuk është e vetme, sepse qe tetë vjet të plota e ka përkrahjen e Amerikës si superfuqi botërore, të NATO-s, të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara. Kështu që, nëse vjen deri te zhbalanzimi dhe përkeqësimi i marrëdhënieve politike ndërmjet Rusisë dhe Amerikës dhe aletaëve të saj të Evropës Perëndimore, për shkak të divergjencave dhe pikëpamjeve të ndryshme lidhur me zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës, s’ka dyshim se Rusia (me gjithë arsenalin e diplomacisë retorike kërcënuese nga pozita e politikës së focës së prsedinetit rus, Vladimir Putin, e ministrit të Jashtëm, Sergej Llavrov dhe e Vitalij Çurkin, ambasador i Rusisë në OKB) së bashku me Serbinë do të pësojnë “fiasco” në planin ndërkombëtar, ashtu sikurse diplomacia e plumbit e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, në Mars të vitit 1999, e cila përfundimisht e rindërkombëtarizoi çështjen e pazgjidhur koloniale të Kosovës, e cila si e tillë paraqet rrezikun më të madh për sigurinë dhe paqen jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës.
Së fundi, pavarësisht nga shprehja e gatishmërisë kërcënuese të mbrojtjes së sentimentit tradicioanl sllav dhe të sferës së influencës së interesave koloniale hegjemoniste ruso-serbe në kurriz të Kosovës dhe të trojeve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike, Kosova kurrë më nuk do të jetë plaçkë koloniale e Serbisë gjenocidale, sepse këtë “kredi” serbo-ruse-evropiane (1878-1999), Serbia dhe serbët e kanë konsumuar përfundimisht më 24 Mars të vitit 1999, si rrjedhim i kryerjes së gjenocidit të fundit të Serbisë në Kosovë nga ana e Slobodan Milosheviqit dhe e Kishës Ortodokse Serbe.
Si rrjedhim i përzierjes direkte dhe indirekte të Rusisë dhe të Serbisë, ekziston mundësia që të shpërthejë ndonjë konfilkt luftarak në Kosovë, mirëpo, përgjergjësia dhe dsifata do të jetë në anën e provokatorëve dhe të shkaktarëve të tij të Beogradit dhe të Moskës. Çdo provokim i luftës në Kosovë, do të jetë me pasoja katastrofike për Serbinë dhe për serbët, këtë duhet ta mbajnë parasysh qarqet drejtuese politike, diplomatike dhe ushtarake si të Serbisë, ashtu edhe të Rusisë, sepse Kosova nuk është më kurfarë “A Game of Chess” e sferës së interesit të frontit ortodoks sllav me në krye “piemontin” e tyre, Rusinë, të komanduar nga Rusia Cariste-Bashkimi Sovjetik-Federata Ruse e Vladimir Putinit, por është nën mburojën e çeliktë të papenetrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s.
Gjtihashtu, duhet ta rikujtojmë psikologjinë politike të boshtit Beograd-Moskë, se problemi kolonial i Kosovës, do të zgjidhet vetëm në përputhje me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, instrumente dhe vlera juridike ndërkombëtare këto, të cilat e denoncojnë çdo formë të ushtrimit të kolonializmit serb në Kosovë dhe kudo në botë.