RAMAZANI: MUAJI I KUR'ANIT

Ishte në Muajin Ramazan që Kur’ani u shpall si udhërrëfyes për njerëzimin, mesazhe të qarta që udhëzojnë dhe dallojnë të drejtën nga e gabuara… [2:185]

Ndërsa jemi dëshmitarë të një Ramazani tjetër dhe marrim dhuratat e tij të shumta – ato të prekshme dhe ato të paprekshme – është detyrë për ne që të reflektojmë mbi qendrën e Kur’anit famëlartë në këtë muaj dhe të përpiqemi drejt arritjes së shkallës së takvasë (gjendja më e lartë e përhershme njohja e Zotit).[1] Ramazani është muaji i Kur’anit: në dhjetë netët e fundit, ne kërkojmë Natën e Kadrit – një natë e përshkruar si më e mirë se 1000 muaj – në të cilën Kur’ani zbriti nga Levhi Mahfudhi në Bejtul Izze, ose nga Tabela e Ruajtur në mbretërinë tonë, në qiellin e kësaj toke.[2] Ramazani ofron pushim në një botë të zhytur në ciklet kompulsive dhe të zakonshme të jetës moderne. Nëpërmjet agjërimit, ne zvogëlojmë ngopjen tonë të impulseve dhe kënaqësive trupore për të përjetuar një formë më të lartë të ekzistencës që rigjallëron pjesën më të thellë dhe më të qëndrueshme të vetes sonë: shpirtrat tanë. Për ta pranuar këtë muaj të shenjtë me gjithë lumturinë e tij, ne duhet të thellojmë lidhjen tonë me Librin e Shenjtë dhe t'i qasemi Ramazanit jo (vetëm) si një kohë e rritjes së fesë, por edhe si një riorientim dhe përkushtim serioz dhe i qëndrueshëm shpirtëror, më lart duke jetuar.

Ne duhet të krijojmë një lidhje dhe të përfshijmë recitimin e Kur'anit në jetën tonë të përditshme, duke u rritur si gjatë Ramazanit. Engjëlli Xhibril e takonte Pejgamberin a.s. çdo natë në Muajin Ramazan për t'i mësuar Kur'anin.[3] Kur’ani përmban udhëzim të qartë nga Zoti ynë, si mëshirë për besimtarët, dhe kështu është i domosdoshëm në forcimin e besimit në besimin e tij.[4] Ne jemi të informuar për domosdoshmërinë tonë për të recituar nga Kur'ani nga tradita pejgamberike që Zoti xh.sh. thotë:

Atij që Kur'ani dhe përkujtimi Im e pengojnë të më lutet, Unë i jap më të mirën nga ajo që u jepet lutësve. Epërsia e Fjalës së Zotit mbi të gjitha të tjerat është si epërsia e Zotit ndaj krijimit të Tij.

Për më tepër, në Kur’an, Zoti xh.sh. na thotë:

Thuaj: “Me mirësinë e Zotit dhe mëshirën e Tij – me atë le të gëzohen; është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (10: 58)

Shejh Ebu Selman El-Ubejsi - një ekspert i shkencave kur'anore - shpjegon këtë ajet, duke thënë se bujaria në të cilën ne gëzohemi është në dhuratën e shkëlqyer të Kur'anit dhe nëpërmjet saj. Dhurata e Kur'anit është e qartë dhe leximi i tij ka prioritet në adhurimin e të devotshmëve, veçanërisht gjatë Ramazanit. Imam Ibn Rexheb Hanbeliu tregon praktikat e mëposhtme të Selef ‘us-Salihut [paraardhësve të devotshëm] në Ramazan[5]:

Imam Shafi'u do të plotësonte gjashtëdhjetë hatme të Kur'anit vetëm në Ramazan;

Imam Sufjan Thevriu do t'i braktiste të gjitha ibadetet [nafile] dhe do të kthehej drejt leximit të Kur'anit;

Imam Malik ibn Enesi ishte i njohur për tërheqjen nga leximi i hadithit dhe pjesëmarrjen në tubimet e Dijetarëve për t'ia kushtuar kohën e tij vetëm recitimit të Kur'anit nga Mus'hafi.

Intensiteti në përkushtimin e Selef ‘us-Salihut – dikur, një domosdoshmëri nga ata që kërkojnë afrimin me Zotin – është i rrallë sot. Përkushtimi i paraardhësve tanë është tregues i sinqeritetit dhe pastërtisë së shteteve të tyre, dhe pikërisht në sajë të këtij përkushtimi ata kultivuan lulëzimin e qytetërimit islam. Befasia në përkushtimin e tyre është tregues i një sëmundjeje të epokës sonë moderne – e ngulitur në shkujdesje dhe varfërim shpirtëror – e cila, për t'u ndrequr, kërkon që ne t'i qasemi besimit me të njëjtin ashpërsi që dikur i rezistoi ndjekjeve kalimtare dhe të kota të kësaj jete.

Ne nuk mund ta ringjallim lidhjen tonë me Kur’anin pa u shkëputur nga gjithçka që na zë në grackë zemrat tona në gjërat e parëndësishme të kësaj bote. Muslimanët duhet ta përqafojnë Ramazanin si një kohë për t'u tërhequr nga zhurma, nxitimi dhe peripecitë e jetës moderne.[6] Kërkesat mekanike dhe absurde të jetës moderne industriale na privojnë nga introspeksioni dhe kultivimi shpirtëror.[7] Ramazani ofron një tërheqje të mëshirshme, të zgjatur nga kotësitë e jetës së përditshme, duke na lejuar të përqendrohemi në të jetuarit me qëllim, duke kapërcyer impulset dhe nevojat e trupit dhe në fund të fundit, të arrijmë gjendjen më të lartë të qenies: atë të takvallëkut (vetëdijes për Zotin).[8]

Praktikisht, kjo përfshin reduktimin e kohës së shpenzuar në mediat sociale, për të shpenzuar më shumë kohë duke praktikuar një jetë të ndërgjegjshme dhe të kujdesshme. Ai përfshin më shumë kohë në vetmi të heshtur, duke praktikuar, veçanërisht në dhjetë netët e fundit të muajit, agjërimin e Merjemes (paqja qoftë mbi shpirtin e saj), agjërimi i së cilës përfshinte heshtje për të arritur favorin e Zotit xh.sh. Reduktimi i ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm, ndërkohë që përmbahemi nga ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet intime, na lejon të përjetojmë një mënyrë jetese më kuptimplote - një gjë e rrallë në zhurmën e botës moderne.[9] Koha e pa shpenzuar në të tashmen është kohë e humbur.

Ramazani na lejon të riorientohemi drejt të jetuarit të qëllimshëm në të tashmen dhe të riafirmojmë pozicionin tonë në univers – jo thjesht si qenie të fundme që jetojnë në një botë materiale kënaqësish kalimtare dhe kënaqësish të menjëhershme, por përkundrazi, si qenie shpirtërore që kalojnë nëpër një botë kalimtare që i përket Zotit, të Përjetshmit, me shpresën e Mirësisë së Tij.

 

Përktheu[10]:

N. Ibrahimi

[1] Tafsir Imam ‘ul-Kurtubi, vëll. 2, fq. 271, “"Kur'an" vjen nga fjala kira'ah, ose "diçka për t'u lexuar".

[2] Sahih ‘ul-Buhari, 2017. El-Kur’an, 97:3. Surja El-Kadr, Tafsiru ibn Kethir.

[3] Sahih ‘ul-Buhari, 6.

[4]  El-Kur’an, 10:57. El-Kur’an, 8:2.

[5] Ibn Rajab al-Hanbali, Lata’if al-Ma’arif, 318.

[6] Një diskutim mbi rreziqet e punës si një fenomen dukshëm modern mund të gjendet në esenë filozofike të Bertrand Russell, "Në lavdërim të përtacisë" (“In Praise of Idleness”).

[7] Byung-Chul Han, The Scent of Time, vii.

[8] El-Kur’an, 2:183: ““O ju që besuat, ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç ishte obligim edhe i atyre para jush, në mënyrë që të arrini gradën takva.”

[9] “Nxitimi, furishmëria, shqetësimi, nervozizmi dhe një ndjenjë e përhapur ankthi përcaktojnë jetën e sotme.” Hans, The Scent of Time, 31.

[10] Burimi i përkthimit: N?rudd?n Panipatti, Ramadan: The Month of Qur’an, në:

https://traversingtradition.com/2018/05/22/ramadan-the-month-of-quran/.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme