Haxhi është vizita vjetore në Mekë, i cili është një obligim për çdo musliman të rritur financiarisht dhe fizikisht që ta kryejë të paktën një herë në jetë. Gjatë Haxhit, ka një sërë ritesh dhe ritualesh të detyrueshme. Shumë prej tyre datojnë në kohën e Pejgamberit Ibrahim (Abraham) dhe gruas së tij Haxherit (Hagar), nëna e Pejgamberit Ismail. Haxherja është një grua e njohur dhe e respektuar në historinë islame, ashtu si edhe Sara, e cila ishte gruaja e parë e Ibrahimit. Sara dhe Ibrahimi luftuan për të pasur një fëmijë, dhe kështu Sara e inkurajoi Ibrahimin të martohej me Haxheren, që të mund të kishte një fëmijë. Më vonë, Sara lindi edhe djalin e Ibrahimit, Is’hakun. Besimi i të dyja këtyre grave te Zoti dhe sinqeriteti i tyre në respektimin e urdhrit të Tij është një nga të cilat muslimanët përpiqen ta imitojnë.
BESIMI I HAXHERIT NË ALLAHUN
Historia e Haxheres është me rëndësi dhe frymëzim të madh në Islam. Ajo është nëna e Pejgamberit Ismail, dhe pikërisht nga kjo prejardhje erdhi Pejgamberi Muhamed s.a.s. Pas lindjes së Ismailit, Zoti e urdhëroi Ibrahimin që ta merrte gruan e tij Haxheren dhe foshnjën në një tokë djerrë në atë që është Meka e sotme. Kur ajo e pyeti vazhdimisht burrin e saj pse po i linte atje, ajo nuk mori përgjigje derisa pyeti: "A të ka urdhëruar Allahu ta bësh këtë?" të cilit Ibrahimi u përgjigj: "Po!" Pas kësaj, Haxherja e ngushëlluar tha me siguri: “Mirë. Ai nuk do të na lërë kurrë të humbasim!” (Buhariu).
Kur foshnja Ismaili kishte etje, Haxherja shkoi të kërkonte ujë. Ajo u ngjit në mes të një çifti malesh të quajtur Safa dhe Merve, shtatë herë, ndërsa fëmija i saj qante. Ajo shpresonte të gjente dikë që mund të ndihmonte, por askush nuk ishte në horizont. Në momentin e dëshpërimit me fëmijën e saj të uritur, Engjëlli Xhibril erdhi tek ajo dhe goditi tokën me thembër. Uji shpërtheu. Haxherja piu dhe më pas ishte në gjendje ta ushqente fëmijën e saj sa të ngopej. Ky ujë njihet si Zem Zem, dhe sot është i disponueshëm rreth Mekës për të gjithë haxhinjtë. Ndërsa uji rridhte, zogjtë filluan të dynden. Këta zogj u panë nga larg nga udhëtarët që më në fund banuan në tokë, dhe tani Meka është me të vërtetë qyteti që nuk fle kurrë. Çdo moment të çdo dite, ka njerëz në Qabe që adhurojnë Allahun.
NDIKIMI NË HAXH
Kur muslimanët sot shkojnë për të kryer haxhin, një nga ritualet quhet Sa'ee. Kjo përfshin vrapimin sa andej këtej midis dy maleve të njëjta, Safa dhe Marva, shtatë herë siç bëri Haxheri. Malet nuk janë aq të mëdha sa ishin në kohën e saj, dhe tani ato janë të mbyllura në një ndërtesë me ajër të kondicionuar ngjitur me xhaminë kryesore që strehon Qaben. Ndërsa akomodimet janë bërë për haxhinjtë e sotëm që të jenë të rehatshëm gjatë kryerjes së Sa'it, ata inkurajohen të kujtojnë vështirësitë që kaloi Haxherja duke ruajtur besimin e saj në Allahun. Përveç kësaj, dijetarët këshillojnë që gjatë kryerjes së veprës fizike të Sa'it, duhet lutur që të ketë një pasardhës të bekuar siç bëri Haxherja, të ketë besim si Haxherja dhe të ketë pranim nga Zoti ashtu siç bëri Haxherja. Miliona muslimanë kanë ndjekur gjurmët e saj për qindra vjet, dhe kjo në vetvete është një tregues i qartë i statusit të saj të lartë në Islam dhe bie fare në kontrast me stereotipin që përhapet shpesh sot se si Islami shtyp dhe nënvlerëson vlerën e gruas.
Udhëtimi në Mekë për muslimanët shpesh quhet udhëtimi i jetës ose një përvojë transformuese që ndryshon jetën përgjithmonë. Shumë kthehen në shtëpitë e tyre me një theks të ri mbi praktikën dhe besimin shpirtëror. Ndërsa në Mekë, historitë e Haxheres dhe Ibrahimit janë shumë të thella. Gjurmët e tyre janë të obliguara që muslimanët t'i ndjekin në mënyrë që të përmbushin shtyllën e pestë të Islamit. Statusi i tyre është i qartë, pasi historitë e tyre janë në mendjen e të gjithëve teksa punojnë për të përfunduar Haxhin në tokën më të shenjtë. Është një nder i veçantë për Haxheren dhe Ibrahimin. Bindja e tyre ndaj Zotit u pranua qartë dhe shpresa e një muslimani është të përfitojë nga të njëjtat bekime dhe favore nga Zoti i tyre duke ndjekur rrugët e tyre qindra vjet më parë.
Përktheu[1]:
N. Ibrahimi
[1] Habeeba Husain, Hajar the Wife of Abraham: An Example for All, https://www.whyislam.org/women-in-islam/hajar/.