Të menduarit për ekzistencën e mundshme të asaj që përcaktojmë me filozofinë moderne islame në vete fsheh një sërë pyetjesh themelore si dhe përgjigje të mundshme në kontekstin e realitetit intelektual, kulturor, politik dhe në fund njëmendësisë shpirtërore të botës muslimane. Duke afirmuar një çështje të këtillë, ne në fakt mendojmë për situatën shpirtërore të kohës të cilën po e përjeton gjeniu mysliman, mbi internimin e racionalitetit, mbi shkaqet e pezmatimit intelektual dhe margjinalizimit shoqëror, mbi mundësinë e kthimit në të menduarit dhe asaj është e domosdoshme për t’u bërë në rrugën e rikuperimit shpirtëror.
Se çështja mbi ekzistimin e filozofisë moderne islame për nga natyra nuk është thjesht e natyrës disiplinore apo thjesht akademike, dëshmon studimi i jashtëzakonshëm i prof. Orhan Bajraktarevi? botuar nën titullin Savremena arapska filozofija sa elementima filozofije religije (Filozofia bashkëkohore arabe me elemente të filozofisë së religjionit” (El-Kalem, 2021).
Fjala është për një tekst jashtëzakonisht të vlefshëm i cili, nga brenda i inicuar me pyetjen titullare, paraqet të gjithë dialektikën e njëmendësisë intelektuale dhe sociale të shoqërisë muslimane, duke treguar se si e gjithë "enigma" është e përcaktuar nga çështjen dhe me "praninë" e asaj që është filozofia si liri e të menduarit dhe të të qenit. Pas çështjes së rindërtimit të mendimit arab filozofik dhe islam teologjik - që janë titujt e dy kapitujve qendrorë të librit - autori analizon perceptimet bashkëkohore muslimane të traditës dhe modernitetit dhe "të lexuarit" e tyre në determinimet e ndryshme historike dhe shoqërore. Të gjitha çështjet e mësipërme përmblidhen në atë që është dimension i brendshëm dhe qendror i tekstit që i jep atij koherencën e dëshiruar, dhe ky është ndikimi, roli dhe receptimi i filozofisë së Ibn Rushdit në mendimin bashkëkohor musliman.
Duke iu referuar një plejade mendimtarësh bashkëkohorë arabë, si Hassan Hanefi, Osman Emin, Mahmud Kasim, Zeki Nexhib Mahmud, Abdurrahman Bedevi, Muhammed Atif Iraki dhe Muhammed Abid Xhabiri, autori tregon pa mëdyshje se filozofia bashkëkohore islame/arabe ekziston.
Në të njëjtën kohë, mendimi i tyre është një klithmë për kthimin e racionalitetit të dëbuar të sojit rushdian dhe trashëgimisë së tij intelektuale në vendin që në thelb i takon në arkitektonikën e mësimit muslimanë. Duke pasuar këta autorë, Bajraktareviq thekson rëndësinë e leximit integral, të përgjegjshëm dhe kritik të veprës intelektuale të Ibn Rushdit dhe në këtë kontekst kërkon të riafirmojë rëndësinë e Ibn Rushdit dhe averroizmit latin për renesancën evropiane dhe idenë e iluminizmit, si dhe të legjitimojë mendimin e Ibn Rushdit brenda qarqeve religjioze, të cilët si një simbol i racionalizmit perëndimor, por si një forcë e mendimit autentik musliman.
Duke pasuar vështrimet e Hasan Hanif, Orhan Bajraktareviq sjell skemën e projekteve më të rëndësishme të filozofisë bashkëkohore islame, ndër të cilat vendin qendror e zë: kritika e mendjes arabe (Muhammed Abid Xhabiri), kritika e mendjes epistemologjike (Muhammed Arkun), vizioni i ri i mendimit arab (pikëpamje historiko-materialiste), personalizmi islamik (Lahbabi), tradita dhe modernizmi ose ideja e një hermeneutike të re (Hasan Hanif) dhe dialektika shoqërore (Abdulmalik).
Sipas O. Bajraktareviq, përveç Hasan Hanif, në filozofinë bashkëkohore islame, një vend të veçantë kanë edhe Mahmud Kasim, Osman Emin, Taha Husein, Abdurrahman Bedevi, Nasr Hamid Ebu Zejd etj. Një rol veçanërisht i rëndësishëm në këtë varg lidhet me emrin e Mahmud Kasim, i cili, pothuajse në emër të të gjithëve, kërkon të zbërthejë komplotin e heshtjes, të cilin e demonstron vetëdija moderne evropiane, ndërsa duke pasur parasysh origjinën e saj, "atë heshtje e cila synon të mbajë mitin e prodhuar evropo-centrik mbi ekskluzivitetin e vetëdijes evropiane dhe mendjes evropiane, që është i vetë-mjaftueshëm dhe që ka lindur vetvetiu”.
Së fundi, O. Bajraktareviq, së bashku me një plejadë prej atyre që ai i quan si neo-mu’tezilitë dhe neo-rushdianë, nuk ka asnjë dyshim në dimensionin shpëtimtar të filozofisë së Ibn Rushdit, "kthimi" i të cilës do të mundësonte një rindërtim real të mendimit teologjik musliman dhe ngadhënjimin e të gjitha antinomive të ontologjisë sociale, të cilat dalin nga korrelacioni / fërkimi i “përjetshëm” i traditës dhe modernitetit, besimit dhe arsyes.
Përktheu[1]:
N. Ibrahimi
[1] Rusmir Šadi?, Postoji li savremena islamska filozofija?, në: https://www.preporod.info/bs/article/24254/postoji-li-savremena-islamska-filozofija.