Fetva

Pyetje: A lejohet gjatë dëgjimit të hutbes të lexohen apo shkruhen porosi në telefon mobil, pa folur?


Përgjigje: Gjykohet rreptësisht (mekruh tahrimen) personi që është i pranishëm në hutbe dhe e dëgjon hutben që të veprojë çkado qoftë që tërheq vëmendjen e tij apo të dikujt tjetër, sepse të pranishmit në xhuma janë të obliguar ta dëgjojnë hutben. Prandaj, sikur që qortohet rëndë që gjatë hutbes të hahet, pihet, luhet, flitet e tjera, gjithashtu është rreptësisht e qortuar shkrimi ose leximi i mesazheve në telefon mobil, sepse edhe në këtë rast nuk plotësohet obligimi i dëgjimit të hutbes.

(V. Meraki, Felah, fq. 194-195).

(1 korrik 2022, Preporod, Sarajevë)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme