Lëvizja El-Ittihad ve’t-Terekki dhe rrëzimi i Sulltan Abdul-Hamidit

Në Selanik me Seid Nursiun kërkoi takim çifuti i njohur Emanuel Karasso – udhëheqësi i lozhës masoneriste dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Osman, me qëllim që të ndikojë te Bediuz-Zemani dhe personalitetin e tij të njohur ta fusë në radhët e tij. Bediuz-zemani e pranoi takimin, kurse pas takimit me të, Karasso tha: “Ky njeri i çuditshëm për pak të më fusë në Islam.”

Karasso ishte sionisti mason i parë, i cili punoi për heqjen e hilafetit dhe për rrëzimin e Sulltan Abdulhamidit II.



2. Koncepti i lirisë


Kur u shpall Rendi II[1] në Parlamentin Osman më 23 korrik 1908, Seid Nursiu vëmendjen e orientoi në mbajtjen e hutbeve dhe shkruarjen e artikujve, në të cilat e ka përpunuar konceptin e lirisë në Islam dhe ndikimin e Islamit në jetën politike.

Ai kërkonte futjen e normave të Sheriatit, duke paralajmëruar në komentimin e gabueshëm të lirisë, sepse ka parandier përpjekje të poshtra dhe ndikime të fshehta të cilët dëshirojnë të përfitojnë me proklamimin e kësaj kushtetute në realizimin e synimeve të rrëzimit të Islamit.

Ka thënë: “O bijtë e atdheut tim, mos e shpjegoni gabimisht lirinë, në mënyrë që mos t’iu ikë nga duart. Mos e shkrini robërinë e kalbur në kallëpe të shkëlqyeshme që të na jepni ujë me idhtësinë e saj; liria mund të realizohet vetëm me aplikimin e dispozitave dhe normave të Sheriatit.”



3. Takimi i Seid Nursiut me shejhu’l-Ez`herin


Në këtë periudhë në Stamboll arriti muftiu suprem i Egjiptit, shejh Behit El-Muti'u. Të pafuqishëm Seid Nursiun që ta bindin, dijetarët e Stambollit dëshiruan që Shejh Behiti të hyjë në polemikë me të. Shejhi e pranoi këtë propozim dhe pas namazit të akshamit, në xhaminë Aja Sofija, para syve të grupit të dijetarëve, e filluan bisedën.

Behiti e shtroi pyetjen vijuese:

“Çfarë është mendimi yt për evropeizmin dhe osmanizmin?”

Seid Nursiu iu përgjigj:

“Shteti Osman ka mbetur shtatzënë me Evropën dhe një ditë do të lind; sa i përket Evropës, edhe ajo është mbarësuar me farën islame dhe një ditë edhe ajo do të lind.”

Pas përgjigjes së këtillë thelbësore dhe të thellë, shejh Behiti nuk mundi pa thënë:

“Është e pamundur të bisedohet me djaloshin siç është ky; edhe unë e ndajë këtë mendim, por nuk munda ta shprehi aq gjallë.”

Më 4 prill 1909 u themelua organizata El-Ittihadu’l-Muhammedij në Stamboll. Themelimi i saj është shpallur pas tubimit masovik fetar në xhaminë Aja Sofija, në të cilin Bediuzzemani mbajti hutbe të veçantë, edhe pse nuk ishte një nga themeluesit e organizatës, por vetëm thërriste në të dhe jepte përkrahje.




4. Trazirat e 13 prillit 1909

Shumë autorë kanë shkruar për këtë ngjarje, duke i analizuar shkaqet. Ata të cilët kanë shkruar pas rrëzimit të sulltan Abdulhamidit II shkaqet e këtyre ndodhive ia përshkruajnë Sulltan Abdulhamidit II dhe i shpjegojnë si tentim të goditjes të cilin sulltani e kishte përgatitur në mënyrë që ta neutralizojë lëvizjen El-Ittihad ve’t-Terekki.

Mirëpo, literatura e re historiografike, pas zbulimit të shumë dokumenteve dhe kujtesës personale të shumë bashkëkohësve të kësaj lëvizjeje, e përgënjeshtron këtë akuzë dhe hedh dritë në shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të përgjakshme, duke akuzuar El-Ittihad ve’t-Terekki për planifikim të rrëzimit të Sulltan Abdulhamidit II. Është mendim zotërues se konfliktet ishin pasojë e gërshetimit të disa shkaqeve:

Ndjenja e popullit se lëvizja El-Ittihad ve’t-Terekki është larg nga feja dhe për shkak të lidhjeve të tyre të forta me masonerinë dhe çifutët; po ashtu kjo lëvizje ka krijuar atmosferën e terrorit në vend, pas ekzekutimit të Hasan Fehmi-beut, pronarit të gazetës "Serbesti", i cili e sulmoi lëvizjen El-Ittihad ve’t-Terekki, me artikuj të fuqishëm, në urën e Gallatës, kurse vrasësi nuk është zbuluar kurrë. Është vrarë edhe Ismail Mahir pasha.

Në vend po ashtu ishte dëgjuar se organizata El-Ittihad ve’t-Terekki do t’i largojë të gjithë oficerët ushtarakë të cilët janë avancuar në bazë të stazhit dhe se në armatë do të jenë vetëm oficerët që kanë të kryer akademitë ushtarake. Po ashtu, është dëgjuar se El-Ittihad ve’t-Terekki në Ballkan e ka shitur Bosnjën dhe Hercegovinën dhe ujdhesën Krit.

Në këtë disponim të tensionuar dhe të ngarkuar ndaj organizatës El-Ittihad ve’t-terekki, ndodhi ngjarja e përmendur ashtu që shpërtheu mosdëgjim te disa individë në shtabin ushtarak, i cili më herët qe dërguar nga Selaniku në Stamboll për ta mbrojtur Rendin, kurse shtabin ky grup e kishte në Tash Kashlet.

Ushtria u rebelua dhe arrestoi urdhërdhënësit e saj në kazermë. Në mesnatë, 13 prill 1909, qenë tubuar në oborrin e xhamisë “Sulltan Ahmedi”, ku janë bashkangjitur edhe ushtarët e kazermave të tjera dhe shpallën kryengritjen, e cila zgjati 11 ditë. Pati disa viktima.... Sundonte rrëmujë dhe çrregullim i përgjithshëm dhe shkrepje plumbash pa menduar, kurse ushtarët bërtisnin: “E duam sheriatin! E duam sheriatin!”

Ngjarja u përfundua me arritjen e ushtrisë së Lëvizjes[2] në Stamboll më 23 prill, e cila e shuajti kryengritjen dhe vendosi rendin e Ittihadit. Ngjarja mori fund me arritjen e ushtrisë së Lëvizjes në Stamboll më 23 prill, e cila e rivendosi kontrollin mbi gjendjen dhe e rrëzoi Sulltan Abdulhamidin II më 27 prill 1909 (6 rebiu’l-ahir 1327 hixhrij, në orën 1.32 minuta pasdite.

Përkundër faktit se ekzistonin ekipe rojtarësh në Stamboll, e sidomos te pallati Jildiz, të cilat ishin shumë më të fuqishme se ushtria e Lëvizjes, sulltan Abdulhamidi II rreptësisht e refuzoi kërkesën e urdhërdhënësve të vet për shpartallimin e kësaj ushtrie, në mënyrë që mos të bëhet gjakderdhje për shkak të tij.[3]

Ushtria e Lëvizjes po ashtu futi masat e krizës dhe formoi Gjyqin Ushtarak për të ndjekur përgjegjësit për këto ngjarje.[4]


5. Burimet:
- Al-A'lam, ez-Zerkeli, tom VI
- Bilinmeyen taraflariyle Bediuzzaman Said Nursi
- Osmanli Tarihi Kronolojisi, Ismail Danišmend, IV tom
- Tarihce-i Hayat

Përktheu: N. Ibrahimi

--------------------------------------------------------------------------------
[1] Parasheh shpalljen e Kushtetutës dhe zgjedhjen e Këshillit të Përfaqësuesve para të cilit ministritë do të jenë përgjegjës.
[2] (vojska koju su pripadnici Ittihada uputili iz grada Soluna, gdje im je baza, pod zapovjedništvom Mahmud Ševket-paše, da uguši pobunu i ponovo zavede vlast Ittihada)
[3] Ismail Danišmend, Osmanli Tarihi Kronolojisi, IV dio, str. 375.)
[4] Burimi: http://www.znaci.com/povijest/PovijestIslama/art120_0.html

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme