LARJA E HESAPEVE TË HIPOKRITËVE

KENAN MALIK

LARJA E HESAPEVE TË HIPOKRITËVE

 

Për disa ajo është mishërimi përbuzës i elitës liberale; për të tjerët, ajo është viktimë e "turmës raciste". Ajo vetë i akuzon kritikët e saj për "riciklimin e stereotipeve racore të konsumuara". Rasti i Claudine Gay ilustron se si luftërat kulturore shtrembërojnë gjykimin politik dhe diktojnë rreshtimin fisnor.

Gay, presidenti i parë zezak (first black president) të Universitetit Harvard në korrik, u detyrua të jepte dorëheqje javën e kaluar, në kulmin e një polemike të ashpër kontroverse në epiqendër të të cilës janë diskutimet rreth çështjeve të mëdha aktuale: racizmit, antisemitizmit, plagjiaturës, lirisë së fjalës dhe diversitetit social.

Gjithçka filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Grupet studentore të Harvardit, të udhëhequra nga Komiteti për Solidaritet me Palestinën, lëshuan një deklaratë, në të cilën thuhet se Izraeli ishte "plotësisht përgjegjës për të gjithë dhunën që po ndodh", duke shkaktuar një breshëri kritikash nga zyrtarët e universitetit për mungesën e reaksionit.

Claudine Gay dhe presidentet edhe të dy kolegjeve të tjera, Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Universitetit në Pensilvani, u ftuan në Vashington për një seancë dëgjimore në Kongres, të cilën e udhëhiqte republikania e krahut të djathtë Eliza Stefanik. “Thirrja për gjenocid mbi hebrejët a përbën maltretim apo ngacmim? pyeti Stefanik. "Mund të jetë," (It can be) u përgjigj Gay, "në varësi të kontekstit" (depending on the context).

Duket se moskuptimi i thelbit moral të një pyetjeje të tillë dhe fshehja pas përgjigjeve juridike të hartuara me kujdes, pikërisht thekson krizën e lidershipit në universitetet elitare amerikane. E megjithatë, Gay dhe koleget e saj janë futur në kurth, pasi Stefanik e përkufizoi "gjenocidin" si rezistencë ndaj pushtimit izraelit. "Thirrja për intifadë," tha ajo, do të thotë një thirrje "për të kryer gjenocid mbi popullin hebre". (The “call for intifada”, she told Gay, was a call “to commit genocide against the Jewish people”.)

Dy intifadat në Palestinë (1987-1993 dhe 2000-2005) ishin kryesisht kryengritje spontane, produkt i zemërimit kolektiv kundër pushtimit izraelit. Intifada e dytë ishte shumë më e dhunshme se e para, me 138 sulme vetëvrasëse, të organizuara kryesisht nga Hamasi. Sado e shthurur të jetë taktika e Hamasit, asnjë intifadë nuk ishte një përpjekje për gjenocid.

Fakti që Stefanik e barazoi "intifadën" me "gjenocidin" tregon se hapësira për bindjet shoqërisht të pranueshme është kufizuar në javët e fundit. Për disa, madje edhe thirrja për një armëpushim në Gazë është "anti-semitike". Është krejt chutzpah (pafytyrësi) kur ata që dëshirojnë që Izraeli të shkatërrojë Gazën në emër të "vetëmbrojtjes" pretendojnë se rezistenca palestineze është e paligjshme.

Gay mund të kishte thënë se çdo thirrje për gjenocid është moralisht e neveritshme, edhe nëse madje mbrohet nga Amendamenti i Parë, por që thirrja për një intifadë nuk është e njëjtë me thirrjen për gjenocid. Në vend të kësaj, ajo qëndroi gjatë gjithë seancës në Kongres një shpërfilljeje të kotë.

Gay dukej se donte të tregonte se ishte e frenuar nga nevoja për të mbrojtur fjalën e lirë. Problemi është në këtë se kolegjet janë mbrojtës shumë të dobët të fjalës së lirë, dhe veçanërisht Harvardi, i cili, sipas Fondacionit për të Drejtat dhe Shprehjen e Njerëzve, është censuruesi më i madh nga të gjitha universitetet amerikane.

Kritikët e saj mezi prisnin shfaqjen e asaj hipokrizie. "Universitetet që janë censuruar shumë për vite me radhë", shkruante kolumnisti i New York Times, Brett Stevens, e kanë zbuluar fjalën e lirë "vetëm tani, kur fjalimi në fjalë është veçanërisht i dëmshëm për hebrenjtë". Megjithatë, pala tjetër është e prirur për hipokrizi. Shumë kampionë të shpallur të fjalës së lirë në të djathtë kërkojnë në mënyrë aktive të mbytin fjalimin pro-palestinez dhe shpesh ia dalin, si në universitetet amerikane ashtu edhe në përgjithësi.

Konservatorët, të cilët ndjenin një shans për të sulmuar "elitën liberale", kërkuan largimin e presidentit të kolegjit. Qitja e tyre e parë ishte e lehtë; Elizabeth Magil nga Pensilvania dha dorëheqje brenda një jave. Gay ishte më kokëforte, kështu që kritikët gjurmuan shkeljet e saj në të kaluarën për të shërbyer si presion. Ata gjetën plagjiaturë të supozuar të saj. Gjegjësisht, për disertacionin e saj të doktoraturës dhe për rreth gjysmën e artikujve të saj në revista profesionale, Gay dyshohet se ka marrë pothuajse fjalë për fjalë pasazhe nga punimet akademike të njerëzve të tjerë, pa i shënuar ato si citime ose pa atribuuar siç duhet burimet e tyre.

Kundërshtarët e Claudine Gay as nuk u angazhuan të fshihnin se ata ishin të interesuar vetëm për plagjiaturën si një mjet larje hesapesh. Mbështetësit e saj në të majtë, nga ana e tyre, justifikuan dhe relativizuan kundravajtjen akademike. Fakti që afera po shfrytëzohet nga e djathta nuk e bën plagjiaturën më të pranueshme, sikur as hipokrizia e të djathtëve që më parë mbronin konservatorët kundër akuzave për plagjiaturë në raste të ngjashme, siç është gjyqtari i Gjykatës së Lartë Neil Gorsuch. Është e mundur, dhe e nevojshme, të kundërshtohen aktorët keqdashës konservatorë pa injoruar keqbërjen e objektivave të tyre. Përndryshe, e djathta forcohet.

Për shumë konservatorë, rrënimi i Claudine Gay do të thotë gjithashtu minim i programit për diversitet, barazi dhe inkluzion, të cilët janë bërë qendror për punën e universitetit. Kryesimi i saj në Harvard u shënua pikërisht nga promovimi i politikave të tilla. Sulmet e krahut të djathtë mbi programet e tilla, sërish, e mobilizuan të majtën në mbrojtje, pavarësisht argumenteve të forta.

Forca morale e kërkesës për diversitet social rrjedh nga fakti se shumë grupe - pakicat racore, gratë, homoseksualët dhe të tjerë - historikisht kanë qenë të përjashtuar nga pozitat e pushtetit. Këto programe universitare konsiderohen si një stimul drejt një shoqërie më të barabartë.

Ndërkaq, barazia dhe diversiteti nuk janë sinonime. Mungesa më e madhe e diversitetit në universitetet elitare të Amerikës nuk është racore, por klasore. Në Harvard ka pothuajse një numër të barabartë studentësh nga shtresa sociale me të ardhurat më të larta dhe më të varfërit. Hulumtimet sugjerojnë se politikat e diversitetit kanë përmirësuar perspektivat për afrikano-amerikanët e klasës së mesme, por jo për të varfërit.

Vetë Gay është një simbol i asaj që diversiteti ka filluar të ketë kuptim. Babai i saj, Sonny Gay, është nënkryetar i kompanisë më të madhe të ndërtimit në Haiti. Ajo ndoqi Akademinë Phillips Exeter, shkollat më elitare të konviktit të Amerikës dhe një furnizues për Harvard. “Mbase Gay ka ndryshuar ngjyrën e kallëpit”, shkroi akademiku Tyler Austin Harper, “por ajo me siguri nuk e ka thyer atë”.

Konservatorët që mbrojnë heqjen e politikave të diversitetit nuk janë të interesuar për barazinë ekonomike dhe shumë prej tyre i motivojnë çështjet raciste. Kjo nuk do të thotë se ata në të majtë që kujdesen për barazinë duhet të hidhen në mbrojtje të politikave që rrënjosin privilegjet klasore.

Kontraversa e Claudine Gay tregon se si gjykimi politik sot bazohet shumë shpesh në identitetin e mesazherit, në vend të vetë mesazhit. Kjo në mënyrë të pashmangshme deformon vlerat dhe politikat për të cilat përpiqen radikalët. Politikën tonë nuk duhet të përkufizojë dëshira e thjeshtë për larje hesapesh me të djathtën, por strategjitë dhe normat e nevojshme për ndërtimin e botës më progresive, më të barabartë - e botës për të cilën ka shpresë.

 

 ______________________________________________

* Kenan Malik, The Guardian, 07.01.2024, në:

https://www.theguardian.com/commentisfree/2024/jan/07/tribalism-and-hypocrisy-dog-claudine-gay-furore-neither-tackle-issues-it-raises.

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme