Shqipëria natyrale në vend të Kosovës së copëtuar

Kështu, të paktën mund ta përkufizojmë klasën politike kosovare në bazë të aftësisë dhe rëndësisë së saj, në ndikimin e statusit të Kosovës. Të gjitha konstatimet e mëparshme, se Kosovën e pavarësuan, disa me luftë e disa me paqe, disa me miq e disa me partner, disa me konferenca e rezoluta, që më nuk qëndrojnë, sikurse nuk qëndron më realiteti, kur Kosova ishte në qendër të vëmendjes në tërë botën për interesat e saja. Tash Kosova është prapë në qendër të vëmendjes, por ma jo për interesat e saj, por si monedhë për interesa të tjetërkujt. Sesa është e ndërlikuar situata, më së miri shihet, kur të kem parasysh pozicionimin e qendrave të vendosjes në botë. Oferta për pavarësi të mbikëqyrur të bllokut pro Kosovës dhe ato për autonomi të avancuar kundër Kosovës, kanë shkaktuar një kaos jo vetëm brenda, por edhe jashtë Kosovës. Edhe pse deri më tash është folur vetëm për pavarësi, nuk mundem që sërish të reflektoje me realitetin, që është para nesh. Këto ditë pritet që KS të aprovojë një rezolutë të re për Kosovën, rezolutë kjo e cila do t’i plotësonte kërkesat mjeruese të klasës politike shqiptare për t’i amnistuar nga dështimi dhe për t’jua ruajtur pushtetin politik, nuk kisha dashur që të jepet një vlerësim se të gjithë shqiptarët janë të mendimit të njëjte me kërkesat e klasës politike. Rezoluta e propozuar që është në diskutim, jo vetëm që është e mundure të mos aprovohet, por edhe për t’u aprovuar duhet të pësojë disa ndryshime, siç thonë disa miq tanë. Edhe ashtu si ishte e propozuar nuk ishte për një pavarësi të Kosovës, por kishte disa prapashtesa. Problemi qëndron se kjo rezolutë Kosovës i ofron një pavarësi pa: integritet, pa sovranitet, pa komb, pa gjuhë, pa kulturë, pa fe, pa simbole, pa, pa ... . Këto të gjitha në bazë të pakos së z. Ahtisarit. Sesa integritet dhe sovranitet ka pas dhe do të ketë Kosova tashmë e dinë edhe zogjtë në pemë, por sikurse kjo gjë edhe nuk i lë përshtypje klasës politike. Nuk mund të mos e shprehi shqetësimin tim për tendencën që Kosovës t’i mohohet ekzistimi i kombit shqiptar, për ta zëvendësuare me një komb tjetër, i cili do t’i përfshinte të gjitha etnitë në Kosovën e ardhshme. Kjo me qëllim që kombi shqiptar i ndarë deri më tani me kufij tash të ndahet definitivisht edhe të legjitimohet me ndarje, e në shtete të tjera. Këtu bëhet fjalë për trysnit e faktorit ndërkombëtar, që ta bind popullin shqiptar në Kosovë, që të heq dorë nga kombi për t’u asimiluar në një komb tjetër si shpërblim për një pavarësi të mbikëqyrur, kurse në anën tjetër ta bindin serbin të heq dorë nga Kosova, nga ajo që kurrë nuk qenë pjesë e saj, duke e shpërblyer për asimilimin e shqiptarëve, kuptohet se kush humbet e kush fiton këtu, kush me kë është aleat. Sa i përket gjuhës, është precedent i vetëm në botë që një vend me 95 % shqiptarë e 5% serb të ketë dy gjuhë zyrtare, atë shqipe e serbe. Konstatimi se në Kosovë nuk ka fe zyrtare nuk është asgjë tjetër veçse një qyqarllëk për t’ia mohuar vetvetes një pjesë të identitetit të vet shumicë absolute duke ia legjitimuare një pakice 5% fe ortodokse zyrtarisht me anekse e nene shtesë. Kjo më së miri mund të kuptohet në intervistën e Presidentit Bush dhënë para disa dite, ku thotë se “Shqipërinë e sheh si një vend me bregdet të bukur, me një histori të lashtë dhe me një popull mysliman, që dëshiron të jeton në paqe”. Gjaku, djersa dhe mundi i derdhur për simbolet kombëtare në njërën anë si dhe monopolizimet dhe kundërshtimet e subjekteve politike në anën tjetër rreth simboleve më së miri e pasqyron hipokrizi dhe mjerimin e skajshëm të politikës kosovare me manipulimin e skajshëm, bile edhe të një cirku të sotëm që institucionet e partitë apo individët që ju ofrohet popullit për t’ia mjegulluar mendjen. Mund të numërojmë edhe shumë pa, pa, pa......të tjera, por qëllimi im nuk është që të bëjë një elaborim të këtyre gjërave. Ajo çka unë dëshiroj të them është se tanimë ka mbaruar koha e dështimeve të kësaj klase politike, sikurse që edhe ka skaduar edhe opsioni i një pavarësie të mbikëqyrur. Edhe klasa politike edhe opsioni duhet të zhduken nga skena dhe interesi i kombit shqiptar. Urgjentisht duhet të punohet në interes të popullit shqiptar për t’i përmirësuar padrejtësitë e bëra deri më tani, në drejtim të një realiteti për një Shqipëri natyrale. Ky është i vetmi opsion i pranueshëm pa marrë parasysh pazaret, apo politikat provincialiste të klasës politike vendore. Siç kishte thënë i madhi Ruzvellt në momentet e vështira kur po kalonte Amerika “Nëse duhet të zgjedh në mes drejtësisë dhe paqes, do ta zgjedhë drejtësinë”.

SOT – e përditshme e pavarur e dt. 07 June 2007

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme