
Krahas mediave shqiptare, vizita e presidentit amerikan, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe të mediave botërore, në veçanti atyre amerikane, të cilat pas gjithë asaj që iu përgatit presidentit W.Bush nga shqiptarët, nuk nguruan të japin vlerësime të tipit:"shqiptarë t populli më proamerikan në Evropë dhe më gjerë", "Bushi u prit si hero", etj. Për dallim prej të gjitha vendeve tjera ku presidenti amerikan u prit me protestat, në Shqipëri u prit në mënyrë fascinante nga populli dhe qeveria, gjë që ishte temë komenti e mediumeve botërore.
Qeveria shqiptare, e cila ka hallin e inkuadrimit në aleancën veri- atlantike NATO, dhe gjendet para provimit të madh të përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, me admirimin më të madh e priti vizitën e presidentit amerikan, dhe vlerësimi më i theksuar për të ka qenë:"Mik i madh i shqiptarëve".
Si duket, pike kyçe në agjendën e presidentit amerikan, nuk ka qenë Shqipëria, por Kosova, dhe të impresionuar nga deklaratat e tij për të ardhmen e Kosovës, dhe qëndrimin amerikan të prerë se Kosova bëhet shtet, politikanët kosovar me nxitim dolën para mediave të deklarojnë se Bushi e shpalli pavarësinë e Kosovës. Me fjalë tjera, pavarësia e Shqipërisë më 1912 u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë, ndërkaq ajo e Kosovës, simbolikisht nga W.Bushi në Tiranë. Më mire do të ishte sikur të shpallej në Prishtinë, nëse nuk e quajmë atë të 2 Korrikut nga kuvendarët e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.
Për palën sllave, gjegjësisht ruso-serbe, kjo ka qenë dëshpëruese, sepse edhe pas deklaratave të Putinit në samitin e G8 se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se do të përdor veto në rezolutat e mundshme të Këshillimit të Sigurimit, që i hapin rrugë Kosovës për pavarësi, pala amerikane bëri me dije se nuk ka ndryshuar kurrgjë, dhe se stacioni i fundit i trenit të statusit të Kosovës është pavarësia.
Javë më parë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, u bëri vërejtje anëtarëve të KS, se po nxitojnë tepër për ta zgjidhur statusin e Kosovës, edhe pse është çështje, që sipas tij, mund të prêt, sepse nuk është shumë e vjetër, ndërkaq të njëjtit, nuk marrin hapa konkret për ta bërë këtë me Palestinën, e cila si çështje është shumë ma e hershme dhe më e ngutshme.
S'do mend se këto nuk janë fjalë zemre, por inati, sepse Rusisë aspak nuk i intereson çështja palestineze nga aspekti njerëzor, por thjesht nga aspekti i oponencës ndaj palëve tjera dhe ushtrimit të ndikimit e influencës në rajonin e lindjes islame.
Krahas kësaj, si duket, për ministrin e jashtëm Rus vlen thënia:"99 shkopinj në shpinë të tjetrit nuk janë kurrgjë, ndërkaq një në shpinën tënde, është shumë".Lavrovi, nuk i sheh të gjata shkopinjtë serbë në shpinën shqiptare, dhe thotë se çështja e Kosovës është relativisht e re, në krahasim me çështjen palestineze. Mirëpo, edhe përskaj pohimit të plotë se çështja palestineze është e drejtë dhe mbi atë popullate ushtrohet dhunë nga shumë palë, themi se çështja kosovare është po ashtu e hershme, gjegjësisht dhuna mbi popullin shqiptar në Kosovë, nuk ushtrohet prej viteve të nëntëdhjeta e këndej, po prej kur copëtohen tokat shqiptare nga fuqitë slave, e nëse duam mos shkojmë shumë larg, do të themi prej 29 Nëntori të vitit 1943, në mbledhjen e njohur të AVNOJ-it, kur Kosova iu dha Serbisë dhe pastaj, dekada me radhë serbët ushtruan dhunë dhe terror mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
T'i kthehemi vizitës së W.Bushit.Miku i madh, i la në hall disa nga miqtë e tij. Kjo, ngase në një intervistë, ai deklaroi se Shqipëria është 70% musliman, dhe mu për këtë është e rëndësishme për të kjo vizitë, sepse një vend me shumicë muslimane i përgatit një pritje të këtillë.
Tash vaj halli për disa shqiptarë, si do ta kundërshtojnë W.Bushin, mikun e madh, duke thënë se në Shqipëri nuk ka kaq musliman. Kështu veproi edhe presidenti aktual i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një ligjëratë të tij në Angli. Në qoftë se statistikat nuk dalin se vërtetë 70% e popullatës së Shqipërisë janë musliman, sikur që dikush donë të veprojë në qarqet politike shqiptare, që mos të tregojnë se në Shqipëri ka shumicë muslimane, do të thotë se W.Bushi rren.Këtë s'guxojnë ta thuan për mikun e madh, dhe ja tash halli madh për disa shqiptar.
Hall i madh edhe për ateistët. Përqindja e Bushit është e vërtetë nëse të gjithë muslimanët shqiptar janë musliman e jo dikush të deklarohet ateist apo, si që thonë disa tjerë agnostik. Prandaj, nëse disa shqiptar deklarohen ateist, le të kenë kujdes, do ta nxjerrin në rrenë mikun e madh.
Me këtë deklaratë, bien poshtë edhe debatet për identitetin e shqiptarëve dhe pretendimi i disave se duhet të fshihemi apo mos ta theksojmë identitetin fetar, gjegjësisht duhet të tregohemi se kemi patur rrënjë krishtere, që të na pranojnë ma mirë, apo disa shkuan edhe më large sa që kërkuan konvertim në krishterizëm. Vërtetë, shihet se këto muhabete janë të pa logjikshme.
W.Bushi e thekson identitetin islam të shqiptarëve, dhe këtë e konsideron përparësi, sepse një popullate muslimane i ofron pritje të këtillë, pas ftohjes që ndodhi pas ngjarjeve të 11 Shtatorit dhe ndërhyrjes ushtarake në Afganistan dhe Irak, ndërkaq disa pseudo patriotë, mundohen ta fshehin identitetin fetar.
Këtë e theksoi edhe ish sekretari gjeneral i NATO-s Xhorxh Robertson, i cili në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazira, pat deklaruar se NATO intervenon edhe në mbrojtje të muslimanëve, dhe shembull për këtë e morri intervenimin e NATO-s kundër Serbisë dhe në mbrojtje të popullatës së Kosovës.
Sido qoftë, vizita e mikut të madh, i vuri në siklet ateistët, se do ta nxjerrin në rrenë se 70% në Shqipëri janë musliman. Po ashtu, ua lidhi duart atyre që donin të improvizojnë rrejshëm regjistrim, e t'i nxjerrin muslimanët pakicë në Shqipëri.
Shokë komunist, rebele ateistë dhe të pa kible pseudo-modernistë perendimorist, kujdes, se miku i madh nuk rren, mos bëni ndonjë budallallëk ta nxjerrni rrenavec.