
Për të arsyetuar këto direktiva, kultivojnë ide të çuditshme, se arritja qëllimeve kombëtare gjendet në thuajsimin e kombit nga identiteti i tyre. Ata së bashku me "kokat e rënda", të cilët si pasojë e kompleksit të panevojshëm i të qenit ndryshe, triumfalisht "kthehen" nga populli dhe fillimisht me qëllim të forcimit të bindjes, thirren në periudhën e errët të diktaturës komuniste, e pastaj në fuqinë amerikane dhe rolin vendim-marrës të Perëndimit për rrethanat dhe interesat kombëtare. Si snobistë që janë, edhe për arsyet më të vogla materiale, karrieriste, mosinformimit, vizioneve miope, daltonizmit politik, të përgjithësimeve të gabuara dhe marrjes së panevojshme të fajit mbi vete, e shpallin veten për ateistë, agnostikë, antislamistë, të moderuar, të djathtë, të majtë (apo të dyja së bashku), pro-perëndimorë e anti-lindorë, bile edhe paganë, etj. Por, në momentet kur të gjithë mendojnë se kjo strukturë definitivisht ia ka arritur qëllimit, ashtu si edhe nëna romake në momentet kur pret që fëmija i saj t'i mbyll sytë, nga epiqendra e rrethojës dëgjohet një zë; `ju jeni muslimanë që mund të jetoni në paqe'. Tashmë porta është thyer! Nëna me ndjenja të përziera dhe "e brengosur për fatin e të birit", me zë të çjerrë thërret "Bush ante portas". Menjëherë çarmatosen forcat e sigurisë nga pikat më të larta të qytetit.
Kurse "baballarët e kombit" të zhgënjyer me investimet e mundimëshme për të krijuar siguri artificiale në situata kaosi të përgjithshëm, s'ju mbetet angazhim tjetër, pos që sot të zgjedhin kostumet e takimit solemn. Por, në ç'mënyrë t'ia dëshirojnë mirëseardhjen Bushit?!. Pasi të gjithëve na `ka futur në një thes' dhe na ka cilësuar si muslimanë që mund të jetojmë në paqe, sta vendosin që Bushin ta presin me: "Selam (Paqe) Bush!".