Koha për varrim të Ataturkut

Politikanët dhe media perëndimore vazhdimisht urojnë Turqinë si një model shembullor demokratik dhe shoqëror për kombet tjera myslimane. "Pse nuk bëhet bota islame më shumë si Turqia" është refreni që përsëritet në Washington.
Ngjarjet e tanishme dramatike politike në Turqi duhet të na instruktonin neve se pas perdes së demokracisë parlamentare shtrihet një strukturë pushteti e pazgjedhur dhe gjysmë totalitare që ka drejtuar çështjet e këtij kombi që prej viteve të 1920.
Prova A: tentimet e bëra nga ana e partisë në pushtet në Turqi, partia për Zhvillim dhe Drejtësi (e njohur si AK) të zgjedhë ministrin të zotë të saj të jashtëm, Abdullah Gyl, për kryetar shteti. Në sistemin aktual jo-reprezentativ, parlamenti dhe jo zgjedhësit e zgjedh kryetarin e plotfuqishëm.
Gyli nuk arriti ti fiton zgjedhjet shkaku i bojkotit të parlamentit nga partitë opozitare dhe kërcënimeve nga ana e ushtarakëve. Ai tërhoqi kandidaturën e tij dhe bëri thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta për kryetar të Turqisë. Ajo që turqit e emërojnë si "qeveria e thellë" edhe një herë e përdori grushtin e saj të hekurt.
AK, e cila udhëheq me qeverinë më të popullarizuar dhe të suksesshme të Turqisë për aq sa mbahet mend, është islamiste e matur. Ajo promovon principet islamike të drejtësisë sociale, edukim më të mirë, diçka nga ndarja e pasurisë, dhe luftë korrupsionit. AK nuk promovon vendosjen e të drejtës së sheriatit ose ndalesa shoqërore si në Iranin fqinj.
Në fakt, AK, e moderuar, e qendrës, është afër asaj që janë partitë demokristiane të Europës. AK ka bërë më shumë reforma beneficiale në të drejtat e njeriut, edukim, financa publike, shëndetësi dhe në marrëdhëniet me hasmin e vjetër Greqinë më shumë se krejt qeveritë e mëparshme të Turqisë që prej 1945.
Kryeministri Rexhep Erdogan ka bërë hapa të mëdha në drejtimin e Turqisë me konventat dhe ligjet e bashkimit Europian. Sot, BE është lideri i njerëzimit në të drejtat e njeriut dhe përparimin e demokracisë.
Elita e vesternizuar e Turqisë u mobilizua që të ndalojë Abdullah Gyli të zëvendësojë kryetarin në shkuarje, Ahmet Nexhdet, një sekularist i vijës së fortë i instaluar nga ushtria fuqiplote e Turqisë. Gjykata Kushtetuese e Turqisë, e emërtuar kështu si për ironi, pasi ishte e krijuar nga ana e forcave ushtarake pas grushtshetit të fundit, refuzoi zgjedhjen legjitime të Gylit. Si përgjigje ndaj kësaj AK shpalli mbajtje të zgjedhjeve kombëtare më 22 Korrik.
Pushteti politik në Turqi gjatë kohë është i kontestuar në mes parlamentit të zgjedhur dhe gjeneralëve të ushtrisë që numëron 515,000 njerëz të armatosur, e dyta ushtri për ka madhësia në NATO. Ushtria e Turqisë, forcat e sigurisë tepër të fuqishme, gjyqet, burokracia shtetërore, universitetet dhe oligarkia industriale janë të njohura si "qeveria e thellë". Kjo pakicë e mban pushtetin që prej viteve të 1920-ta.
Ushtria dhe organet e sigurimit të Turqisë kontrollojnë nga afër jetën religjioze të kombit si dhe klerin, i cili paguhet nga shteti. Të gjitha predikimet janë të shkruara nga ana e përfaqësuesve shtetëror dhe distribuohen nëpër xhamitë për shërbimet e ditës së premte. Islami në Turqi është nën dizgina të forta. Në fakt, kontrolli shtetëror i Turqisë duket se ka qenë direkt i inspiruar nga marrja dhe menaxhimi që Stalini i bëri Kishës ortodokse ruse.
"Qeveria e thellë" i ka luftuar gjithë tentimet për ndryshim të status quosë ose largim nga religjioni shtetëror i Turqisë, kultit bizar të 1930 të Mustafa Qemal Ataturkut, i cili vazhdon të mbetet si një idhull i cili adhurohet nga ana e të djathtës së fortë të Turqisë dhe elitave të vesternizuara.
"Qeveria e thellë" nuk ka ngurruar të përdorë gangsterë dhe grupe nacionaliste të neo-fashistëve kundër oponentëve ose t arreston oponentët. Në ekuacionin kronik jostabil të Turqisë "Qeveria e thellë" mban rreth 60% të pushtetit real kurse parlamenti i zgjedhur afër 40%.
Zgjedhja e Abdullah Gylit në presidencë do mundte seriozisht të ndryshonte këtë status quo. Si kryetar ai do mund të caktonte oficerët e lartë ushtarak dhe të sillte forcën ushtarake, një shtet brenda shtetit, nën kontroll të qeverisë civile për herë të parë në historinë moderne të Turqisë.
Javëve të fundit gjeneralët e mërrolur të Turqisë haptazi kanë kërcënuar për rrëzim të qeverisë të Erdoganit të kryesuar nga AK. Juntat ushtarake të Turqisë kanë përzënë katër qeveri që nga viti 1950, përfshirë edhe qeverinë e fundit light islamike më 1997. atëherë kur kryetari i Stambollit ishte aktualisht nën arrest për leximin e një poeme klasike e cila ushtrisë ju duk tepër islamiste.
Deri në këtë kohë, junta ushtarake e Turqisë ka patë mbështetje të pakufizuar amerikane. Turqia nga afër përcolli hapin e Washingtonit dhe lozi si xhandar i saj regjional. Marrëdhënie të afërta politikisht, ushtarakisht, kundërzbuluese dhe tregtare ishin vendosur me Izraelin i cili në këmbim i hapi për Turqinë tërë dyert në Washington dhe la lobit e fortë grek dhe ermen në Amerikë duarthatë. Por pas kërcënimeve të tanishme të pahijshme për grushtshtet të helmetës turke, SHBA dhe EU me të drejtë ua tërhoqën vërejtjen që të rijnë jashtë politikës.
"Sekularistët" e Turqisë të cilët janë duke vërë në skenë demonstrata anti AK të mëdha, frikohen se AK mund tua ndërpresë privilegjet të cilat ata i gëzojnë. Gjeneralët nuk do jenë më qeveria në hije e Turqisë dhe nuk do fitojnë nga shitja e armëve. Industrialistë t mund të humbasin monopolet e tyre kurse burokratët shtetëror pagat e tyre.
Shumë nga banorët qytetar të vesternizuar të Turqisë frikohen se islamistët, bile edhe ata të moderuar si AK, mund të vendosin të drejtën e sheriatit në stilin iranian, përfshirë kodet e veshjes dhe ndalesën e alkoolit. Përkrahësit e AK, shumica e të cilëve kanë emigruar nga vendet rurale në ato urbane në dekadat e fundit, mbështesin një kthim më shumë drejt kulturës islame të Turqisë por zor një teokraci islamike siç pretendojnë hasmit e tyre sekular. Kjo është një kulturë islamike, tradicionale dhe mendjehapur të cilën Ataturku e shkuli me rrënjë gjatë 1930-tave në mundin e tij të vrullshëm për të transformuar Turqinë nga një komb mysliman në një komb europian perëndimor. Çuditërisht, afër 80 vjet më pas, lugati i këtij diktatori të hyjnizuar, i cili ishte thellë i ndikuar nga bashkëkohës të ngjashëm si Musolini dhe Stalini vazhdon ta mbajë Turqinë në robëri. Revolucioni i pamëshirshëm anti-islamik i Ataturkut gjithashtu e ka bërë Turqinë një rast permanent i skizofrenisë nacionale, i pasigurt në është komb perëndimor ose aziatik.
Amerikanët dhe europianët të cilët cekin Turqinë si model për udhëheqje të mirë myslimane pak kuptojnë nga ajo se çka fshihet pas façadës së demokracisë parlamentare të saj. Turqia nuk mund të bëhet demokraci e vërtetë ose komb modern deri sa pushteti i gjeneralëve vetshërbyes dhe i oligarkëve industrial nuk zëvendësohet me një qeveri vërtetë të pavarur, dhe turqve të ju lejohet të kryejnë ritet fetare si ata donë.
Këto kombe që pretendojnë se janë miq të Turqisë, sikur SHBA-të dhe BE, duhet të vazhdojnë ti thonë gjeneralëve të dalin jashtë politikës dhe të kthehen në kazermat e tyre për mirë. Tani është koha të lëshohen drita të qarta vizëlluese mbi "Qeverinë e thellë" të Turqisë dhe të soset ndikimi i saj i kobshëm dhe reaksionar.


Eric Margolis

7 Maj, 2007

Copyright Eric S. Margolis 2007.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme