Për vendet siq është Kosova, kjo përvojë është shumë me rendësi, ngaqë të bënë të kuptosh se yryshi ynë në mbarim të këtij mileniumi për këtë diskurs dalngadal ka filluar përjetojë një ndryshim qëndrimesh. Qëndrime këto që pakashum, për mendimin tone mund të spjegohen edhe me dyfishimin e kompetencave për të aplikuar sistemin e demokracisë liberale, gjë që edhe nuk është object I këtij studimi.
Demokracia, si dikurs i ri për shoqërinë Kosovare, e ka kuptimin e pluralizmit te mendimeve, në të gjitha sferat e superstruktures shoqërore. Ky pluralism i mendimeve dhe ideve për problemet e ndryshme ; politike, ekonomike, juridike, edhe asosh fetare , me së miri mund të plasohet perms diskursit të mediave.
Në rrethanat në cilat gjindet shoqëria qytetare e Kosovës së pasluftës, shpeshë here na ka rënë të ndëgjojmë dhe të lexojmë nëpër literature zakonisht të përkthyer, “se përse një fe kaq e përhapur dhe kaq universale që nuk i dallon njerzit as në bazë të ; gjinisë, kombit, përkatësisë etnike, racës, etj. sikurse është islami, ka një qasje kaq të ulët sot në media”?
Ose, përse ky diskurs në shtypin tone të përditshëm ngandonjëherë dine të paragjykohet, sikur të kemi të bëjmë me gogolin, cfar bie fjala ishte ai i komunizmit apo neofashizmit që u injektua permes ideologjisë dhe diskursit fashist të ish regjimit serb? Thënë me ndryshe, sa është e vërtetë që diskursi mbi fenë në shoqërinë kosovare, projektohet me meritat dhe të metat e tij në këtë periudhë të tranzicionit?
Dhe sa shlirshëm mund t’i bëhen vrejtje të tilla refuzuese këtij diskursi , kur kihet parasysh nevoja e cdo shoqërie të lire dhe demokratike për t’u identifikuar me vlerat fetare? Dhe së fundi, sa është diskursi fetar islam sot në Kosovë në koherencë me ndryshimet demokratike të ndodhura në Kosovën e pasluftës?
Spjegimet me siguri lypin një elaborim më të gjatë dhe më të thukët shkencor dhe shumë më analitik mirëpo, ne këtu do të mundohemi rrjedhimisht të japim vetëm disa nga mendimet dhe sygjerimet që pakashum mendojm se janë të ndërlidhura me rrethanat dhe kushtet e ambientimit të këtij diskursi në etnopsikologjinë e shqiptarëve të Kosovës.
Së pari, do të thoshnim kjo çështje nuk do të duhej të ishte vetëm preokupim i qytetarëve të rëndomët të cilët pakashum e e kanë mësuar abecenë e islamit si religjion,ose permes edukatës së mangët familjare ose përmes literaturës së shtuar kohëve të fundit, por edhe dijetarëve që mirren pretendojë të mirren profesionalisht me këtë çështje. Në Kosovë, duhet të pranojmë se ose nuk ka studiues të mirëfillët të këtij problemi ose nuk ka ide se si duhet plasuar njohurit mbi këtë botëkuptim për të cilin mendojë se ka nevojë shoqëria Kosovare, ose puna qalon tek keqintrepretimi dhe transmetimi i vonuar I porosive të këtij botëkuptimij në gjeneratat e reja.
Kur e potencojmë këtë dilemën e fundit, gjithënjë e kemi parasysh angazhimin e pamjaftueshëm të “kujdestarëve nga diskursi kompetent” për të ecur krahas kohës dhe nevojave që paraqiten në shoqërinë tone të pasluftës.
Kjo për mendimin tim, nënkupton shfrytzimin maksimal të mediave të shkruara dhe atyre elektronike për qëllimet e nevojave të transformimit të këtij diskursi me trendet dhe vlerat të cilat si shoqëri I kemi kërkuar vetë. Ta thjeshtësojë pak. A është, pra duke shkuar transformimi i diskursit fetar (nëse fare është duke u trnasformuar?!) në Kosovë në drejtim të transformimit të gjithëmbarshëm që është duke e trasuar shoqëria Kosovare?
Nëse përgjigjëja do të ishte affirmative, cka është për t’u dyshuar,atëherë shtrohet cështja tjetër.Sa janë konsumuar psh.sherbimet e mediave locale në këtë drejtim? Mendimi im është se transparenca që e ushtrojnë apo do të mund ta ushtronin mediat e shkruara dhe ato elektronike, ishte dhe mbetet gjithënjë një shansë që mjegullnjajën për botëkuptimin islam në Kosovë, në një masë të madhe do të mund ta neutralizonte. Jo për hire të diskursit islam , që gjithësesi do të ishte një obligimi professional I mediave locale në Kosovë, por për hire të informimit objektiv që për një shoqëri siq është kjo e jona që pretendon të ndertojë demokracinë, do të ishte një pjekuri e llojit të vetë.
Mbyllja, ju lutem, sot askund në botë më nuk po preferohet! Katakombet e izoluara në vetëvehte po zgjojnë dyshim, injorancë, refuzim dhe paragjykim të theksuar.”Shekulli I globalizimit është ky”, siq do të thoshte shkenctari i mirënjohur Samir Amir (Eurocentrism, New York, 1989) pavarësisht që secili nga ne ka rezervat e veta për këtë fenomen në debatimet tona të përditshme.
Në anën tjetër, nese supozojmë se përgjigjëja jonë tjetër do të ishte negative,kur është në pyetje trendi i përcjelljess apo koherencës së diskursit fetar ndajë atij të shoqërisë, cka unë mendojë se deridiku është një realitet që mund të arsyetohet, e ndoshta edhe të debatohet, atëherë mendojë se kemi të drejtë të shtrojmë pyetje përse është kështu nëse vërtetë është kështu.
Për mendimin tim, diskursi konzervativ i shoqëruar me përmbajtjen e vetëkanqësisë histerike të mbajtjes së ligjerimit mbi islamin, ende mediton për islamin nëpër oda dhe dhoma të mbyllta, ku fjala e tij nuk tejkalon as muret e asajë hapsire ku ligjerohet për islamin, pra ende kënaqet me “stilin e përhapjes” së idesë së islamit në ambientin e vetë poashtu naiv dhe injorant.
Ai në vend që ofertat e veta t’i plasojë në tregun e konsumit të gjërë mediatik, ku cdo gjë që nuk hynë në këtë orbitë të imponimit është e destinuar ose të vdes ose të prosperojë. Pra të komunikojë me njohurit dhe begatit e vendeve, kulturave dhe civilizimeve që i ka falur Krijuesi i Lartëmadhërishëm, vetëmjaftohet me horizontin që ia mundësojnë vetëm shqisat e të pamurit dhe të ndëgjuarit. Të mos keqkuptohemi, askush nuk është kundër kësajë mënyre të “komunikimit” me opinionin e gjërë (I cili vazhdimisht ka nevojë t’I identifikojë nevojat dhe obligimet që i pason feja) që e përcjell më tepër me trup se sa me vëmendje!
Ajo çfar dua të them, është se diskursi islami sot në kohën e internetit dhe kompjuterit që konsistohen si zbulime epokale, mund dhe duhet të katapultohet jo vetëm në mënyrën e gjertanishme tradicionale të një stili dhe metodologjie ex catedër, por haptas në vende publike dhe me debate të ngjeshura, ku secilit qytetar t’i ipet rasti t’i shijojë begatitë e këtij besimi. Ngaqë vetëm kështu mund të bëhet i afërtë dhe interesant besimi si kult fetar. Këtë porosi, sot ju lutem munden ta ushtrojnë dhe begatojnë vetëm mediat e shkruara dhe ato elektronike. Por athua a më shumë e shfrytëzojnë apo e shpërdorojnë ato këtë mundësi? Përgjigjen besojë e dijmë të gjithë.
Këtë nuk e them rastësisht dhe me ndonjë paragjykim. Këtë e them, shkaku i një ngushllimi që si intelektual rastësishëm i këtij besimi, shtypi i sotëm përkundër gjitha interesimeve të veta për problemet e shoqërisë sonë Kosovare, pak apo shumë pakë mirret me plasimin e të vërtetës mbi fenomenin e religjionit në jetën e njeriut të sotëm. Unë kam përshtypjen, që mediat, këtu mund të ndihmojnë mjaftë në plasimin e të vërtetës mbi moralin dhe vlerat fetare të shoqërisë sonë Kosovare.
Dikush nga Ju me siguri do të mund të pyes me të drejtë, po ç’na duhen more zotëri njohurit fetare aq shumë ,kur edhe ashtu ne po kemi mjaftë probleme me ato të shoqërisë! Përgjigja ime është e thjesht; Tregomni ju se ku keni mundur me pa ju shoqëri pa identitet fetar? E unë pastajë do t’u flas për nevojat e diskursit fetare. Veqenarisht tani dhe sot, kur bie fjala krahas vlerave të mirëfillta mbi diskursin e demokracisë na importohen edhe shumë vlera të tjera të dyshimta që sanksionohën dhe sjellin telashe të pakontestuara gjithëkund në botën e civilizuar .
Kompleksiviteti i kësajë çështjeje, për bindjen time qëndron ekskluzivisht në bartësit apo transmetuesit e porosisë (pra në vetë mediat) dhe jo edhe në porosinë e dërgur nga ana e Krijuesit. Pra është interpretimi ynë static, pa invencion (por jo edhe pa dashuri – kurrkush nuk dyshon në këtë!?) i besimit dhe edukimit islam, i cili shpesh here bëhet me metoda të tejkaluara, siq I përmendëm më lartë.
Do të thoshnim, citomani e fjalëpëpërfjalshme, që në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjindet islami, sot në Kosovën e cliruar nga dogmatizmi dhe kontrolli I shtetit, mund të shquhet vetë si mundësi potenciale që nuk është ende duke e shfrytzuar aftësinë dhe fuqinë e vetë që buron nga ky potencial apo dhunëtia e Përëndisë!
“…Ndërsa e tërë krenaria (fuqia) I takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dijnë”(Ku’rani ,63:8)
Udhëheqësit shpirtëror (patjetër; në koalicion me elitat e reja intelektuale të shoqëruara gjithënjë me mediat e shkruara dhe ato elektronike) duhet këtë potencial ta shëndrrojnë në energji dinamike dhe kinetike, në mënyrë që krahas diskursit politik të ndihmojnë në demokratizimin e shoqërisë Kosovare. Shoqëri kjo që përveq kërkesës për politikë, ekonomi, drejtësi, ligjësi, duhet ta ketë edhe ofertën për edukim fetar për gjeneratat e ardhshme. Tekefundit, kështu është në mbarë botën e civilizuar, e besim edukimi fetar nuk bënë asfarë përjashtimi në këtë drejtim për mendimin tim.
Kjo ofertë për ringritje dhe edukim që praktikohet në të gjitha vendet e përëndimit, për mendimin tone,nuk mund të ndërtohet me dëshira dhe synime të paplanifikuar që nuk projektojnë asgjë me tepër se vetëvehtën tone, nuk mund të ndërtohet as vetëm me imitimin e sistemit të civilizimit tjetër fetar, i cili tani i ka krijuar disa përparësi dhe avantazhe sidomos në fushën e komunikimit masiv, pra përdorimin e mjeteve të informimit për të plasuar mësim besimin e diskursit të vetë fetar, gjë që është për lakmi. Ky obligim, mund të ndërtohet vetëm me shfrytëzimn e faktorëve tekniko teknologjikë(interneti, kompjutorët, Radio, TV-ja, etj.) dhe fillimin e krijimit të një networku dhe raporti të mirëfillët dhe shum transparent me mjetet e informimit, të cilat nuk thuhet kot ; mund të përmbysin edhe qeveri të tëra!
Gjithëqka që nevojiten, janë; a/idetë, b/njerzit, c/transparenca dhe d/qëllimet e identifikuara më parë, që dosido përputhën edhe me trendin e ri të demokracisë që po pretendojmë me e ndërtua për tëra këto vite të pasluftës në Kosovë.
a/Idetë, janë një kapital shumë I rendësishëm në në drejtim të fokusimit dhe të identifikimit të nevojave të njerzëve, shoqërive , shteteve dhe kombeve. Zakonisht, çdo shoqëri ka elitat e veta intelektuale të cilat kujdesën për mënyrën, metodologjinë dhe evoluimin e këtyre ideve të cilat ato i shpjejnë në drejtim të një niveli shumë më të avansuar; ekonomik, politik, e pse jo edhe shpirtëror. Në Kosovë bie fjala, me përjashtim të disa individëve Don – Kishotian (edhe ate të infektuar me virusin e gjëja përparsisë së civilizimit që e posedon besimi islam dhe pak më shum ai krishter), sistemi i animimit ose bëhet permes kodeve të institucioneve që i përfaqësojnë Bashkësit fetare, që mbijetojnë së bashku në të mirat dhe të këqiat e komuniteteve të veta fetare, askush nuk ka ide se si do të duhej të vepronin në situata konkrete. Kuptohet, sistemi krishter, tani pas lufte , me sa mund të bazohet njeriu nga mediumet, shumë më qartë e ka kuptuar rendësinë e konceptit të ideve dhe plasimit të tyre përmes mediave në opinionin e gjerë Kosovar. Gjë që është për t’i përshendetur.
Në fakt, paragjykimet që i kishin ndërkombëtarët me misionet e tyre”mission possible”, ku Kosovën dhe njerëzit e sajë i shihnin kryesisht si një Eldorado të vërtetë për të plasuar idetë (apo agjitimin thenë si më konkret, ngaqë së kemi edhe gjithaq arsye t’i biem rrotull ngjarjeve dhe ndodhive!) e tyre fetare shkaku i asajë se kinse në Kosovë në kohën e Komunizmit, shqiptarët ishin një popull ateist (gjë që në Shqipëri edhe zyrtarisht me dekrete shtetërore qe ndaluar besimi fetar) që nuk kishte pasur mundësi ta ketë identitetin e vetë fetar dhe se tani pas luftës në emër të ; demokracisë, lirisë, barazisë dhe prrallave tjera mbi egalitarizmin në mes njerzëve, do të duhej t’u mbjellim farën e mësim besimit (lexo shlirasi konvertimit!) edhe idetë e reja fetare!
Thuase, shqiptarët gjatë gjithë egzistencës së tyre historike paskan jetuar si pabesimtar! Shikuar kështu, Projekti I identifikimit të nevojave rreth ideve dhe mësimit fetarë, në Kosovë nga dioptria e këtyre ”misionarëve” fiton siq ngandonjëherë po projektohet edhe në shtypin tone edhe argumentin e kthimit Biblik të njerzëve në fenë e të parëve tanë?! Por, siq dëshmojnë zbulimet më të reja historike, të parët e shqiptarëve ishin pagan, e jo ithëtarë të ndonjë religjioni të caktuar!
Meqenëse, ky shkrim nuk është object i dhënjesë së përgjigjeve (që mund të jenë 1 milion si të tilla!) në këto “dilema” të shoqërisë sonë, unë edhe nuk po ndalëm më shumë t’I elaborojë antinomitë e saja. Le të mbetet kjo për ndonjë shkrim të mëvonshëm, ngaqë është temë interesante për “internet gjeneratat” e reja të sjekullit tone..
b/Transparenca, si nevojë e trendit apo kulturës së vlerave të reja që I ka kërkuar me afsh shoqëria jonë, janë një rrafsh që diskursin demokratik e bënë pakrahasueshëm më të qëndrueshëm se sa sistemet e mëhershme në Kosovë. Transparenca, i zhdukë të gjitha dyshimet, nebulozat dhe paragjykimet eventuale që mund të vijnë kahdo qofshin ato, bile edhe në fe. Qasja e këtillë, për mendimin tim (kuptohet gjithënjë në “kurorë” me mediat dhe shtypin) nënkupton një garë të shëndosh për të ruajtur edhe identitetin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës në mileniumin që kemi hyrë. Identiteti fetar islam edhe ashtu ka merita për ruajtjen e identitetit kombëtar, për të cilin ne si komb jemi shum të ndieshëm , gjë që edhe mund të arsyetohet kur Kosovës ende I mungon kulmi I identitetit shtetëror.
c/Qëllimet, poashtu janë një digë e rendësishme që e ndihmon realizimin e dy koncepteve të mësipërme. Qëllimi, kur bëhet imperativ, ai është “bombë atomike”, në drejtim të realizimit të synimeve të parashtruara nga diskursi i ideve dhe ai i njerzëve që i formulojnë, krijojnë dhe i shkatrrojnë shkaku i interesave dhe bindjeve që i ushtrojnë ata për to. Në këtë drejtim, meqë tema ime ka për object hulumtimin e diskursit që ka të bëjë me rolin e mediave në plasimin e ideve dhe edukimit fetar islam, në qytetarët e Kosovës, kam përshtypjen, sikur diskursi i pasluftës nuk është transformuar sa duhet krahas ndryshimeve që janë bërë apo janë duke u bërë në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tone qytetarë.
Por për ta kuptuar më mire diskursin e mësipërm të preokupimit tone mendojë që paraprakisht është mire të elaborojmë diskursin e ri dhe vlerat e reja të cilat duhet t’I konsumojë diskursi i ri fetar në Kosovë
Fundshekulli ynë siq e dijmë të gjithë ishte periudhë e ndryshimeve të mëdha në tëra vendet Evropës Juglindore me vetë faktin se zhvillohej një revolucion i përgjithshëm kundër gogolit të komunizmit dhe platformës obskurante të luftës së ftohët, të cilat njerëzimit i sollën; mjerim, skamje, luftëra të pakuptimta, dhe varfëri morale e materiale, që të mbushnin mendjen se është fjala për një fund të paparë të historisë, apo siq do të shprehej Frensis Fukajama figurativisht ; “pikë kulmore të evolucionit ideologjik dhe universializmit të demokracisë liberale përëndimore”)
Ç’ është interesant një vlersim i ngjajshëm, do të thoshnim fatalist përkitazi me ndryshimet e mundshme dhe pasojat që do të sillnin ato me vete në sistemet e Evropës, prejudikohej edhe gjatë luftës së parë botërore. Bile atëbotë, ai vlerësim atëherë konsiderohej si luftë e fundit, luftë kundër të gjitha luftërave tjera të mëparshme që zhvillohej me motive të zgjërimit të demokracisë. Por ç’ ngjau? Nuk ndodhi as “fundi” e as “fillimi i fundit” të sipërpërmendur; demokracia, si alternativë modeste e ndërtimit të raporteve mes njerzëve, nuk u vendos!
Në vend të sajë nëpër Evropë me gjuhën e dhunës u amputuan përbindshat e komunizmit (1917) ai i fashizmit (1939) dhe ai i nacionalizmit (1989). Lufta e dytë botërore, poashtu, nga historianët do të mbahet në mend me tensionimet dhe kërcnimet globale që si pasojë e lindën luftën e ftohët. Siq po vrehet prognozimi Fukajamist, mbi “ pikën kulmore të evolucioni ideologjik…”, nuk ndodhi.
Në vend të tij , nëpër vendet e ndryshme të botës u zhvilluan alternativa dhe pandame të reja të mbijetimit të njerzëve dhe shoqërive.
Tani në fund të mileniumit të dytë dhe fillimit të atij të tretit, kur nga shtete përëndimore është ndërmarr edhe një ofensivë , jo vetëm ideologjike por por edhe ushtarake si në rastin e Bosnjës dhe Kosovës, Avganistanit, Irakut, problemi i instalimit gjithëpërfshirës të modelit demokratik, në vendet postkomuniste po bëhet detyrë shtëpie e shumë qeverive Evrolindore.
Por tani ky instalim apo përpjekje për të shartuar demokracinë nëpër këto vende sikur po kontestohet dhe problematizohet me faktin se ai më nuk mund të eksportohet aq lehtë, sikurse teknologjia dhe mallrat tjera, ashtu siq dikur bie fjala mendonin kolonizatorët anglez; përmes dërgimit to perukave nëpër kolonit pastaj “telefaks kushtetutave” dhe rrjetit të gjërë satelitor nëpër gjithë vendet postkomuniste! Ky proces zhvillohet kësisoj, për shumë shkaqe. Kurse shkaku kryesor, to të shtonim qëndron ; mu në pamundësinë e aplikativitetit masiv të këtij Projekti mbi këtë doktrinë me anën e metodologjisë së shartimit!
Ngase, doktrina e demokracisë nuk është kafshatë aq e lehtë për diktatorët e ndryshëm që të kapërdihet vetëm me një shartim formal, në mënyrë që pastajë të konstatojmë se procesi i demokratizimit të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet njerzëve në atë vend u krye, ashtu siq bie fjala ende mendohet nëpër disa vende postkomuniste, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin dhe posaqërisht neve shqiptarëve të Kosovës, që ende jemi nën transin e ndodhive të luftës dhe kërkimit të identitetit shtetëror (që është një problem i tjetër natyre, e që nuk është objekt i fokusimit të vemendjes sonë shkencore e intelektuale sot).
Por, demokracia në anën tjetër është edhe një projekt dhe program mjaft kompleksiv që vazhdimisht është në hulumtim të dëshmimit të vetëvehtës dhe principeve të saja që në dukje të parë janë tejet transparente dhe të pëlqyeshme nga shtresat e gjëra popullore të rrafshit të kontaminuar postkomunist. Demokracia , dhe jo vetëm ajo kultivohen përmes institucionit të educates permanente e jo shartimit, ngase mbindërtimi institucional është hap i fundit që duhet të ndërrmirret në këtë drejtim.
Kurse, vetë akti i krijimit të kësajë edukate kushtëzuese (që për bindjen time sociologjike; do të vlejë më së shumti për shtetet e Ballkanit), do të mund të ndërlidhej së prapthi me dy tipe apo lloje kategorizimesh:
1) Njërin e cili ka të bëjë me aksionet dhe iniciativat e njerzëve që kanë rezon, aftësi dhe kreativitet të mjaftueshëm që të ndikojnë në formën dhe përmbajtjen e sistemit që ata duan ta rregullojnë vetë apo përmes bashkësisë ndërkombëtare, siq është rasti me; Shqipërinë, Maqedonin, Tirolin, Kroacinë, Kosovën, Avganistanin, Irakun, etj.
2) Kategorizimi tjetër, i cili ka të bëjë me zhvillimin e sistemit të vlerave, njohurive dhe mjeshtrive të kombeve përkatëse, pra atyreve ku edhe fillon të lëshojë rrënjë kjo doktrinë dhe praktikë e qeverisjes.
Por problemi nuk qëndron edhe gjithaq këtu, ai rrinë pezull kur hulumtohet natyra e përvojës dhe rezultateve që ka dhënë apo duhet të jap sistemi i demokracisë në kushte dhe rrethana konkrete çfarë gjenden sot shtetet postkomuniste, që nuk mund të lavdërohen tani për tani.
Me fjalë tjera; a duhet tani që edhe këto vende të shtegtojnë rrugëtimin e përvojave të mëhershme, apo duhet të provojnë të “dhurojnë” diç nga; tradita, kultura, etnopsikologjia, e tyre, në mënyrë që të ridëshmohet apo refuzohet koncepti i demokracisë globale? E them këtë ngase ky është provim i pjekurisë së këtij koncepcioni e filozofie sot për miliona miliona njerzë në planetin tonë.
Përvojat e vendeve të ndryshme kanë dëshmuar edhe të kundërtën e kësajë bindjeje mbi demokracinë, gjë që mund të hetohet tek shumë studiues eminent; Ali Bulaq ( në“Islam and Democracy”, i cili nga një këndvështrim pothuajse origjinal fletë për këto pozicionime dhe alternativa të reja të ndërtimit të raporteve mes njerzëve dhe shoqërisë në botën bashkëkohore), Jozef Shumpeter (në “Capitalism, socialism, and demokracy”), i cili natyrën e manipulimit me konceptin “popull” e detajizon deri në imtësira më të vogëla, Samir Amin (në “Eurocentrism”), Raymond Aron (në “Social structure and the ruling Class”) kontestimin më të madhë lidhur me demokracinë përpiqet ta ushtrojë në sferën e politikës, etj.
Lidhur me këtë kontekst të preokupimit tonë Çerçili me një rast, pat theksuar një fjali, që më vonë do të bëhet objekt i shum analizave dhe debatimeve politike e shkencore, se ; “ demokracia , është forma më e keqe e qeverisjes, por më e mira ndër të gjitha tjerat”! Formë dhe sistem ky, që kur të këndvështrohet me dioptrinë sociologjike përputhet me realitetin e krijuar në demokracit e superindustrializuara, ngase njerzit atje me të madhe kanë filluar të tjetërsohën nga politika dhe diskursi politikë ku gjithënjë e më pakë po u besojnë mekanizmave në të cilët ishin edhe vetë pjesëmarrës.
Në këto tipe shoqërish megalopolise është evidente një llojë neglizhence, apatie, e për të mos thënë një indeferencë e theksuar ndajë sistemit dhe filozofisë demokratike si mënyrë e të identifikuarit të lirive individuale e grupore të identiteteve përkatëse. Shtrohet pyetja përse ndodhë kjo kështu, në këto vende ku mbijetojnë së bashku: begatia e dhuna , sikurse binjakët Sijamez?
Përgjigja, për bindjen time kërkon një elaborim më të theksuar dhe një përkushtim tjetër, gjë që ne tani këtu nuk e kemi.Por ajo kryesorja që e neutralizon, pra edhe stagnon procesin e indeferencës dhe diskursit të njerzëve për këto çështje është pikërisht mungesa e një; ALTERNATIVE (ideologjike, apo politike) të sukseshme, e konkurente ndajë DEMOKRACISË!
Athua nga ky lloj diskursi dilematik, që aktualisht është duke mbretëruar ne demokracitë përëndimore do të mund të krijoheshin alternativa tjera? Diskurs dhe preokupim ky, që sociologët; Bulaq, Shumpeter, Amin, Aron dhe shum të tjerë i ka mobilizuar të fokusojnë përparsit e sistemeve dhe programeve tjera alternative?
Pra, a ka dhe a mund të ketë alternativë modeli i demokracisë përëndimore, që shuhet tani edhe si GLOBALIZËM ? Dhe cilat janë ato? Natyrisht nëse ka!
Në një aspekt kjo të duket punë Sizifi, ngase për ta zhvilluar këtë dilemë duhet të hulumtohën të gjitha dallimet që ekzistojnë në botë rreth ideve dhe projektit të demokracive përëndimore. Pastajë të gjitha mangësitë dhe përparsitë hipotetike të sajë. Si edhe të bëhet një lloj krahasimi shkencor e politik të gjitha këtyre primesave, në mënyrë që vlerësimi dhe diagnostifikimi të jetë sa më i përpikët. Një çështje tjetër poashtu me rëndësi është edhe ajo, se kush duhet ta udhëheqë tërë këtë projekt? Individi (që është e pamundur), ndonjë ekip Profesional shkencor (ku do të tuboheshin eminencat e lëmive të ndryshme; sociologjike, juridike, historike, ekonomike, etj.) i cili do mbledhëte fakte nga përvojat e gjitha tipeve të demokracisë (që është prap dilematike), apo përvoja e shoqërive industriale dhe atyre postindustriale (si diçka që do të mund të ndihmonte në këtë drejtim).
Kosova, meqenëse gjendet në vorbullën e ndryshimeve të mëdha socioekonomike dhe sociokulturore, ashtu sikurse shumica e vendeve tjera postkomuniste dhe meqenëse është pjesë e një koncepti zhvillimor për tërë Europën Juglindore, që ndihmohet nga administrata ndërkombëtare e KB-së dhe ajo e OSBE-së, nuk është (dhe nuk do të duhej të ishte) e implikuar fare në hulumtimin e modeleve të reja alternative të udhëheqëjes me vetëvehtën, sikurse bie fjala vendet dhe shtetet e Lindjes dhe ato Aziatike. Shkaku është i thjesht dhe arsyeshëm; Kosova gjindet në Evropë , Kosova është vend postkomunist, dhe Kosova ka nevojë për mësimet nga demokracia.
Në anën tjetër, poqese do të kishte hamendje në përcaktimet e mësipërme dilematike, ajo në këtë periudhë kur ende nuk i ka definuar as caqet e realizimit të identitetit të vetë elementar shtetëror, e as standardet e legjitimitetit minimal demokratik, do të dëmtohej rëndë. Kurse dëmtimi i sajë, në Ballkan sjell jostabilitet të madhë të cilin nuk e dëshiron askush. As globalistët e asajë pjese të Europës së integruar, e as integralistët e asajë pjese që po presin në rend për t’u integruar apo thenë më ndryshe Globalizuar.