Dikur Kina, tani Islami

Këtyre ditëve, po i dhave një vështrim mediave perëndimore, do të shohësh se ata kanë mendimin se muslimanët, kudo që gjenden nëpër botë, kanë kaluar në pamendësi. Del në shesh se muslimanët e kanë humbur mendjen e tyre.
Thuajse në çdo javë, ballafaqohemi me raporte që na ofrohen nga mediat për sulmet vetëvrasëse të muslimanëve kundrejt forcave perëndimore të vendosura në Irak, Afganistan, Pakistan...: terroristët u penguan para se të veprojnë, sulmet e terroristëve shkuan huq, terroristët të paditur (në gjyq), terroritët të dënuar, terroristët të torturuar, terroristët e dyshuar të kidnapuar prej CIA–s; apo alarmim për sulmet e reja terroriste kundër forcave perëndimore.
Të pangacmuar, pa ndonjë shkak thonë: Muslimanët, kudo që janë, madje edhe ato që jetojnë në perëndim, janë duke e sulmuar perëndimin e civilizuar. Shumë njerëz në botën perëndimore, veçanërisht në SHBA, besojnë se tërë bota islame janë në luftë me vetë civilizimin. Komentatorët ekspertë të mediave perëndimore dëshirojnë të na bëjnë neve të besojmë se muslimanët e kanë humbur mendjen. Ata na thonë se muslimanët nuk janë të qenësishëm, janë njerëz jo “prej natyrës”, perverzë...; e kësi lloj dhune asnjëherë më parë nuk është ushtruar mbi njerëz të pafajshëm.
Gjithashtu, ka pasur popuj që i kanë bërë ballë kolonializimit, robërisë, dëbimeve si dhe asgjësimit nga duart e perëndimorëve, mirëpo, asnjëri (prej atyre popujve) nuk u është kthyer me të keq këtyre (perëndimorëve) “deri në këtë shkallë sa bëjnë muslimanët”. Aborigjinët, afrikanët, amerikanët vendas, hindusët, çifutët as edhe kinezët nuk kanë ushtruar forcë ndaj civilëve. Këta asnjëherë nuk i kanë sulmuar perëndimorët në mënyrë të rrëmujshme. Ata asnjëherë nuk kanë vënë nishan mbi “civilët perëndimorë të pafajshëm”.
A është duke e ngritur valën e vet kjo “sëmundje” kundrejt radhave muslimane? A është kjo “sëmundje” fenomeni i vetëm në Islam? A është ky fenomeni i vetëm bashkëkohor? A është kjo “sëmnudje” e pangacmuar?
Natyrisht, ne nuk mund të presim asnjë histori prej korporatës së SHBA–së në këtë “sëmundje”. Për të arritur në shkallë të lartë të moralit ose për të pretenduar pafajësi ata të pasurit dhe të fuqishmit – klasa okupuese – preferojnë të mos flasim për histori, apo e shpikin ndonjë histori që u shkon përshtati interesave të tyre.
Megjithkëto, më befasues është fakti që disa shkrues sjellin shumë të dhëna kundrejt analizave të veta të ndodhive të ndryshme. Mund të jemi mirënjohës vetëm ndaj fatit për të sjellur ndonjë histori në aradhat e muslimanëve, të cilat (d.m.th këto aradha) janë në një gjendje të pafuqishme. Një histori të vetme që e lidh gjendjen e Islamit në ditët e sotme wshtw gjendja e Kinës në mesin e shekullit XIX.
Historia për të cilën jam duke bërë thirrje vjen prej Fridrih Engellsit, edhepse për disa kjo gjë është e pabesueshme, për atë – ithtarin e komunizmit, shok i të cilit ishte Karl Marksi. Ajo është se dua të tregoj për ndodhinë që ndodhi në maj të vitit 1857, kur britanezët bënin luftë ndaj kinezëve, ndodhi kjo e cila në histori njihet si Lufta e Dytë Opiumoze.
Më shumë që është marramendëse, është se kjo e dhënë vjen prej një artikulli të publikuar në gazetën zyrtare të SHBA–së: The New York Daily Tribune. Në të kaluarën e largët, gazeta zyrtare e SHBA–së, vazhdimisht publikonte komente sipas shijes së Marksit dhe Engellsit. E sot, botuesit e NYT–it, Washington Post–it ose LA Times–it bëhen apoplektikë (u bie pika në zemër) vetëm kur u shkon mendja për të menduar rreth tyre.
Gjatë Luftës së Parë Opiumoze, kur britanezët luftonin kundër kinezëve për t’i mbrojtur “të drejtat” e veta rreth futjes së opiumit në Kinë, Fridrih Engellsi shkruante: “Njerëzit ishin të qetë; ata i lanë ushtarët e perandorit për t’i luftuar pushtuesit dhe pasi dështuan, u nënshtruan ndaj forcës së armikut me një fatalizëm lindor.” Në ato kohëra, madje edhe perëndimorët më të shquar shpesh flitinin për fanatizmin, përtacinë, prapambeturinë e fatalizmin oriental, mirëpo e harronin “vlerën” e tyre të pëlqyer – dhespotizmin.
Sidoqoftë, pas 15 viteve kinezët i kishte kapluar diçka e çuditshme. Për këtë, gjatë Luftës së Dytë Opiumoze, Fridrih Engellsi shkruante: “Masa u aktivizua, duke e lënë anash fanatizmin në luftërat me të huajt. Ata, në Hongkong e helmojnë bukën evropiane dhe qetësisht shkojnë për të bërë tregti me vapore, e kur arrijnë atje, e masakrojnë ekipazhin dhe udhëtarët dhe e konfiskojnë anijen. Çdo i huaj që bie në dorë të tyre kidnapohet dhe vritet.”
A mos vallë kinezët kanë vendosur ta ndërrojnë një sëmundje orientale me një tjetër – fatalizmin ta ndërrojnë për fanatizëm? Ah, këta orientalë! Pse vallë nuk qepen për fatalizmin e tyre? Sikur këta të qepeshin për fatalizmin e tyre, gjithë pushtimet tona do të ishin të lehta, sikurqë është i lehtë fluturimi i mizës!
Përveç kësaj, fanatizmi i tyre nuk ishte as aq edhe i thjeshtë. Jashtë kufijve të shtetit të tyre, kinezët ia kishin filluar të përgatisin sulme vetëvrasëse kundër perëndimorëve. “Ata ishin hamaj[1]”, shkruante Fridrih Engellsi, “duke emigruar në vende të ndryshme, të cilat janë formuar në gjurulidi (kryengritje, rrebelim), pastaj çdo emigrant ngarkohet dhe lufton për pronën e vet pa u dorëzuar, e në disa raste edhe vdesin... Madje edhe jashtë kufijve të Kinës, kolonistët kinezë komplotojnë dhe papritmas ngriten në kryengritje edhe nëse është natë.
Pse vallë kinezët na urrejnë neve?
Padyshim se edhe evropianët në atë kohë e bënin këtë pyetje. E, sikur sot “proklamuesit e demokracisë” në SHBA, e tregojnë historinë e barbarisë së tyre – duke mos dashur të pranojnë se si “hudhin lëvozhga në qytet të pambrojtur dhe e shtojnë shkallën e dhunës në përdhunim e në vrasje” – do të shohim se është e njëjtë me mizorinë që është bërë kundrejt evropianëve në atë kohë. Gazetat dhe burrështetasit evropinë fulminuan[2] pa mbarim rreth barbarisë kineze, duke i quajtur sulmet e tyre si “lalashe, barbare e të egra”. Gjithashtu, pra, edhe evropianët bënin thirrje për luftëra të pafundme, derisa Kina të mposhtej në tërësi.
Fridrih Engellsi nuk u mashtrua nga moralizimi që e bënte shtypi britanez. Po, kinezët ende janë “barbarë”, por burimi i kësaj “kryengritjeje univerzale e të gjithë kinezëve kundër tërë të huajve” ishte “politika pirateske e qeverisë britaneze.” Politikë pirateske? Jo, asnjëherë! Ne jemi në një mision civilizues – la mission civilizatrice Européenne. Nuk ishte një mesazh, për të cilin perëndimi ishte i gatshëm ta shqyrtojë në atë kohë, por as tani jo.
Pse vallë kinezët e kanë zgjedhur këtë gjendje lufte? Pse vallë devijuan? A mos ky tërbim u lind nga zilia? A ishte pjesë e karakterit kinez? A kishte ky tërbim për qëllim vetëm shkatërrimin e perëndimit? Perëndimorët deklarojnë: “Kidnapimet e tyre, befasirat e hidhura dhe masakrat e natës” janë lalashe, mirëpo Engellsi thotë: “Proklamuesit e civilizimit nuk duhet të harrojnë se duke u bazuar në paraqitjen e tyre, ata (kinezët) nuk do mund të qëndronin të pathyeshëm kundër mënyrave evropiane për shkatërrim me mjetet e tyre të thjeshta të gjendjes së luftës.” Me fjalë të tjera, kjo ishte një gjendje lufte asimetrike. Nëse pala e dobët e përeshjes posedon dinakëri, do ta rimarrë veten e do t’i hetojë dobësitë e palës tjetër e edhe do t’i sulmojë të njëjtat e nuk do t’i sulmojë fortësitë e saj.
Atëbotë, sikurse tash, kjo betejë asimetrike shkaktoi tmerr në perëndim. Si mund të fitojnë evropianët kur armiku e neutralizon avantazhën tejet të madhe në teknologji, kur t’i pozicionojë vlerat njerëzore, kur të jetë në gatishmëri të plotë për ta sakrifikuar madje edhe jetën?
“Çka mund të bëjë një ushtri”, pyet Engellsi, “kundër njerëzve që kanë aq shumë mjete lufte? Sa është larg për të arritur në vendin e armikut dhe si të pozicionohemi atje?” Perëndimi përsëri përballet me këtë pyetje në Irak, Afganistan dhe Palestinë. Perëndimi është futur në vendin e armikut, por është duke hasur në problem rreth qëndrimit të vet në vendin e armikut. Gjithnjë e më shumë, burrështetasit po pyesin: A munden këtë herë të qëndrojnë pa kërkuar ndihmë shtesë (sulm shtesë).
Engellsi u kërkoi britanezëve ta ndalin “moralizimin e barbarizmit të tmerrshëm kinez”. Në vend të kësaj ai u thotë se “kjo luftë është pro aris et focis (pro altare dhe shtëpiake), luftë gjithëpopullore për mbajtjen e nacionalitetit kinez, me tërë paragjykimet e tyre përmbysëse, me budallakinë e tyre, por prap luftë gjithëpopullore.” Nëse mund të mos e pranojmë erën e paragjykimit perëndimor në këtë rast, ka një porosi të cilën perëndimi mund të mos e marrë parasysh. A është e mundur që muslimanët gjithashtu janë duke u përgatitur për luftë gjithëpopullore, në luftë për dinjitet dhe sovranitetin e muslimanëve?
Në vitin 1857, lufta kineze kundër perëndimorëve ishte kufizuar në Kinën jugore. Sidoqoftë, “do të kishte qenë luftë shumë e rrezikshme për anglezët nëse fanatizmi do të arrinte deri te njerëzit e brendshëm.” Britanezët mund ta shkatërrojnë kantonin, t’i sulmojnë zonat bregdetare, por a mund ta sulmojnë brendësinë? Edhe sikur britanezët ta fusin në përdorim tërë fuqinë e tyre, “nuk do të mjaftonte për t’i pushtuar as dy krahinat e Kwangtungut dhe të Kwangsit. Kështuqë, ku mund të shkojnë më larg?”
Tani, SHBA–ja dhe Izraelli e mbajnë në dorë Irakun, Afganistanin dhe Palestinën. A thua vallë sa e fortë dhe sa e qëndrushme është kjo mbajtje? Në një anë, ata hiqen se janë në pozitë shumë më të fortë se sa që ishin britanezët në Kinë dhe në anën tjetër, i kanë “sundimtarët” e tyre në xhepat e mbrapmë. Tani, parashtrojmë pyetje: A thua vallë sa gjatë këta “sundmitarë” do të qëndrojnë kundër njerëzve të vetë?
Çka nëse kryengritja që në horizont paraqitet si një mjegull e largët, ndoshta është e afërt sa grushti dhe se kjo është shenjë paralajmëruese e luftës gjithëpopullore? Çka nëse “ekstremistët”, “militantët” dhe “terroristët” janë pararojë e luftës gjithëpopullore e kjo nëse bëhet me qëllim që muslimanët të unifikohen? Vallë a mundet SHBA–ja dhe Izraelli ta fitojnë luftën me një të katërtën e banorëve të Tokës?
Vallë a nuk duhet këto fuqi të mëdha t’i kenë parasysh fjalët e Engellsit? A nuk duhet që ata vetë ta kenë parasysh historinë? Përafërsisht një shekull pas vështirësive të rënda, kinezët e arritën sovranitetin e tyre në vitin 1948, duke e larguar çdo fuqi imperialiste nga mbështetësja e vet. Sot Kina është një ndër shtetet më të ngritura sa i përket zhvillimit kapitalist. Asaj (Kinës) nuk i kërcënohet asnjë shtet fqi. Shërbimi i saj sekret nuk është i zënë me destabilizimin e gjendjes në shtetet e huaja nëpër botë. Të paktën deri më tash nuk është ashtu.
Paramendo si është bota tash dhe si ishte para 60 viteve. Sikur perëndimi dhe Japonia do të kishin pasur sukses në copëzimin e Kinës, duke e çarë në ashkla unitetin e këtij civilizimi të madh e të lashtë, a thua çfarë do të kishte ndodhur?! Sa milionë trupa perëndimi duhet t’i pozicionojë për t’i mbrojtur shtetet e tij aleatë, në atë që tani është Kina?[3] Paramendo sikur Vietnami t’i turrej SHBA–së, çfarë baltine do të bëheshte në Kinë?!
A thua vallë a do ta kishte pranuar SHBA–ja Kinën siç ishte përplotë trazira e luftëra, apo Kinën siç është sot: e bashkuar, përparimtare e në paqë?
A thua sa gjatë SHBA–ja, Evropa dhe Izraelli do të vazhdojnë me okuupimin dhe shfrytëzimin e qendrave islame që e patën faqosur në Luftën e Parë Botërore? Përveç kësaj, shtrojmë pyetje edhe për shkakun! Ndonjëherë, më mirë është t’i refuzosh të ardhurat e kaluara se t’i pranosh ato edhe më tej. Ajo kohë është tani dhe mund të kalojë me shpejtësinë e erës!
Edhe një rrotullim tjetër i helikës – edhe një sulm tjetër nga SHBA–ja ose Izraelli – dhe kjo dritare mund të mbyllet pa pasur hapësirë për t’u kthyer mbrapa më kurrë. Nëse luftërat, konfliktet civile apo revolucionet përfshihen te bota islame ka shumë mundësi që kjo turbulencë të mos jetë e kufizuar vetëm në një pjesë të Azisë. Në një mënyrë, apo në në ndonjë tjetër, kjo dhunë do ta joshë botën në drejtim të vorbullës së vet. Nuk mund të imagjinohen degëzimet, sepse ekuivalenca e kësaj furtune të madhe është shkatërrimi i njerëzimit.
Në ditët e sotme, pyetja më thelbësore e botës është: A ka mundësi që SHBA–ja, Izraelli apo të dy këto shtete sëbashku, të mos e lejojnë rrjedhën e kësaj furtune???

Nga anglishtja: Arsim JONUZI
____________________
[1] Hamaj është shumësi i fjalës hamall. I tillë quhet punëtori që mbart, ngarkon apo shkarkon një mall zakonisht me krahë.
[2] Fulminoj do të thotë të thuash diçka me vrull e me inat të madh; të shkreptish me fjalë.
[3] Ekuivalenca e Kinës është sa Arabia Saudite, Kuvajti, Jordani, Egjypti, Pakistani dhe Iraku.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme