BOTA MUSLIMANE DHE KOSOVA SOVRANE

Perpjekjet e Tij u kurorezuan me sukses ne dhjetor te vitit 1955, pasi vota e vendeve muslimane ishte vendimtare per antaresimin e Shqiperise ne OKB si antarja e 76-te e saj. Keshtu u arrit nje fitore e rendesishme, sepse Shqiperia antaresohej njekohesisht e perkrah 13 shteteve te tjera, disa nga te cilat sot jane antare ne BE dhe NATO, si Italia,Austria, Spanja, Irlanda, Hungaria, Portugalia, Finlanda, Rumania e Bullgaria.

Pas kesaj, antikomunistet shqiptare, organizma te ndryshme e shtete mike, duke e ditur e perjetuar faktin se kundershtari i tij politik Enver Hoxha me rregjimin e vet komunist ia kishin ndaluar hyrjen ne Shqiperi…e pyeten ne menyre te perseritur Mbretin Zog se cfare e shtyri te ndermerrte nje hap te tille diplomatik.

Zogu, te gjitheve, iu pergjigj shkurt dhe qarte, me te njejten fraze:

- Interesat e Kombit Tim. Nuk desha qe Shqiperia te perfundonte ne nje copetim nga fqinjet e saj sllave e greke.





2.

Ky fakt m’u kujtua rastesisht teksa po lexoja disa komente ne internet lidhur me pjesmarrjen e nje delegacioni te Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike ne Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, me 15-17 maj 2007, ku u diskutua e relatua edhe per Kosoven.

Se pari duhet pershendetur nisma e kesaj Konference ne hapin e hedhur per ceshtjen e Kosoves, qofte dialogues apo prononcues, dhe, se dyti, duhet pergezuar sipermarrja diplomatike e Shqiperise, edhe ne kete rast,duke mos u frenuar e, per me teper, tejkaluar disa paragjykime politike apo me ngjyrime fetare, per te shkuar ne Islamabad.

Gjithesesi ishte sukses i rradhes i diplomacise shqiptare, qe nje Konference e tille me mjaft peshe nderkombetare, me 57 shtete antare, shprehet, ne menyren e vet, pro Kosoves, pro Paketes Ahtisari.

Ne kete rast nuk duhet te harrojme faktin e nevojshem, qe keto shtete muslimane, antare te kesaj Konference, perbejne rreth 1/3 e vendeve antare ne OKB dhe, per te siguruar nje njohje direkte te Pavaresise se Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme, (ndoshta ne shtator 2007) duhen 128 vota apo 2/3 e 192 vendeve antare te saj. Prandaj,nisur nga ky fakt, kush nuk don ta quajne fitore nuk mundet ta mohojne se eshte arritje e madhe e diplomacise shqiptare, e Qeverise Berisha dhe e vet Kosoves.

Sic e pohon dhe vet lideri i njohur kosovar, Veton Surroi, antar i Ekipit te Unitetit te Kosoves, ne kete rast te votimit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB, vota e Katarrit eshte e barazvlefshme me ate te Gjermanise.

Mbi te gjitha e gjithesesi, ne kete sipermarrje te diplomacise shqiptare, kemi te bejme me interesa te larta kombetare te Shqiptarise ne Ballkan.



3.

Nder vendet antare ne Konferencen e Vendeve Islamike, kujtojme se 2 prej tyre jane antare te Keshillit te Sigurimit, si Indonezia, vendi me popullsine muslimane me te madhe ne bote, (mbi 213 milione) dhe Katarri, nje vend me i vogel se Kosova, por me 95 per qind te popullsise muslimane.

Nje tjeter shtet, Federata Ruse, antare e perhershme e Keshillit te Sigurimit, nga viti 2005 ka statusin e vezhguesit prane kesaj Konference, per nga numri i popullsise muslimane ne vendin e saj renditet e 15-ta ne bote, me mbi 20 milione muslimane.

Dihet qe Indonezia dhe Katarri, keto dy vende aziatike,ne takime dy e shumepaleshe ne OKB, jane pro Pavaresise se Kosoves, ndonese ende nuk po dalin boterisht me deklarata per njohje, qofte edhe te njeanshme te Pavaresise se saj.

Ne rast se Federata Ruse do ta perdorin Veton e saj ne Keshillin e Sigurimit, (sic po deklarohet deri me tani) rideshmon boterisht se eshte e shtyre jo vetem nga ndjenja prosllave, por edhe mbetet ende anti-muslimane. Ne kete aspekt iu mbetet obligim moral i larte vet Vendeve Islamike te kesaj Konference, qe me peshen e pergjegjesise dhe autoritetit te tyre, te dialogojne me Federaten Ruse, ne kushtet e partneritetit te tyre, per ta nxitur e bindur deri ne kufijte e mundshem per te votuar pro Paketes se Ahtisarit.





4.

Te pese antaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit kane popullsi te ndjeshme muslimane ne vendet e tyre.

Federata Ruse renditet e 15-ta ne bote dhe Kina e 17-ta, te cilat kane mbi 20 milione banore popullsi muslimane, ndersa ne vendin e 38-te eshte Franca dhe ne te 40-tin Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kurse Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut eshte ne vendin e 56-te.

Nje tjeter fakt duhet vecuar: te 15 shtetet antare te perhershme apo te perkohshme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se kane ne vendet e tyre rreth 40 perqind te popullsise muslimane te botes.

Sipas te dhenave te CIA-s te qershorit 2007, Indonezia me mbi 213 milione banore ka 86.2 per qind te popullsise se saj te besimit musliman, Katarri me mbi 900 mije banore ka 77.5 per qind, Gana me rreth 30 milione banore ka 15.9 per qind, Federata Ruse me rreth 142 milione banore ka 10-15 per qind, Franca me rreth 64 milione banore ka 5-10 per qind, Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut me mbi 60 milione banore ka 2.7 per qind, Kina me mbi 1.3 miliarde banore ka 2 per qind, Kongo me mbi 3.8 milione banore ka 2 per qind, Afrika e Jugut me mbi 44 milione banore ka mbi 1.5 per qind, Shtetet e Bashkuara te Amerikes me mbi 300 milione banore kane mbi 1 per qind, etj.

Nisur nga kjo do te thoshim se keto shtete, duke votuar per Pavaresine e Kosoves, pervec te tjerave, kane respektuar jo vetem te drejtat e lirite themelore te njeriut, por edhe etnite fetare ne vendet e tyre.





5.

Kosova eshte vendi i 21-te ne bote per nga perqindja e popullsise muslimane,(me 95 per qind),e cila renditet para Katarrit, antar i perkohshem i Keshillit te Sigurimit.

Veshtruar nga perqindja e popullsise muslimane jane mbi 20 shtete te botes qe i kane mbi 95 per qind te popullsise se tyre te besimit musliman, duke nisur nga Arabia Saudite, Maldive, Mauritania, Somalia,Algjeria, Afganistani, Jemeni e Omani, qe numerojne mbi 99 per qind e deri tek Jordania, Katarri eTaxhikistani me mbi 95 per qind.

Mbi 63 shtete te botes se sotme kane mbi 20 perqind te popullsise se tyre muslimane, cka i obligon per t’u shprehur pro Pavaresise se Kosoves ne menyre te drejtperdrejte e te pershpejtuar.

Ky obligim, nisur nga perqindjet, rrjedh edhe nga fakti tjeter se mbi 20 per qind e popullsise se botes eshte e besimit musliman, cka kjo do te vendoste raporte me te drejta ne ekulibrin boteror persa iu perket besimeve fetare dhe te drejtave te tyre ne Rendin e Ri Boteror.





6.

Nisur nga numri i popullsise muslimane Kosova renditet ne vendin e 63-te ne bote, me mbi 2 milione banore te ketij besimi fetar.

Mbi 60 per qind e shteteve antare te Keshillit te Sigurimit kane popullsi muslimane me te madhe se Kosova ne vendet e tyre, si Indonezia, Federata Ruse e Kina apo Kongo, SHBA, Franca,Gana, Mbreteria e Bashkuar etj.

Mirepo nuk duhet te harrojme edhe nje fakt tjeter se jane 21 shtete qe kane nga 15 deri ne 213 milione banore te besimit musliman ,si Indonezia,( antare e Keshillit te Sigurimit), me mbi 213 milione, Pakistani me 163 milione, India me 157 milione, Bangladeshi me 138 milione, Turqia me mbi 70 milione, Irani, Egjypti e Nigeria me mbi 60 milione, Etiopia, Maroku me mbi 30 milione, Afganistani, Iraku, Sudani, Uzbekistani, Arabia Saudite, Jemeni, Federata Ruse (antare e Keshillit te Sigurimit) e Kina (antare e Keshillit te Sigurimit) me mbi 20 milione, Siria me rreth 18 milione e Malajzia me 15 milione banore.

Mjafton edhe ky fakt per te nenvizuar rendesine e madhe qe kane keto shtete me popullsi te madhe muslimane, nga te cilat tri jane antare te Keshilllit te Sigurimit, per te ndermarre hapa konkret per Pavaresine e Kosoves, duke ndikuar per nje njohje ne Keshillin e Sigurimit ose njohje ne menyre te njeanshme, hap pas hapi e nga njeri shtet tek tjetri, derisa Kosova te mundesohet te kalojne per miratim antaresimi ne OKB, ne Asamblene e Pergjithshme te saj, ne kete shtator te vitit 2007.





7.

Ne muajin korrik 2007 Presidenca e Keshillit te Sigurimit kalon tek Republika Popullore e Kines, e cila ka shansin historik per te dhene kontributin e vet ne miratimin e Rezolutes per Pavaresine e Kosoves, nisur, pervec te tjerave, edhe nga vet perkatesia fetare.

Gjithesesi eshte me vend per te theksuar kete fakt, pasi Kina zene vendin e pare ne bote per popullsine e saj budiste, vendin e 6-te per popullsine kristiane dhe vendin e 17-te per popullsine muslimane, cka e ndihmon dhe e obligon ne nje stad te caktuar per te qene pro Pavaresise se Kosoves, ne rast se ky vend i vogel europian shihet si nje vend musliman, sic paraqitet ne disa plane diplomatike, politike e mediatike te kohes.





8.

Besimi fetar musliman i Kosoves, me nje numer e perqindje kaq te larte, nuk eshte se ajo e kerkoi kete realitet te sotem fetar, por ishin vet rrjedhat historike ne shekuj, qe e sollen ne te tilla raporte ne stadin aktual.

Kjo ka ndodhur me se shumti se Kristianizmi, me saktesisht Katolicizmi, nuk i qendroi aq afer Kosoves per disa shekuj historie, pavaresisht se nga trojet dardane, pikerisht nga Nishi, ishte Kostandini i Mash qe e shpalli ligjerisht e boterisht Krishterimin si fe zyrtare, pavaresisht se Niket Dardani, nga keto troje, e shkroi Himnin e Krishterimit…e duke arritur deri tek Nene Tereza Nobeliste,qe i dha shume Krishterimit. Apo tjetra: jane te pakten 78 shenjtore te Krishtimit nga treva dardane e Kosoves.

Duke u “ larguar “ nga treva e Kosoves Katolicizmi, natyrisht per arsye historike etj. filloi te vershonte ortodoksizmi sllav, i cili synonte e realizonte neper shekuj, hap pas hapi, me sa mundtte e ku te mundtte, asmilimin e shqiptareve katolike ne sllave, biles me vone edhe te atyre muslimane.

Sot, ne Kosove, sipas burimeve amerikane te 15 shtatorit 2006, numerohen 95 per qind e popullsise te besimit muslimane, mbi 3 per qind te besimit te krishtere,ku shumica e tyre jane ortodokse sllave dhe rreth 1 per qind protestane.

Duke ndjere rrezikun e ortodoksizmit sllav, shqiptaret e Kosoves Dardane, me deshire shpirterore apo imponime rrethanore, arriten te perqafonin fene muslimane deri ne keto nivele te sotme.





9.

Gjithesesi, duke e cituar po te njejtin burim amerikan, ne nje raport nderkombetar, ku flitet edhe mbi lirine fetare ne Kosove, vecojme: “Feja mbizoteruese, e pranuar nga pjesa me e madhe e populates shumice shqiptare etnike,nga bashkesia boshnjake, gorane dhe turke,si dhe nga disa antare te bashkesise rome/ashkalike/ egjyptiane, ishte feja islame (muslimane), ndonese feja nuk ishte faktor i rendesishem ne jeten publike.Retorika fetare mungonte shume nga fjalimi publik. Pjesmarrja ne xhami ishte e ulet dhe paraqitjet publike te rrobave dhe te kultures konservatore islame (muslimane) ishin minimale”.

Nisur nga ky raport shohim se ne Kosove kemi vertet nje vend me perqindje e numer te madh te popullsise muslimane,por ka nje ndryshim thelbesor me vendet e tjera muslimane ne Azi apo ne Afrike ose, qofte edhe ne Europe, si ne disa ish-republika te Bashkimit Sovjetik e ne Turqi.

Kemi te bejme me nje muslimanizem ndryshe.Gjithesesi ndryshe ne shume aspekte.

Megjithate, ne burime zyrtare te ndryshme, Kosova cilesohet si nje vend musliman, por jo aq i lidhur me boten islame. Kjo, jo per dobesi apo pamundesi te Kosoves, por vet Bota Islame e solli fene e vet ne keto troje, por i ka qendruar larg, teper larg, gjallerimit te saj ne popullsine e trevave dardane.

Vendet muslimane te Euro-Azise jane marre me Kosoven, ne keto dekadat e fundit me investime per ngritje te xhamive e me shkollimin e udheheqesve te bashkesise fetare muslimane apo, me tej e me shume, me dergimin e ndihmave te ndryshme, vecanerisht ne kohen e luftes se Kosoves me 1999 etj.

Nder vendet muslimane, me se shumti Turqia, ka folur vazhdimisht dhe eshte prononcuar edhe zyrtarisht per te drejtat e shqiptareve e te turqeve ne Kosove,duke kontribuar vecanerisht gjate luftes ne Kosove si ne kuadrin e NATO-s,etj.

Vendet muslimane nuk duhet ta shohin Kosoven si problem musliman ne teresine gjeopolitike e demografike te muslimanizmit, por si nje rast i vecante,unik, persa i perket edhe fese muslimane,por edhe historise se saj, kushteve,rrethanave e faktoreve gjeopolitike te saj, ne shek. XXI, ne zemren e Europes dhe ne harten e Botes.

Tani, ne kete vit, eshte koha qe vendet muslimane te botes, ne Europe, Azi, Afrike e gjetke, ato qe jane te antaresuara ne Konferencen e Vendeve Islamike apo ne Lidhjen Arabe, te flasin boterisht e te prononcohen zyrtarisht si shtete te vecanta apo ne emer te ketyre dy organizmave te fuqishme te tyre, per Pavaresine e Kosoves.

Ne keto dy dekadat e fundit te ndrrimit te mijevjecareve, nder vendet qe e ngriten me se shumti zerin per Kosoven apo qe kane kontribuar aktivisht per lirine e saj e tashme per Pavaresine, jane shtetet Perendimore, qe kane shumicen e popullsise se tyre te krishtere, si SHBA,(vendin e pare ne bote me 234 milione te krishtere), Mbreteria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, etj.

Edhe bota muslimane duhet te merret me shume, ne te gjitha planet e aspektet nderkombetare, per t’iu dhene e drejta Kosoves te jete Sovrane, jo thjeshte nga fakti religjionoz, se Kosova eshte nje vend musliman, por, ajo cka eshte me e rendesishmja e domethenesja, se Kosova eshte rast unik ne bote, ne kohen e sotme, qe e meriton Pavaresine e vet, sic e meriton ujin e tokes se vet dhe driten e diellit mbi glob.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme