Mbi fushatën e shpifjeve dhe kërcënimeve, që misionarët protestantë kanë nisur kundër meje në Kosovë

Artikulli im mbi hilet e misionarëve në Kosovë është një punim shkencor, i cili studion përgjithesisht aktivitetet e misionarëve në disa vende te botës, dhe në Kosovë veçanerisht. Aty tregohet sesi në Kosovë, nëpërmjet varferisë, njerëzve po ju blihet shpirti me para dhe shkatërrohet tradita. Shkrimi im tregon edhe ngjarje te cilat personalisht kam pas rastin t’i regjistroj nga njerëzit e konvertuar, mirëpo që për shkaqe sigurie dhe varfërie të madhe të intervistuarëve (të cilët kanë nevojë për paratë e shpirtblerësve), nuk e kam parë te arsyeshme të permend emrat e tyre. Ndërsa kur është fjala për publikimin e adresave, kjo është bërë për arsye te mbrojtjes se punimit si një punim akademik, ngase shumë herë në Kosovë, si në te kaluaren po ashtu edhe në te tashmen, shumë gjëra u janë lënë kohës dhe për këtë arsye, pasojat po i vuajmë në këtë shekull.

Regjistrimi dhe publikimi i organizatave në fjalë, ka patur për qellim të dëshmoj se në Kosovë ka misionarë të shumtë, dhe bazuar në numrin e madh te organizatave te tyre, shohim se ia vlen që te ceken. Sikur te ekzistonin dy apo tri organizata, unë nuk do t’i kisha permendur ato, ama siç e ceka edhe më parë, shume ngjarje në Kosovë po anashkalohen, thua se ne shqiptarët e Kosovës te jemi te shurdher dhe budallenjë. Prandaj duke mos harruar që çdo gjenerat i ka boxh gjeneratës që pason ruajtjen e vlerave dhe traditës unë vendosa të bëj këtë shkrim. Për këtë arsye mendoj se gjërat që po ndodhin sot në Kosovë duhen thënë siç janë, dhe regjistruar me përpikmëri në mënyrë që gjeneratat që do vinë pas, te analizojnë drejt kohën që ne sot po e jetojmë.

Edhe pse shkrimi im për punën e misionarëve në Kosovë ishte një shkrim akademik, unë kam marrë shumë kërcënime personale por edhe familjare nga misionarët që punojnë në Kosovë. Kërcënime që ne si kosovarë jemi mësuar tashmë të marrim nga fashistët serbë. Siç e kam potencuar edhe më parë, në artikull tim kur kam trajtuar punën prozelituese në Kosovë nuk kam përmendur asgjëkundi fjalët forcë, apo kërcënim. Megjithëkëtë, misionarët që për mua janë trafikantë dhe po blejnë shpitëra shqiptarësh sot në Kosovë, dhe posedojne liri maksimale ku askush nuk i pengon ne misionin e tyre dhe ndihen shume te qete dhe të trimëruar për këtë, kanë dashur që të më heqin mua lirinë e fjalës dhe të mendimit. Kjo është parë në fushatën e ulët që ata kanë ndërmarrë kundër meje kur i kanë telefonuar ambasadave dhe policisë. Ky fakt të lë të kuptosh se sa shume te ‘pambrojtur’ ata janë – në krahasim me ne muslimanët kosovarë, që misionarët duan të na mësojnë të rrimë urtë, heshtim dhe tolerojmë këta trafikantë shpirtërash, ‘pse – siç na thonë ne – na e kërkon pavarësia e Kosovës’.

Nëpërmjet kësaj letre unë dua t’i drejtohem te gjithë misionareve që operojnë sot në Kosovë, që te kenë me shumë kujdes në misionin e tyre, e veçmas kur është fjala te konvertimet dhe blerja e shpirtit të fukarejve shqiptarë me para. Une e di mirë se ata marrin paga shumë te majme për këtë mision që kryejnë në Kosovë, dhe mu për këtë edhe nuk merziten pse jetojnë larg familjeve te tyre. Për ta Kosova nuk është vendi i parë, e as i fundit që misionarët ndërtojnë pasuritë e tyre me shpirtra njerëzish të goditur nga skamja, konfliktet dhe fatkeqësitë. Kosova nuk është vendi i parë dhe as i fundit ku misionarët bëjnë xhirime me kaseta filmike dhe i tregojnë fukarejtë kosovarë sikur të jenë zezakë – që presin ndihma, para dhe ungjillizim nga redneck-sat e kuq të Amerikës, të cilët besojnë se janë më të civilizuar dhe qytetëruar sesa populli ynë musliman që jeton në Kosovë sot e 2000 vite më parë. Për misionarët kjo është një praktikë që ata e kanë bërë në shumë vende te dala nga lufta, dhe Kosova jonë e varfër dhe e korruptuar tashmë ka të njëjtin fat. Këta janë misionaret, që ne shohim nëpër lajme sesi në shumë vende dhunojnë fëmijë e gra, kenaqin epshet e tyre me sekse nga me te ndryshmet, siç është rasti më i fundëm i misionarëve pedofilë anglezë që janë kapur në Shqipëri, që sëbashku me Biblën përdhunonin fëmitë shqiptarë. Por organizatat që sponsorizojnë këtë misionarë që nga Vatikani e deri te Kishat e tyre në Amerikë me miliona dollarët që posedojnë mbulojnë marrëzirat e tyre.

Misionarët por edhe shumë të huaj që janë sot në Kosovë po i mësojnë rinisë kosovare sesi të përdorë seksin e lirë, se si te përdorin kondomin, pra, me fjale te tjera, po licensojnë seksin dhe degjenerimin, në menyrë që në Kosovë me lehtë te funksionoj degjenerimi i skajshem dhe shkatërrimi i familjes sesa jeta dhe dashuria ndaj saj. Në mënyrë që në Kosovë, atë që Sllobodani nuk arriti me luftë – pra plakjen dhe zhdukjen e kosovarëve – të arrihet sot nëpërmjet shkatërrimit të familjes dhe përdorimit të kondomit.

Megjithëkëto, misionarët shqipfolës që kanë shitur shpirtin e tyre për pak para te bukëdhënësit e tyre dhe tashmë kërkojnë të blejnë edhe shpirta të tjerë kosovarësh, më kanë akuzuar mua në prononcimet e tyre se unë i kam kërcënuar ata me shkrimin tim! Kjo është një gënjeshtër zotërinjë, dhe është një abuzim që ju jeni munduar të bëni me personin tim. Si eshte e mundur që ju jeni kërcënuar nga një shkrim akademik imi, pse unë kam paraqitur adresat tuaja aty, kur çdo njeri në Kosovë, në çdo qytet eshte në dijeni që në lagjen e tij ekzistojnë një, dy apo tre organizata që blejnë shpirtra me para? Që me thasin e bukës ju sillni kryqin në çantë? Unë sulmin e misionarëve kundër punimit tim e shoh si një fushatë fashiste e cila synon që në çdo mënyrë te cënojë lirinë akademike në Kosovë dhe ta mbajë të shtypur opinionin publik kosovar. Nëpërmjet këtij sulmi, misionarët frikësohen se mos ne, shoqëria civile kosovare, prodhojmë filma si ai ‘Jesus Camp Movie’ nga producentët Heidi Ewing dhe Rachel Grady (http://www.jesuscampthemovie.com/) që kanë treguar me një guxim të lartë intelektual dhe artistik rrezikshmërinë që misionarizmi evangjelist ka jo vetem për Kosovën – por për vetë Amerikën!

Zotërinjë misionarë ju ndoshta ndiqni atë që ka thënë Shën Pali: “Prandaj, në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e shton lavdinë e Tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?” (Romakëve 3:7). Por duhet ta dini se fjala e Zotit nuk bën të hapet me gënjeshtra dhe mashtrime. Fjala e Perëndisë për në muslimanët hapet me drejtësi dhe sinqeritet apo siç shkruhet në Dhiatën e Vjetër që: “Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.“ (Fjalët e urta 14:5). Prandaj unë ju apeloj që të mos gënjeni. Pasi me sulmin që ju keni lëshuar kundër meje keni vepruar tamam si serbët; që te rrahnin dhe nuk te linin te qash, te malltretonin dhe ne fund te etiketonin me lloj lloj emrash dhe etiketimesh.

E përbashkëta që misionarët evangjelistë, protestantë dhe të tjerë që operojnë në Kosovë – kanë me serbët – është që të dy palët janë fanatikë të krishterë. Milienaristë, që shohin ëndërra me sy hapur dhe e shohin popullin kosovar si mish për top për propagandën e tyre mesjetare. Falë këtij milienarizmi serbët na kanë vrarë ne për më shumë se 100 vjet pse mendonin se kështu marrin hak për Car Llazarin dhe Jezu Krishtin. O Misionarë! Dijeni dhe binduni: Zoti nuk është në anën e Car Llazarit dhe Jezu Krishtit në Kosovë por në anën e sulltan Muratit dhe popullit Kosovar i cili që prej 600 vjetësh gëzon dhe beson në Allahun e madh, në Profetin Muhamed dhe në Kuranin e Shenjtë. O misionarë ju e patë sesi serbët dështuan në Kosovë që të hapin Krishtërimin duke vrarë muslimanët kosovarë dhe mbjellur Kisha. Prandaj të mos ju gënjejë mendja se me një copë bukë ju do të ktheni atë që serbët nuk realizuan dot me avionë dhe me tanke. Vetë fakti që ju jeni ndjerë te friguar nga shkrimi im tregon se me ju nuk është diqka në rregull.

Mua më vjen keq për ata gazetarë që i thonë vetes shqiptarë, që i kanë dalë në krah misionarëve kur sot Kosovës nuk i nevojiten kisha, por ekonomi, infrastrukturë dhe arsim. Kosova o lexues të mirë sot nuk ka nevojë për ndërtim e kishash, katedralesh, statujash dhe idhujsh të krishtërimit. Boll vuajti populli ynë për 100 vjet falë kishave serbe dhe statujave serbe në Gazimestan! Mos i mbillni këtij populli buste të tjera o të marrë! Mos ndërtoni në Kryeqytetin e Kosovës Katedrale qe nuk kanë ekzistuar kurrë! Kosova sot ka nevojë për paqe, zhvillim dhe modernitet dhe jo mesjetë!

Reagimet e Ambasadës Amerikane apo Kishave Protestante dhe Ungjillore, kundër shkrimit tim, padyshim që bien ndesh dhe cënojnë lirinë e te shprehurit dhe të mendimit. Presioni që këto institucione kanë bërë kundër shkrimit tim fatkeqësisht ka çuar edhe disa institucione islame në Kosovë që të largojnë këtë shkrim tim nga faqet e tyre. Është për të ardhur keq që Ambasada Amerikane në vend që të ruaj postin e saj politik, i ka bërë presion Bashkësisë sonë Islame, ndërsa ata nuk i thonë asgjë misionarëve që trafikojne shpirtra muslimanësh me para në Kosovë. E gjithë fushata që është bërë kundër shkrimit tim i ngjan fushatave fashiste që synojnë te cenoje lirinë intelektuale të kosovarëve si në kohë te Serbisë. Dhe kjo gjë për mua është diçka e ulët dhe jo-humane.


Porosi drejtuar Ambasades Amerikane, Pastorëve dhe Lexuesve

Duke u nisur nga Porosia e Profetit Muhammed a.s, ku thotë: “Kush nuk falenderon njeriun, nuk falenderon as Krijuesin”, shfrytëzoj rastin që Ambasades Amerikane megjithë përfoljen e telefonatave të saj, t’i percjelli përshëndetjet dhe falenderimet për ndihmen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë popullit të shumëvujatur kosovarë. Porosisë sime i bashkangjitet edhe këshilla ne vazhdim: shtetasit e juaj misionarë, e nderuara Ambasadë, te ardhur në Kosove, Shqipëri e Maqedoni, duhet të kenë me shumë kujdes që assesi dhe në asnjë mënyrë te mos prekin në çeshtjet islame siç po ndodh këtu në Kosovë. Prandaj, luteni që t’i këshilloni shtetasit tuaj misionarë që të respektojnë traditat islame shqiptare, të mos bëhen trafikantë shpirtërash, siç respektojnë dhe ndërojne edhe shqiptarët Amerikën dhe demokracinë e saj. Ne shqiptarët jemi popull i varfër materjalisht por shumë te pasur dhe krenarë moralisht. Prandaj ju lutem qe çeshtjen fetare në Kosovë dhe gjetke ta keni parasysh, pasi ne kosovarët jemi populli më pro-Amerikan i botës. Jemi 90% musliman dhe nuk kemi nevojë për konvertime dhe fe të tjera. Prandaj na ruani si ujët e pakët pse do ju nevojitemi nëpër botë për të përmirësuar emrin tuaj!

Nëpërmjet kësaj letre unë lus Allahun e Madherishem që këtë lutje ta keni në konsideratë dhe t’i leni anash alarmimet e pabaza dhe shqetësimin e muslimanëve të Kosovës me trafikun e shpirtrave që disa misionarë po bëjnë kundër popullit tonë. Feja jonë Islame na mëson që musafiri duhet respektuar dhe ne si kosovarë do vazhdojme t’i respektojme musafiret tanë amerikanë, siç ne muslimanet shqiptare kemi ruajtur dhe mbrojtur hebrejte gjate Luftes se Dyte Boterore, por nuk do te mirëpresim që te na përzihen në çeshtjet e besimit islam dhe të na trafikojnë shpirtrat sikur të jemi zezakë, apo prostituta semafori që shesim nderin për para.

Në fund,

I falenderoj të gjithë lexuesit e kësaj letre për durimin e tyre dhe falenderoj të gjithë ata që më kanë perkrahur dhe me kanë dalë në krah kur më kërcënuan për shkrimin tim mbi misionarët në Kosvë. Dëshiroj që t’u bëjë me dije se kërcënimet e fundit nuk me kanë friguar aspak, ato veç sa me kanë forcuar edhe me shumë. Për këtë arsye i falenderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia shqiptare nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Gjermania, Anglia, Malajzia, që gjetën kohë të më telefonojnë, dërgojnë letra dhe emaile në përkrahjen ndaj meje. Për këtë ju jam shumë mirenjohes dhe ju çoj selamet e mia me mall nga Brunei DarusSalam.

Ju falendëroj të gjithëve,

Feim Dragusha
(feim_dragusha@hotmail.com)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme