NE IU DHAME VOTAT ATA NA I DHANE PLUMBAT

E kur te hyping ne kale (ne ato kariget e qeverise) na harojne bile se ekzistojme, prej asaj dite, e deri ne zgjedhjet tjera nuk ndegjojne per ne. Por kur ju vjen koha, serish sillen si mjerana dhe premtojne edhe te pamundurat, vetem deri sa ti marin vendet e veta edhe ma shendosh….! Krejt njesoj jane,…. I kemi pare te gjithe deri me tani… ..!

Jane keto fjalet vetem sa per fillim te bisedes me banoret e malsise se Tetoves,gjegjesisht Brodecaseve. Tanime dimri ka treguar shenjet e veta ne kete fshat te thelle malor,banoret,te rinj e pleq i has anembane rrugeve te ngushta te fshatit,perkunder te ftohtit qe ben ata qendrojne jashte shtepive te tyre, dikundi neper obore,dikundi te mbledhur koke me koke dhe qajne hallet e veta.Te shumte jane reporteret,kameramanet por edhe te huajt qe vijne ne kete fshat per qellimet e veta,vijne edhe per te ngushelluar familjaret vijne edhe per te bere sehir….keshtu thote nje plak I cili vazdoi me tej:ketu ka edhe prej atyre qe te vrasin naten dhe te qajne diten. ….. Keshtu s`e kemi patur as ne 2001shin thone te rinjte qe I sheh duke dhene interviste aty afer, …….``Keshtu na e ka be Bugari ndonjehere``!... refehet nje plak dikundi pak me larg. Jane te thyer, te lodhur, te tmeruar banoret e fshatit, gra e femije, pleq e te rinje.

E luta nje fshatar jo fort te moshuar per te me shoqeruar pak ne fshat dhe t`me rrefej dic , isha kureshtar dhe doja te mesoja nga vete banoret e fshatit per te gjith ate qe ka ngjare,nuk pritoi dhe u nisem, na u bashkua edhe nje shok i tij. Mete nisur ne brendi te fshatit,aty me tregonte per gjurmet qe kishte shtepia e njerit axhe te vete,ja shihe: krejt bira eshte…edhe dritaret e thyera i ka nga plumbat,…po ai kurre nuk mundet me blej dritare te reja,ai ska pare une e dij! me thote.Ne vazhdojme me tej,gjithkah ka te sheh syri ka gezhoja te kalibrave te ndryshem,eshte e tmershme te imagjinosh se cka ka ndodhur ketu.Me tej e shohim nje shtepi te djegur nga temeli, ishte e vjeter, por ishte shtepi e dikujt ! Vetem sa me beri me shenje t`me tregoje ate dhe nuk foli agje,asnje fjale,asnjeri,u ashpersuan ne fytyre dhe me thane te vazhdojme me tej,pa asnje shpjegim .Gjat rruges mundohesha te shikoja mineren e xhamise nga large,ishte e goditur me plumba e tera, ne ecnim ne ate drejtim dhe njeri papritmas me zuri per krahu per t`me ndaluar, me tha: ..kujdes, mos shkel aty se ka gjak! Oh Zot i madh,cte shihja;ishte nje pellg i tere gjaku qe kishte rrjedhur aty.Mu para kembeve te mija.Ata dy shoket me thone te shkojme tek xhamia e fshatit dha ta shohim si eshte….une dua por kembet s`me shkojne me,isha i hutuar dhe i trishtuar , aty afer degjohet nje ze i nje vajze te vogel qe qante! nuk duhej pyetur askendi per te kuptuar pse qan, ajo ne vajin e saj dhe me ze te dridhur e kerkonte babin e vete,me thane qe ia kan marur ate dite policia.A nuk eshte kjo nje tragjedi e vertete? Isha mesuar te shihja dhe degjoja kesi ngjarjesh vetem nga e kaluara jo e larget neper televizione por jo edhe t`i perjetoja ne kete menyre,perkunder deshires se madhe qe kisha per te pare xhamin e demoluar nga forcat speziale te shtetit,per t`u futur brenda dhe te shihjja cdo gje,une nuk mundem,nuk kam fuqi per me tej,dhe ju bej me shenje qe te ndalemi paksa te kthjellem dhe te mare veten,bej te ulem aty tek nje dere e hapur qe ishte por cuditshem,te dy pernjehere reaguan; Te lutem, do ecim dhe pak pastaj ulu dikundi se kjo shtepia ka celur dere per ngushellime te djalit te tyre qe ia vrau policia ate dite,dhe nuk eshte mire t zeme deren,shpejt brofa ne kembe sikur te kisha ra vete ne at var dhe doja te ik sa me larg.

Interesante,….deshiron njeri tme tregon per kete ngjarje. Familjaret, shoket, miqte, vijne te ngushellojne kete famije qe humbi djalin e tyre te pafajme, e keta te mjere nuk dijne c`tju thone; djalin nuk e kane varosur , as nuk e kane kufomen e tij per t`a pare bile! Kesij rasti nuk na ka ndodhur ndonjehere ne fshat.. Pa asnje fjale tjeter ju thashe qe tme percjellin deri atje prej nga u nisem,une nuk mundem me te vazhdoj. Duke dashur qe te mos me pyesin asgje, ju them qe une dote vij perseri ne kete fshat dhe do vizitojme edhe xhamine qe sot nuk ptem mundesi ta shohim,edhe pse ishte e premte aty nuk falej njeri, mbase ishte e demoluar nga forcat policore speziale. Disi me ironi dhe ne te qeshur me tha: po po sigurisht qe do vijsh, tamam sikur edhe gjith te tjeret , do vijsh edhe tij ateher kur te ket patur edhe ndonje lufte tjeter. M`a theu shpirtin; por isha aq i pafuqishem pas gjith asaj qe pashe saqe nuk e zgjata me teper dhe ju premtova qe dote kthehem se shpejti dhe InshaAllah dota keni ndertuar edhe xhamine dhe do falemi se bashku.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme