Shërbimet Sekrete Serbe në Kosovë

Për këtë arsye, nga këndvështrimi im në këtë fejton jam përpjekur të bëj një analizë të këtyre shërbimeve, gjithnjë duke u bazuar në shtypin tonë ditor dhe peroidik, çasjes në internet, të dhënave të botuara në shtypin serb e malazez por edhe në shtypin evropian.Në këtë kuadër, shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë.

Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike. Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja.Shërbimet serbe janë duke punuar më të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diverzionesh, vrasjesh, pakënaqësish e të tjera të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë. Shërbimet serbe të kundërzbulimit në mediat e vendit por edhe në nivelet ndërkombëtare kanë arritur të krijojnë përshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencës së shqiptarëve të Kosovës në luftën e zhvilluar në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni si „grupe ekstremiste”, apo siç i quajnë shërbimet serbe „grupe terroriste”.E tërë veprimtaria e tyre është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb.

Për një gjë të tillë flet edhe paralajmërimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, në shtator të këtij viti.Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, shumica prej tyre janë të lidhur më shërbimin sekret të MUP-it serb prej të cilit edhe i marrin direktivat.Serbët në Kosovë kanë të ndërtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe të përgjimit, në bazë të një strukture të fshehtë organizative (gjysmë legale) me qëllim të organizimit të akteve të ndryshme diverzive, duke tentuar të gjejnë „fajtorë” në mesin e shqiptarëve vetëm për të bërë një balancim mes forcave serbe dhe atyre shqiptare.Shërbimet sekrete serbe kanë organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t‘ua hedhin shqiptarëve.Në të gjitha enklavat serbe në Kosovë ekziston një ndërlidhje mes tyre që ka dhe mban formën e pushtetit paralel në Kosovë. Nëpër këto baza ka sistem të mirëfilltë të radiolidhjeve, radioamaterëve e sisteme tjera komunikimi. Ekziston një hierarki e pushtetit dhe mbrojtjes (kuptohet e mbrojtjes së dyfishtë: nga KFOR-i si të rrezikuar dhe nga forcat e brendshme serbe si lëvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale).Në kuadër të këtij organizimi forcat serbe në Kosovë kanë organizuar një varg shantazhesh. Po e zëmë paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Janë sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin për në Gjilan dhe anasjelltas.Pastaj problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, e që nuk janë zbuluar ende.

Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla.Sipas burimeve gjysmëzyrtare, Millosheviqi kishte urdhëruar të futen ilegalisht në Kosovë forca të zgjedhura të njësive ushtarake, të specializuara për veprime të veçanta, me qëllim që të shkaktojnë incidente në mes serbëve dhe shqiptarëve. (Shih Ilegalët serbë veprojnë pas linjave të armikut në Kosovë, BCR-Nr-103-17 dhjetor 1999).Orkestrimi i dhunës në Mitrovicë, që nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelëve serbë, mosdënimi i kriminelëve serbë të luftës nga gjykatat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile në Kosovë, janë plane të përgatitura nga forcat elite të policisë serbe. Po ashtu, këto forca janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore por edhe të enklavave tjera, ku në sulme, shpërthime, vrasje etj., ka pasë të vdekur shqiptarë dhe serbë. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njëkohësisht këto shërbime kanë përgatitur strategjinë që serbët e Kosovës t’i paraqesin si viktima të pambrojtura të agresionit shqiptar.

Në fshatin Bërzeçe në Serbinë Jugore pranë kufirit me Kosovën, një kohë të shkurtër ishte e vendosur një qendër policore e cila është përdorur si bazë për infiltrimin e forcave serbe në Kosovë, të cilët të veshur me rroba civile, kanë hyrë në thellësi të Kosovës, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerëzit e tyre brenda (serbë, romë, shqiptarë, etj). Këta ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara udhëtimi.Shërbimet e MUP-it serb kanë biseduar me njerëzit e tyre, u kanë bërë presion por edhe u kanë premtuar para të majme që disa nga serbët të kthehen në Kosovë.Lidhur me format e punës së shërbimeve serbe, se ato i përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë për të arritur qëllimin tregojnë një varg faktesh, p.sh.: Agjensia e Lajmeve „Beta”, më 5 mars 2001, si dhe e përditshmja beogradase „Politika Ekspres” deklaruan se shtëpia e modës „Nish” një muaj ka prodhuar uniforma të NATO-s. Lidhur me këtë punëtorët e shërbimit doganor të Serbisë kishin konfiskuar 3.500 uniforma ushtarake të gatshme, në të cilat ishin emblemat e NATO-s.Influenca e Beogradit dhe tutorizmi serb është prezent edhe më tutje në jetën politike dhe shoqërore. Njëra ndër qëllimet e Beogradit ka qenë t’i ndalojë serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Pastaj, kanë bërë presion që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet, kanë bërë presione të vazhdueshme për ta tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, ekstremistët serbë shpesh bënin veprime të hapta, si duke hedhur bomba në qerdhet e fëmijëve, pastaj në institucione të tjera. Në Shterpcë, në qershor të vitit 2000 serbët e atij fshati ia vunë zjarrin ndërtesës së UNMIK-ut, pastaj kanë djegur pyje në zona të ndryshme të Kosovës, kanë vrarë një numër jo të vogël të shqiptarëve duke organizuar edhe vrasjet me motive politike.

Shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të ringjallin vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke tentuar ta ngritin në shkallën e dukurisë. Zakonisht agjentët serbë veprojnë brenda komunitetit serb në Kosovë, ku sipas shumë statistikave jetojnë afër 100 mijë serbë. Qëllim tjetër i klanit të Millosheviqit dhe i nacionalistëve të tjerë është edhe pengimi i përpjekjeve të KB-së për rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Shpesh, serbët e Kosovës kanë organizuar protesta kundër mungesës së kujdesit të mjaftueshëm të policisë së UNMIK-ut. Shërbimet serbe të linjave sekrete i mbajnë me doza premtimesh bashkëpunëtorët e vet lidhur me modalitetet e disa njësive ushtarake serbe në Kosovë, e që nga këto forca, ky problem ka arritur të shqyrtohet në tryeza të bisedimeve.Mirëpo, nga ndërkombëtarët është vërtetuar se një veprim i tillë është krejtësisht i panevojshëm. Sepse në Rezolutën 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, nuk përdoren termi për rikthimin e ushtrisë. Pra, ka të bëjë me disa parametra diplomatikë dhe politikë.Në nëntor të vitit 1999, zëvendësministri i jashtëm rus Avdejev në Komisionin e Ministrave të Këshillit të Europës kishte hedhur tezën shumë të rrezikshme për të ashtuquajturin KORDON OMBELIKAL midis Serbisë dhe Kosovës. Një tezë e tillë ishte provokim direkt i diplomacisë shqiptare, sepse agjenturat prosllave kishin organizuar një sulm propagandistik përmes linjave të shërbimeve diplomatike serbe e proserbe. Mirëpo, ky problem u tejkalua pa ndonjë eskalim të situatës.Në mars të vitit 2001, Koshtunica hedhë tezën në emër të Qeverisë së Serbisë për dërgimin e një numri të kufizuar të pjesëtarëve të UJ-së për kontrollimin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve serbe në Kosovë. Këtë e arsyetoi me faktin se kishte kërcënime për ndarjen e Malit të Zi, dhe për ta ndaluar zgjerimin e fushatës së forcave kryengritëse në Luginën e Preshevës.

Për këtë arsye, Koshtunica dëshironte që forcat e UJ-së t’i dërgon „për kontrollin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve”.Të gjitha këto presione bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese dhe përpjekjet për kthimin e forcave serbe me çdo kusht në Kosovë, në saje të intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera që i kanë bërë e po i bëjnë shërbimet sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe, për të krijuar parakushte sa më të volitshme, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën.Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe që posedojnë paisje komunikimi, strategji dhe platformë pune në veriun e Mitrovicës, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i kanë bërë KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së, nuk janë asgjë tjetër veçse një privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisë evropiane, përkrahësve të ndikimit të shtrirjes dhe zbatimit të politikës serbomadhe në Kosovë.Grupet ekstremiste serbe me veprim në Kosovë vazhdimisht i kanë përdorur të gjitha llojet e materialit propagandistik për punë agjenturore duke u bazuar në gjysmë të pavërteta, në lansime të ndryshme - në përsëritje të gënjeshtrave, në përdorim të internetit duke bërë faqe të veçanta kundër UÇK-së, TMK-së etj., nga njerëz autoritativ si Sava Janjiq, prijës i fesë ortodokse, i njohur për përcaktimet skajshmërisht antishqiptare.

Këta i kanë përdorur të gjitha lidhjet logjistike me shërbimet sekrete serbe duke krijuar një filtër të strategjisë afatgjatë të veprimit në Kosovë.Shërbimet e lartëcekura serbe luftën e tyre të ftohtë janë duke e vazhduar në të gjitha fushat e jetës politike e shoqërore në Kosovë duke bërë përpjekje për të shkaktuar pasiguri në Kosovë, destabilizim të ekonomisë, krijim të pasigurisë, bllokim të institucioneve etj. Duke tentuar t’i paraqesin shqiptarët e Kosovës të pa aftë për të ndërtuar pushtet e shtet. Duke bërë përpjekje për ta paraqitur KFOR-in dhe UNMIK-un të paaftë për të vendosur rend e qetësi për qytetarët e Kosovës.Nuk është pa interesant as thyerja e varrezave të shqiptarëve të besimit katolik në Prizren, sepse edhe gjatë periudhës të viteve 1912-ta organizata e terroriste „Crna Ruka” kishte kryer një varg shantazhesh të tilla. Në mesin e tyre, duhet përmendur rastin kur kishin qitur një derr tek dera e xhamisë Ditën e Bajramit, për çka kishte ardhur deri tek grindja mes shqiptarëve të krishterë dhe atyre myslimanë, si dhe pas pak edhe tek vrasja mes veti.Shërbimet e lartëcekura kanë bindur disa „miq” të linjave prosllave, gjegjësisht proserbe, të cilat po vazhdojnë ta mbajnë Kosovën në situata të tendosura. Një rol të këtillë janë duke e luajtur edhe pjesëtarët e një organizate ushtarake ilegale serbe, të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe (OSA).

Drejtuesit e saj, vitin e kaluar kishin kërkuar nga kreu ushtarak serb dhe kryetari Koshtunica për t‘ua miratuar kërkesën për formimin e njësive vullnetare për luftë kundër „terroristëve” shqiptarë në Kosovën Lindore. Në këtë organizatë janë të tubuar vullnetarë serbë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, duke e arsyetuar veten si njerëz me eksperiencë në konfrontime, siç i quajnë ata, me „bandat shqiptare” sepse pjesëtarët UÇK-së janë 18-vjeçarë, dhe nuk janë të denjë për këtë punë.Vlen të ceket se disa nga pjesëtarët e kësaj organizate janë dënuar në qershor të vitit 2000 për tentim të rrëmbimit të rregullit kushtetues të Jugosllavisë si dhe përgatitjes së atentatit kundër shefit të shtabit të shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave Nebojsha Pavkoviq. Grupi i kësaj organizate (OSA) është liruar pas ndryshimeve në Serbi në tetor të 2001 nga ana e Vojisllav Koshtunicës.Pra, për problemet që nxiten në Kosovë nga grupet ekstreme serbe, është në dijeni të plotë edhe pushteti civil dhe kreu ushtarako-policor, kuptohet, linjat që duhet ditur. Lidhur më këtë, sa për ilustrim po e përmendim rastin e shefit për siguri publike Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja) i cili jo vetëm që kishte dijeni por ishte kreatori kryesor i operacionit „Dubina 2" („Thellësia 2"), operacion ky që kishte të bëjë me fshehjen dhe asgjësimin e fakteve dhe gjurmëve të krimeve të luftës në Kosovë. I njëjti kryesonte operacionin për mbledhjen e armëve në Isniq në shtator të vitit 1998.

Po ashtu, edhe me fillimin e krizës në Luginën e Preshevës, Gjorgjeviq kishte shkuar atje shpesh sepse i takonte linjës për të cilën po flasim. Pos që ishte besnik i Millosheviqit ishte në linje direkte edhe me gjeneralin Obrad Stojanoviq dhe Nebojsha Çoviq prej të cilëve vazhdimisht ka marrë edhe urdhërat.Struktura e shërbimit sekret të Millosheviqit kishte organizuar policë, paramilitarë e zyrtarë të tjerë për shkatërrimin e provave të cilat mund të çonin në zbulimin e përgjegjësve të varrezave masive, sidomos të atyre të operacionit „Spastrimi”.Vendimin për ndërmarrjen e këtij operacioni e kishte marrë Millosheviqi bashkë me ministrin e punëve të brendshme, Vlajko Stojkoviq, shefin e policisë sekrete Radomir Markoviq dhe Vlastimir Gjorgjeviqin, në një takim të përbashkët në mars të vitit 1999. Këtu duhet cekur se pas arrestimit të Millosheviqit, arrestohet edhe Markoviqi, kurse Stojkoviqi bën „vetëvrasje” apo është vrarë nga shërbimi i Millosheviqit dhe janë mbuluar gjurmët.E ashtuquajtura ushtri jugosllave, si instrument i dirigjuar nga këto shërbime kishte një rol me rëndësi të veçantë në qerimin përfundimtar të hesapeve me shqiptarët, duke bërë dëbimin masiv të popullsisë nga Kosova.Siç është bërë e ditur edhe në Tribunalin e Hagës, në shtypin kosovar por edhe në atë serb e malazez, Gjorgjeviq kishte për detyrë të bën zhvarrosjen e viktimave nga Kosova dhe grumbullimin e tyre në varreza masive në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit.

Ai edhe pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi dhe bërjes publike të aferës së rastit „të frigoriferit” edhe më tutje ka urdhëruar që të mos jipen hollësi rreth tyre.Edhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe njerëzit e kundërzbulimit serb kishin krijuar një rrjet të fshehtë për t’u shpëtuar dhe rezistuar sa më gjatë bombardimeve të NATO-s. Këtë e kishin arritur përmes njerëzve të vet në shërbimet ruse, greke e franceze. Madje, oficeri Pjerre Henri Bunel e kishte tradhtuar NATO-n duke i dhënë sekretet e caqeve të bombardimeve të ushtrisë serbe për çka gjykata supreme e NATO-s ka ngritur aktpadi kundër oficerit francez. Përmes këtyre „miqve”, por edhe në saje të punës së koordinuar të shërbimeve në qeverinë serbe, kanë arritur që edhe më tutje t’i mbajnë të manipuluar pjesëtarët e minoritetit serb në enklavat e Kosovës, ku agjenturat serbe e kanë ruajtur strukturën e tyre, dhe bashkëpunojnë ngushtë me agjenturat e huaja me orientim proserb, të cilët e kanë lëshuar Kosovën në ekspriment pa definuar kurrfarë rregulli në veprimet destruktive të këtyre individëve. Këto linja kanë manipuluar shumë, kuptohet në aspektin propagandistik edhe me profiterët e luftës, me kontrabandistët e ndryshëm që janë thirrur në emra të mëdhenj për ta mbuluar veprimtarinë e tyre të paligjshme.

Janë shfrytëzuar burimet informative nga shërbimet sekrete serbe, të disa biznesmenëve, dhe kontaktet tjera të shumë njerëzve që i kanë përdorur për mbulesë kinse të shitblerjes së pasurisë së serbëve në Kosovë. Për ekzistimin e rrjetit ekstrem në Kosovë dhe të vijës së ashpër të nacionalistëve serbë, paravan i të cilëve ka qenë Millosheviqi, ka pasë paralajmërime të kohë paskohshme nga vet qarqet më të larta serbe. P.sh.: Në gusht të vitit 2000, prifti serb, Sava Janjiq kishte tërhequr vërejtjen se udhëheqësit serbë në Kosovë që bashkëpunojnë me administratën, me Bernard Kushnerin dhe organet tjera mund të rrezikohen sepse, siç ka cekur Janjiq, qarkullonin informacione të besueshme se Millosheviq ka dërguar agjentë specialë të sigurimit në Kosovë për të kryer atentate mbi ata serbë që bashkëpunojnë me administatën e UNMIK-ut, për të krijuar konfuzitet dhe frikë. Po ashtu, analistë të mediave dhe të situatave në përgjithësi kanë konstatuar se kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë janë veprime të vet Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, e në këtë kontest kanë ndodhur një varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me këto pohime kanë ndodhur një sërë vrasjesh, një sërë sulmesh terroriste, një sërë sulmesh ndaj serbëve e që identiteti i akterëve nuk është zbuluar ende.

Ç‘është më keq kanë ndodhur një varg paraburgimesh të njerëzve me autoritet të veçantë të cilët janë mbajtur në burg pa fakte e prova të mjaftueshme, të cilët më pastaj janë liruar në mungesë provash. Të gjitha arrestimet dhe burgosjet janë bërë në bazë të dyshimeve që i kanë pasë linjat e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përmes avokatëve, prokurorëve e ngjashëm i kanë propozuar policisë, hetuesisë, gjyqit, etj., për t’i futur burgjeve.Këto forca edhe më tutje janë duke e paraqitur nacionalizmin si forcë dhe shteg fitimtar, kurse politikën e bashkëpunimit si dështim.Vlen të ceket se dy ditë para se të arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar për ta ruajtur shtëpinë e tij. Millosheviqin, një kohë të gjatë e ka mbrojtur pa e dorëzuar tek organet e Tribunalit të Hagës, komandanti i shtabit të përgjithshëm të UJ-së, Nebojsha Pavkoviq.Mirëpo, në këtë rast, që të mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje të mëdha në Serbi – ngase opozita dhe reformatorët ishin këmbëngulës për rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanë konto të veçanta në Zvicër. Siç është bërë e ditur, e njëjta gjë vlenë edhe për ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nën mbikqyrje tregtinë dhe eksportin në drithëra për në Rusi në vitet ‘90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmës i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy përkrahësit kyq të Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zëvendës kryeministër i cili kishte nën kontroll tregtinë me materiale të çmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zëvendës i partisë socialiste, të cilët i kanë kontot bankare në Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq është ndër ata që kanë bërë krime në Kosovë.Millosheviqi kishte nën kontroll, përkatësisht kishte monopol të plotë edhe në doganat e vendit.

Ai bashkë me klanin e tij, pesë vitet e fundit i kishin liruar nga doganat të gjithë të afërmit e linjës së tyre, të cilët një përqindje e kanë derdhur në fondet sekrete të Millosheviqit.Banka e Beogradit e zonjës Vuçiq ishte urdhëruar të paguante para për kompaninë televizive të vajzës të Millosheviqit, Marias, dhe për kompaninë tregtare të djalit të Millosheviqit, Markos. Kjo do të thotë që klika shtetërore e Millosheviqit kishte arritur t’i fshehë fondet qeveritare për t’i siguruar ato nga sanksionet, me ç’rast është manipuluar edhe me Bankën Evropiane. Siç dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndërtuar infrastrukturë të fshehtë
përmes shërbimeve greke në Qipro, dhe banka e cila do t’i thente sanksionet ishte ajo e Qipros.Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijëra miliona dollarë nga Serbia. Këto fonde shpërndaheshin pastaj nëpër vende të tjera, apo në emër të kompanive anonime të regjistruara në Qipro. Branka Vuçiq, si drejtuese e Bankës së Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit të këtyre projekteve. S’do mend se kontot private të Shainoviqit dhe Markoviqit në Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili është tregtar atje.Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumë shpesh kishin shkuar si turistë në Bejrut. Me një fjalë, klani i Millosheviqit është shumë i pasur dhe njerëzit e tij edhe më tutje kanë ndikim dhe mbajnë pozita me rëndësi në Serbi, si në qeverinë serbe, në ushtri, polici, gjykata ashtu edhe në ekonominë e vendit.

Ata kanë miq edhe përkrahës edhe në arenën ndërkombëtare.Gjykata serbe ua ngriti aktakuzën për spiunazhë tek shërbimet franceze pesë pjesëtarëve të policisë serbe të cilët ishin të ngarkuar nga shërbimet sekrete franceze për ta destabilizuar Federatën Socialiste të Jugosllavisë. (Ato kishin formuar organizatën ilegale „PAUK” (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka përgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesë të akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis (36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunë të Francës, në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë gjatë vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve të pafajshëm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, është nënshtetas francez.Grupi ilegal „Pauk” („Marimanga”) ishte formuar në vitin 1999 nga një grup klandestin. Këta sipas aktakuzës së gjykatësit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin përgatitur projektin për vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve të shërbimeve të kundërzbulimit francez. Po ashtu zyrtarët e policisë së fshehtë të linjës së Millosheviqit kohë pas kohe kishin arrestuar një numër të konsiderueshëm të aktivistëve të „Otporit”. Vetëm gjatë dy muajve janë arrestuar 400 aktivistë të kësaj organizate studentore, të cilët policia i ka marrë në biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve të bëra ndaj „Otporit” ishin se ata financoheshin nga Perëndimi për rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar për të likuiduar udhëheqësit përmes ndeshjeve të inskenuara me kamionë me zallë.

Njerëzit e këtij grupi kishin përgatitur një njësi prej 180 vetësh të cilët i kishin dërguar si mercenarë dhe kishin luftuar në anën e MOBUTAS kundër KOBILES. Gjithmonë sipas aktakuzës një pjesë e këtij grupi thuhej se gjendej në Mal të Zi, ku po formonin njësinë speciale të MUP-it të Malit të Zi. Mirëpo një akuzë të
tillë MUP-i i Malit të Zi e kishte hudhur poshtë.Faktet dhe analizat që janë bërë rreth grupit „Pauk” tregojnë se ata ishin pjesëtarë të shërbimit sekret
serb të cilët i kanë përdorur për të ngritur afera dhe për të shkaktuar probleme në dobi të politikës serbe (panserbe).Shërbime të veçanta, përmes mediave, grupit klanor të Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ për informata Goran Matiç.Një rëndësi të veçantë kishte operacioni i quajtur „Patkoi”, që përkonte më shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës etnike në Kosovë. Lidhur me këtë, për zbulim sekreti, i është marrë grada kolonelit rezervë Dragutin Vuksiq (54), për dëmtim të reputacionit të shtetit dhe dëmtim të nderit e reputacionit të ushtrisë. Vuksiq është anëtar i Lëvizjes për Serbi Demokratike të cilën e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar në vitin 1998. Edhe këtij të fundit iu kishte marrë grada nga gjyqi ushtarak për mospërfillje totale të detyrave dhe përgjegjësisë së oficerit.Duhet kujtuar se gjatë periudhës së suprimimit të autonomisë së Kosovës, pushtetarët serbë paralelisht kanë shkatërruar (pezulluar) shumë kuadra dhe institucione. Zhvillimi i sistemit pluralist në Kosovë, shërbimeve sekrete serbe u kishte çitur nga dora (nga kontrolli) shumë segmente, edhe pse këto shërbime edhe më tutje tentonin t’ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitë politike shqiptare, institucionet e brishta të asaj kohe, personalitetet e veçanta dhe në tërësi Lëvizja Popullore ishin objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik.

Gjatë vitit 1990 kreu i shërbimeve informative serbe – Jovica Stanishiq ka pasur një varg takimesh të fshehta me drejtues të caktuar të jetës politike në Kosovë. Gjatë tërë kohës shërbimet serbe kanë tentuar të infiltrojnë në radhët e partive pluraliste në Kosovë agjentë efikas serbë të cilët janë orvatur t’i mbajnë nën kontroll këto linja që ishin të fuqishme në atë periudhë, dhe ecnin me hapa të matur drejt përforcimit dhe përvetësimit të sistemit demokratik. Një segment tjetër, ku shërbimet sekrete serbe kishin investuar e përgatitur rrjete të tëra, ishte edhe tendenca për ta vënë nën kontroll lëvizjen ilegale të Kosovës. Për këto projekte e ka vënë në shërbim klasën naive dhe të papërgjegjshme ndaj politikës së Kosovës. Në këtë diagonale forcat serbe të sigurimit tërhiqnin edhe vijën e përçarjeve dhe vëllavrasjeve. Në këtë kontekst u tentua të bëhet edhe copëzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja në dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Këto shërbime Kosovën tentonin ta shndërronin në një teatër kukullash.Në vatrat e luftës në Bosnjë dhe Kroaci, njësitë paraushtarake Serbia i dërgonte bashkë me formacionet ushtarake të të ashtuquajturës ushtri jugosllave. Këto formacione njëkohësisht edhe bënin kontrollimin e grupeve, njësive dhe reparteve më të gjëra të UJ-së për të mos dezertuar. Kjo praktikë është aplikuar më vonë edhe gjatë luftës në Kosovë.1.Grada Serbe e Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes (SPO) e drejtuar nga Vuk Drashkoviq, e kishte përgatitur një formacion për pjesëmarrje në këto luftëra të përbërë prej 11 mijë vetëve me të cilët ka komanduar Gjorgje Bozhiq – Gisha e më pas Çeko Daçeviq.2.Garda Nacionale Serbe e Ripërtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte përgatitur 3000 njerëz, me të cilët ka komanduar Dragosllav Bokan.3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lëvizja Çetnike Serbe kishin organizuar formacionin “Shqiponjat e Bardha”.

Kishin 3000 njerëz të cilët i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me këtë formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numëronte 500 njerëz dhe afër 100 pjesëtarë të «kninxhinjëve», paramilitarë që kishin vepruar në Knin, të komanduar nga Millan Martiq nga Knini.4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte përgatitur gardën vullnetare me të cilën ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe.Këto njësi ishin të parapara
si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi.Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq – Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje. Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t’i kapin në vepra konkrete, me ç‘rast i arrestojnë.

Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t’i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin «Tuneli», i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar «Opera».Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994,
respektivisht 1995, me ç‘rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur «Shpegel» dhe ta ndriçon operacionin «Tuneli».Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik.Arkani në Bosnjë e ka drejtuar edhe operacionin «Ballafaqimi» i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim të mbajtjes nën kontroll.

Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak.Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe “Tajfun” e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj.

Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i
ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturës UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit.Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe.

...Ndër proceset me prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare. Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe
më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra. Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj., janë mjaft të kyqur në këto linja, sepse aftësitë profesionale të shërbimit sekret serb i kanë shoshitur lidhjet e veta në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e Bujanovc dhe kanë nxjerrë strukturat e nevojshme duke i kyqur në nyjet kyqe të shoqërisë sonë, të cilët nganjëherë edhe paraqiten në forma shumë prefide me kundërshtitë e tyre, kuptohet, të përgatitur nga truri i shërbimit të sigurimit shtetëror serb (SDB) shërbim ky që punon sipas projeksioneve të Akademisë së Shkencave Serbe, sipas instruktorëve ushtarakë të ish OZN-ës dhe UDB-së të përgatitur si gjenerata në të kaluarën në detyra afatgjata, të cilët kontrollohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) dhe nga strukturat e ish shërbimit federal të cilët kanë marrë detyra të reja në ish republikat dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë, por tani të drejtuara dhe të kontrolluara nga instruktorët e qeverisë serbe, të ndihmuara nga linjat e shërbimeve ruse, greke etj.

Në këtë drejtim ekzistojnë linja zyrtare të shërbimit serb në Mal të Zi me një fushëveprim mjaft të gjërë që përfshin kontrollimin e një pjese të Kosovës, veçanërisht Rrafshit të Dukagjinit dhe të Shqipërisë duke filluar nga Shkodra e pjesë tjera të brezit kufitar. Po ashtu, edhe në Maqedoni shërbimet sekrete serbe kanë të instaluar qendra të fuqishme të zbulimit, kundërzbulimit dhe të kontrollimit dhe analizave të informatave të ndryshme duke përfshirë edhe
pjesën e Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe duke i kordinuar punët me shërbimet greke, të cilat u japin ndihmesë të madhe. Sikurse që në Kosovë
shërbimi sekret serb ka të instaluar rrjetin e vet nëpër enklava, ky konfiguracion ekziston edhe në Kroaci dhe Bosnjë në pjesët me donimin serb. Edhe në Kosovën Lindore (Preshevë e Bujanoc) si pjesë kufitare me Kosovën, të frekuentuara edhe nga luftimet e bëra kohë më parë, shërbimet serbe kanë konsoliduar baza të forta të MUP-it dhe njerëzve tjerë me detyra të veçanta dhe strategji te fuqishme veprimi. Edhe shumë pjesë të Kosovës në kufi me Preshevë e Bujanoc, e njëjta gjë është edhe me Merdare, kufirin serb që përfshin pjesën e Podujevës, vend ky që është shndërruar në një laborator informativ dhe kontaktesh me të gjitha strukturat.Një kohë, zyrtarisht këto shërbime i kontrollonte rrjeti i DB-së në krye me gjeneral kolonelin Radomir Markoviç (53).

Ndërsa përgjegjës për drejtorinë e Kosovës në këtë lëmi ishte gjeneral nënkolonel Obrad Stefanoviq (46). Dy të lartëpërmendurit kujdeseshin për sigurimin e fondeve për t’i mbuluar shpenzimet e këtij sektori, pra për ta siguruar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, fond ky i cili është plotësuar nga fondet sekrete që burojnë prej trafikimit të paligjshëm të drogës, armëve, cigareve, alkoolit etj., të cilat përdoren për t’i paguar punëtorët operativë të linjave të ndryshme sekrete që punojnë për këto shërbime. Shërbimet e brendshme të MUP-it serb i kanë degëzimet e këtyre trafiqeve në tërë Europën Perëndimore. Që nga vitet e 80-ta kanë siguruar një monopol në këtë drejtim. Duhet cekur se në këto vorbulla janë luajtur shumë role për likuidimin – anashkalimin dhe mosavancimin e linjave të padëgjueshme. Padyshim, sekretariati i punëve të brendshme gëzonte një qasje të pakufizueshme edhe tek shumica e sektoreve të ekonomisë zyrtare, siç është fjala tek këmbimet komerciale, shërbimet bankiare, digasteret e mëdha ekonomike etj. Nga kjo del se formacionet e DB-së, MUP-it, KOS-it etj., pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë janë zvogëluar si shumë formacione masive dhe janë riorganizuar në grupe operative, duke caktuar grupe ekspertësh për lëmitë e ndryshme përkatëse. Supozojmë se këto shërbime përgatitin një grup të agjentëve për ta instaluar në Kosovë. Këta përgatiten enkas për këtë çështje duke i studiuar rrethanat e atij vendi, duke punuar në rekrutimin e agjentëve të fshehtë në strukturat e të gjitha shkallëve të shoqërisë, duke filluar nga qarqet intelektuale e politike të gjitha qendrave shoqërore ku ka shqiptarë, duke i përfshirë këtu edhe romët, goranët e kufirit, e struktura të tjera. Këta merren me mbledhjen e informatave duke filluar nga më të thjeshtat, duke përhapur dezinformata, kanë për detyrë të mbajnë aktuale luftën e ftohtë dhe luftën speciale ndaj Kosovës.

Përgjegjës për këto linja në fillim të vitit 1998 dhe 1999 ishte ministri Vlajko Stoilkoviq. Ky kishte ndërtuar një rrjet mjaft aktiv edhe në botën e jashtme në formë direkte përmes bashkëpunëtorëve të cilët i përdorte për të luajtur lojëra politike dhe propagandistike. Pastaj kishte rregulluar punën me shumë kanale diplomatike, në adresat e Beogradit në shumë vende të Evropës, duke i krijuar disa qeliza të shërbimit të DB-së edhe në SHBA me detyra të kundërzbulimit, infiltrimit dhe operacioneve speciale.Rrjetet e kundërspiunazhit që kishte ndërtuar gjenerali Aleksandër Vasileviq i cili një periudhë ishte zëvëndësshef i drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit të udhëhequr nga gjeneral majori Millan Vasiq, nga Veselin Slivançanin, oficer i sigurimit për Korpusin e Pçinjit, pastaj Radomir Marjanoviq të cilin e zëvendëson Vlladimir Llazareviq, i caktuar në krye të komandës së Armatës III-të, Nebojsha Pavkoviq shef i komandës së lartë në shtabin e përgjithshëm, kanë aktivizuar të gjitha linjat komanduese ta mbajnë Kosovën dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë me interes të veçantë nën presione dhe nën llupën e shërbimit të kundërzbulimit dhe informimit. Grupi i lartëcekur kohë pas kohe u bën vizita nëpër zonat operative në drejtim të Kosovës duke
përfshirë Sanxhakun e Malin e Zi, pjesët verilindore dhe lindore të Kosovës. Në këto vizita vazhdimisht marrin pjesë edhe shefat e lartë të sigurimit si Geza Farkash, shef i sigurimit në Aviacionin Luftarak dhe mbrojtjen kundërajrore, pastaj Branko Gerga, Aleksandër Vasileviq etj.

Ky kuadër i eprorëve të lartë të shërbimit informativ ushtarak (VOS) tentojnë t’i realizojnë objektivat e parashikuara për Kosovë, duke riorganizuar pothuajse
të gjitha fuqitë në këtë aspekt. Këtu duhet cekur se janë duke i futur në funksion shumë stacione të radiove të fshehta, janë duke i aktivizuar disa stacione lokale.Mirëpo me fillimin e reformave në Serbi nën presionet e shtuara nga popullsia serbe dhe Bashkësia Ndërkombëtare për demokratizimin e Serbisë, disa kuadro të rrethit të ngushtë të Millosheviqit fillojnë të lëshojnë pe në shumë segmente, për çka ky i fundit fillon me ndërrimin e pozitave drejtuese dhe suspendimin e tyre edhe pse ishin kuadra të larta, siç është rasti me kryeshefin e shërbimit të sigurimit të UJ-së, gjeneralin Aleksandër Dimitrieviq, të cilin Millosheviqi e largoi nga posti më 24 mars 1999. Sikurse që ndodhi më vonë me gjeneralin Pavkoviq, dhe ministrin serb të policisë Dushan Mihajloviq.Gjeneral kolonelit të drejtorisë së shtabit qendror të ushtrisë serbe, Zhivorad Vujiçiç i ngarkuar për financa, ju kishte caktuar një muaj paraburgim për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe korrupsionit. Vlen të ceket se Vujiqiq ishte lidhje e ish ministrit serb të mbrojtjes Pavle Bullatoviq. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë gjithaq për korrupsion por, më tepër bëhet fjalë rreth luftës së ashpër që po zhvillohet në Serbi mes forcave të ashtuquajtura „reformiste” dhe ithtarëve të Millosheviqit, të cilët edhe më tutje e kanë ndikimin në radhët e ushtrisë, policisë, si dhe tek shumë drejtues të MUP-it serb.Të gjitha shpenzimet e
shërbimit të sigurimit shtetëror serb në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Bujanoc e më gjerë janë bërë e bëhen me qëllim që Serbia ta mban nën kontroll çështjen e këtyre pjesëve duke aluduar që t’i pengon në shkëputjen e tyre dhe në pavarsimin total. Në këtë drejtim Serbia është e lidhur drejtpërsëdrejti me Rusinë e cila e mbështet ndërkombëtarisht, financiarisht, ushtarakisht etj. Pos kësaj ka edhe interesa strategjike që Rusia tenton ta realizon përmes Serbisë, për të mbetur në Ballkan.

Në përgatitjen e kuadrove të shërbimit serb por edhe të bashkëpunëtorëve të shërbimit serb në vende të ndryshme një numër të vogël e përgatitin edhe
instruktorët e lobit serbo-izraelit. Forma se si është duke u punuar për t’u arritur ky qëllim është e ngjashme me bisedimet e fshehta rreth Kosovës të
zhvilluara gjatë viteve ’97-’98.Këto takime, siç kemi mësuar nga dëshmitë e fundit në Gjyqin e Hagës nuk janë mbajtur në rrugët zyrtare apo të zakonshme
politike por në shtëpi të fshehta private me njerëz të shërbimit sekret, siç është rasti me Ivica Stanishiqin, ish shef i sigurimit shtetëror. Edhe pse shumica e zyrtarëve serb të policisë dhe shërbimeve sekrete është dashur të jenë vet me urdhërdhënës, disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në masakra dhe ekzekutime masive, siç është rasti me Nikolla Shainoviqin, Sreten Llukiqin, gjeneral, i cili një kohë ishte shef i forcave të Ministrisë se Brendshme të Serbisë, i cili ishte dekoruar nga Sllobodan Millosheviqi me urdhërin e Flamurit Jugosllav të rendit të parë. Këta ishin aktorët kryesorë që e udhëhoqën operacionin për spastrimin e Kosovës nga popullsia shqiptare. Ishin përgjegjës edhe për masakrën e Reçakut. Gjenerali i Ministrisë së Brendshme Sreten Llukiq ishte pjesëmarrës edhe në disa krime në Bosnje më 1992, në Vishegrad (1995) dhe në Srebrenicë. Këta dhe pasuesit e tyre janë zyrtarët me të cilët u bisedua rreth statusit të Kosovës. Po ashtu, edhe sot po bisedohet me pasuesit e tyre rreth të njëjtës çështje – Kosovës.Forcat e sigurimit serb e kanë tërhequr një lev që para Bashkësisë Ndërkombëtare e arsyeton dhe “stabilizon” çështjen serbe në përgjithësi, me dërgimin e Millosheviqit dhe disa drejtuesve ushtarakë në Tribunalin e Hagës.

Në fakt serbët përmes spekulimeve dhe lojërave të shërbimit sekret tentojnë ta mbajnë gjendjen e tendosur në Kosovë. Mirëpo, sidoqoftë mbledhja e Dejtonit
ishte ajo që e frenoi projektin e Serbisë së Madhe. Shërbimet sekrete serbe ishin dhe mbeten orkestruesit kryesorë ushtarakë dhe politikë të destabilitetit të situatës në Bosnjë, Vojvodinë, Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni etj. Para disa ditësh, agjenturat serbe në Shqipëri kanë shpërndarë pamflete kundër pavarësisë së Kosovës.Këto shërbime kanë angazhuar përmes lidhjeve serbe analistë dhe njerëz me autoritet në gjithë arenën ndërkombtare për ta avancuar çështjen serbe dhe për ta ngritur në një stabilitet politik. Në këtë kontekst është duke u shfrytëzuar lobi serb në Evropë, në Amerikë, institutet e ndryshme ndërkombëtare, përkrahja politike e Rusisë, Kinës, Greqisë e vendeve të tjera që kanë simpati dhe miq si me Serbinë. Janë përdorur letra qarkore nga pala demokrate drejtuar përsonaliteteve më të mëdha me ndikim botëror si Kofi Anan, Kristofer, Solana etj.Në anën tjetër nga po ato shërbime është formuar e ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi si krijesë ekstreme, për t’i arsyetuar veprimet ekstreme të politikës interne serbe. Kjo organizatë siç kemi përmendur edhe më parë është themeluar diku kah dhjetori i vitit 2000, ndërsa si ide për themelimin e kësaj organizate është diskutuar në prillin e vitit 1999, ku janë mbajtur disa takime, dy prej të cilave në ndërtesën e Këshillit Ekzekutiv në Prishtinë. Në këtë mbledhje ishte pjesëmarrës edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovë, Mishko Llakoviq, ekspert i njohur për plane dhe analiza, pastaj Zoran Stajoviq dhe Xhafer Beiqi njëri prej udbashëve në zë.

Duke analizuar burimet informative të shtypit, del se njëri ndër anëtarët e kësaj organizate serbe ishte edhe Selim Goxhufi nga Prishtina, i cili ishte pjesëmarrës në mbledhjen e tretë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi.Pjesëtar tjetër që e ka ndihmuar këtë organizatë është edhe Zoran Stijoviq ekspert i specializuar për propagandë dhe kundërpropagandë kundër shqiptarëve sidomos kundër vijës patriotike. Ky me ekipin e vet, që është i ngritur në rrjet profesional e që është aktual edhe pas tërheqjes së serbëve nga Kosova, në mënyrë të përsosur e kanë kryer punën e vet, duke ngjallur vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke krijuar përçarje ndërfetare, partiake e grupore, duke krijuar afera kundër grupeve dhe individëve, duke propaganduar dobësitë e rretheve të caktuara, duke ngjallë urrejtjen ndëretnike, e shumë komplotë të tjera.Një rol të veçantë në të ashtuquajturën Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi e kanë luajtur edhe Xhafer Beqiri nga Podujeva, Mishko Llakoviq, Zoran Stoioviq, Radoslav Llukiqi, David Gaiq, Millan Llakoviq, Zoran Dragoviq, punëtorë të MUP-it serb të cilët banonin dhe vepronin në Beograd por me ftesë arrijnë më 26 maj 1999. Siç u cek edhe më lartë në shumë dokumentacione, e ashtuquajtura Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi, quhet edhe Ushtria për Çlirimin e Jugut të Serbisë. Disa nga pjesëtarët e kësaj armate rrinë nga një kohë edhe në Republikën Serbe, në Belinje e gjetkë duke i përfshirë këtu edhe pjesëtarët shqiptarë të cilët hyjnë ilegalisht kohë pas kohe në Kosovë me detyra të veçanta. Ata në Kosovë rrijnë tek miqtë e tyre, që njëherit janë edhe lidhje të shërbimit sekret të MUP-it.

Një kohë kjo organizatë terroriste është quajtur Ushtria Çlirimtare Serbe, mirëpo diku kah mesi i dhjetorit merr emrin Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe
Metohisë (SOA). Aksionet e para kjo oganizatë i ka ndërmarrë në korrik të vitit 1999, kundër pjesëtarëve të minoritetit serb. Pjestarët e kësaj organizate ushtarake terroriste ishin të njohur edhe në luftën e Bosnjës, Kroacisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si mercenarë të paguar, e njohin mirë linjën e divizionit. Shumica e këtyre pjesëtarëve janë ushtruar nga eprorët e “Beretave të Kuqe”, formacion ky i cili llogaritet elitë në ushtrinë jugosllave. Disa pjesëtarë të të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Serbe janë sistemuar edhe nga ish formacioni ushtarak terrorist i frenkistëve, të cilin e drejtonte Frenki Simatoviq. Kjo organizatë ka ndikim në zhvillimet aktuale të politikës serbe. Që nga formimi e gjerë më sot kjo organizate terroriste ka pasë edhe disa probleme të brendshme por ka pasë pengesa në zhvillimin e saj, mirëpo në shumicën e rasteve i ka çeruar hesapet fizikisht me kundërshtarë. Vetëm pse Monçillo Trajkoviq i sygjeron drejtuesit e SOA-së për veprime të pakontrolluara, 2-3 muaj më vonë i pason një aksident në apartamentin e tij në lagjen « Dardania » në Prishtinë gjatë vitit 1999. Kjo organizatë kishte planifikuar të ndërmerr një sulm në Grackë të Lypjanit të shifruar « Sreb » (Drapëri), në të cilin u vranë 12 serbë. Ky sulm nga
instruktorët ushtarakë serbë ishte bërë me qëllim që të fillon përpunimi i opinionit të jashtëm duke i paraqitur serbët viktima të shqiptarëve, duke pasë për qëllim edhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga krimet e mëdha serbe.

S’do mend se dyshohet se edhe vrasja makabre e vrasjes së serbëve në autobusin në Merdar derisa po vinin në Kosovë është vepër e kësaj organizate.Këtu e fillon aktivitetin e vet kjo organizatë famëkeqe terroriste të cilës fare nuk po i kushtohet vëmendje as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët, disi është lënë pas dore. Aksioni i ndërmarrë në Grackë të Lipjanit s’ishte asgjë më shumë se një fillim i ri i kësaj organizate. Pra ishte ajo periudhë kur e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Serbisë po shndërrohej në Armatën Kombëtare Serbe të K

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme