Politika reale vs. surrealizmi politik

Nuk është e lehtë të dëshpërohesh. E në një gjendje të këtillë dëshpërimi kërkon me ngut realen , realen , sepse ke kaluar në një gjendje jo të mirë njerëzore. Cdo modul vlerash i pasqyruar mbi stuhinë politike "sllave" , zgjon një plagë të vjetër që dhemb , kërcet , thërret të parët tanë të mirë! Thërret Idriz Seferin e Bajram Currin , thërret Sulë Hotlën e Xhemë Hasën. Por , veshët nuk ndëgjojnë kur janë mbyllur me mure të trasha dhe të çelikta , ndjenjat nuk zgjohen kur flitet mbi rajonizimin e brengave dhe faktorizimin e tyre në suaza të zemrës dhe zgjidhjen jashta tendave të quajtura Maqedoni. Sepse realja po thërret brenda dhe nga aty po kërkon kurimin e sëmundjes së madhe , porse efekti i arritur i një logjike të këtillë dëshmon bindshëm në oscilimin e frikshëm të ngjarjeve pa cipë. Është vështirë të udhëheqësh politikë reale në një vend si Maqedonia , jo se nuk është e mundur, porse rrënjët e korrupsionit janë të ngulitura thellë në shtyllat e këtij vendi. Realen e dëshmon realisti , ai që shikon larg me sy mbyllur dhe heshtë afër me veshë të hapur. E palogjikshme! Si mund të jetë logjikë e shëndosh investimi në vende jo adekuate në Maqedoni? Sa ia vlenë dekorimi i Qeverisë së Maqedonisë , kur papunësia në këtë vend është në përmasa të frikshme? Sigurt që nuk ke përgjigje , heshtë , sepse heshtja të është bërë flori. Realistët jetën e përceptojnë në të gjitha segmentet e saja , nuk largohen dot nga dogmatizmin ideor, krijojnë pragmatizmin logjikë dhe fundosin teorinë e utopisë marksiste. E patë me vend Rrumi kur tha :" Stuhi dhe hi ,dhe uje edhe zjarr /Fisnik jam tani,i pasterme pas-baraz jane/ Me turq me taxhike –i dua te gjithe / Largpames tani,i verber pastaj-baraz jane/"

Sfiduesit e rinjë po paraqiten si objektiv , ndërkaq po mbjellin pesimizëm në zemrën e mijëra investuesve dhe njerëzve! Edhe dielli lind aty ku zemra kërkon magjinë , porse jo si hirë i thyer i penzës së mugur , por si ujë i turbullt i jetës së strukur , kështu do t`i thoja kësaj soditjeje të pavend. Athua vallë politikë realiste na duket neve që edhe qytetari i thjeshtë i këtij vendi të kuptoj se kush është Metodija Smilevski? Apo ndoshta " heroi" që kreu krime në Luboten ndaj shqiptarëve , Lube Boshkovski duhet përqafuar fortë nga kjo politikë realiste shqiptare që po na servohet për cdo drekë dhe darkë në kutitë magjike anembanë këtij vendi? Jo , jo ky trajtim nuk është i drejtë , nuk është e drejtë edhe konstatimi se dëshmorët e UCK ishin viktima të luftës dhe jo dëshmor. Shumë po manipulohet me terme në këtë kohë të turbullt njejtë si sorkadheja me qyqen drejtë të dashurit të saj. Kërkohet besnikëri nga populli , është një kërkesë më vend , kërkohet votëbesim , vetëflijim , ndërgjegje , por nuk po shuhet dot egoja që po merrë në qaf komplet një garnitur politike në Maqedoni. Ja se c`thotë Leo Strauss për besnikërinë dhe regjimin:" Në vend që të kuptojmë tezat e Aristotelit që pohojnë supremacinë e regjimit , dikush duhet të vlerësojë fenomenin tanimë të njohur si besnikëri. Besnikëria e kërkuar nga cdo qytetar nuk është thjeshtë besnikëria ndaj një vendi të zbrazur , të një vendi të pavarur nga regjimi, por një vendi të lidhur me regjimin nëpërmjet Kushtetutës.. ."

E sakt! A nuk u vjedhë në mes të ditës njëri prej udhëheqësve shqiptar të TVM dhe nuk u tha asgjë?// A nuk është regjim kjo që po ndodhë për cdo ditë në këtë vend? Apo ndoshta demokracia liberale e toleron edhe një vepër të këtillë amorale!!! Herbert Spenceri tha :" Por , pa dyshim , ne duhet të kemi njëfarë përgjegjësie , madje edhe , nëse ata që vuajnë janë njerëz të pavlerë.."

Këtu lind nevoja e degradimit të surrealizmit politikë , kjo teori është bërë e përditshme e barazvlefshme me minus, sepse në ekonomi zeroja ka vlerë. Kështu e sqaron fjalori termin surrealizëm:" Drejtim krejt formalist e antirealist dekadent, në artin e në letërsinë borgjeze të shekullit XX, që mohon rolin e arsyes e të përvojës në art, e kërkon burimin e krijimtarisë te dukuritë e pavetëdijes, tek ëndrrat e sëmura e te kllapitë dhe e pasqyron botën në mënyrë fare të shtrembëruar. "

Kur kthjellet mendja nga një gjumë i rëndë dhe fillon të funksionojë do të kuptoje se pse ky koalicion gjendet momentalisht në këtë Qeveri? Menjëherë do të thonin njerëzit , po ja këto janë më liberal , më larg pamës , më të pjekur , më të ngathët. Po është e vërtetë që janë më liberal ndaj krimeve , më largpamës ndaj mbylljes së dyerve me shtetet e fuqishme , më të qëndrueshëm në cështjet dytësore , më të fortë në publicitet, më të devotshëm para zgjedhjeve, më besimtar para "Kryqit"!!!

Politika hibride në këtë vend denoncoi dhe dënoi edhe analistët e shquar politikë vetëm për hir të asaj se nuk iu përshtatën tekave të tyre. Aplikoi një konstantë të përhershme të një surrogati diplomatik në vend.

Nuk e mohoj dot se kjo periudhë në Maqedoni ishte e përshkruar edhe me ngjarje të rëndësishme të artit dhe muzikës , përfundimisht shqiptarët ranë dakort me vlerat e tyre kombëtare dhe sensibilizuan forcat e tyre për një kulturë më të shëndosh në vend.

Skenat e përditshme që përsëriten në politikën e vendit , jo koalicion i ri , jo hyrje-dalje në parlament si në botën e satirës , nuk përkuan me një ndryshim të arsyeshëm politikë. Gëzon fakti se Maqedonia përkundër problemeve të saja të brendshme ka filluar të trokas thellë në dyert e sigurta të NATO-s.

Një prozator i vjetër arab një ditë patë thënë:" Dielli i ka njollat e veta. Përkundër njollave të veta ai është jetë e tokës. Edhe fati i ka njollat e veta, t`i ke të drejtë t`i quash dhembje. Mirëpo , pikërisht këto dhembje na bëjnë më të aftë që ta rrespektojmë fatin me të cilin gjithmonë triumfojmë."

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme