Lufta e fundit në Ballkan?!

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet parlamentare

Në zgjedhjet parlamentare dhe komunale që u mbajtën me 17.11.07 në Kosovë edhe pse pjesëmarrja e zgjedhësve ishte nën 50 përqind, kaluan pa incidente dhe në frymë demokratike.
Sipas analistëve politikë kjo pjesëmarrje e vogël ka të bëjë me pakënaqësitë e mëdha të shumicës shqiptare që aq shumë po e pret pavarësinë dhe një jetë më të mirë.
Në veri të kosovës ku ndikimi i Beogradit është shumë i madh, minoriteti serb edhe këtë radhë i bojkotoi zgjedhjet. Serbia bëri trysni të madhe që mos të votohet. Qytetarët që dëshiruan të votojnë apo edhe të kandidohen, janë kërcënuar me heqjen e ndihmave financiare, kur kihet parasysh se Beogradi i mbështet strukturat paralele në veri të kosovës. Gjithashtu, edhe kërcënimet me dhunë ishin në rend dite. Në shtëpinë e kandidates së partisë serbe G17 plus u hodhën tri bomba.

EU-ja dëshiron ta pranojë kosovën e pavarur

Deri tani Bashkimi Evropian ka hezituar që të ketë një pozicionim të qartë në lidhje me çështjen e kosovës. Por sipas të gjitha gjasave 25 nga 27 vende do ta pranojnë Kosovën
si shtet, nëse ajo do ta shpallte pavarësinë, derisa shqiptarët dhe serbet nuk kanë përparime në bisedimet e udhëhequra nga « Treshja ». Sipas disa burimeve këtë do ta mbështesë edhe Gjermania. Gjithashtu, edhe Spanja që gjer tani ka pasur një qëndrim skeptik. SHBA-të qysh moti mbajnë një qëndrim të tillë derisa nuk ka pajtim në Këshillin e Sigurimit.
Qeveria Serbe reagoi ashpër ndaj këtyre spekulacioneve. Një hap i këtillë është shkelje e të drejtave të njeriut, destabilizim i rajonit tha nënkryeministri serb Bozhidar Deliq në një vizitë në Bundestagun Gjerman. Derisa këto ditë qeveria e serbisë i ka bërë të njohura planet e tyre në rast se pavarësia e kosovës do të shpallet njëanshëm. Ajo i ka porositur ministritë në përgatitjen e planeve operative për veprime në enklavat serbe në kosovë.
Edhe Rusia që në konfliktin për pavarësinë e kosovës është përmbajtësi kryesor i serbisë, tërheq vërejtjen për zhvillime dramatike dhe të paparapara, nëse pavarësia shpallet njëanshëm.

Diplomati gjerman skeptik

Sa më shumë që afrohet 10 dhjetori dhe nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve, shpallja e pavarësisë së njëanshme bëhet gjithnjë e më aktuale. Më 10 dhjetor « Treshja » do t`ia paraqesë Sekretarit Gjeneral Ban Ki-moon raportin përfundimtar. Por, deri atëherë mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet. Diplomati gjerman Ischinger është skeptik se do të vjen deri të marrëveshja mes palëve. Bashkimi Evropian një kohë të gjatë nuk ishte një, sa i përket qështjes së kosovës. Disa shtete si Spanja, Sllovakia, Qipra, Greqia, Rumania dhe Hungaria, kushtimisht po themi, kishin frikë nga lëvizjet e dhunshme në vendet e tyre apo shtetet fqinje. Tani mbizotëron ideja e deklarimit të mbyllur të shteteve anëtare. Analistët gjithashtu mendojnë se shtetet e BE që janë kundër njohjes së pavarësisë së kosovës mund të abstenojnë.

Fitorja e Thaqit a do të thotë pavarësi e Kosovës

Sipas rezultateve të votimit Thaqi do ta formoj qeverinë. Në programin e tij politik nuk dallon shumë nga partitë tjera. Në pllakatat, flamujt dhe retorikën zgjedhore qëndronte pavarësia e Kosovës. Ai flet rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe angleze dhe në zyrat ndërkombëtare është i pranuar pozitivisht, së paku ashtu duket në shikim të parë. Edhe përkundër bashkëpunimit shumë të mirë me ndërkombëtarët, herë pas here del me deklarata rreth pavarësisë si shenjë e kreativitetit dhe pjekurisë politike. Shtrohet pyetja: A do të thotë fitorja e Thaqit edhe pavarësi e kosovës!? Për gazetën vjeneze “Kurier” kreu i Partisë Demokratike thotë: “Kosova do të jetë e pavarur pak pas 10 dhjetorit”, duke ka hedhur poshtë çdo opsion për veprime të njëanshme. Në këtë drejtim kjo nuk e bën atë të dallohet nga partitë tjera.

A kemi lider të mirëfilltë?

Të gjithë liderët tanë janë të dalur nga populli, por shumë shpejtë po harrojnë se nga kanë ardhur. Në këtë drejtim kur mungon puna dhe konstruktiviteti populli di edhe të denojë. Për çudi ka filluar t`i kuptojë edhe matrapazllëqet. Se nuk mjafton fotografia e ish presidentit të ndjerë Rugova dhe të fitohen zgjedhjet kjo u bë e qartë. Se nuk duhet të qeshesh para elektoratit dhe pa përgjigjie konstruktive edhe kjo . Se nuk të ndihmon garderoba e shtrenjtë dhe kravata mbi njëqind euro edhe kjo.
“Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve”. (el-Isra, 37).
A kanë këta liderë diq të përbashkët me popullin. Apo ndoshta u mungon diçka. Pse vallë u qasen problemeve për të cilat nuk kanë njohuri, dhe nuk merren me ato që nuk donë investime. “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri ...” (el-Isra, 36). Për ndalimin e duhanit në vendet publike, kësaj të keqe shumë të madhe nuk iu dha askund prioritet. Gjithashtu, asnjëri prej kandidatëve nuk premtoi se do ta përdorë autoritetin e tij dhe do ta ndihmojë futjen e mësim-besimit nëpër shkollat tona. Nuk na premtuan se do të ndajnë fondacione për bibliotekat dhe do të ndihmohen shtëpitë botuese. Partia e Drejtësisë në këtë drejtim do të luante një rol shumë më konstruktiv kur kihet parasysh angazhimi i tyre edhe i mëhrshëm dhe gjatë kësaj fushate.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme