LOJA E KOSOVES !

E quaj te tille sepse kam parasysh palet qe po e luajn kete loje, e qe njera nga palet e lojes eshte Serbia e cila eshte nje lojtare jo vendimemarese, per te cilen :thene te drejten kjo loje eshte ``Krejt apo asgje`` kuptohet sipas tyre. Dhe tjetra pale eshte Kosova, e cila poashtu nuk ka te drejte te vendose rregulla loje por ja qe e tere kjo (loje) luhet per shkak te sajen.

Fuqite e medha diplomnatike Europiane po edhe ata boterore po negociojne per te mbyller ceshtjen e hapur te Kosoves e cila eshte njeherit edhe problemi i fundit ne Ballkanin Jugperendimor sic thote vet kancelarja gjermane Angela Merkel. Diskutohet per pavaresine e Kosoves me prapashtesa te ndryshme qe perkrahet nga shumica e ketyre shteteve, sigurisht se mu keto shtete edhe e pregaditen te njejte n nga i derguari spezial i OKBse finlandezi M.Aahtisari. Projektrezolute kjo e cila u hodhe poshte nga Serbia dhe aleati i saj Rusia.Serbia i referohet te drejtes nderkombetare qe i siguron asaj teresin teritoriale perfshir ketu edhe Kosoven si pjese e pandashme e saj te cilen ia siguron edhe rezoluta 1244 e qe njeherit u shpall si e pavlefshme nga Serbia asokohe.

Rezolute kjo e cila u miratua ne vitin 2001 kur Serbia nenshkruajti kapitulimin e saj pas bombardimeve te NATO s qe zgjaten 79 dite si pasoje e asaj qe Serbia beri ne luften e Kosoves (kemi parasyshe masakrat,perdhunime t,gjenocidin dhe spastrimin etnik qe ka bere).

Perkunder gjithe kesaj, politikanet e sotem serb qe njeherit jane edhe vazhda e politikes vrasese e Kriminelit te luftes me te madh pas L.se II boterore S. Milloshevic politike e cila u denua nga mbare bota sot luajne rolin e te pafajshmit dhe viktimes.Aktoret e politikes se Serbise nuk lene dere te qeverive dhe organizatave botrore pa trokitur duke kerkuar qe te ndalin procesin ne perfundim e siper te statusit te Kosoves.Ata vazhdimishte kerkojne mbeshtetje nga sic thone ata vete miqte e tyre neper bote duke filluar nga aleatet e tyre te dikurshem te Paktit te Varshaves qe i konsiderojne si me te afert e deri tek shtetet me perendimore, megjithese e dijne se i kane gjasat me te dobta tek ata por serisht nuk ngurojne qe te thone se plani i tyre eshte gabueshem.Nuk dij si ta gjykoj ideologjine e tyre une ,mbasi nuk besoj se ata kan haruar se ato shtete perbejne tashme Bashkimin Evropian dhe nuk jane pjese e ideologjive te mbrapshta qe i ka ende sot vet Serbia dhe i kthehen si bumerang turinnjeve te saj nga shumica prej tyre,dhe nga ndonje tjeter qe nuk ngutet fort ta kap bumerangun. Serbise, kahere i eshte thene nga vendet demokratike: Kosoven apo Bashkimin Europian,e nese zgjedh Kosoven,mbetesh pa asnjeren. Dhe siduket ashtu edhe behet, jo vetem qe Serbia e humb Kosoven qe e konsideron djepi i Serbise por edhe po izolohet vete nga BE ja duke u mbeshtetur ne aleatin e saj me besnik Rusine.Shpresa e fundit e tyre ka ngelur ajo, e cila per momentin kundershton cdo zgjidhje qe eshte ne kundershtim me vullnetin e popullit serb,ngase ka edhe te drejten e saj per veto ne KS te OKBse kete e shfrytezon mire duke u munduar qe te rikthej vendin e saj ne arenen nderkombetare edhe per ceshtje tjera ne interes te vetin.Ketu nuk mund te mos permndi edhe disa politikan e analiste te pakte serb qe gjerat i shikojne me nje sy me europian te cilet koheve te fundit jane te shqetesuar jo per perkrahjen e Rusise qe po ju jep, por per cmimin te cilin Serbia pa shmangshem do t`ia paguaj asaj.Tanime po peshperitet per kompanite kapitale te rtegut serb ku mund te hyjne ruset e qe jane: JAT Airwais, dhe ne fabrikat e Nisit, e qe nga administrata serbe flitet se behet fjale per tendere te mundshme e qe ruset ne menyre ligjore jane me te miret.

E ne nderkohe qe plani i Aahtisrit eshte shderuar ne lojen Puzzle (ang) apo dota emeroja mozaik ,nga te tjeret, qe kane mundesi te hjekin e te shtojne amandmane e paragrafe apo ta ndryshojne sic ju konvenon atyre me se pari, elita politike vendore nuk priton te prognozoj perfunidmin e lojes.Here duke thene se keto jane ditet e fundit, e here keto jane javet e fundit ,keshtu kalojne muaj e populli i mjere vuan nga papunesia nga infrastruktura e shkateruar,koripcio ni,e shume te tjera;e te gjitha keto te anashkaluara per hire te zgjedhjes se statusit te Kosoves nga po ata politikane te paguar nga po ata taksapagues. Udheheqesit kosovar te cilet njeherit vete kan pranuar se loja luhet nga te tjeret (por per ne) shpeshhere marin guximin qe para popullit te deklarojne se puna vec eshte kryer, vec po pritet data apo ora kur do manifestohet pavaresia e Kosoves,te cilin rast dijne edhe shfrytezojne shum mire edhe per qellime partiake dhe per politika ditore,kuptohet sejcili ne variantin e vet.Njeri ne media te shkruara dhe elektronike tjetri neper shetitje me qytetaret e te tretet i shfrytezojne zyrat e kabinetet presidenciale e qeveritare.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme