"Kryqëzata e të pafeve"

Artikulli që në origjinal mban emrin "Kryqëzata e të pafeve" (Der Kreuzzug der Gottlosen), ka ngjallur ndërkohë nga njëra anë interes, por sigurisht, edhe shumë reagime të ndryshme nga rrethe e komunitete besimtarësh, individë e personalitete të larta të fushës së teologjisë, sidomos të atij të krishterë në Evropë, por edhe të shkencës e jetës publike. Ne po tentojmë sot të sjellim në një mënyrë disi të përmbledhur, përmbajtjen e artikullit të revistës "Spiegel" (njëra ndër revistat me numrin më të madh të shitjeve në botë), duke ndërhyrë me ndonjë koment apo sqarim të nevojshëm, për të mos ngjallur keqkuptime nga ana e komuniteteve fetare në vendin tonë, por edhe për të mos cenuar të drejtën e asaj pjese, që nuk e identifikon veten në asnjë lloj besimi (ateistët), për t‘u informuar.
Kështu, në krye të artikullit theksohet fakti se një brez i ri skeptikësh dhe shkencëtarësh ka marrë përsipër të "çlirojë botën nga besimi". Armët e tyre janë Darvini, interneti dhe rritja e rasteve të përzierjes së peshkopëve të krishterë e predikuesve islamë, në çështje politike, si dhe favorizimi i njerëzve që kanë marrëdhënie të shpallura me religjionin. Më tej artikulli vijon me prezantimin e përfaqësuesve më tipikë të kësaj rryme. "Papa" i neo-ateistëve jeton në një shtëpi të stilit viktorian me dritare me hark, me kolona e me një kopsht me dru ahu. Të kujton disi një oborr kishe. Ju lutem hyni brenda. Richard Dawkins është opinionbërësi më i madh që përfaqëson atë grup, i cili mendon dhe ka tashmë të përpunuar në mendjen e imagjinatën e vet, se si do të ngjante një botë e çliruar nga besimi; nga mullahët, mësuesit e veshur në veladonë dhe luftëtarët e Zotit. 66-vjeçari, biolog, evolucionist nga Oksfordi britanik, është përzgjedhur nga lexuesit e revistës britanike "Prospect" dhe asaj amerikane "Foreign Policy" ndër tre intelektualët më të formuar të botës. Dawkins ka botuar në fakt shumë punime mbi darvinizmin (ia vlen të përmendet "Geni egoist"), që janë vlerësuar në tregun e librit amerikano-britanik për 30 javë rresht si "bestseller". Në këto (afërsisht) 20 vitet e fundit, thotë Richard Dawkins, religjioni është bërë diçka shumë e lehtë. Kush beson, i sigurohet një status i privilegjuar. Peshkopët trajtohen me respekt dhe ftohen në komisione etike. E reja këtu është se njerëzve, nga të gjitha këto, u ka ardhur në majë të hundës. E kjo, nga ana tjetër, ndodh edhe me forcimin e Islamit. Koha është pjekur tërësisht për t‘i dhënë hov zhvillimit të një mendimi të ri ateist. Të pafetë, apo ateistët janë të prirur të shkojnë sipas motos së kundërt të besimit: si për shembull: "Unë nuk besoj dhe kështu është mirë".
Një gjeneratë e re skeptikësh po lind, për të penguar atë që njihet si rikthimi apo "rizgjimi i religjionit". Armët e tyre janë shkenca dhe arsyeja dhe - ndryshe nga kohët e Feuerbach-ut apo të Voltair-it - interneti, bariu i të gjitha dijeve e marrëzirave.
Dhoma ku banon profesori përbëhet nga një koleksion kuajsh karruseli, libra, objekte të tjera e një TV me monitor të sheshtë me përmasa shumë të mëdha. Vëllimet e shkruara të Richard Dawkins janë "misionare". Disa e urrejnë atë. Disa e përbuzin. Por shumëkush e adhuron e përpiqet t‘i shtrëngojë dorën. Janë paragrafë e fjali të tilla si: Zoti i testamentit të vjetër është njëri ndër karakteret më të pakëndshme në historinë e letërsisë. Xheloz dhe i padrejtë, një racist, urrejtës i gay-ve dhe vrasës fëmijësh, një megaloman dhe spastrues etnik - kështu i nis unë shkrimet e mia. Njerëzit e duan këtë, thotë ai. Dhe Dawkins i pëlqen që për gjithçka të japë një përgjigje. Kur ai pyetet nëse ai vërtetë është dhe e ndjen veten ateist, me gjithë edukimin klasik anglikan, ai fare qetë të përgjigjet: Nëse bëhet fjalë për Zeusin, Apollon, Ranë, Votanin, Viçin e Artë apo Monstrat fluturuese, atëherë normal që duhet të jesh një ateist. Por unë parapëlqej të vendos edhe një Zot tjetër në listë. A besoni seriozisht profesor se ka një shans real për ta hequr Zotin nga mendja? - ju kujtoj se gjithnjë e më shumë amerikanët (pra nënshtetasit e SHBA-së) janë të bindur se Jezusi do të kthehet brenda 50 vjetëve të ardhme dhe do të qeverisë mbi tokë, mbi të gjallë e të vdekur. Unë mendoj se po!- Ne kemi një shans. Pikërisht në internet haset një vërshim skepticizmi. Është e vërtetë se deri para pak kohëve është regjistruar një valë e re, një "Rivival" i religjioneve. Por kësaj do t‘i vijë fundi. Dhe ne po ndihmojmë që kjo të realizohet. Pikërisht, në Amerikë, shumë njerëz janë të lumtur që më në fund dikush del e thotë atë çka ata vërtetë mendojnë. Ndjekësit e mbështetësit e neo-ateizmit mblidhen, ngjashmërisht si dikur të krishterët e parë, në katakombet e kohëve të reja. Janë ato faqe në internet si www.infidelis.org apo dhe www.religionsbullshit.net. Ka me qindra si këto. Ata janë tashmë një zë i vetëm që përhapet me shpejtësi, përtej dyshimit që ngjall. Ata quhen "Brights", të zgjuarit, ose të ngriturit. Një "Bright" në fakt duket si ndonjë dhunti, thotë Dawkins. Fjala ateist ka pasur dhe ka, sidomos në SHBA, një konotacion negativ, është tamam sikur ndodh edhe me fjalën "homoseksual". Kështu që u vendos të gjendej një fjalë tjetër, një eufemizëm, siç u veprua me "gay". Ndërkohë, në qytetet e mëdha, zhvillohen takime periodike të "Brights"-ve, apo të grupimeve të ateistëve të shpallur. Principet e tyre janë: Ai nuk është. Ai është alogjik. Ai është sipërfaqësor. Dhe më keq akoma: Ai është i rrezikshëm. Fetë janë jo vetëm të gabuara, por ato janë edhe të këqija. Troç: një njehsim me normat e besimit mbarë botëror te shkenca, i çliruar nga Zotat e perënditë.E reja në "ateizmin e ri", është një "habitus" misionar. Ka kaluar koha e tolerancës së përmbajtur ndaj besimit. Gjithkush që bëhet pjesë e projektit të "iluminizmit", duhet të marrë një qëndrim konkret. Dawkins dhe shokët e tij, në një farë mënyre, nuk synojnë ndryshe nga Papa Ratzinger, atyre u ka ardhur në majë të hundës nga relativizmi. Bëhet fjalë për të vërtetën.Ashtu sikurse një puritan që e sheh të keqen tek seksi, për shembull, përkundrazi, Dawkins për çdo të keqe në këtë botë sheh prapa Zotin."Le ta imagjinojmë një herë botën pa fe e religjion" - shkruan Dawkins. Nuk do të kishte as 11 shtator, as kryqëzata dhe gjueti shtrigash, as konflikt Palestinë-Izrael, as masakër në Bosnje, as përndjekje të hebrenjve si vrasës të Krishtit, as konflikt e trazira në Irlandën e Veriut, as predikues të zellshëm nëpër TV të veshur me kostume të çuditshme, që ua zhvatin njerëzve si me magji paratë nga xhepat e tyre.Një botë pa talibanë, pa rrethprerje të detyrueshme dhe vrasje për nder, siç ndodhi në Berlin-Kreuzberg (një lagje e Berlinit, e banuar kryesisht me emigrantë turq). Dhe asnjë President amerikan që flet me një predikues të vdekur 2000 vjet më parë, para se të nisë të hedhë bombat e tij. Do të kishte qenë parajsa në tokë.A e keni seriozisht zoti Dawkins?.. - Sigurisht se unë po flas seriozisht, thotë ai. Natyrisht se katolikët e protestantët në Irlandën e Veriut nuk do të vriteshin se kanë diferenca teologjike. Kanë pasur diferenca? Bëhet fjalë për hakmarrje. Hakmarrje mes njerëzve, që asgjë nuk kanë ndryshe përveç besimit. Dhe kjo ndarje artificiale vazhdon edhe gjatë jetës, nëpër shkolla konfesionale.Ka mundësi, por çka ka të bëjë kjo me të gjithë ato forma të frymëzimit të padëmshëm, me adhurimin e traditat e një populli? - Çfarë ka të bëjë kjo me vogëlushët që besojnë se gjyshi dhe gjyshja do t‘u sjellë diçka që ka ardhur nga qielli? - Çfarë ka të përbashkët me ikonat ruse, apo me një turmë besimtarësh të adhurueshëm nga Sicilia në një procesion paqësor e festiv? Dawkins nuk ka nevojë të mendojë më shumë, për t‘u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Edhe unë nuk do t‘ia hiqja fëmijës tim këto kënaqësi, por gjithsesi, kjo është një sjellje infantile.Jo rastësisht, reagimi, por edhe vëmendja ndaj neo-ateistëve është më i madh në vendet që u prekën nga terrori si; SHBA-ja, Spanja, Anglia dhe Holanda. Në këto vende, ateistët shihen si luftëtarë kulturorë ndaj xhihadizimit të botës.Në zonat me një përmbajtje më të madhe religjioze si Gjermania për shembull, përkundrazi, debatet nuk kanë njohur tone të ashpra. Primatët e kësaj "kryqëzate të të pafeve", apo "ateistëve të rinj" janë profesorë të shkencave të natyrës, autorë librash, filozofë e psikologë. Nëpër Talkshoë-t e ndryshme në SHBA, këto ditë po prezantohet edhe Christofer Hittchens. Dikur një trockist në Angli, ai tani vlerësohet për esetë e tij edhe nga neo-konservatorët. Mesazhi i librit të tij më të fundit është: Zoti nuk është i madh". Përkundrazi: "Religjioni helmon gjithçka". Ai është armiku i shkencës, bazohet në më të shumtën e vet mbi frikën e gënjeshtrat dhe merr pjesë në krime si: vrasjet masive, skllavëria, racizmi dhe diskriminimi seksual. E megjithatë, ai (d.m.th. Hitchens) e mbron ndërhyrjen amerikane në Irak.Në Francë, "profeti" i neo-ateistëve quhet Michel Onfray, një mbrojtës i shpallur i "principit të kënaqësisë", që deri në moshën 48-vjeçare ka botuar 32 libra.Onfray flet mbi "betejën finale", kundër asaj që ai e quan si Hokuspokusi teologjik, në një intervistë të dhënë më parë. Liri i tij me titull "Ne nuk kemi nevojë për një Zot", u thith menjëherë nga francezët, sapo doli në stendat e librarive. "Unë mund të themeloja një religjion më vete", tha Onfray pak para se të niste një nga leksionet e tij në Kanë. Dhe më pas shtoi se për të, asgjë nuk është e largët. Ai ishte veshur i tëri në të zeza dhe ndodhej para një auditori të tejmbushur me njerëz të interesuar. Në Holandë, ndërkohë, një tjetër personazh ka bërë emër në këtë aspekt: është ateistja e shpallur dhe aktivistja e lëvizjeve feministe, Ayaan Hirsi Ali, e cila akuzon Perëndimin se po tregohet miop, kur ai shpreson të gjejë disidentë brenda radhëve të Islamit. "Është e kotë - thotë ajo - Islami nuk ndryshon". Ndërkohë, ajo vetë jeton në SHBA.Në Itali, një matematikan me emrin Piergiorgio Odifreddi ka njohur suksesin me esenë e tij "Përse ne nuk mund të jemi të krishterë?". - Dhe ai madje ka gati dhe një shprehje në latinisht për këtë: Benedicat vos omnipotens Logos: Pater Pythagoras, Filius Archimedis, et Spiritus Sanctus Neëtonius. (I plotfuqishmi Logos, beko në emër të atit Pitagora, të birit Arkimedit dhe të shpirtit të shenjtë të Njutonit).Por të gjithë duket se i bashkon një pikë: 11 shtatori 2001, pa sulmet e traumën që ai shkaktoi, nuk do të kishim pasur neo-ateizëm. Pikërisht një ditë, pasi u vu në jetë plani i Muhamed Atta, më 12 shtator 2001, Sam Harris nisi të shkruajë një libër. Shumë nga bashkështetasit e tij pyesnin asokohe nëse në SHBA mos kishte pak si shumë gay, feministë dhe aktivistë të së drejtave të njeriut, e nëse Zoti, pikërisht ndoshta ka dashur qëllimisht të ndëshkojë Amerikën për këto arsye?Kështu predikonin shpesh edhe disa pastorë e priftërinj në TV-të amerikane, e sidomos, Jerry Falwell, që vdiq në maj të këtij viti. Harris, që asokohe ishte një 34-vjeçar që sapo kishte mbrojtur doktoraturën në Standford për shkencat neurobiologjike, kishte një dyshim tjetër që ia brente mendjen: Ndoshta nuk ishte problemi tek inati i Zotit, por problemi për të ishte vetë Zoti. Pa besimin në Zot nuk do të kishte as akademikë - që duke thirrur emra virgjëreshash- do të binin nën rrënojat e kullave. Ai kishte marrë vesh se vetëm 12 për qind e bashkëqytetarëve të tij amerikanë, sillen me natyrën "në mënyrë natyrale". Shumica e tyre besojnë se një dizajnër e krijues inteligjent është ai që e ka ndërtuar botën.Libri i tij "Fundi i besimit" u shit në 270.000 kopje. E ky numër ishte më shumë se sa 2500 anëtarët e regjistruar në "American Atheists". Për Sam Harris, ky ishte një manifestim i mbështetjes për idetë e tij. Ai nuk ishte i vetëm. Libri i dytë i tij "Letër një kombi të krishterë", doli në qarkullim në shtator 2006. Mesazhi i ateistëve të rinj, apo i neo-ateistëve, është përmbledhur në dhjetë pika bazë:



1- Ti nuk duhet të besosh
2- Ti nuk duhet të sajosh një kreaturë imagjinare e ta quash Zot
3- Ti nuk duhet të tolerosh apo të lejosh Zotë e perëndi të të rrinë pranë
4- Ti nuk duhet të kesh një krijues
5- Ti duhet të nderosh fëmijët e tu dhe t‘i lesh ata të qetë nga Zoti
6- Sillu mirë, pa nevojën e Zotit
7- Ti nuk duhet të kesh Zot tjetër veç shkencës
8- Duaje tjetrin - pa menduar keq
9- Ti nuk duhet të nderosh Sabatin
10- Ti nuk duhet të përulesh


E këto pika, sigurisht se më pas zbërthehen më konkretisht në shumë derivate e nënpika të tjera, por në vija të trasha këto ishin ato çka përmban shtylla e doktrinës kryesore të neo-ateizmit.

Kundërpërgjigja e besimtarëve

Përse na duhet të besojmë në Zot?

Monsinjor Walter Brandmiller (Brandmyler), kreu i seksionit të historisë në Vatikan, është njëri ndër të shumtit që ka reaguar ndaj pikëpamjeve të neo-ateistëve, duke dhënë argumente se pse na duhet të besojmë në Zot. Në vitin 1981, teologu gjerman i lindur në vitin 1929, u bë dhe anëtar i Komitetit Papnor për shkencat historike, kryesimin e të cilit ai e mori më pas në vitin 1998.
Në fakt, në intervistën që ai ka dhënë për po të njëjtën revistë, në po të njëjtin numër, ai shfaq shumë mendime e u jep përgjigje shumë pyetjeve të shtruara rreth këtij problemi, duke polemizuar me përfaqësuesit e neo-ateizmit. Më poshtë do të gjejmë në formë të përmbledhur sentenca nga intervista e zhvilluar me të:
A mund t‘i dëshmohet një ateisti, pra jobesimtari, ekzistenca e Zotit?
Pyetja juaj kërkon edhe një kundërpyetje: Çfarë kuptoni ju me "dëshmi" - çfarë mendoni ju kur thoni "Zoti"? - A mos kuptoni ju me fjalën "dëshmi" një procedurë që lidhet me, apo shpjegohet me sentencën matematike "quod erat demonstrandum"? - Atëherë, nëse do të ishte kështu, mos prisni të vijë ndonjë dëshmi. Edhe Thomas von Aquin nuk i ka kuptuar kështu dëshmitë e tij publike për ekzistencën e Zotit, pasi në fushën e studimeve të shkencave shpirtërore, vlejnë kufij të tjerë, e jo ato të ligjeve të matematikës apo të empirizmit. Ajo çka mendon e mbron, përkundrazi, Kisha katolike - është se Zoti mund të njihet më së miri me anë të arsyes e ndërgjegjes njerëzore. Pra, kjo do të thotë se nuk vjen me detyrim. Por nga ana tjetër, sigurisht se ka një sërë mendimesh e vlerësimesh, të cilat mundësojnë qartësisht dëshminë e ekzistencës së Zotit. Besimi në Zot nuk është si kapërcimi i një lartësie shtatë metra me sytë mbyllur e pastaj rënia në një gropë.
Ku gjendet pra vështirësia e provës së ekzistencës apo mosekzistencës së Zotit?
Ajo ndodhet në fakt tek ateistët. Ju mund të habiteni, por unë po them - mos u habit! - Pasi, nëse unë gënjej kur pohoj ekzistencën e një fryme të përjetshme, nga mendimet e dëshirat e të cilit ka lindur i gjithë ky realitet që ne shohim, atëherë më duhet të shpjegoj se përse atëherë, bota dhe njeriu ekzistojnë. E kjo sjell pastaj vështirësi në shpjegim, që nisin me Big-Bang-un, evolucionin, vetë-organizimi i një materieje(që nuk ekziston!) - me fraza boshe - gjë që kërkon besim të gjerë (edhe të verbër ndonjëherë) në krahasim me atë që kisha ofron me dogmat e saj.
Përse është Zoti i mirë, pa bërë asnjë mrekulli dhe kur s‘pranon që të bëjë diçka pa lutje?, pyet Alice von Lewis Carroll. A ka pasur ndonjëherë mrekulli? A janë lutjet më shumë se një nga format e meditimit? Alice ka të drejtë kur pyet. Por përgjigja është: Ka pasur mrekulli dhe akoma ka dhe sot e kësaj dite. Pa mrekullitë, që na i përcjell "Testamenti i ri" me Jezusin e me apostujt e tjerë, thuajse askush nuk do të kishte mbërritur për shembull tek ideja se Jezusi duhej parë si Zoti i sjellë në një formë njerëzore. Dhe - për të përmendur edhe një shembull tjetër pikant - shërimi i më shumë se 50 të sëmurëve të pashërueshëm, që ka ndodhur në Lourdes, nuk është mundur të shpjegohet dot nga një komision mjekësh me ligjet e shkencës, para se, kisha ta shpallte atë si një mrekulli. Por kush pretendon se mrekullitë janë të pamundura, e kthen paragjykimin e tij në një etalon, d.m.th. e kthen në të "pamundur". Me ç‘të drejtë? Zoti është aty duke bërë punën e tij dhe Alice mund të flasë me të.Ku i shihni ju si shkencëtar, kufijtë mes shkencës e besimit?Kufijtë mes besimit e shkencës shkojnë ndanë atyre të aftësive të arsyes njerëzore - dhe ato janë në një masë të njohur më të ngushta, se sa pretendohet gjerësisht. Më në fund duhet ta relativizojmë disi atë optimizmin e një arsyetimi naiv që solli epoka e industrializimit e teknikës. Ka realitete, për të cilat kornizat e mendjes sonë janë të vogla për t‘i kuptuar. Zoti është më i madh se arsyeja jonë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme